-
VIDEO
Surpriza në zgjedhjet për kreun e PD/ Kandidon Agron Shehaj: Duhet vizion dhe drejtim i ri! Elezi: Vetëm dorëheqja e Bashës garanton shanse të barabarta! Tërhiqet ish-nënkryetari i FRPD
Në ditën e fundit të regjistrimit të kandidatëve për kryetarë të Partisë Demokratike ka shpallur kandidaturën edhe Agron Shehaj, një emër i përfolur më parë por që nuk kishte shfaqur në asnjë moment ambicien për të qenë pjesë e kësaj gare. Shehaj bëhet kështu i katërti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.
Ndërkohë që më herët Ibsen Elezi dorëzoi sot formularin e kandidimit pasi dje e bënë këtë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, dhe vetë kryetari Basha. Ndërsa po sot është tërhequr nga kandidimi ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha.
Përmes një postimi në Facebook Shehaj shprehet se Shqipëria ka sot nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese. Sipas tij për këtë duhet një vizion dhe drejtim i ri dhe se ndryshimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime.
Në prononcimin për mediat Ibsen Elezi tha se vetëm duke dhënë dorëheqjen Basha mund të garantohen kërkesat e statutit të PD për shanse të barabarta në zgjedhje.
"Këto janë elementë shumë të rëndësishëm që vlejnë për të gjithë strukturën e PD. Unë dua t'ju kujtoj të gjithë drejtuesve të strukturave që të administrohet një proces zgjedhor ku vota të konsiderohet e paprekshme. Në qoftë se edhe një rast i vetëm manipulimi ndodh do të ulë imazhin e Partisë Demokratike. Çdo kandidat duhet të ketë kontroll mbi procesin zgjedhor, ky është parim themelor", tha ai.
Ndërkohë që sot është tërhequr ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha me argumentimin se nuk dëshiron të legjitimojë një farsë, siç e quan ai të gjithë procesin zgjedhor brenda forcës së tij politike.
Lulzim Basha ka dorëzuar zyrtarisht ditën e djeshme formularin e kandidimit për kreun e kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor. Ashtu siç pritej Basha kërkon të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike, edhe pse shumë nga demokratët janë zhgënjyer me humbjet e njëpasnjëshme të tij qoftë në betejat polikë qoftë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, e ka cilësuar dje garën si asimetrike por ka garantuar se do të sfidojë kryetarin Basha me vlerat.
Në të njëjtën linjë ishte edhe prononcimi i ish-ministres së Jashtme Edith Harxhi. Ajo tha se gara nuk është e mbështetur në rregulla, teksa premtoi reformimin e Partisë Demokratike mbi vlerat e vitit 1990.
Ndërkohë që përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryesisë së kësaj partie, grupi “Për PD”, kërkoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kryetarin në PD, e cila u vendos më 13 qershor në Këshillin Kombëtar, i cili u mbajt ditën e diel. Sipas tyre caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike.
Sot është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave. Ndërsa nesër pritet të zyrtarizohen kandidaturat nga ana e Komisionit të Zgjedhjeve në PD.
-
VIDEO
Edhe Meta 'luftë' SHBA-ve: Berisha 'non grata', fletërrufe e përgatitur nga regjimi kleptokratik në Tiranë! Mesazh, ish-Kryeministrit: Amerikanët e pacipë s'na habisin më
"SHBA-të nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre". Deklarata është bërë sot nga Presidenti aktual i shqiptarëve për aleatin më të rëndësishëm të kombit shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në tentativë për të mbrojtur aleatin e tij, të futur në listën e zezë të amerikanëve.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD/ Ibsen Elezi zyrtarizon garimin përballë Lulzim Bashës: Vetëm me dorëheqjen e tij garantohen shanse të barabarta në zgjedhje
Ibsen Elezi bëhet i treti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike. Ai ka dorëzuar sot formularin e kandidimit pasi dje e bënë këtë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, dhe vetë kryetari Basha. Ndërkohë që sot pritet edhe Lisandër Hoxha.
Në prononcimin për mediat Ibsen Elezi tha se vetëm duke dhënë dorëheqjen Basha mund të garantohen kërkesat e statutit të PD për shanse të barabarta në zgjedhje.
-
VIDEO
SHBA-Berisha "fati" politik i një lideri
Një debat juridik, diplomatik e politik mbi vendimin e DASH për shpalljen “non grada” të Sali Berishës dhe beteja e tij ligjore në një Gjykatë të Francës.
Ngjarja që ka tronditur politikën në 30 vjet në Shqipëri
Kush do të jetë politikani i radhës dhe cila ka qene fati i figurave historike si Sali Berisha të cilët janë shpallur Non Grada nga SHBA.
Roli i Berishës në PD....
Me të ftuarit.
Ben Andoni
-
VIDEO
KAS mbyll përfundimisht Qarkun Berat, vuloset rezultati! LSI s'merr mandatin e pretenduar, i duheshin 77 vota, merr vetëm 15!
Pas Gjirokastrës dhe Vlorës në KAS është vulosur përfundimisht rezultati edhe në Qarkun e Beratit. Asgjë nuk ndryshon përveçse pak votave që shtohen apo hiqen nga disa prej partive. Vetëm para pak minutash KAS bëri me dije se ka miratuar ndryshimin e vendimit të Komisionet Shtetëror të Zgjedhjeve dhe miratimin e tabelës përmbledhëse sipas rezultateve të dala nga rinumërimi. KAS gjithashtu rrëzoi kërkesën për shpalljen e pavlefshme të 3 qendrave të votimit të kërkuara nga LSI, për shkak se konsiderohet si e gjykuar më parë në kërkesën e LSI për shpalljen pavlefshme të zgjedhjeve në Qarkun Berat.
KAS përfundoi në orët e para të pasdites rinumërimin e 114 kutive të votimit të qarkut të Beratit, me rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë në një qark ku kanë votuar gjithsej 80.929 qytetarë. LSI ka rikuperuar gjithsej me 15 vota, shumë larg votave të duhura për të marrë mandatin e pretenduar. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregon se proporcioni është totalisht i papërfillshëm.
Nga 114 kutitë e numëruara LSI ka marrë vetëm 15 vota plus, nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për rinumërim të votave për partitë politike dhe vetëm 2 kuti për kandidatët. Megjithatë përfaqësuesi i LSI në KAS kërkoi që të mos përfshihen në tabelën përfundimtare të rezultartit 3 qendra votimi: 3431, 3445, 3318. Për këtë kërkesë KAS është tërhequr për vendim.
KAS bëri me dije se nga rinumërimi rezulton se disa nga ndryshimet janë: LSI ka shtuar rezultatin me 15 vota, Aleanca Demokracia e Re është shtuar me 11 vota, PS ka zvogëluar rezultatin me 20 vota, PD-AN e ka zvogëluar me 9 vota.
Teksa përfaqësuesi i LSI, Altin Kaziaj kërkoi hetim pasi sipas tij edhe ndryshimi i këtij rezultati nuk është pak. Ndërkohë që përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, tha se rinumërimi tregoi edhe një herë që procesi ka qenë i rregullt dhe ligjor.
Duhet thënë se thuajse të gjitha votat e rikuperuara nga LSI kanë të bëjnë me çështje interpretimi të votave të pavlefshme. Ndërsa votat e hequra për PS dhe PD tregon në fakt se manipulimi nuk ka pasur për arsye se raporti i votave të zbritura është i njëjti me raportin e votave të përgjithshme të këtyre dy forcave politike në këtë qark.
-
VIDEO
KAS mbyll përfundimisht Qarkun Berat, vuloset rezultati! LSI s'merr mandatin e pretenduar
Pas Gjirokastrës dhe Vlorës në KAS është vulosur përfundimisht rezultati edhe në Qarkun e Beratit. Asgjë nuk ndryshon përveçse pak votave që shtohen apo hiqen nga disa prej partive. Vetëm para pak minutash KAS bëri me dije se ka miratuar ndryshimin e vendimit të Komisionet Shtetëror të Zgjedhjeve dhe miratimin e tabelës përmbledhëse sipas rezultateve të dala nga rinumërimi. KAS gjithashtu rrëzoi kërkesën për shpalljen e pavlefshme të 3 qendrave të votimit të kërkuara nga LSI, për shkak se konsiderohet si e gjykuar më parë në kërkesën e LSI për shpalljen pavlefshme të zgjedhjeve në Qarkun Berat.
KAS përfundoi në orët e para të pasdites rinumërimin e 114 kutive të votimit të qarkut të Beratit, me rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë në një qark ku kanë votuar gjithsej 80.929 qytetarë. LSI ka rikuperuar gjithsej me 15 vota, shumë larg votave të duhura për të marrë mandatin e pretenduar. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregon se proporcioni është totalisht i papërfillshëm.
Nga 114 kutitë e numëruara LSI ka marrë vetëm 15 vota plus, nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për rinumërim të votave për partitë politike dhe vetëm 2 kuti për kandidatët. Megjithatë përfaqësuesi i LSI në KAS kërkoi që të mos përfshihen në tabelën përfundimtare të rezultartit 3 qendra votimi: 3431, 3445, 3318. Për këtë kërkesë KAS është tërhequr për vendim.
KAS bëri me dije se nga rinumërimi rezulton se disa nga ndryshimet janë: LSI ka shtuar rezultatin me 15 vota, Aleanca Demokracia e Re është shtuar me 11 vota, PS ka zvogëluar rezultatin me 20 vota, PD-AN e ka zvogëluar me 9 vota.
-
VIDEO
Gazetarja nga Kosova Xharra: Berisha non grata nga SHBA se sulmoi reformën në drejtësi, degradoi drejtësinë gjatë qeverisjes së tij
Lufta e vazhdueshme që Sali Berisha i ka bërë procesit të vettingut dhe reformës në drejtësi ka qenë arsyeja që është shpallur non grata nga SHBA. Kështu shpreh bindjen e saj gazetarja nga Kosova Arbana Xharra, e cila më herët kishte hedhur akuza të rënda ndaj Sali Berishës se u ka dhënë pasaporta shqiptare pjesëtarëve të Al Kaeda-s. Në një intervistë për Report Tv, gazetarja Xharra tha se lufta e Berishës me padinë nuk qëndron dhe do të jetë në betejë e humbur për të pasi Antony Blinken nuk ka folur në emër personal, por në emër të sekretarit amerikan të shtetit dhe se këto deklarata nuk bëhen pa pasur prova dhe nuk janë vendimet që merren brenda natës.
"Ne shumë mirë e dimë se ishte kërkesë e SHBA vettingu dhe reforma në drejtësi dhe shpallja non grata e Berishës lidhet pikërisht me luftën e tij kundër vettingut dhe kësaj reforme. Ajo çfarë e shqetëson SHBA-në është degradimi i drejtësisë gjatë kohës që Berisha ishte në pushtetit. Kush mund të dyshojë se SHBA ka marrë një vendim të tillë pa fakte dhe kush mund të besoj se pasurimi i Berishës ka ardhur nga pagat e rrogat. Vendimi nuk është marrë nga Blinken por qeveria e SHBA dhe nuk e padit dot atë personalisht, Berisha vetëm do të harxhojë të holla dhe as ato nuk i bën publike", tha Xharra.
Akuzat e Berishës se këto prova janë fabrikuar në zyrën e Edi Ramës, Xharra tha se kjo nuk qëndron pasi DASH apo SHBA nuk ndikohet nga kush dhe se ata kanë mbledhur për një kohë të gjatë prova e fakte dhe pastaj kanë dhënë vendimin non grata. Ajo tha se Berisha duhet t'i pranojë gabimet pasi pasurimi i tij nuk ka ardhur nga rrogat e marra.
"Fabrikimi i provave në zyrën e Edi Ramës nuk qëndron pasi nuk ndikohet DASH nga askush dhe ky vendim nuk merret brenda natës pasi ka grumbullime faktesh e provash për një kohë të gjatë. Duhet të bëhet transparence dhe deklarata e tij nuk është korrekte por kështu ka vepruar për herë Berisha, familja dhe fisi Berisha janë milioner, pse me rroga u bënë prandaj luftojnë vettingun, prandaj luftojnë SHBA. Unë do kisha sugjeruar të pushojë me luftën e tij kundër reformës në drejtësi dhe SHBA-së pasi e ka të humbur luftën. Berisha ka bërë gabime duhet t'i pranojë", tha ajo.
-
VIDEO
'Non grata', ja dosjet mbi aferat e klanit Berisha! Privatizimi i 'Kompleksit Partizani', si Berisha eliminoi zyrtarët që s' firmosën në favor të Jamarbër Malltezit
Parulla që Partia Demokratike përdori gjatë fushatës zgjedhore 2005 ishte "Koha për ndryshim". Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen në pushtet, tetë vjet pas skandalit të përgjakshëm të piramidave financiare, qeveria e Sali Berishës nuk vuri ndër përparësitë e saj ndryshimet për vendin, që kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit Sportiv "Partizani '' i destinuar për familjen e tij. Për herë të parë, e gjithë dosja për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '' ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë. Falë punës kërkimore nëpër arkiva të ndryshme kemi gjetur edhe dokumentat e pabotuara përpara që hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës.
Në pjesën e dytë të investigimit do të tregojmë gjithë lëvizjet dhe presionin që strukturat e qeverisë Berisha edhe me firmën e vetë kryeministrit bënë për t'i dorëzuar më në fund atë truall tek Jamaber Malltezi dhe trashëgimtarët e tjerë, duke ndëshkuar një gjeneral të Ushtrisë i cili me kurajo guxoi të denoncojë parregullsitë, pas një inspektimi skandaloz që njerëz të Berishës ja ngarkuan personalisht njërit nga ish-pronaret përfitues të pronës.
Në nëntori 2005, vetëm dy muaj pas marrjes së detyrës, Ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu filluan procedurat e privatizimit të qendrës më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro. Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetëra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ''doktorit", është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh.
Ajo që del është një histori me një mijë pika të errëta, në të cilat shfaqen jo vetëm dyshime për korrupsion dhe abuzim, por që mbi të gjitha, tregojnë sjelljen e një sistemi të tërë shtetëror që, me përjashtime të rralla, pranoi të gjunjëzohej para Sali Berishës duke shkelur çdo normë etike dhe çdo procedurë vetëm që t'i shërbente shefit të tyre. Një mënyrë për të konceptuar pushtetin në shërbim të familjes dhe në konflikt të hapur interesi që klani i Berishës është gati ta ripërsërisë.
-
VIDEO
Ekspertët ligjorë në Komision Hetimor: S'ka asnjë justifikim që Presidenti të shkelë neutralitetin në një fushatë elektoralë
Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është zhvillur paraditen e sotme mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Mbledhja ka pasur në qendër raportimin e ekspertëve ligjore të kontraktuar nga Kuvendi për këtë qëllim.
Duke iu referuar rasteve në vende të tjera, eksperti ligjor Erind Mërkuri tha se nuk ka asnjë justifikim që Presidenti të shkelë neutralitetin në një fushatë elektorale. Sipas tij nuk duhet të ulë autoritetin e institucioneve të tjera dhe gjuha e tij duhet të jetë korrekte. Në formulën e betimit thuhet se ai duhet t'i bindet ligjeve.
Në Komisionin Hetimor ekspertët juristë iu referuan praktikave të Komisionit të Venecias, apo Gjykatave Kushtetuese në vende të tjera, për të përcaktuar ‘kornizat’ se di duhet të jetë sjellja e kreut të shtetit veçanërisht në periudhën kur bëhet fjalë që populli do zgjedhë përfaqësuesit e tij në Kuvend.
Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar, Komisioni i dha Metës afat deri të hënën e ardhshme që të vendosë dhe të vijë kur të dojë. Java e ardhshme do të jetë e fundit e aktivitetit të Komisionit Hetimor dhe pritet që të jetë e ngjeshur deri në hartimin e raportit përfundimtar.
-
VIDEO
Avokati Beqiri: SHBA e ka dosjen mal me prova për Berishën, askush në botë s' ka kryer aq krime sa ai!
Avokati Idajet Beqiri e ka cilësuar padinë për shpifje të Sali Berishës ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken të paprecedentë dhe të papërgjegjshme pasi ai është duke hedhur në gjyq qeverinë amerikane dhe se për të nuk ka gjykatë në botë që e merr përsipër. Në një intervistë për Report Tv, avokati tha se SHBA e ka dosjen mal për krimet e kryera nga Berisha dhe se nuk i mundojnë provat dhe faktet, ndërsa shtoi se një pjesë të krimeve Berisha i ka pranuar edhe vetë me gojën e tij, ku janë me zë e figurë në të gjitha mediat.
"Padia është një rast i paprecedentë dhe tregon vijueshmërinë e qëndrimeve të papërgjegjshme të tij. Edhe një padi kundër sekretarit Blinken, çdo gjykatë do i thoshte se nuk ke të bësh me të pasi ai flet në emër të qeverisë amerikane dhe duhet t'i drejtohesh asaj dhe jo këtij individi. Berisha me atë kërkesë duhet të jetë i ndërgjegjshëm për një gjë se ka aq shumë prova dhe SHBA e kanë dosjet mal me ato që ka kryer. Berisha i ka pranuar krimet vetë të shpërndarjes së armëve në 1997, ai e ka pranua se ka thyer embargon e naftës dhe armëve , e ka pranuar vetë se do të vriste Edi Ramën kur ishte kryetar i opozitës dhe se i kishte vendosur 5 snajper", tha Beqiri.
Avokati tha se krimet e Berishës janë aq të rënda dhe të mëdha sa nuk ka asnjë në botë që ia kalon dosjes së tij aq sa ai mund të krahashohet lehtësisht me kriminelët e luftërave botërore. Gjithashtu Beqiri u shpreh i bindur se SPAK do të nis shumë shpejt një hetim për Sali Berishën dhe se atë nuk do të zërë shtatori në Kuvendin e ri të Shqipërisë.
"Nuk e ekzagjeroj kur them se me kaq krime që ka kryer Berisha askush në botë nuk ka një numër të lartë provash dhe veprash të rënda sa ka kryer ky, ky po afrohet te kryekriminelët e luftërave botërore. Në këtë aspekt po të thanë non grata në SHBA do të thotë e ke mbushur kupën dhe ajo po derdhet dhe nuk ka më kush të të mbrojë ty. SPAK dhe BKH jam i bindur që do hetojnë dhe Berishën nuk do e zërë shtatori pa u marr si i pandehur për të gjitha këto krime. Një procedim panel do të nis shumë shpejt kundër tij dhe familjarëve të tij", tha Beqiri.
-
VIDEO
Kadilli dhe Harxhi zyrtarizojnë kandidaturat: Gara është asimetrike dhe jo e mbështetur në rregulla!
Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi duket se do të jenë treshja e kandidatëve që do të sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e kësaj force politike. Kadilli dhe Harxhi kanë dorëzuar sot kërkesat zyrtare, ndërkohë që Elezi do të shfrytëzojë ditën e fundit të afatit për të zyrtarizuar kandidaturën.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, e ka cilësuar garën si asimetrike por ka garantuar se do të sfidojë kryetarin Basha me vlerat.
Në të njëjtën linjë ishte edhe prononcimi i ish-ministres së Jashtme Edith Harxhi. Ajo tha se gara nuk është e mbështetur në rregulla, teksa premtoi reformimin e Partisë Demokratike mbi vlerat e vitit 1990.
"Dorëzova edhe formalisht kërkesën për kandidimin për kreun e PD-së. Është një moment shumë i rëndësishmë në PD, është një moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve. Ne kemi kryetarin që nuk del nga zyra. Por ka dhe një asimetri tjetër, është asimetria morale në të cilën ndjehem shumë herë më superior. Vij në këtë garë dhe ballafaqohem me vlerat, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite për të qenë besnikë me institicionin e PD-së, jam njeriu që kam kontribuar me pastërti, nuk do të tradhëtoj asnjë nga demokratët edhe në këtë proces", tha Kadilli.
'Uroj shumë që gjithçka të shkojë siç duhet, pavarësisht se jo gjithçka është bërë sipas rregullave të lojës. Së shpejti do të dalim me një deklaratë tjetër ku të themi rregullat që duhet të zbatohen në garë. Ajo që ofroj unë është një reformim i thellë i PD-së mbi idealet e vitit 1990", tha Harxhi.
-
VIDEO
Denoncon juristi i PD në KQZ: Vëzhguesin tonë e kërcënoi vëzhguesja e PS-së, i tha do ta pres gjuhën kur të dalim jashtë! Më kërkoi mos t’ja nxjerr emrin
Marash Logu, juristi i Partisë Demokratike në KQZ me zë të lartë ka deklaruar para mediave se vëzhguesi i PD-së është kërcënuar nga vëzhguesja e PS-së, e cila i ka thënë se do të pres gjuhën pasi të dalim jashtë. Logu tha se vëzhguesja e PS-së është Joana Melengu, e cila sipas tij është kapur duke shpërndarë ushqime me furgon në Berat, dhe shtoi se ka kërcënuar me jetë vëzhguesin e PD. Logu nuk pranoi që të thotë emrin e vëzhguesit të kërcënuar për shkak se ai vetë i kishte kërkuar që të mos ja nxirrte emrin për shkak se kishte frikë.
‘Këtu në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në sy të të gjithë shqiptarëve ka njerëz që kërcënojnë me jetë përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Ju zotëri po të ishit të ndershëm do të ndërprisnit këtë seancë dhe do të merrnit masa. Aty u kërcënua vëzhguesi. Kjo është skenë krimi, skenë krimi, e kuptoni se çfarë po ndodh sot. Rast i rëndë Joana Melengu ka kërcënuar me jetë vëzhguesit e PD-së, është e njëjta që shpërndante ndihma. Ne nuk kemi frikë do t’i themi këto fakte me zë. Kjo ka ndodhur para syve të të gjithë shqiptarëve. Prej dy ditësh në KQZ është zhvilluar rinumërimi i votave. Besoj se ju të gjithë keni parë se vëzhguesit e PS ishin të gjithë punonjës të bashkisë Berat, PS përdori administratën e shtetit në funksion të fushatës së saj. Ajo që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe sot është një ngjarje e rëndë. Një vëzhguese e PS, shtetësja Joana Melengu ka kërcënuar vëzhguesin e PD, i ka thënë se kur të dalim jashtë do flasim ndryshe, do ta presim gjuhën dhe do të merremi vesh, një kërcënim për jetën për shëndetin, Jona Melengu është kryetare e njësisë administrativ nr dy në Berat dhe u kap nga PD me furgonin duke shpërndarë ushqime. Kjo duhet të ishte në burg, jo duke rinumëruar vota. Nëse për ata zotërinj kjo është një ngjarje e pranueshme për në është e papranueshme, kemi denoncuar sesi qytetarët janë kërcënuar. Vëzhguesi më kërkoi që mos ta bëjë publik emrin e tij se ka frikë për jetën e tij.’- tha Logu.