• VIDEO

    Berisha nuk jep dorëheqjen nga mandati i deputetit: SHBA-së i gjeti provat në zyrën e Edi Ramës

    Sali Berisha ka mohuar mundësinë që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit pasi sipas tij amerikanët nuk nxorën prova.

    "Në qoftë se Sekretari i Shtetit do të paraqiste prova unë do ta konsideroja. Por jo me këto prova të montuara në Tiranë te zyra e Edi Ramës", tha Berisha.

    "Kërkova që të paraqitej një fakt i vetëm sepse do mjaftonte një fakt dhe do të merrje vendime krejt të tjera. Kishin 0 fakte. Nuk humbas do të jap të gjitha do të bëj çdo përpjekje që të paraqiten në gjykatë provat ndaj meje", tha ai.

  • VIDEO

    Pajisja me kartë dhe pasaportë biometrike, shtohen edhe 6 përfaqësi të tjera diplomatike ku shqiptarët jashtë vendit mund të aplikojnë

    Shqiptarët që jetojnë jashtë kanë mundësinë që nga janari 2021 të aplikojnë për pajisjen me karta identiteti e pasaporta biometrike edhe në 6 përfaqësi të tjera diplomatike, konkretisht Bari, Stamboll, Vjenë, Stokholm, Paris dhe Berlin.

  • VIDEO

    Qitje me mortaja e snajper, Peleshi e Yuri Kim në stërvitjen e trupave amerikane dhe shqiptare

    Stërvitja me praninë e trupave të NATO-s, vijon në të gjithë territorin e vendit. “Defender Europe 2021” po zhvillohet në 7 baza të ndryshme të Shqipërisë dhe do të vijojë deri në mesin e muajit qershor. Së fundmi ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, kanë marrë pjesë në një nga stërvitjet e trupave ushtarake amerikane dhe shqiptare në Bizë. Trupat e SFAB (Security Force Assistance Brigades) dhe ato të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë kryen një sërë demonstrimesh, në kuadër të stërvitjes së “Defender Europe 2021”, e cila u ndoq nga të pranishmit. Qitje me mortaja, snajper, veprimet e skuadrës në sulm, goditje objekti dhe rënia në pritë, ishin disa nga demonstrimet e efektivëve. Në përfundim të stërvitjes Ministri i Mbrojtjes u shprehu efektivëve shqiptarë të angazhuar në Bizë përgëzimet e tij, të kryeministrit Edi Rama, por edhe të popullit shqiptar për përfaqësimin dinjitoz të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në këtë stërvitje të rëndësishme. “Jemi shumë krenarë për punën që bëni këtu. Ju jeni me fat që në këtë kohë po zhvillojmë një nga stërvitjet më të mëdha të rajonit, jo vetëm të Shqipërisë. Jemi duke bërë një integrim shumë dinjitoz me kolegët amerikanë dhe kjo na bën që të krijojmë më shumë besim në vete, të testojmë kapacitetet tona. Po e tregoni çdo ditë që ne e justifikojmë të jemi një vend anëtar i NATO-s edhe me standardet”, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

  • VIDEO

    Brizida Gjikondi: Vendimi i SHBA për Berishën i jep fund tranzicionit shqiptar

  • VIDEO

    Berisha 'non grata' bujë në mediat ndërkombëtare, nga Reuters e Associated Press te ato rajonale

    Lajmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së futën në listën e zezë një ish-President dhe një ish-Kryeministri të një vendi si Shqipëria, Sali Berishën, ka bërë bujë të madhe në mediat më të rëndësishme botërore.

    Ish kryeministri është shfaqur në faqet e para të mediave ndërkombëtare të cilat kanë pasqyruar deklaratën e sekretarit Amerikan të Shtetit i cili rendit argumentet e DASH.

    Agjencia e lajmeve Reuters , ka deklaruar se SHBA e kanë shpallur Non-grata ish-presidentin shqiptar, Sali Berisha për shkak të përfshirjes së tij në afera korruptive, ndërkohë që theksoi se pavarësisht kontakteve të para me të ai kishte refuzuar t’u përgjigjet atyre.

    Ish-lideri Sali Berisha shpallet non-grata e ka titulluar kështu ABC news dhe në artikullin e saj media amerikane ka theksuar edhe nnjëherë se për Shqipërinë thembra e Akilit ka qenë përherë korrupsioni dhe me këtë masë SHBA, ka treguar se gjendet në krah të shqiptarëve.

    Associated Press, në artikullin e vete ka përfshirë edhe reagimin e Berishës pas vendimit të bërë publik nga sekretari amerikan dhe ka theksuar se Berisha është zyrtari i katërt i lartë shqiptar i shpallur non-grata në SHBA, por asnjë nga të mëparshmit nuk ka mbajtur pozita kaq të larta.

    Lajmi për vendimin amerikan, ka zënë vend edhe në  mediat rajonale i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë raportimit të një zhvillimi kaq të rëndësishëm.

    Balkan Insight, ka theksuar se gjatë gjithë karrierës së tij politike Berisha është karakterizuar nga ulje ngritje, nga presidenti I parë I zgjedhur në mënyre demokratike, tek përplasjet e dhunshme në 1997, dështimi i skemave piramidale dhe shpërthimi në Gërdec.

  • VIDEO

    Vendimi i DASH për Berishën, Manja: Çdo politikan është përgjegjës për veprimet e veta

  • VIDEO

    Berisha në 'listën e zezë' të SHBA, Balla: Të shërbejë si shembull për ata që duan të pengojnë Reformën në Drejtësi!

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se vendim i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha 'non grata' duhet të shërbejë si shembull për të gjithë ata që duan të pengojnë çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi.

    Nga foltorja e Kuvendit, Balla nuk preferoi të komentonte shumë, duke thënë se  vendimi i DASH "është aq i bukur sa nuk ka nevojë t'i bëjmë komente". Ai i bëri thirrje drejtësisë që të bëjë punën e vet tashmë, pa asnjë ndërhyrje politike.

    "Çdo politikan që është munduar ta pengojë çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, besoj se rasti i djeshëm i ish-kryeministrit Sali Berisha është një shembull për t'u marrë në konsideratë. Atë vendim të sekretarit të SHBA le ta lëmë aq të bukur saç është dhe të mos hymë në asnjë lloj komenti dhe secili ta lexojë siç është vendimi dhe unë mendoj që ne duhet të kuptojmë që SHBA kanë zgjedhur këto lloj instrumentesh për t'i dhënë mesazhe vendeve përkatëse, demokracive përkatëse. Nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, edhe në Rumani kryeparlamentari i Rumanisë u bë pjesë e kësaj liste të zezë të SHBA. Drejtësia duhet të bëjë detyrën e vet sepse janë çështje që i takojnë drejtësisë dhe shpresoj që të bëjë punën e vet pa asnjë ndërhyrje politike, në paanshmërinë e vet", tha ai.

    Balla tha me bindje se Reforma në Drejtësi do të shkojë përpara dhe se partitë politike duhet ta kuptojnë se kjo është e vetmja rrugë për anëtarësimin e vendit në BE.

  • VIDEO

    Berisha ‘Non Grata’, Gjoni: Akt i rëndë, SHBA të na e kishte kursyer 8 vite! Institucionet e reja të drejtësisë të fillojnë hetimet për të

    Pas shpalljes së Sali Berishës “Non Grata” nga SHBA, deputeti Ralf Gjoni nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar që institucionet e reja të drejtësisë të fillojë ta hetojnë ish-kryeministrin. Duke e cilësuar shpalljen e tij “Non Grata” një akt të rëndë, Gjoni tha se SHBA është vonuar pasi mund ta kishte bërë një gjë të tillë më parë.

    "Sipas DASH Berisha ka përdorur pushtetin për të pasuruar xhepin e tij dhe të aleatëve në kurriz të institucioneve publike. Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur ajo që disa prej nesh e denim që Berishës i qenka ndaluar hyrja në SHBA. Është një akt i rëndë dhe domethënës, partneri strateg i Shqipërisë që e ngriti Berishën dje ka marrë një vendim të rëndë për ti ndaluar hyrjen në SHBA.

    Pyeta një vajza e më tha çfarë ka ndodhur. Më tha tepër vonë smë përket. Pra një e re e lindur pas ardhjes së Berishës e cilëson si një akt të vonuar. Do ishte më mirë siku rata të kishin bërë diçka në 1997. Nëse Kim dhe paraardhësit e saj e kanë trumbetuar me të madhe se SHBA është pranë qytetarëve shqiptarë, unë si pro perëndimor do kisha dashur që SHBA të na ishte gjendur më parë dhe të na kishte kursyer këto 8 vite në pushtet të Berishës.

    Çakalli po bën kërdinë. Shqiptarët presin  që reforma në drejtëis të mos mbetet thjesht një fabul, që do të thotë se nëse Berisha ka marrë pjesë në korrupsion aktiv partnerët tanë amerikanë të japin prova dhe të bëhet drejtësi. Se Berisha është ndaluar të shkojë në SHBA kjo sna ndihmon, se e kanë ndlauar të shkojë atje dhe na e kanë lënë ne. Këtu fjalën e kanë institucionet e drejtësisë. Ata të fillojnë të hetojnë. Të japin llogari që ato asete që kanë grabiutr nga pasuritë e përbashkëta si shqiptarë ti kthejnë pas dhe ti hskojnë popullit. Kjo është ftesa ime për drejtësinë. Shqiptarët i kanë sytë nga drejtësia e cila duhet të japë rezultate”, tha ai.

  • VIDEO

    Berisha në ‘listën e zezë’ të SHBA, Halit Valteri: Vetëm fillimi i Reformës në Drejtësi! Askush nuk është i paprekshëm

    Deputeti Halit Valteri e konsideroi vetëm fillimin e Reformës në Drejtësi vendimin e DASH për ta shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha 'non grata'. Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se askush në Shqipëri nuk është i paprekshëm dhe se akuzat për korrupsion ndaj Berishës, janë një ftesë për aksion nga drejtësia.

    "Ky është vetëm fillimi i asaj që trumbetohet si sukses i reformës në drejtësi. Nisi me cironka, zuri disa peshq dhe së fundmi në rrjetën e saj ra një peshkaqen. Askush nuk është i paprekshëm në këtë vend Akuzat për korrupsion nuk janë një ftesë për refleksion dhe debat, por ftesë për aksion që drejtësia të veprojë sa më parë. Ky është fundi i atyre që thonë se ky vend nuk bëhet, ky vend do bëhet dhe drejtësia do bëhet. Është fundi i pandëshkueshmërisë dhe fillimi i një epoke të re", tha Halit Valteri.

  • VIDEO

    Sektori minerar, Balluku: Ulet garancia financiare e investimit që shoqëritë depozitojnë për lejet e kërkim zbulimit

    Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku duke folur për projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë", thotë se ndryshimet përfshijnë uljen e garnacisë financiare të investimit që shoqëritë e investuara depozitojnë për lejet e kërkim zbulimit. Edhe afati 1 vjeçar i lejeve të kërkim zbulimit për mineralet do të ndryshohet me ligjin e ri, duke u dhënë mundësi operatorëve të përfundojnë punimet.  

    “Qeveria Rama ka në fokus përmirësimin e procedurave ligjore. Si rrjedhojë dhe duke marrë shkas nga problematikat në industrinë minerare, kemi gjykuar si të nevojshëm amendimin e ligjit. Duke marrë shkas nga problematikat në industrinë minerare, kemi gjykuar amendimi i ligjit që rregullon këtë sketor. Ndryshimet përfshijnë uljen e garancisë financiare të investimit që shoqëritë e investuara depozitojnë për lejet e kërkim zbulimit. Nga 100% të vlerës të investimit me vlerën 10% të saj. Kjo lehtëson barrën financiare të subjekteve.

    Afati 1 vjeçar i lejeve të kërkim zbulimit për mineralet do të ndryshohet me ligjin e ri. Duke u dhënë mundësi operatorëvetë përfundojnë punimet. Një mundësi është pajisja me leje minerare. Afati 1 vjeçar i lejeve të kërkim zbulimit për minerat dhe materiale ndërtimore mund të ndryshohet me ligjin e ri sepse ka mjaft raste kur kjo periudhë është e pamjaftuar për të përfunduar punimet e kërmim zbulimit. Do jepet e drejta e shtyrjes së afatit të shtyrjes së vlefshmërisë së lejes me 1 vit”, tha ajo.

  • VIDEO

    Traktati i ekstradimit me SHBA, Gjonaj: Me rëndësi historike! Do kërkohet ekstradim për vepra penale që dënohen me burg më shumë se 1 vit

    Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dha detaje në Kuvend në lidhje me projektligjin për traktatin e ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA, që pritet të kalohet sot për votim.

    Gjonaj e konsideroi projektligjin me rëndësi historike, ndërsa tha se kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit. Sipas Gjonaj, kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradim nga palët janë veprat penale me karakter financiar, tatimor, doganor, korrupsion dhe çdo vepër penale që dënohet me heqje lirie për një periudhë maksimale prej më shumë se 1 viti, me përjashtim të veprave penale me karakter politik

    "Projekt ligj me rëndësi historike, traktat që vjen pas 87 vjetësh zëvendëson traktatin e parë të nënshkruar në vitin 1993. Marrëveshja  e re e ekstradimit shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit, për të luftuar me efikasitet edhe format e reja të krimit, për vënien para drejtësisë të autorëve të kryerjeve të veprave penale në të dy vendet. Nëpërmjet këtij traktati krijohet kuadri i rregullator për esktardimin, duke përditësuar kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstardimi nga palët, duke përfshirë edhe veprat penale më të reja, si ato me karakter financiar, tatimor, doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, në fushën informatik dhe çdo vepër që dënohet me heqje lirie për një periudhë maksimale prej më shumë se 1 viti, me përjashtim të veprave penale me karakter politik. Traktati i ri lehtëson funksionimin e procesit të ekstardimit mes palëve", tha Gjonaj.

  • VIDEO

    Berisha ‘Non Grata’ nga SHBA, Spiropali: Hyri si shqiponjë e iku i turpëruar, këmbanat kanë rënë për të gjithë!

    Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali duke folur për ish kryeministrin Sali Berisha i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA tha se ndjeu keqardhje që zullumet e tij mbushën botën. Këtu ajo ka përmendur gërdecin, 21 janarin, ndërsa citon DASH për retorikat politike që ka përdorur për mbrojtjen e aleateve. Reagimi i Bashës sipas saj është qesharak dhe  tregon se bashkë me Berishën sipas Spiropalit janë 2 krijesa që vështirë se mbijetojnë pa njëri tjetrin. Ajo shtoi se fjalimi i tij duket se ishte shkruar me bojën e Berishës.

    “Dënimi moral kapitali Berishës nga aleati ynë më i madh nuk në lumturoi aspak përkundrazi provoi keqardhje të thellë qe tmerre dhe turpe të tilla kanë ndodhur në vendin tim. Ndjeva keqardhje që zullumet e tij mbushën botën anë e mbanë. Sali Berisha hyri në jetën e ndryshimeve demokratike me vendosmerine e nje shqiponje dhe po del i turpëruar. Energjia dhe madheshtia e tij nuk qëndruan. Keqardhje që karizmën prej lideri se përdori kurë për të bashkuar e pajtuar dhe për të shëruar plagë por vetëm për të futur plagën e përçarjes thekë e më thellë, me plot dreqni të tijat. Deliri i Berishës ishte krej politik. Ai smbajti përgjegjësi për gërdecin, 21 janarin, kanosjen e prokuroreve dhe gjykatësve. Ndjeva keqardhje që përveç bëmave të Berishës i sillet në vemëndje retorika politike që ka përdorur për mbrojtjen e aleateve. Ka paguar media për të rrënuar besimin te institucionet e drejtësisë. Përdorimi  iparave të korrupsionit në kanale dhe portale ku buron gjuha e urrejtjes.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv