-
VIDEO
Juristi Ndreca në Report Tv: Padia ndaj sekretarit Blinken i jep kohë Berishës të jetë aktiv në politikë!
Juristi Plarent Ndreca ka deklaruar në një intervistë në Report TV se padia që ka bërë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, ish kryeministri Sali Berisha, i jep këtij të fundit kohë që të jetë aktiv në politikë.
“Të gjitha lëvizjet e zotit Berisha janë thjesht hapa që i krijojnë hapësirën kohën mundësinë që të vijojë të mbahet në këtë argument gjatë kohës që vijon të bëjë aktivitetin e tij politik i pashqetësuar. Berisha smund ti shmanget faktit që vijon të jetë një nga eksponentët më të rëndësishëm të PD. Ka pasur eksponentë të tjerë të shpallur non grata. Pd e ka mbajtur si flamur në dorë mosbashkëpunimin politik me këto element. Është Llalla dhe Dako”.
Sipas tij padia është një lëvizje politike sepse gjyqi është juridikisht shumë i vështirë dhe Berisha s’do ketë sukses.
“Është një lëvizje politike dhe juridike sepse është një process i ndërlikuar juridik dhe është e vështirë të thuash se do të ketë sukses. Lëvizje e Berishës për të tentuar për të marrë një vendim gjyqsor që mund të ishte në favor të tij. Nga pikëpamja juridike është shumë i ndërlikuar. Nëse do ishte dhe në favor të Berishës do kishte vështirësi dhe në favor të Berishës nëse njohet nga shteti amerikan"
Kjo që i ndodhi Berishës sipas Ndrecës i shërben edhe PD, pasi sipas tij ka ardhur koha pë pastrimin e politikës shqiptare.
“Këto janë vendime të shtetit amerikan jo të shtetit shqiptar. Smund të di çfarë ka ende në mendje sekretari i shtetit për të bërë për këta persona që mund të jenë në listën e të prezumuarve të sHBA. Gjestë të tilla vijnë pas një verifikimi të gjatë të plotë shterues. Kjo që i ndodhi Berishës i shërben PD edhe partisë demokratike, ka ardhur koha për të pastruar politikën nga elementë që kanë treguar se kanë dëmtuar interesa politike. Gjesti i parë që duhet të bëjë Pd është të distancohet, sepse kështu ka vepruar dhe për raste të tjera”.
-
VIDEO
Grupimi 'Për PD', letër me kërkesa për Kryesinë: Na vini në dispozicion listën e votuesve, të kemi përfaqësues në Komisionin Zgjedhor
Në emër të grupimit 'Për PD-në', Edvin Kulluri, paraqiti sot për mediat disa kërkesa që i janë bërë Kryesisë së partisë për garën brenda Partisë Demokratike.
"Ne kemi dorëzuat sot një listë kërkesash për të garantuar një garë të lirë dhe të ndershme. Është në interesin e PD, Lulzim Bashës, që të dita e zgjedhjeve, të ketë një axhendë të përbashkët dhe rivalët të kenë takime në rrethe, secili kandidat të ketë përfaqësues në komisionin zgjedhor dhe në rrethe, të vihet në dispozicion lista. Kam një thirrje për demokratët që të marrin pjesë në zgjedhje", tha Kulluri për mediat.
-
VIDEO
Kandidate për kryetare të PD, Edith Harxhi: Një garë e pambështetur në rregulla, ofroj reformim të thellë mbi idealet e vitit 1990
Sapo ka dorëzuar kërkesën për të kandiduar për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka folur për mediat e pranishme para Selisë blu. Ajo ka deklaruar se gara nuk po bëhet mbi rregullat.
'Uroj shumë që gjithçka të shkojë siç duhet, pavarësisht se jo gjithçka është bërë sipas rregullave të lojës. Së shpejti do të dalim me një deklaratë tjetër ku të themi rregullat që duhet të zbatohen në garë. Ajo që ofroj unë është një reformim i thellë i PD-së mbi idealet e vitit 1990", tha Harxhi.
-
VIDEO
Juristi Ndreca në Report Tv: Padia ndaj sekretarit Blinken i jep kohë Berishës të jetë aktiv në politikë! Gjyqi juridikisht shumë i vështirë, s’do ketë sukses
Juristi Plarent Ndreca ka deklaruar në një intervistë në Report TV se padia që ka bërë ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, ish kryeministri Sali Berisha i jep këtij të fundit kohë që të jetë aktiv në politikë.
-
VIDEO
Fatbardh Kadilli dorëzon zyrtarisht kërkesën për kandidim për kryetar të PD-së: Gara është asimetrike, Basha nuk do të dalë nga zyra por e përballoj me vlera
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka mbërritur në Selinë e Partisë Demokratike, ku dorëzoi kërkesën zyrtare për të kandiduar në zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force politike.
Në një prononcim për mediat Kadilli tha se kjo garë është asimetrike.
-
VIDEO
Zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, anëtari i 'Grupimit për PD': Ibsen Elezi dhe Edith Harxhi dy emrat që do dorëzojmë! Jemi në një garë të pabarabartë
Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi janë dy emrat që 'Grupimi për PD' do të propozojë për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kjo u bë e ditur nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i cili tha në studion e "Report TV" se mund të jenë po ashtu edhe emra të tjerë për të qenë pjesë e garës.
-
VIDEO
Shkarkimi i Metës/ Mblidhet Komisioni Hetimor, flasin ekspertët: S'ka asnjë justifikim që Presidenti të shkelë neutralitetin në një fushatë elektoralë
Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është duke u zhvillur në këto momente mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Mbledhja ka nisur me raportimin e ekspertëve ligjore të kontraktuar nga Kuvendi për këtë qëllim. Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar, Komisioni i dha Metës afat deri të hënën e ardhshme që të vendosë dhe të vijë kur të dojë.
-
VIDEO
Berisha ‘Non Grata’: Yuri Kim: Ditët e pandëshkueshmërisë kanë marrë fund, askush s’mund të jetë mbi ligjin! Zhvillimet pozitive duhet të vazhdojnë
Askush s'mund të jetë mbi ligjin. Kështu ka deklaruar ambasadorja Yuri Kim e pyetur lidhur me vendimin e SHBA për të shpallur non grata Sali Berishën.
“Shumë prej kësaj lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor. Keni parë zhvillime domethënëse këto janë zhvillime positive që duhet të vazhdojnë.
-
VIDEO
Berisha non-grata,Topi : SHBA ka shumë informacione, Hajdari ironi me padinë e Berishës
Emisioni Repolitix në pjesën e parë, intervistë me ish-presidentin Bamir Topi. Ç’mendon Bamir Topi për vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për të shpallur non-grata Sali Berishën dhe padinë e këtij të fundit ndaj zyrtarit të lartë amerikan. Në pjesën e dytë ish-prokurori i Apelit Shkëlqim Hajdari komenton vendimin e Gjykatës së Posaçme për dënimin e Ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Gjithashtu Hajdari ka komentuar dhe padinë e ngritur nga Berisha ndaj sekretarit amerikan të Shtetit.
-
VIDEO
Ish kryeprokurori Hajdari ironizon Berishën: Padia ndaj Blinken çon në konflikt me SHBA! Saliu bashkë me Llallën arreston edhe presidentin e SHBA-së
Ish kryeprokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari e ka cilësuar si deklaratë të pamenduar që mund të çojnë në konflikt SHBA dhe Shqipërinë padinë për shpifje të Berishës ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Bliken. Hajdari thotë se habia në këtë padi është se Berisha beson vërtetë se Blinken do gjykohet dhe dënohet për vendimin për të futur familjen Berisha në listën e zezë të SHBA. Madje Hajdari duke komentuar edhe vendimin për dënimin e Adriatik Llalla , i shpallur dhe ai non grata nga SHBA, ironizoi se të së bashku Berisha dhe Llalla jo vetëm sekretarin Blinken, por edhe presidentin e SHBA e arrestojnë.
-
VIDEO
Berisha ‘non grata’, Bamir Topi në Report Tv: Reagimi institucional, jo personal! SHBA ka shumë informacione! Politikanët tanë kanë punuar për interesa personale
Për ish-numrin 2 të partisë Demokratike Bamir Topin, vendimi i DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall ‘non grata’ së bashku me familjen e tij, nuk është një vendim personal por është një vendim institucional.
I ftuar në emisionin Repolitix, në Report Tv, Bamir Topi thotë se vendimi SHBA funksionon mbi bazën e institucioneve dhe se ka shumë informacion para se të marrë një vendim të tillë, për të cilin ish-presidenti thotë se është një ngjarje e jashtëzakonshme në marrëdhënie me aleatin tonë.Topi nënvizon se vendimi mund të ketë ardhur duke u bazuar mbi politikën që dominohet këtu, ku është vepruar në interesa personale dhe jo në interes të popullit shqiptar. Sipas Topit një nga momentet që demonstron më së miri, kur politika ka punuar në interes personal, është marrëveshja për ndryshimin e kushtetutës në vitin 2008 nga dy partitë kryesore politikë.
-
VIDEO
Qëndrimi i PD ndaj Yuri Kim pas vendimit të DASH, Berisha: Palët duhet të kenë marrëdhëniet më të mira mes tyre
Pas vendimit të SHBA-së për shpalljen 'non grata', Sali Berisha tha se kjo gjë nuk duhet të ndikojë te PD dhe se Partia Demokratike dhe Ambasada Amerikane në vendin tonë dhe me ambasadoren Yuri Kim duhet të kenë marrëdhëniet më të mira.
"Qëndrimin më të mirë të mundshëm që është natyrisht. Unë jam për marrëdhënie të mira, shumë të mirë, por vetëkuptohet që harmonizimi i platformave dhe objektive është një çështje që kërkon kohë", tha Berisha.