-
VIDEO
Basha nga Lushnja sulmon kritikët: Bukëshkalë që i shërbejnë qëllimit të Ramës për të na përçarë prej 4 vitesh
Nga Lushnja, ku zhvilloi një bashkëbisedim me demokratët e këtij qyteti në kuadër të garës për kryetar të PD-së, Lulzim Basha sulmoi kritikët e tij duke i konsideruar bukëshkalë dhe si shërbyes të qëllimeve të Ramës për ta përccarë PD-në, qëllim që vijon të jetë prezent sipas Bashës që prej 4 vitesh e në vijim.
"Katër vite me radhë, katër faktorë që e hiqnin veten sikur kishin dalë nga PD-ja megjithëse unë ua kam thënë ju e ua kam thënë shqiptarëve nga mediat se nuk ka parti që ka dalë nga PD-ja, ka krijesa që ka sponsorizuar Edi Rama disa prej tyre bukëshkalë që kanë shkelur mbi sakrificat e lushnjarëve dhe banorëve të Divjakës për interesat e tyre personale dhe me 25 prill e morën përgjigjen, në Divjakë, Lushnje dhe në të gjithë Shqipërinë dhe shkuan aty ku e kishin vendin.
Nuk ia doli dot as të na zvogëlojë, as të na përçajë. Manovrat e përçarjes, pykat e përçarjes iu thyen ndërsa ne jo vetëm nuk u zvogëluam por u rritëm, u bëmë më të fortë, u bëmë më të mëdhenj dhe pa diskutim jemi sot spiranca e vetme e shpresës së shqiptarëve për ndryshim siç kemi qenë tash 30 vjet për dy arsye kryesore: për vlerat që bashke ndajmë dhe prej bashkimit që kemi ditur ta kthejmë në një armë të fuqishme në kohën e agresionit ndaj nesh", tha Basha.
Ai i bëri thirrje demokratëve që të të bien në atë që ai e quajti grackë apo "lojë tinëzare dhe cinike të atyre që e konsiderojnë demode, të vjetruar qëndrimin tonë ndaj kriminalizimit të politikës, asaj që në fakt është instrumenti i vetëm i kundërshtarit prej 8 vitesh. Sikundër duhet të refuzojmë me përçmim përmbysjen e vlerave që tregojnë me dashje apo pa dashje ata që vjedhin zgjedhjeve e quajnë sukses dhe hajdutin njeri të suksesshëm.
Lulzim Basha e konsideroi Kryeministrin Rama si personin që 'vodhi shpresën e shqiptarëve', duke garantuar që nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me të.
-
VIDEO
‘DASH e krijoi opinion për të më shpallur 'Non Grata nga Alfred Peza’, ish-deputeti ia 'plas' të qeshurës dhe i përgjigjet Llallës: E kuptoni pse duhej reforma në Drejtësi?!
Ish-deputeti socialist Alfred Peza, deklaratave të ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i cili tha se DASH e ka krijuar opinion për korrupsion për ta shpallur “Non Grata” në bazë të një portali të drejtuar nga ish-deputeti. Duke qeshur me këtë deklaratë, Peza me ironi tha se kur punon me përkushtim në media meriton një kompliment të tillë.
“E kupton ça niveli dhe ky zotëria ka qenë prokuror i republikës dhe thoni pastaj se përse ishte e nevojshme të bëhej refoma në drejtësi, ishte kompliment për mua, dhe njeri kur punon me përkushtim në media e meriton një kompliment të tillë”, tha Peza.
-
VIDEO
Asambleja, Peza: Analizë e zgjedhjeve, s'performuan të gjithë në nivelin e duhur! PS do ta shkarkojë në parlament Metën, modeli më i keq i presidentit pas tij është Berisha
Ditën e nesërme do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS ku do të merren një sërë vendimesh, mes tyre do të bëhet dhe një analizë e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit. Në studion e Report Tv, ish-deputeti socialist Alfred Peza tha se kjo analizë prek të gjitha strukturat, ndërsa theksoi se pacarësisht se u arrit fitorja, jo të gjithë performuan në nivelin e duhur.
-
VIDEO
Anëtari i Grupit për PD: Nëse deformohet vota, në 13 qershor s’do ketë zgjedhje në PD! Basha t'i marrë parasysh pasojat! Po i tregon Ramës si të vjedhë zgjedhjet
"Nëse do ketë tentativë për të deformuar vullnetin e demokratëve në 13 qershor, atëherë nuk do ketë votim në atë qendër votimi"! Është kjo deklarata e fortë e anëtarit të grupimit për PD-në, Indrit Hoxha në një intervistë për "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, duke thënë se do të ndiqen 3 hapa: Konfiskimi i kutisë së votimit, ndërprerja e procesit të votimit dhe ribërja e zgjedhjeve në një datë tjetër.
-
VIDEO
Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë për Vlorën, përfaqësuesi i PD, Kaso: 25 prilli është deformuar, nuk dekurajohemi nga vendimi, do i shkojmë deri në fund
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar padinë e PD dhe LSI për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Vlorë. Sipas tij 25 prilli është deformuar dhe nuk do të dekurajohen nga ky vendim për të bërë transparencë.
‘’I njëjti standard që Kolegji e vendosi dje. Pati një vendimarrje të ndërmjetshme për të mospranuar prova shtesë. Mund të them me keqardhje që është një shans i humbur. Por kjo nuk na dekurajon për t'i bërë publike të gjitha faktet dhe provat që vullneti i zgjedhësve më 25 prill është deformuar. Detyrimin për transparencë e kemi për të gjithë shqiptarët që fenomenet negative në proceset zgjedhore në Shqipëri të marrin fund. Çdolloj shkelje të ligjit e cila e ka influencuar dhe deformuar vullnetin e zgjedhësve. Është bërë e njohur që shqiptarët nuk votuan dot të lirë e të shpreheshin të lirë mme votë. Unë e kam thënë dhe më parë, detyrimin për transparencë e kemi jo vetëm për ata që na besuan. Procesi zgjedhor duhet të çlirohet nga gjithë fenomenet negative. Detyrimi për transparencë vijon të jetë i pandryshuar, përsa kohë të kemi një Gjykatë për t’u ankuar, do i shkojmë deri në fund për të hedhur dritë mbi çdo lloj shkeljeje‘’, tha Kaso.
-
VIDEO
U kapën nga Xhelal Mziu dhe militantë të PD me lekë dhe fletë votimi në makinë, lihen në burg nga apeli i GJKKO dy të rinjtë, eksponentë të LSI në Dibër
Janë lënë në burg nga apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dy të rinjtë, Denis Xholi dhe Albjon Çeku, të cilët u kapën gjatë fushatës zgjedhore me lekë dhe fletë votimi në makinë.
-
VIDEO
Rama në Kurbin: Shkollat po rilindin pas shkatërrimit nga tërmeti falë financimit të BE! Soreca: Europa është këtu
Kryeministri Edi Rama së bashku me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe ministrin për Rindërtim Arben Ahmetaj, kanë ndjekur punimet në shkollat “Gjokë Elezi” dhe “Demokracia” në Kurbin. Nga atje Rama tha se falë mbështetjes së BE shkollat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit po rilindin. Rama theksoi se ka përfunduar faza e parë e rindërtimit të shkollave me fondet e qeverisë, dhe po vijon faza e dytë e rindërtimit me fondet e BE-së.
-
VIDEO
Si rishkruhet historia dhe udhëkryqi i opozitës
I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, historiani Paskal Milo, anëtar i grupit të punës, ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti, që pritet të zgjasë rreth dy vite. Ai ka sqaruar se nuk duhet të presim një përmbysje të historisë, por riinterpretim të një fakti historik, të një fenomeni, pasi një historian e shikon nga një pikëpamje të caktuar.
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se vendimi për djegien e mandateve ishte lëvizja më ekstreme paqësore që u ndërmor dhe se ishte rruga e vetme që i kishte mbetur. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Çollaku tha se askush nga ato që kritikon Bashën sot nuk kundërshtoi vendimet ekstreme të PD-së, siç ishte djegia e mandateve apo mos hyrja në zgjedhjet lokale dhe pothuajse sipas tij ishin të gjithë unanimisht dakord.
-
VIDEO
Çollaku kritikon Bashën për listat e 2017: Lejoi të futen njerëz që PD u shërbente si marketing
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se vendimi për djegien e mandateve ishte lëvizja më ekstreme paqësore që u ndërmor dhe se ishte rruga e vetme që i kishte mbetur. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Çollaku tha se askush nga ato që kritikon Bashën sot nuk kundërshtoi vendimet ekstreme të PD-së, siç ishte djegia e mandateve apo mos hyrja në zgjedhjet lokale dhe pothuajse sipas tij ishin të gjithë unanimisht dakord. Çollaku thotë se nëse ka një përgjegjësi Basha, është se në lista të 2017, lejoi të futen njerëz që PD u shërbente vetëm si një operacion marketingu apo si një dhuratë që ishte i detyruar t'ua japë.
'Ka një përgjegjësi Lulzim Basha siç kemi dhe ne të tjetër, siç kanë përgjegjësi dhe ato që kritikojnë, unë nuk i kam parë në vendimarrjet e vështira ekstreme, siç ishte djegia e mandateve, nuk kam dëgjuar që t'i kundërshtojnë këto vendime, pothuajse të gjithë ishin unanimisht dakord. Të kthehemi tani ne debatin e kishte gabim Basha! Jo e vendosëm të gjithë djegien e mandateve që ishte një vendim i fortë.
E dinim se çfarë do të na priste. Nëse ka një përgjegjësi Basha, është se në lista të 2017, lejoi të futen njerëz që PD u shërbente vetëm si një operacion marketingu apo si një dhuratë që është detyruar t'ua japë. Pikërisht pakujdesia për të futur listat e 2017, që i krijoi mundësinë e Ramës të blejë pjesën e tjetër të mbetur të listave dhe të krijojë gjithë defektet politike që solli që nga Kodi Zgjedhor e të gjitha me radhë. Të dalësh sot pas beteje e të thuash gjenerali gaboi ku ishte në krah të tij nuk më duket e ndershme
Djegia e mandatave ishte rruga e vetme që na kishte mbetur, ishte një rrugë e ndershme në thelb ishte një rrugë sakrificë, ishte lëvizja më ekstreme paqësore. Lulzim Basha është i dënuar që ta vazhdojë këtë projekt, duhet të detyrohen që të korrigjohen këto defekte gjërat brenda vetes. Shumë gjëra duhet të korrigjohen. Çdo demokrati i intereson që të dalë një PD më e fortë.'- tha Çollaku.
Çollaku duke folur për mënyrën sesi u menaxhua situata para zgjedhjeve të 25 prillit, thotë se PD e nisi fushatën me shumë vonesë. Çollaku megjithëse nuk përmend emra, ka kritika për disa drejtues politik për të cilët thotë se u kujdesën që të bëjnë fushatë vetëm për veten e tyre. Megjithatë Çollaku nënvizon se ato si parti u përballën me një makineri shtetërore, duke theksuar se ato kandiduan kundra shtetit që ishte në shërbim të një grupi politik.
-
VIDEO
Rishkrimi i historisë, Paskal Milo: S’duhet të presim përmbysje, ka riinterpretim rreth fakteve historike!
Akademia e Shkencave ka ngritur grupit e punës për rishkrimin e historisë së Shqiptarëve, ku do të përfshihen edhe trevat jashtështetërore, ndërsa do rishqyrtohen edhe ato pjesë të historisë sonë, apo personazheve që kanë prodhuar jo pak debat.
I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, historiani Paskal Milo, anëtar i grupit të punës, ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti, që pritet të zgjasë rreth dy vite. Ai ka sqaruar se nuk duhet të presim një përmbysje të historisë, por riinterpretim të një fakti historik, të një fenomeni, pasi një historian e shikon nga një pikëpamje të caktuar.
Unë jam vetëm një anëtar i grupit të punës, jam ngarkuar të merrem me studimin e historisë së shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore. Historiografia është një proces gradual studimi, grumbullimi dokumentesh dhe shkrimi. Faktet janë, rrallë ka dokumente të reja sepse historianët ndër vite kanë punuar, rrallë gjen dokumente të panjohura fare, unë kam gjetur, por nuk duhet të presim përmbysje, ka rinterpretim të një fakti historik, të një fenomeni. Një historian e shikon nga një pikëpamje të caktuar”, tha Milo.
Për historinë e shkruar në periudhën e komunizmit, historiani u shpreh se do të ishte gabim të hidhej e gjitha poshtë, duke argumentuar se në atë kohë është bërë histori kombëtare nga shkencëtarë të njohur. Megjithatë ai thekson se në këtë periudhë, historianëve i është imponuar një këndvështrim marksist i historisë dhe se gjithçka është parë në një këndvështrim të njëanshëm.
“Historiografia është një proces rishkruarje sepse ka gjëra që dalin me vonesë, dokumentet kanë një kohë maturimi dhe hapja e dokumenteve bëhet në 25 vjet, disa për 40 vjet, disa edhe fare, varet nga shkalla e sekretit që ka dokumenti. Historiografi anë kohën e komunizmit, jo të gjitha janë për t’u hedhur poshtë, do të ishte gabim i madh sepse edhe atëherë është bërë historiografi kombëtare, nga shkencëtarë të njohur të cilët, për fatin e tyre të keq, kanë qenë të kufizuar të shprehnin gjërat që kanë menduar për shkak të regjimit. Aleks Buda edhe kur ka trajtuar Historinë e Skënderbeut, është dashur ta shikojë historinë e kësaj epoke nga këndvështrimi i luftës së klasave, këndvështrim marksist që iu imponua historiografisë sonë. Historiani nuk ka qenë i lirë që rezultate e kërkimeve shkencore t’i bëjë me teza të qëndrueshme të argumentuara. Por kjo nuk do të thotë që Aleks Buda s’ka bërë studime të thelluara për historinë mesjetare shqiptare që janë edhe sot tepër të vyera. Në Periudhën e Pavarësisë nga 1912 deri në kohën e socializmit, komunizmit, patjetër që këtu imponimet ideologjike dhe metodologjia marksiste ka qenë tepër e theksuar sepse gjithçka është parë në një këndvështrim të njëanshëm”, shtoi Milo.
-
VIDEO
I kërkojnë të japë dorëheqjen, Basha qetëson demokratët: Uluni të gjithë në kafe, do u qeras unë
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe gjatë takimeve të tij me demokratët ku kërkon të vijojë të jetë në krye të PD ka hasur kundërshtinë e disa demokratëve të zemëruar që i kërkon atij dorëheqjen.
Por duket se Basha e ka gjetur zgjidhjen për këtë. Në një video të publikuar nga CNA, Basha gjatë takimit me demokratët në Roskovec, si për t'i qetësuar i ka ftuar për kafe dhe se i kanë të paguara nga ai.
“Unë kisha ngarkuar një njeri dhe do ulesha me të. Tani që jemi bashkë, siç jemi, meqe në orën 5 kemi një takim, direkt në kafe për pyetje përgjigje dhe kafen do ja u paguaj unë. Do u qeras unë”, dëgjohet të jetë shprehur Basha.
-
VIDEO
Basha mesazh kritikëve: Kush s'njeh masakrën zgjedhore tenton përçarjen e PD!
Përballë demokratëve të Mirditës, Lulzim Basha teksa u këkori votën për të vijura për të drejtura PD, shtoi se nga kjo garë partia do të dalë më të fortë dhe më të bashkuar. Ndërsa shpreh bindjen se Edi Rama kërkon përçarjen e Parisë Demokratike, Basha tha se ai nuk do të lejojë këtë gjë pasi PD nuk u gjunjëzuar as para masakrës zgjedhore dhe nuk do gjunjëzohet as para diversioneve që kërkon të bëjë.
"Unë e dua Partinë Demokratike ashtu siç e doni ju, të bashkuar, të pandarë, të fortë dhe ju kërkoj të më jepni mundësinë ta vazhdoj me besimin tuaj drejtimin e kësaj beteje për t’ja numëruar orët një orë e më parë regjimit dhe për t’i thënë shqiptarëve dhe Shqipërisë ka 2021-sh, por ka edhe përgjigje të vendosur, sepse ky vend e di që ka 91-sh, po ka edhe 92-sh. Nuk do bjerë Shqipëria, nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë Edi Rama dhe kriminelët e tjerë një orë e më parë. Në këtë proces ku jemi futur ne reflektojmë të njëjtat vlera me të cilat u futëm në fushatë. Është fakti që ne projektuam këto vlera ato të qytetarësisë, së ndjeshmërisë së halleve të njerëzve dhe zgjidhjeve për hallet e tyre. Është pra fakti që jemi dhe mbetemi një parti e vlerave. Vlerat tona janë forca jonë jo dobësia jonë. E tillë është edhe kjo garë e brendshme përballë një kundërshtari që e ka mbyllur për 12 vjet dhe e konsideron stallë lopësh partinë e tij. Por le të mos harrojmë për asnjë çast se betejën e vërtetë e kemi me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Kam bindjen e thellë se kam të drejt është që ky moment është një oportunitet pra, për Edi Ramën në kushtet e hedhjes poshtë të instrumenteve të përçarjes për të mbjell sërish një farë përçarje mes nesh. Ju e dini, unë kam bërë dhe ju siguroj që do vazhdoj të bëjë të gjitha përpjekjet e mia që kjo mos të ndodh. Por në këtë mision kërkoj dhe ndihmën tuaj ", tha Basha.