• VIDEO

    Metani: Në 2020 ILD ka miratuar 8 vendime për fillim hetimi disiplinor për prokurorë e gjyqtarë! 5 vjet pas miratimit të Reformës ka ardhur koha të shohim rezultate

    Kreu i ILD Artur Metani ka prezantuar në Kuvend raportin vjetor të ILD-së për vitin 2020. Duke theksuar  punën në kushte të vështira, Metani tha se gjatë 2020 ILD ka miratuar 8 vendime për fillim hetimi disiplinor. 5 vjet pas reformës në drejtësi, Metani tha se është koha që qytetarët të shohin rezultate. Ai tha se gjatë vitit 2020 në ILD janë përcjellë mbi 3 mijë dosje.

    “Kemi fluks dosjesh të trashëguara. Mbi 3 mijë dosje të dorëzuara ngë ild nga institucionet. Gjatë 2020 ild ka miratuar 8 vendime për fillim hetimi disiplinor. Përmbushja e objektivave që  i kemi vënë vetes do më shumë kohë. Do doja të falënderoja kuvendin për mbështetjen ndaj ild. Ild e hapur për të finalizuar një reformën e thellë drejtësi për të tërë. 5 vjet pas miratimit të reformës është koha që qytetarët të shohin rezultate”, tha Metani.

    I pyetur për ankesat e qytetarëve, Metani tha se janë më të shumta në numër se ata të institucioneve.

    “Kam dhënë urdhër për të gjithë kërkesat që trajtojmë. Që të bëjmë një priorizim. Duke trajtuar nkesat e vjetra. Numri i ankesave është më i madh nga qytetarët rreth 90% më i pakët nga institucionet. Qytetarët ankohen për zvarritjen e gjyqeve dhe procesecve ghjuyqësore p;or edhe me zgjidhjen e çështjes që nuk është kompetenca jonë.  Këto 5 muaj ka një dinamikë më të madhe, informacioni poër trajtimin e ankesave është online”, shtoi Metani.

  • VIDEO

    Sfida e mandatit të tretë e Edi Ramës dhe bashkëpunimi me Bashën

    Partia Demokratike nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet në vendin tonë, dhe në vitin 2005 mesazhi për rrotacion erdhi nga SHBA dhe Fatos Nano u dorëzua. Kështu deklaroi ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi i ftuar në emisioni 'Repolitix', në Report Tv, teksa po flisnin për mandatin e tretë të qeverisë socialiste. Klosi tha se dy herë që PD ka marrë pushtetin ka qenë pa ndonjë meritë të madhe. Duke ju referuar zgjedhjeve të vitit 1992, që ishin zgjedhjet e para pluraliste, Klosi tha se kushdo që të ishte në opozitë do të fitonte, ndërkohë që 2005 erdhi mesazhi nga SHBA për të ndërruar pushtetin. Sa u përket zgjedhjeve të vitit 2009, Klosi tha se partitë politike dolën barzaim, por me kalimin e LSI djathtas qeverisë edhe 4 vite të tjera PD.

  • VIDEO

    Fatos Klosi: PD s’i ka fituar kurrë zgjedhjet, në 2005 mesazhi erdhi nga SHBA dhe Nano u dorëzua

    Partia Demokratike nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet në vendin tonë, dhe në vitin 2005 mesazhi për rrotacion erdhi nga SHBA dhe Fatos Nano u dorëzua.

    Kështu deklaroi ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi i ftuar në emisioni 'Repolitix', në Report Tv, teksa po flisnin për mandatin e tretë të qeverisë socialiste. Klosi tha se dy herë që PD ka marrë pushtetin ka qenë pa ndonjë meritë të madhe. Duke ju referuar zgjedhjeve të vitit 1992, që ishin zgjedhjet e  para pluraliste, Klosi tha se kushdo që të ishte në opozitë do të fitonte, ndërkohë që 2005 erdhi mesazhi nga SHBA për të ndërruar pushtetin. Sa u përket zgjedhjeve të vitit 2009, Klosi tha se partitë politike dolën barzaim, por me kalimin e LSI djathtas qeverisë edhe 4 vite të tjera PD.

    Kanë mbaruar zgjedhjet dhe ka fituar PS. PD nuk ka fituar ndonjëherë, po të flasim për dy fitoret, po të zëmë '92 kushdo që të ishte në krye të një partie opozitare do të fitonte, nuk kishte ndonjë meritë konkrete për këtë punë, ndërroi sistemi. Ndërkohë që 2005 unë e di shumë mirë, sesi erdhi mesazhi nga Amerika që duhet ndërruar pushteti dhe Fatos Nano u dorëzua. Në zgjedhjet e 2009 dolën barazim dhe kaloi Ilir andej dhe qeverisën. Ky nuk është realitet, zgjedhjet kanë mbaruar. Kjo tregon që ti e ke gabim. Populli ka votuar gjithmonë mirë.'- ths Klosi.

    Sakaq, kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, foli në lidhje me vizitën e kryeministrin Edi Rama në Turqi, ku tha se ndodhet atje për një kontratë pune, që lidhen me investime strategjike në vendin tonë. Bushati tha se investimet strategjike turke nuk ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, pasi shumë shpejt vendi do të anëtarësohet në BE.

  • VIDEO

    'Bukëshkalë që i shërbejnë Ramës', Murrizi i përgjigjet Bashës: Klloun pa karakter!

    Deputeti Myslim Murrizi i është përgjigjur në një mënyrë tepër të ashpër kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili e quajti ”bukëshkalë që i shërbejnë qëllimit të Ramës”. Për Murrizin bukëshkalë është vetë Lulzim Basha, i cili është një kloun pa karakter dhe se përgjatë gjithë viteve të tij në drejtimin e PD ka futur njerëz si miq dhe në fund i ka larguar ata si armiq.

    Murrizi tha se nuk ka qenë kurrë pjesë e ‘tufës së qenëve’  të pushteti të Bashës që janë të mbushur me zullume dhe se nuk ka bërë kurrë miq e armiq për çështje interesi. Ndërsa përmend disa nga figurat e PD të larguara nga Lulzim Basha, Murrizi shkruan se ai largoi ata që futi si miq dhe ka bërë deputete njerëz që para 4 vitesh e kanë sharë dhe degjeneruar publikisht si Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku.

  • VIDEO

    ‘Rama ktheu PS në stallë lopësh’ Balla i përgjigjet Bashës: Luli t’i referohet socialistëve për organizimin e partisë, dora e shtrirë për bashkëpunim

    Pas mbylljes së mbledhjes së Asamblesë së PS, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi jashtë selisë rozë se dora e shtrirë për bashkëpunim me PD vijon të qëndorjë, kushdo që të jetë kryetar i PD-së. Në lidhje me deklaratën e Lulzim Bashës ditën e sotme nga Kamza, ku tha se ‘Rama e ka thyer PS në stallë lopësh’, Balla tha se Basha duhet t’i referohet socialistëve për modelin e partisë dhe organizimin e saj.

    “Po çfarë të them unë për Lulin. Luli kur i referohet PS-së duhet t’i referohet si model i një partie që ka organizim të pakrahasueshëm dhe të gjithë anëtarët e vet i ka të disponueshëm. Nuk po hyj në debatin e asaj partisë që nuk dihet kush do votojë më 13 qershor. Ne vazhdojmë ta mbajmë dorën e shtrirë dhe dëshirën tonë të pakushtëzuar për t’u ulur me PD-në sapo të fillojë legjislatura e re, me këdo që do jetë kryetar i PD. Maxhoranca ka detyrat e veta, opozita ka detyrat e veta, Duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët për të çuar para shumë reforma që kërkojnë një shumicë që ne nuk e kemi. Unë mendoj që është koha e duhur për të lënë mënjëanë pakënaqësitë por të shohim kush është votuar. Ka një shumicë që ka votuar për PS por ka dhe një pakicë që ka votuar për PD dhe ata presin që mandati t’i shërbejë Shqipërisë. Ne do të themi që kur flasim pa kushte, përballë PD-së është një letër e bardhë ku ata mund të propozojnë çështje. Është koha të gjejmë mundësinë që pas 9 shtatorit që në kuvend të vazhdojmë të diskutojmë. Kemi çështje që lidhen me reformën zgjedhore”, tha Balla.

  • VIDEO

    Rama niset në Turqi, PS mbledh online Asamblenë, miratohen 6 vendime!

    TIRANË-  Në mungesë të kryetarit Edi Rama, i cili është nisur drejt Turqisë, PS mblodhi sot online Asamblenë Kombëtare, ku u mor vendimi për zhvillimin e analizës së rezultateve në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021.

    PS doli forcë fituese në zgjedhjet e 25 prillit, e megjithatë kjo parti do të zhvillojë një analizë të detajuar të rezultatit të zgjedhjeve në të gjithë qarqet, që pritet të zgjasë 7 muaj.

    Analiza do të kalojë në tre faza përmes një komisioni të posaçëm ndërsa procesi do të nisë në 15 qershor të këtij viti,  deri në 15 Janar të 2022 në çdo nivel të partisë.

    Në fazën e parë do të zhvillohet një analizë për rezultatet e zgjedhjeve, në periudhën 15 qershor deri më 15 nëntor. Brenda kësaj faze do të zgjidhen edhe bashkë-drejtuesit e rinj të organizatave socialiste.

    Faza e dytë do të përqendrohet në analizën për rezultatet e zgjedhjeve në Këshillat Socialiste të Njësive Administrative që do të zhvillohen në periudhën 15 nëntor deri më 15 dhjetor 2021.

    Në fazën e tretë do të bëhet një analizë  për rezultatet zgjedhore në Asambletë Socialiste të bashkive dhe shkallë qarku, në periudhën 15 dhjetor deri më 15 Janar 2022 dhe zgjedhja e kryetarëve të PS në nivel bashkie.

    Ndërkohë, më datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste. Më herët Edi Rama ka thënë se një arsye pse është vendosur kjo datë ka të bëjë me numrin e viteve të qeverisjes së socialistëve përllogaritur në tre mandate të fituara rresht.

  • VIDEO

    Sekretari organizativ i PS-së jep të dhëna për anëtarësinë dhe falenderon patronazhistët

    Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

    Sekretari organizativ i PS, Arben Pllumbi, ka dhënë informacion mbi të dhënat e anëtarësisë së partisë dhe u shpreh se niveli arsimor i anëtarësisë së partisë ka ardhur në rritje nga viti në vit.

    Pëllumbi  falenderoi edhe patronazhistët për zgjedhjet e 25 prillit, ku tha se ishin përkrahësit me ndikim në komunitet dhe përballuan një ngarkesë elektorale të madhe, si dhe ishin një nga faktorët kryesorë të fitores së PS.

    'Po jap disa të dhëna për anëtarësinë e partisë. PS numëron mbi 112 mijë e 917 anëtarë. Anëtarësia e partisë ka regjistrime vet elektronik i cili është përmirësuar këto dy vite. Nga ky regjistër janë nxjerrë edhe të dhënat që po paraqesim. Në efektivin e partisë 30 mijë e 50 janë shoqe që përbëjnë 27.8% të anëtarësisë, nga 26.7 % që kishim vitin e kaluar, më shumë se në vitin 2019.

    Niveli arsimor i anëtarësisë së partisë ka ardhur në rritje nga viti në vit. PS aktualisht ka 34.8% të anëtarësisë me arsim të lartë, nga 31% që kishte në fund të vitit 2019. Qarku i Tiranës ka përqindjen me të lartë, më pas Gjirokastra, Vlora, Durrësi, Elbasani dhe Fieri. Me arsim të mesëm janë 43.6% e anëtarësisë, nga 47% që zinin një vit më parë. Kemi 78.4% të anëtarësisë me arsim të lartë dhe të mesëm, në total.

  • VIDEO

    Balla: Do fillojmë fushatën më të madhe të hapjes që PS ka ndërmarrë ndonjëherë

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e nisi me një urim për fitoren e mandatit të tretë fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, që po zhvillohet online. Balla u shpreh se do të bëhet një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në të gjitha qarqet, ndërsa theksoi nevojën, sipas tij, për përmirësimin e përbërjes së strukturës organizative të PS. Balla tha se  organizatat socialiste, jo në të gjithë territorin kishin efektivitetin e duhur sipas targetit të vendosur. Balla shtoi se Kongresi i Jashtëzakonshëm  do të mblidhet më 12 qershor, ndërsa theksoi se PS do të fillojë fushatën më të madhe të hapjes ndonjëherë.

    "Ju shpreh një urim të gjithë Anëtarësisë, patronazhistëve dhe kontributorëve tanë në këtë fitore të mandati të tretë. Duhet të mos harrojmë se përmbyllëm një mandat të dytë më të vështirin në këto 30 vite për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Kemi të gjithë nderi e të qenit pjesë e kësaj skuadre fituese. Ne do bëjmë një analiza të plotë të rezultati të zgjedhjeve në 6 muajt e ardhshëm për çdo qark. Ne do të kishim 78 mandate nëse nuk do kishim humbur 4 mandate për shkak të votave të pavlefshme, megjithatë ky është një rezultat shumë i pastër dhe jemi në kohën e duhur për të filluar një analizë në çdo këshill socialist, në çdo bashki dhe qark. Nga kjo analizë ripërtëritje të fuqisë sonë organizative dhe të bëhemi gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të viti 2023 dhe ato parlamentare të viti 2025. Në të gjithë qarqet duhet të përmirësojmë përbërjen e strukturës sonë organizative dhe forcimin e organizatave tona socialiste të cilat jo në të gjithë territorin kishin efektivitetin e duhur sipas targetit të vendosur. Do të thërrasim Kongresin Jashtëzakonshëm për fillimin e një fushate të madh të hapje të PS, më të madhen dhe më realen që PS ka ndërmarrë duke i ofruar mundësi përfshirje të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e strukturave tona vendore. Do të ngremë një komision të posaçëm të analizës që do organizojë  hartojë një raport të plotë të këtij procesi analitik të strukturës së partisë. Përbërja e komisionit do të synojë mbulimin e të gjithë territorit të vendit. Më 12 qershor PS mbush 30 vjeç dhe është dita e duhur për të thirrur Kongresin tonë të Jashtëzakonshëm dhe do paraqesim vizionin "Shqipëria" 2030 si dhe angazhimet tona kryesore të programit qeverisës", th Balla.

  • VIDEO

    Zgjedhjet në PD, Kadilli: Basha është një cikël i mbyllur, nuk ka pse zbukuron humbjen! Punova 3 vite në Vlorë

    Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e PD-së në Fier. Kadilli tha se Basha duhet të jepte dorëheqjen e parevokueshme dhe se duhet të mbante përgjegjësi për humbjen, pasi nuk ka pse ta zbukurojë. Ai shtoi se ka punuar për tre vite në Vlorë më strukturat e PD-së dhe nuk është pyetur asnjëherë sesi i ka shkuar puna. Kadilli tha se Basha tashmë është një cikël i mbyllur, dhe se nuk ka asnjë fjalë të re.

    '3 vjet punova në Vlorë Basha nuk më pyeti kurrë sesi shkoi puna. Kryetari i PD-së duhet të jepte dorëheqjen e parevokueshme. Lulzim Basha për mua është një cikël i mbyllur, nuk ka asnjë fjalë të re për të thënë më për politikën, asnjë fjalë, asnjë përgjegjësi, asnjë gjë se ku gaboi. Nuk ka pse zbukuron humbjen duke thënë se kemi dalë si në 2009. Numri i votave si sigël politike si koalicion, kemi më pak, me 200 mijë votues më shumë kemi 100 mijë vota më pak. Pas 8 vitesh të kthehesh tek pika 0 nuk ke bërë asgjë ke bërë një vrimë në ujë. Lëvizja jonë ka qenë vetë politikë. kush ju gënjejn se u thotë do ta përmbys vazhdon që t'ju gënjejë.'- tha Kadilli.

  • VIDEO

    Impianti i parë fotovoltaik lundrues në Shqipëri fillon operimet tregtare, Balluku: Arritje e madhe

    Pas përfundimit me sukses të fazës së zbatimit dhe lidhjen me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike, njësia e parë e Impiantit Fotovoltaik Lundrues të Banjës ka filluar operimet tregtare. Impianti po prodhon energji të rinovueshme dhe ajo po futet në rrjetin shqiptar të energjisë. Projekti ndodhet në rezervuarin e Banjës, ku Statkraft operon Hidrocentralin e Banjës me kapacitet të instaluar 72 Mw. Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës është një projekt inovativ kërkim-zhvillimi me kapacitet të planifikuar të instaluar prej 2 Mwp.

    Njësia e parë e këtij impianti, që përbehet nga 1536 panele diellore, ka kapacitet të instaluar prej 0.5 Mwp dhe mbulon një sipërfaqe afërsisht 4,000 m2. Veç kësaj, 160 panele të njëjtë janë vendosur në tokë për krahasim dhe dokumentim të efektit ftohës në panelet lundruese. Projekti planifikon të vazhdoje me fazën e dytë të zbatimit gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021, kur do të instalohen edhe tre njësi të tjera lundruese, me kapacitet të instaluar shtesë prej 1.5 Mwp.

  • VIDEO

    Rama niset në Turqi, PS mbledh online Asamblenë! Ngrihet komisioni për të analizuar 25 Prillin

    TIRANË- Ka nisur mbledhja e Asamblesw Kombëtare e Partisë Socialiste.

    Në rendin e ditës parashikohen 6 pika kryesore ku mes tyre miratimi i projekt vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm  në 12 qershor, analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore si  miratimi vendimit për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë.

    Asambleja do të zhvillohet online për të respektuar masat anti-COVID.

    10 ditë më pas, në datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste. Më herët Edi Rama ka thënë se një arsye pse është vendosur kjo datë ka të bëjë me  numrin e  viteve të qeverisjes së socialistëve përllogaritur në tre mandate të fituara rresht.

    Në një deklaratë të mëparshme Rama tha se në këtë vit 30-vjetori, do jetë një fushatë hapjeje e Partisë Socialiste, hapje e cila sipas tij do të krijojë mundësi gjithëpërfshirëse. 

  • VIDEO

    Jemin Gjana për Report TV: Anëtarët e Komisionit Zgjedhor të PD nuk janë zgjedhur nga Basha

    TIRANË- Jemin Gjana, kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD-së u ka kthyer një përgjigje të 3 kandidatëve për kreun e kësaj force politike, se kjo strukturë e ngritur nuk është në shërbim të kryetarit aktual Lulzim Basha. Në intervistën e dhënë për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, Gjana tha se anëtarët e këtij Komisionit janë emra me një kontribut të madh në PD dhe jo emërim i Lulzim Bashës. Ai u ndal që të analizojë secilin prej anëtarëve, që tha se janë aty përtej emrit që ka drejtuar PD-në ndër vite.

    "Unë jam kryetar i këtij Komisioni jo këtë herë, por që nga 2017, jam në këtë pozicion më shumë se 8 vite i zgjedhur nga Këshilli pa asnjë votë kundërshtuese dhe jam në këtë pozicion se jam nga njerëzit e PD që kam 30 vite në PD i pa shkëputur asnjëherë dhe aktiv në këto procese jo tani, por që nga '92, jam propozuar dhe miratuar për efekt të kësaj eksperience dhe kësaj cilësi. Lidhur me kolegë të tjerë nuk janë emërtesa, se mund të vinim anëtarë komisioni një sekretar të PD apo nënkryetar partie, janë vendosur 2 anëtarë kryesie që nuk janë të vendosur nga Basha, por janë të vendosur në një garë të fortë, nuk e ka zgjedhur Basha Këlliçin, por ka fituar garën, Vokshi është kryetare e Forumit të gruas, nuk është vendosur nga Basha, por nga gratë anëtarë të këtij Forumi. Në Kryesitë e degëve nuk  kemi lënë që ta kryesojnë kryetarët se e kanë një miratim nga qendra, i kemi shmangur, do jetë 1 nga nënkryetarët se janë zgjedhur nga Kryesia atje, pra nuk janë nga qendra dhe janë zgjedhur jo tani po para 4 vitesh. Moza Sekiu është një nga gratë që ka 30 vjet në PD, pozicione pushteti nuk është përherë të parë me Bashën, ka një eksperiencë të gjatë, Albert Avdylaj është marrë si anëtarë i Komisionit, ka 15 vite që punon në organizimin e partisë dhe njeh këto në degë. Nuk janë emërtesa të Bashës, por njerëz që nuk e kanë lidhur të qenit me PD për Bashën dhe Berishën, se kanë nga 30 vjet. Unë nuk jam këtu se ka qenë PD Basha apo Berisha, por për shkak të afeksionit tim të kësaj partie, lojë politike dhe debate që lënë një lloj kontesti dhe nënkuptimi, por e vërteta është kështu si unë", tha Gjana.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv