• VIDEO

    Gara për kreun e PD, Edith Harxhi: I njoh zgjedhjet e 25 prillit! PS fitoi, shifrat flasin vetë

    Edith Harxhi, kandidate për kryetare e PD-së tha sot se ajo e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. E pranishme në Berat, në një takim me demokratët, Harxhi u shpreh se zgjedhjet janë njohur edhe nga ndërkombëtarët dhe se shifrat tregojnë fitoren e PS.

    "Unë i njoh zgjedhjet sepse zgjedhjet janë njohur nga ndërkombëtaret. Ata kanë fituar. Shifrat flasin vetë, nuk jemi ata që duhet te themi që  vota është vjedhur, por shifra e pjesëmarrjes është e njëjtë, si në 2017, pse ne nuk arritëm të nxjerrim elektoratin gri?", tha ajo.

    Harxhi është e vetmja nga katër kandidatët për kryetar të PD-së që pranon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërkohë, kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha e ka cilësuar 25 prillin si "masakër zgjedhore", duke akuzuar PS-në se ka deformuar vullnetin e zgjedhësve. 

  • VIDEO

    'Kabina elektrike mbin mes hashashit', Xhelal Mziu ngatërron kanabisin me bimën e egër në Bulqizë

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka publikuar një video në rrjetet sociale ku thotë se në fshatin Zall-Striçkan, në Bulqizë ka mbirë kabina elektrike në mes të arës me hashash.

    Por Mziu, ka ngatërruar llojin e bimës së egër me kanabis sativën, me të cilën është e ngjashme, por lehtësisht e verifikueshmeReport Tv sjellë pamjet nga vendi ku pretendon Mziu se është mbjellë kanabis sativa, dhe siç shihet kabina është e mbuluar nga bimë të egra.

  • VIDEO

    Sfidat pas 25 prillit/ Etjen Xhafaj për Report TV: Me votat e opozitës së re shkarkojmë Metën!

    Deputeti i zgjedhur Etjen Xhafaj tha gjatë një interviste për Report Tv se Partia Socialiste nuk e shkarkon dot e vetme presidentin Ilir Meta pa votat e opozitës parlamentare.  Xhafaj foli edhe për bashkëpunimin me Partinë Demokratike

    Partia Socialiste synon ta shkarkojë Presidentin ilir Meta me mbështetjen e opozitës aktuale parlamentare. Ai tha se shkeljet  e Presidentit janë në sytë e të gjithë shqiptarëve

    Unë mendoj se votat janë aty jo vetëm nga partia socialiste por edhe opozita e re e ka parë qe roli i presidentit ka qenë jashtë petkut. Unë besoj se po, por pavarësisht se kush është presidenti është e nevojshme të kemi një president të luaj rolin e tij të pavarur. Nevojitet forcim i mëtejshëm i institucioneve", tha Xhafaj.

    Kërkesën e Partisë Socialiste për bashkëpunim me PD, Xhafaj e cilëson të nevojshme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, pavarësisht se kush do të zgjidhet kryetar më 13 Qershor.

    "Bashkëpunimi duhet të jetë në të gjitha drejtimet në të mirë qytetarëve. Opozita duhet të jetë ne parlament pasi është e nevojshme pasi duhet bashkëpunim për pikën në të cilën ndodhemi përpara negociatave me BE. Duhet të gjitha palët të përfshihem në proces. Bashkëpunimi duhet të ndodh pavarësisht kush do te jetë kryetar apo jo", tha deputeti i zgjedhur i PS-së në Qarkun Tiranë.

    Sipas Xhafës vizioni 'Shqipëria 2030' është plani i rimëkëmbjes  ekonomike. Prioritet  do të jetë sektori i ri online  në fushën e teknologjisë për  punësimi e të rinjve.  

  • VIDEO

    Kadilli takim me demokratët e degës 2 në Tiranë: Rama nuk largohet duke thirrur 'Rama ik', Basha e ka kuptuar gabim opozitën

    Kandidati në garën për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli zhvilloi sot një takim me demokratët e degës 2 në Tiranë, nga ku nuk la pa shigjetuar edhe kreun aktual të të djathtëve, Lulzim Bashën.

    Sipas Kadillit, Rama nuk largohet nga pushteti duke thirrur 'Rama ik', duke ironizuar protestat e opozitës, ndërsa thekson se, sipas tij, Basha e ka kuptuar gabim opozitën.

    Kadili u shpreh se PD, nën drejtimin e Bashës u fokusua tek kauza të vogla, duke përmendur çështjen e Teatrit dhe Astirit, por shton se opozita nuk mund të identifikohet me këto kauza. Kadilli vuri theksin te nevoja për kauza programore dhe jo kauza 'rastësore të gjetura në rrugë si sende'.

    "Ai nuk largohet duke i thënë 'Rama ik', duhet të jemi ne të zotë të ngremë një baticë të madhe elektorale për ta përjashtuar atë nga pushteti. Nëse nuk e bëjmë dot këtë, nuk është faji i askujt, përveç liderit. Ndaj mora vendimin por të dalë këtu sepse e kam parë sesi e ka kuptuar gabim ai opozitën, ka shkuar drejt një opozite spontane me kauza që i gjen në rrugë si sende. Si Astiri, dializa,  pse këto ishin hapësirat e vetme korruptive? Do kaloni mbi trupin tonë për të bërë këtë apo atë, me kauza të vogla. Opozita jep mbështetje morale por nuk mund të identifikohemi ne me kauza. I harxhon energjitë 1 vit e gjysmë me Astrin, ndërsa ata morën lekët në xhep e ikën se kishin ndërtime pa leje, kjo është të mos bësh kauza programore, por rastësore që mbyllen në mënyrë shumë të paqartë. Kjo është të konceptosh totalisht gabim", u shpreh Kadilli.

  • VIDEO

    Marrëdhëniet shqiptaro-greke, Dendias: Rruga drejt BE-së do të afrojë më shumë dy vendet! Shqipëria ka ditur të bëjë gjithmonë zgjedhjen e saj

    Teksa pritet që shumë shpejt të vizitojë Prishtinën, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur në një konference rajonale të mbajtur në Patra për marrëdhëniet shqiptaro greke.  Dendias ka thënë se Shqipëria gjithmonë ka ditur ta bëjë zgjedhjen e saj, duke iu referuar rrugës evropiane të vendit.

    "Mos i shihni marrëdhëniet greko-shqiptare në kontekstin e "Shqiptarët janë miq me turqit, kështu që ata nuk janë automatikisht miq të Greqisë". Është shumë më e komplikuar. Dhe nëse do të më lejoni, Shqipëria historikisht - dhe nëse e shikoni nga një perspektivë - ka bërë zgjedhjen e saj", ka thënë Dendias.  Kryediplomati grek ka thënë se procesi integrues i Shqipërisë patjetër do ta sjellë atë shumë afër Greqisë në të ardhmen. Por Dendias nuk harroi që të përmendte se Shqipëria në këtë rrugëtim sigurisht që duhet të plotësojë kushtet, edhe në drejtim të respektimit të të drejtave të minoritetit grek.

  • VIDEO

    Kuvend, Balla: Politika s'ka më punë me emërimet në drejtësi! Murrizi flet për 'sfilatën' e drejtueses së Elbasanit

    Videot në TikTok të drejtueses së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani e cila shfaqej duke 'sfiluar' në zyrë, kanë krijuar debate në Kuvend. Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi në fjalën e tij i është drejtuar inspektorit të lartë të Drejtësisë Artur Metani, duke thënë se si gjyqtarja e Elbasanit janë rreth 50 përqind e atyre që punojnë në sistemin e drejtësisë.

    Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk është vetëm Kapedani, por janë dhe 13 gjygjatare të tjera me fryrje buzësh e parakolpesh që kanë publikuar video në Tik Tik, nga Katari, Dubai dhe që sipas tij shpenzojnë 30-40 mijë euro kosto për "botoks".

    Ndërsa, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla duke komentuar deklaratat e bëra nga deputeti Myslim Murrizi, Balla tha se mendon që Shqipëria ka një shkollë magjistrature shumë të mirë. Balla e ka cilësuar raportimin e institucioneve të pavarura në Kuvend një raportim model. Duke folur për autoritetin e dosjeve të ish-sigurimit, ngritjen e këtij institucioni, e ka quajtur një arritje të madhe. Ndërsa risjell në vëmendje shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH, Balla tha se leksioni i sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken ishte i qartë.

    Në fund Kuvendi votoi për çështjet e shqyrtuara ne seancën plenare, ku mes tyre ishin projekt rezoluta për vlerësimin e punës së zyrës së ILD për 2020;projektrezolutë për vlerësimin e veprimtarisë së autoritetit për informimi mbi dokumentat e ish sigurimit të shtetit për vitin 2020.

  • VIDEO

    Ministrja Margariti flet nga Turqia: Do hartojmë projekt të përbashkët për restaurimin e qendrave historike!

    Ministria e Kulturës Elva Margariti, pjesë e delegacionit të qeverisë të cilët po zhvillojnë një vizitë dy ditore në Turqi, në kuadër të investimeve turke në vendin tonë. Margariti në një intervistë për Report Tv nga Turqia, tha se po zhvillojnë disa komunikime që prej nënshkrimit të marrëveshjes në janar. Maragariti tha se është biseduar për ecurinë e marrëveshjes për restaurimin e Xhamisë së Plumbit. Margariti theksoi se një tjetër marrëveshje për të cilën u diskutua është për jetëzimin dhe restaurimin e qendrave historike.

    Ministrja nënvizoi se kanë gjetur shumë entuziazëm me palën turke, si dhe dëshirë për të bashkëpunuar edhe në hartimin e disa kuadrove ligjore.

    Kemi krijuar disa komunikime që prej nënshkrimit të marrëveshjes në janar. Dhe më pas me ardhjen e ministrit në Gjirokastër nënshkruam një tjetër protokoll bashkëpunimi midis nesh. Biseduan për të gjithë ecurinë e marrëveshjes për restaurimin e Xhamisë e Plumbit. Në fund të këtij muaji presim ekspertët që do të kthehen në terren ku do të fillojnë ngritjen e kantierit. I kërkova ta shtrijmë më tej bashkëpunimin, që të bëjmë dhe një sistemim përtej dhe në parkun përreth për ta parë si hapësire komunitare dhe kjo ide u prit shumë mirë.

    Po ashtu biseduam edhe për një marrëveshje tjetër, ku specifikuam ngritjen e një grupi ekspertësh të përbashkët pune restaurimin dhe jetëzimeve të qendrave historike si Berati dhe Gjirokastrën. Diskutuam në detaje të gjitha aspektet teknike dhe ligjore dhe ministri më premtoi se brenda qershorit do të kem ardhjen e grupit të parë. Do të hartojmë projektin e përbashkët. Nuk është një fazë e shkurtër në bazë të buxhetit

  • VIDEO

    Analisti Ben Andoni për zgjedhjet në PD: Luks i madh që kryetari të sfidohet me 3 kandidatë

    Intervista e plotë në 'Studio Live' të Report TV

  • VIDEO

    Kushtetuesja i jep kohë për prova Presidencës, Aleanca për Teatrin: Fitore momentale

    Gjykata Kushtetuese shyqrtoi sot kërkesën e Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Presidenti Meta kërkoi në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e  kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.

    Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Presidencës për thirrjen e dëshmitarëve ndërkohë që ka lënë afat që brenda datës 8 qershor të sillen edhe dokumente të tjera që janë kërkuar nga kërkuesit. Ndërkohë që është shtyrë vendimi në mënyrë që të shqyrtohen provat shtesë. Subjektet kanë të drejtë po në këtë datë për t'i marrë këto dokumente

    Ndërkohë që është lënë afat deri më datë 10 për shpjegimet shtesë.  Subjektet e interesuara nëse duan të paraqiten me një ekspert në lidhje me këtë çështje.  Seanca e radhës është përcaktuar për më 15 qershor

    Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj, deklaroi më herët se se Këshilli i Ministrave nuk ka vënë në dispozicion dokumentet që janë kërkuar që prej korrikut të 2019-ës. Prej gati dy vitesh, sipas Dervishajt, institucionet nuk kanë dhënë provat që Meta ka kërkuar, ndërsa disa prova janë vënë në dispozicion në datën 2 qershor, në mëngjes. Për 24 orë, sipas Dervishajt nuk mund të analizohen.

    "E kemi pritur prej dy vitesh këtë seancë. Nuk është marrë në shqyrtim kërkesa për prova shtesë. Kemi 2 vite që kërkojmë prova shtesë dhe ende nuk i kemi marrë. 24 orë nuk mjaftojnë për të shqyrtuar dokumentet, nuk shprehemi në këtë seancë. Vetëm dje Këshilli i Ministrave i ka vënë në dispozicion dokumentet. Ne duam që të njihemi me provat dhe të caktojmë një tjetër seancë", ka thënë Këshilltari ligjor i Metës, Bledar Dervishaj.

  • VIDEO

    Balla: Politika s'ka më punë me emërimet në drejtësi! Leksioni i Blinken i qartë, për një sistem të pavarur drejtësie

    Nga Kuvendi kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se tashmë politika nuk ka më punë në emërimet në drjetësi dhe një gjë e tillë i përket të shkuarës. Duke komentuar deklaratat e bëra më herët nga deputeti Myslim Murrizi, Balla tha se mendon që Shqipëria ka një shkollë magjistrature shumë të mirë.

    “Lidhur me çështjen që përmendi dhe që lidhet me vijimin ecjen përpara të reformës në drejtësi apo me problematika që lidhen me funksionalitetin e shkollës së magjistraturës. Shkolla e magjistraturës është modeli i vetëm ë kanë të gjitha vendet për mënyrën e përgatitjen profesionale. Ajo që kemi garantuar është heqja dorë nga sëmundja 30 vjeçare ku emërtesën në sistem të magjistratëve të mos e këtë më politika. Anëtari i një gjykate apo një prokuror emërohej me propozim të prokurorit të përgjithsëhm apo të këshillit të lartë të drejtësisë ku këshilltari i drejtësisë ishte presidenti.

     Ka pasur në kuvend dekrete të presidentëve të ndryshëm që mazhorancës së asaj kohe si pëlqente dhe nuk veprohej para gjykatës. Po aq e papranueshme ishte edhe qasja tjetër që presidentit si përlequ renditja e emërimeve në drejtësi ndërkohë që ligji është shumë i qartë. Ne politikanët skemi më punë me emërimin e anëtarëve të sistemit gjyqësor. Anëtarët e gjykatës janë 3 vakanca, të aplikojnë në kohë kandidatët", tha ai.

    Duke sjellë edhe një herë në vëmendje shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH, Balla tha se leksioni i sekretarit amerikan të shtetit ishte i qartë.

    “Mendjen në kokë duhet ta ketë secili të plotë. Partnerët e SHBA janë aleatë të Shqipërisë e shqiptarëve. Një sistem drejtësie i pavarur mund të garantojë një shoqëri të barabartë. Leksion i sekretarit blinken përkundrejt atyre që kanë penguar reformën është një leksion që menjen në kokë duhet ta kenë të gjithë”.

     Balla duke folur në Kuvendi është shprehur sot ndërsa diskutohej raporti për dokumentet e ish-sigurimit se është krenar për atë që PS ka bërë për të përndjekurit.

  • VIDEO

    Kapedani 'sfilatë' në Gjykatë, Murrizi: Sa ka si ajo, 13 gjyqtare kanë mbi 30-40 mijë euro kosto për fryerje buzësh, parakolp, prapakolp! Botoks i gjallë, me video nga Katari e Dubai

    Deputeti Myslim Murrizi ka folur me tone të ashpra pasi pasi është diskutuar raporti për dokumentet e ish-sigurimit. Sipas tij nuk promovohesh në Kuvend nëse nuk e ke emrin në dosjet e komunizmit.

    “I ke në prokurorinë e famshme të re në drejtëisnë që ti ke qenë anëtar. Ti dhe shumë kërmij të tjerë kanë frikë. Zonja Sula sa kandidatë keni verifikuar sa PD sa PS sa LSI. Nuk promovohesh në kuvend nëse se ke emrin në dosjet e komunizmit. Spiunët e sigurimit kurrë skanë pasur këllqe të dalin hapur para qytetarëve. Vijnë nga partia mëmë dhe janë ndarë si copa qelbi në 30 vite në politikën shqiptare. Ftoj Ballën edhe Manen bëj një provë në shtator, unë e bëra një dhe mori 30 vota ligji im. Shqiptarët duhet të dinë se sa ministra deputetë shqiptarë kanë qenë.  Shqiptarët duhet ta dinë kë spiun do votojnë”, tha Murrizi.

    Murrizi tha se 50% e magjistratëve janë bijë e bija të gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu. Duke folur për rastin e gjyqtares Enkelda Kapedani e cila publikonte video duket bërë “sfilata” për TikTok në zyrat e gjykatës, Murrizi tha se 13 gjyqtare kanë më shumë se 30-40 mijë euro kosto financiare për fryerje buzësh, parakolp, prapakolp.

    “2 fjalë për zotin Metani. Më shumë se 50% e magjistratëve që fitojnë për të qenë magjistratë janë punonjëse të studiove ligjore të avokatisë që japin mësim te avokatura, më rezultojnë që janë juristë të administratës shtetërore, janë bijë dhe bija të gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu. Me çfarë morali e lejon një djalë të një gjyqtari të shkarkuar që të jetë magjistrat. Nëse baba është hajdut dhe ky ka shkuar në shkollë me lekët e babait hajdut.

    Nuk mund të merresh me asnjë tik tok të asnjë gjyqtareje të Shqipërisë. Këtu është qelbur burimi, kërkoni të pastrosh depozitat. Më rezulton se më shumë se 50 përqind e magjistratëve, janë punonjësve të pedagogëve që japin mësim, janë juristë të administratës shtetërore. Nuk pashë ndonjë hata të madhe në atë videon e Tik Tokut. Sa ka si ajo e Tik Toku, ka tik tik Himara, tik tok Dhërmiu, tik tok Dubai, t’i shikosh si janë, botoksi në kraharor. Nuk është problem pse dridhet vetë, por problemi është sa kushton fryrja e buzëve, sa bëjnë rregullimet për fytyrën, çfarë vendimesh merr, ku gjen paratë, këta gjëra duhet të verifikohen

    13 gjyqtare që vetëm kostot financiare kanë fryrje buzësh parakolp prapakolp shkojnë më shumë se 30-40 mijë euro. Asaj  vajzës po i bëjnë gjyq, a sa ka si ajo, tip tok katari, dubai, botoks i gjallë gjithandej. Zoti Metani atje ku je ti merr gur kali sa të duash për të pastruar depozitën, por pastrimi fillon te burimi. Ku i gjejën BMV, guci...”, shtoi Murrizi.

  • VIDEO

    Basha në Kavajë: Do bindim aleatët për masakrën zgjedhore! Kush përveç meje do të sjellë demokracinë?

    Edhe pse mbi krye ka vetëm humbje të njëpasnjëshme zgjedhjesh, Lulzim Basha vijon të tentojë të bind demokratët se ai është zgjedhja më e mirë dhe se 25 prillin nuk e kanë humbur, por ishte regjimi i korruptuar Rama-Doshi që u mori shqiptarëve nga duart ndryshimin. Edhe pse një pjesë e mirë e demokratëve ka pranuar humbjen dhe kërkojnë largimin e Bashës, kryedemokrati vijon të bëjë premtime se ai do të bind aleatët që 25 prilli ishte 'masakër zgjedhore' dhe më pas do rivendoset demokracia në vend.

    Basha tha para demokratëve të Kavajës dhe Rrogozhinës se ai është e vetmja shpresë për të rikthyer demokracinë në vend dhe të sjellë ndryshimin që meritojnë shqiptarët."Ajo që ka ndodhur me 25 prill nuk është një proces tjetër zgjedhor me disa probleme. Me 25 prill ka rënë perdja e hekurt dhe është asgjësuar instrumenti i vetëm i ndryshimit që kishte mbetur që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ka rënë demokracia. Pra, beteja sot nuk është më një përballje midis dy kampeve politike dhe nuk është një përballje thjesht dhe vetëm për  të rritur e shtuar mbështetjen elektorale. Beteja sot është ekzistenciale, do të kemi apo s’do të kemi demokraci në këtë vend. Tani çështja është kush do ta bëjë këtë punë. Kush përveç nesh e ka forcën për ta bërë këtë punë? Kush përveç nesh e ka moralin për ta bërë këtë punë? Kush përveç nesh e ruajti besimin e shqiptarëve për ta çuar deri në fund misionin dhe kërkesat e vullnetin e tyre për ndryshim? Ndaj kemi një detyrim të dyfishtë jo vetëm përpara sakrificës së demokratëve të cilët ju pritë në këtë betejë, por mbi të gjithë para fateve të Shqipërisë, para fateve të shqiptarëve dhe familjeve tyre për ta çuar betejën deri në fund. Ne do t’i bindim aleatët tanë  për masakrën zgjedhore, për vjedhjen më të madhe industriale të votave në histori dhe do të përgatisim bashkë me ta shumë shpejt një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë vendin.  Ne jemi shpresa e vetme për demokraci dhe arsyeja se pse jemi të tillë është aleanca që kemi krijuar me njerëzit, ndaj duhet ta thellojmë këtë aleancë me shoqërinë, me të gjithë shtresat dhe me të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi që janë shumica absolute përballë një pakice të pakicës", tha Basha nga Kavaja.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv