-
VIDEO
Kolegji rrëzoi kërkesat për Gjirokastrën, përfaqësuesi i PD, Kaso: KQZ dhe Gjykata s'bënë transparencë, do e ndjekim deri në fund! Kaziaj: LSI s’e pranon humbjen
Përfaqesuesi i PD Ivi Kaso dhe ai i LSI Altin Kaziaj në seancën e Kolegjit Zgjedhor shprehen se nuk e pranojnë humbjen edhe pasi Kolegji vulosi rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Gjirokastrës. Sipas Kasos, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, refuzuan të jepnin një vendim objektiv dhe transparent.
“Nuk do të heqim dorë nga transparenca nga ky proces elektoral, që ka qenë më e ndikuar nga interesat e mazhorancës, që nuk lejonte shqiptarët të votonin të lirë. Beteja për transparencë është shumëpalnëshe, kemi zhvilluar në planin administrativ, në KAS dhe KQZ, do të bëhet në rrugë penale, mund të zhvillohet në rrafshe të tjera Kushtetuese, sepse shkeljet që ne kemi prekur janë shumëpalëshe.
Çdo veprim i tyre, në mos sot do të vihet përpara shërbimeve ligjzbatuese dhe të gjithë do të japin llogari për procesin e 25 prillit. LSI dhe opozita nuk pranon një vendim të dhënë për këto shkaqe. Nuk ka se si pranon faktin, që lënia e një vendimi kaq të shkurtër të pranohet nga ana jonë. Në këto zgjedhje janë formuluar kaq shumë kërkesa dhe prova se në zgjedhjet e tjera. Anëtarët e KAS e kanë pasur shumë të lehtë për të marrë kërkesat për provë dhe t’i shqyrtonin ato, për të dhënë vendime objektive”, tha Kaso.
“LSi ska si e pranon humbjen kur kerksat nuk janë marr ënë shqyrtim. Dhënia e vendimit në një kohë kaq të shkurtër nuk pranohet nga ana jonë. Në këto zgjehdje janë formuluar aq shumë kërkesa saqë në të gjitha zgjedhjet e tjera bashkë nuk kanë qenë”, tha Kaziaj.
-
VIDEO
Konferenca e Kryetarëve vendos, Kuvendi voton më 9 qershor për shkarkimin e Metës! Balla: S'duam karrigen e Metës, emri i ri në bashkëpunim me opozitën
Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën e seancës se kur do të votohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Seanca parlamentare ku do votohet për shkarkimin e presidentit do të mbahet të mërkurën në 9 qershor.
-
VIDEO
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e partive politike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve për Gjirokastrën
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e PD-LSI dhe të kandidatit të pavarur i mbështetur nga Vetëvendosja, Kreshnik Merxhani për rezultatin e qarkut të Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 prillit. Partitë politike kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark, por kërkesa fillimisht u rrëzua nga KAS dhe tani edhe nga Kolegji.
-
VIDEO
Balla: Shkarkimi i Metës, nevojë për të çliruar presidencën nga një pengmarrje, jo për të vendosur një emër nga PS! Presidenti i ri në bashkëpunim me opozitën
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla është ndalur për mediat të komentojë një sërë çështjes dhe zhvillimesh kryesore të ditës.
-
VIDEO
Nishani: Jam ndier i lënduar nga Basha, fytyrën time s'ia jap askujt! Reagimet e mia s'janë për hatërmbetje personale, ndryshimi që prisnim më 25 prill s'ndodhi
Ish-presidenti Bujar Nishani nga Gjirokastra ka deklaruar se reagimet e tij kundër kreut të PD Lulzim Basha nuk janë për hatërmbetje personale. Ndërkaq nuk ka mohuar se është ndier i lënduar nga Basha, duke theksuar se fytyrën e tij nuk ia jep askujt. Ai tha se të gjithë prisnin ndryshimin më 25 prill por nuk ndodhi.
" Nuk mund të qëndrojmë pjesë e mbytjes në këtë moçal. Për fatin e keq jo vetëm të demokratëve, jo vetëm të atyre që u angazhuan në këtë fushatë pavarësisht hamendësimeve politike, tifozllëkut, 25 prilli nuk solli asnjë ndryshim ndërkohë që të gjithë prisnin një ndryshim.Ndryshimi pritej të udhëhiqej nga PD, e cila ishte e faktuar si forcë politike. Shqipëria spati asnjë mundësi për të filluar ndryshimin pas 25 prillit. Ne kishim krijuar pritshëmëri që do të sjellim ndryshimin dhe filluam të shihnim veten në pasqyrë. Po projektojmë betejën e rradhës për 2025 ku bota mund të jetë shumë herë më ndryshe se sot.
Nuk është 13 qershori për përplasje të inatit të njërit apo të tjetrit por për ta bërë pd partinë e vlerave. Para pak ditësh më është adresuar Basha duke thënë se reagimet e mia janë për shkak të hatërmbetjeve personale, të them të drejtën jam ndier i lënduar sepse Basha më shumë se kushdo ai di fare mirë arsyet e angazhimit tim personal pasi ika nga detyra e presidentit. Kur më kërkoi të merrja detyrën i kam thënë se Nishani është ai që ka qenë dhe skan nevojë për ofiqe. Faqen dhe fytyrën time s'ja jap askujt as tim biri jo Bashës. Synimi im i rikthimit është, se e kam pasur mët ë madhe se basha karrigen, por kam pasur një bindje se mund ti shërbeja Pd si një avokati publike
Se është bërë tezë kjo pse ske folur më përpara. Pas marrëveshjes së 5 qershorit kur ra dakord për ndryshimet në kod, ju kanë thënë të gjithë në kryesinë e pd. Duhet të keni parasysh diçka që deri kur Rama të jetë në kryeministri do të bëjë procese mashtrimi sdo kurohet ndonjëherë. Sot po flasim për masakër zgjedhore dhe bie dakord. A është e vërtetë që blihet dhe shitet vota, po. Ka një blerës dhe shitës, unë dua të analizoj shitësin. Sjanë të gjithë shqiptarët që e shesin votën. Mua më rezulton se ai që e shet votën në momentin e fundit thotë se Bujari dhe Editi skanë për të fituar gjë të marrë 50 mijë lekëshin e të ik në shtëpi. KLa dhe nga ata qëse shesin votën por nuk hedhin votën", tha Nishani.
-
VIDEO
Shehaj në Vlorë: PD humbi zgjedhjet se janë marrë vendime të gabuara! Demokratët rrezikojnë të jenë në opozitë për 12 vjet, vetëvrasje vazhdimi me në krye Bashën
Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj nga Vlora tha se arsyeja pse PD humbi zgjedhjet më 25 prill është se sipas tij janë marrë vendimet e gabuara. Nëse Basha vijon ta drejtojë partinë sipas Shehaj kjo do të ishte vetëvrasje për PD, pasi rrezikon të vazhdojë të jetë në opozitë për 12 vjet.
"Demokratët rrezikojnë të jenë në opozitë për 12 vjet. Askush nuk do te mbaje përgjegjesi. Po thonë hunbën për masakrën elektorale, është e pa mohueshme por nuk e ndryshojmë dot rezultatin. Arsyeja pse humbën zgjedhjet është se janë marrë vendime të gabuara. Te sillemi si europian. Luderi i pd te lidh fatin me rezultatin, nese humbet ne zgjedhje largohet. Vetëvrasje vazhdimi me këtë lidership. Duhet ndryshuar", tha ai.
-
VIDEO
Gara brenda PD, Basha në Kukës e Has: Rama do përçarje mes demokratëve, i ranë përtokë 4 pyka që na i kishte futur më 25 prill! S'do t'ia shtrijmë dorën, por do e rrëzojmë
Pas Dibrës kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar demokratët e Kukësit në vijim të fushatës për zgjedhjet për kryetar brenda partisë. Basha ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin beteja e fundit e PD, por ndalja e dhunshme e përkohshme e ndryshimit që sipas tij shqiptarët donin dhe e duan.
-
VIDEO
Basha takim në Kukës e Has: Gara brenda PD mund të çojë në një përcarje në gjirin e demokratëve! Rrëzimi i regjimit Rama-Doshi s'është më detyrë politike, por patriotike
Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar demokratët e Kukësit në vijim të fushatës për zgjedhjet për kryetar brenda partisë.Basha ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin beteja e fundit e PD, por ndalja e dhunshme e përkohshme e ndryshimit që shqiptarët donin.
"Ndaj dua të deklaroj qartë dhe prerë para jush sot meqenëse jemi në mesin e një agresioni ndaj Partisë Demokratike dhe propagande të shfrenuar. Është qëllimi im i prerë dhe synimi I’m final në drejtim të Partisë Demokratike, që jo vetëm të mos ti shtrijë dorën dhe bashkëpunimit Edi Ramës por që së bashku menjëherë pas përfundimit të kësaj gare të nisim betejën për rrëzimin e regjimit të tij një orë e më parë. Kjo nuk është më detyrë politike, kjo është tani një detyrë patriotike, këtu nuk bëhet më fjalë për Partinë Demokratike, këtu behet fjalë për demokracinë, këtu bëhet fjalë për Shqipërinë. Regjimi i tij me 25 prill ka asgjesuar instrumentin e fundit që ka mbetur në këmbë pasi ka asgjësuar çdo institucion tjetër të republikës, që ishin zgjedhjet.
-
VIDEO
Kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli, takim me strukturat në Pogradec
-
VIDEO
Basha i përgjigjet Nishanit nga Dibra: Komente të cekëta dhe mendjelehta!
Pavarësisht se kërkon që nga procesi i brendshëm demokratët të dalin të bashkuar, Lulzim Basha ka vendosur të mos lërë pa përgjigje kritikat e vazhdueshme të kundërshtarëve të tij brenda partisë. Nga Dibra, të cilën kryetari në detyrë i PD, e quan simbol të shitblerjes së votës i quajti komente të cekëta dhe mendjelehta deklaratat e një dite më parë të Bujar Nishanit se teza e Bashës ‘masakër zgjedhore’, është spekulative dhe e padrejtë.
“Ju e dini se për çfarë po flas. E njihni po aq mirë arsenalin e poshtërsive që është derdhur, madje e njihni më mirë se disa që e komentojnë cektësish dhe mendjelehtësish nga Tirana masakrën zgjedhore të 25 prillit. Sepse këtu larg syve përtacë të disave në Tiranë, shteti i bëri njësh me partinë, shteti i bërë njësh me krimin dhe oligarkinë merr forma edhe më të ashpra edhe më të dukshme duke mos i konsideruar si kundërshtarë politikë, si normalitet i pluralizmit, por si armiq”, tha Basha
Por i vendosur për ta konsideruar masakër elektorale 25 prillin, Basha tha se vendi ndodhet në një pikë kritike.
“Dhe sot pas 30 vitesh kemi arritur në një stacion kritik për vendin. Është në rrezik sepse zgjedhje si ato të shtatorin të 2016-ës apo 2017-ës apo masakra zgjedhore e 25 prillit mohojnë të drejtën themelore të qytetarëve të zgjedhë një qeveri, atëherë pushteti s’i takon më njerëzve, s’i takon më popullit, s’i takon më qytetarëve dhe vendi kthehet siç është kthyer këtu në Dibër e anë e mbanë vendit në peng të një pakice, të një pakicë brenda një pakice e cila nuk përfaqëson më interesat e njërzve dhe nuk lufton më për interesat e njërëzve por kthehet në një armike publike të interesave të njerëzve”, u shpreh ai.
Demokratëve të Dibrës, Basha i kërkoi edhe një herë votën për të drejtuar partinë, teksa i ftoi ata që të bëhen pjesë e procesit të brendshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri më 13 Qershor.
Një ditë më parë Bujar Nishani e quajtur një tezë të padrejtë dhe spekulative identifikimin e 25 prillit si një masakër elektorale, siç ka bërë deri më tani kreu aktual i PD-së. Nga Korça, Nishani tha se e gjitha kjo tezë e hartuar dhe e trumbetuar me të madhe në publik nga Basha, po bëhet për të manipuluar demokratët në mënyrë që të rimarrë për herë të tretë drejtimin e PD-së.
-
VIDEO
Agron Shehaj kritikon përzgjedhjen e kandidatëve për deputet: Nuk ka fitore me këtë lidership
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë se me këtë lidership që ka PD demokratët nuk do të njohin fitore.
Gjatë një takimi të zhvilluar në njësinë nr.11 në Tiranë, Shehaj tha se ai kandidon që të bëhet kryetar i PD-së, pasi po nuk ndryshoi PD do të rrezikojnë të gjithë.
Më tej Shehaj tha se Basha nuk arriti që ta rrëzonte Ramën as me bojkote dhe as me protesta, por sipas tij duke punuar me PD-së dhe duke përmirësuar këtë parti do të mund ta rrëzojnë Ramën me votë nga pushteti. Shehaj po ashtu kritikoi procesin e përgjedhjes së kandidatëve për deputet, ku nënvizoi se duhet të kishte lista të hapura edhe për kandidatët që zgjedh partia.
‘Lulzim Basha premtoi që do ta rrëzonte Edi Ramën, në fillim me protesta e më pas me bojkote, por me votë nuk ia doli. Vetëm me votë mund të rrëzohet, vetëm duke punuar me PD-në, duke e përmirësuar Partinë Demokratike. Sepse PD është alternativa e vetme në Shqipëri.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Migena Sotirin 30 maj 2021, qytetarët flasin nëse duhet të shkarkohet presidenti Meta apo jo