• VIDEO

    Debat në Kuvend mes Ralf Gjonit dhe Ballukut, ministrja: Fushata elektorale ka mbaruar! Atë 'asaj' përdore në shtëpi, jo te unë

    Deputeti Ralf Gjoni dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u përfshinë në një debat në seancën e sotme parlamentare. Ndërsa Balluku foli për projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë", Gjoni hodhi akuza për sponsorizimit të ligjeve nga aktorë privat, ku tha se do ta investigojë atë.

    "Shteti në Shqipëri është i kapur dhe flitet për një fenomen të frikshëm, atë të sponsorizimit të ligjeve nga aktorë privat përmes këshillit të ministrave dhe përdorimi i parlamentit si një zyrë noteriale e interesave oligarkike që përkthehen në nisma të Këshillit të Ministrave. Unë nuk shoh të përballemi me emergjenca në sektorin minerar që të kemi nevojë për ndërhyrje të tilla. Do e investigoj këtë ligj dhe aktorët që mund ta kenë sponsorizuar", tha Gjoni.

    Balluku i konsideroi akuzat e tij si thjesht politike, ku i tha me ironi se duhej t'i kishte bërë ato gjatë fushatës elektorale. Gjoni replikoi nga vendi, ndërsa Ministrja i tërhoqi vërejtje për mënyrën se si po i drejtohej.

    "I bëj me dije zotit Gjoni se fushata elektorale ka mbaruar. Ej i thërret dikujt tjetër, 'asaj' përdore në shtëpi, jo te unë. Pyetjet retorike skaduan në fushatë elektorale. Fushata ka përfunduar, këto me sponsorizime i dini ju më mirë se si duket keni funksionuar me sponsorizime. Ralf ti je djalë me edukatë, pse duhet të flasësh kështu? Ne nuk punojmë më sponsorizim", tha Balluku.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 20 maj 2021, Berisha në listën e zezë të SHBA-ve

    Nga “dogji e vodhi” te “çlirimi i dytë i Shqipërisë” e deri tek mëkatet që ka bërë. Telefonuesit komentojnë shpalljen “non grata” të Berishës nga Amerika dhe a duhet të dorëhiqet si deputet

  • VIDEO

    Nga ligji 7501 te 97, vrasjet e Tropojës e Gërdeci, vlonjati rendit gjithë mëkatet e Sali Berishës

    Një zotëri nga Vlora që telefonoi mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv renditi të gjitha mëkatet e Sali Berishës. Ish-kryeministri u fut në listën e zezë të SHBA-vë dhe vlonjati tha: Berisha ka bërë shumë mëkate që nga ligji 7501 te 97-ta e deri tek Gërdeci.

  • VIDEO

    “Dogji, vodhi është kanceri i Shqipërisë”, zotëria nuk përmbahet: Berishës t’i sekuestrohet pasuria

    Vendimi i DASH për të shpallur “non grata” në SHBA Sali Berishën u diskutua mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri shpërtheu në akuza ndaj ish-kryeministrit kur tha se: Dogji, vodhi është kanceri i Shqipërisë dhe duhet t’i sekuestrohet pasuria.

  • VIDEO

    Sali Berisha në listën e zezë të SHBA, Fatos Klosi: Vendimi i kopsitur, jo më i paprekshëm

    Emisioni Repolitix trajtoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur non grata Sali Berishën dhe familjen e tij në SHBA. Të ftuar në studio Fatos Klosi, Ibsen Elezi, Ylli Pata dhe Leonard Karaj. 

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 20 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga SHBA fut ne "listen e zeze" Berishen per korrupsion te fundi me turp i Sali Berishes e deri tek vonoi por nuk harroi

  • VIDEO

    Rindërtimi, Rama poston videon nga Thumana: Po merr formë përditë e më të plotë qyteza e bukur e Rilindjes

    Tërmeti tragjik i 26 nëntorit goditi fort fshatin e Thumanës, duke i marrë jetën shumë personave e duke shkatërruar shumë shtëpi. E ndërsa zija për viktimat vazhdon, vetë Thumana tashmë duket se po rilind.

    Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga punimet që po bëhen për rindërtimin në Thumanë, ndërsa thotë se  çdo ditë po merr formë qyteza "e bukur e Rilindjes"."Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë përditë e më të plotë qyteza e bukur e Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

  • VIDEO

    Aferat e familjes Berisha, ekskluzivisht në Report TV / Pjesa e parë sot ora 19:30

  • VIDEO

    Fatos Klosi: DASH bëri hapin, që Shqipëria s'e bënte dot! Ibsen Elezi: Për mua Saliu nuk shkon në Kuvend në shtator

    Vendimi i DASH për futjen në listën e zezë të Sali Berishës dhe familjes së tij dhe shpalljen e tyre 'non grata' duke iu ndaluar hyrja në SHBA ishte fundi i palavdishëm i një politikani që për 30 vite ka bërë historinë politike të demokracisë në Shqipëri. Akuzat e tij për korrupsion dhe se ka minuar demokracinë , por dhe reagimi i vetë Sali Berishës dhe Luzlim Bashaës për këtë vendim të DASH ka sjellë debate në emisionin "Repoltix" në Report Tv. Ish kreu i SHISH, Fatos Klosi tha se vendimi i SHBA është i kopsitur dhe se provat për akuzat ekzistojnë, pastaj është në dorë të drejtësisë shqiptare se si do të reagojë për rastin. Ai tha se SHBA bëri hapin e parë që në Shqipëri nuk e bënte dot. Në lidhje me deklaratën e Bashës, Klosi tha se është perifrazim i deklaratës së Berishës duke i dalë atij 100 % në mbrojtje.

    "Unë besoj se gjërat janë të kopsitura. SHBA bëri hapin e parë që në Shqipëri nuk bëhej dot. Kryesorja është jo fati i Berishës, por fati i Shqipërisë. Problemi është ndëshkueshmëria dhe mesazhi është shumë i fortë për të gjithë politikën shqiptare. Unë u surprizova nuk e prisja, kjo nuk është akuzë politike, është vepër penale. Dënimi do varet nga drejtësia shqiptare. Basha ka perifrazuar Berishën, është në mbrojtje të tij, pjesa tjetër janë lustra. Është mbështetje 100 % dhe unë nuk prisja tjetër, pasi ky është në njeri i ngritur në politik dhe rizgjedhur në krye të PD nga Sali Berisha", tha Fatos Klosi në Repolitix.

    Ndërsa Ibsen Elezi, i cili është pjesë e grupit "Për PD" kundërshtar i Lulzim Bashës tha se minimi i demokracisë është një akuzë e rëndë, ndërsa shtoi se ka bindjen se Berisha vetë nuk ka për të shkuar në Kuvend në shtator për të pranuar mandatin e deputetit pasi do të japë dorëheqjen dhe do të përballet me akuzat. Sa për deklaratën e Bashës, Elezi tha se është amorfe si vetë ai, por që e shikon si distancim nga Berisha dhe qëndrimi në krah të SHBA-së.

    "Që ka qenë njeri i rëndësishëm dhe kemi pasur respekt po , por s'mund ta quajmë idhull dhe ikonë. Ajo që më bën përshtypje është pse pritet 8 vite për të bërë këtë punë se këtu flitet për korrupsionin para 8 vitesh. Minimi i demokracisë është e rëndë si akuzë, pasi korrupsioni janë të gjithë në shtresën elitë të politikanëve. Unë nuk besoj se është trondit Berisha se ai nuk trondite me kaq, por këto të tjerët që do vijnë më pas do kenë tronditjen më të madhe. Kjo deklaratë është trajtë amorfe si vetë Basha. Për mua deklarata e Bashës është distancim nga Berisha, unë kështu e lexoj. Ky nuk ka sjellje lideri. Basha duhet t'i dilte në mbrojte Berishës dhe më pas të hapte rrugë dhe të ikte nga partia me dinjitet. Për mua Sali Berisha nuk shkon në shtator në Kuvend se e bën për shkak të staturës së vetë dhe i del zot vetes. Unë mendoj se Berisha jep dorëheqjen dhe përballet", tha Elezi.

     

  • VIDEO

    Biografia e zezë e Sali Berishës, dosjet e korrupsionit që e futën familjarisht në listën e zezë të SHBA

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ‘vulosur’ sot fundin politik të Sali Berishën si dhe i kanë paraprirë SPAK-ut, duke e futur familjarisht në listën e zezë për korrupsion madhor dhe për pengim të drejtësisë për të vepruar ndaj tij. Në njoftimin sqarues të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Sali Berisha ka përdorur pushtetin për të pasuruar familjen e tij dhe aleatët, është përfshirë në veprime korruptive si dhe ka shpërdoruar pasuritë publike. DASH thekson gjithashtu se Sali Berisha po mbron veten, familjen dhe aleatët, për t’u mos u përballur me drejtësinë për aktivitetin korruptiv, rrjedhimisht kriminal. Po kush janë dosjes e korrupsionit të familjes Berisha, të pandëshkuara nga drejtësia shqiptare, që bindën Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta fusin në listën e zezë? 

  • VIDEO

    Berisha ‘non grata’, Basha mbron ish-kryeministrin: Vendimi i DASH pa asnjë bazë konkrete

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të DASH për të futur ish-kryeministrin Sali Berisha në listën e zezë.

    Basha ka mbështetur qëndrimin e ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një reagim më herët, theksonte se vendimi është marrë pa asnjë bazë konkrete, ndërkohë që bën thirrje që të bëhet transparencë e plotë mbi çdo fakt e dokument.

    Duke shprehur keqardhjen për vendimin, Basha thekson se Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që i ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit. Basha po ashtu nënvizon se ky vendim nuk cënon marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kreu i PD shton më tej, se konsideron SHBA-në aleat strategjik të rëndësishëm për Shqipërinë dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

    Basha e përmbyll shkrimin duke theksuar se Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë pa asnjë kompromis luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në dobi të demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës dhe mirëqenies së Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

  • VIDEO

    Meta refuzon të paraqitet në seancën dëgjimore, Stojku: Puna e Komisionit nuk pengohet, vendimi merret edhe në mungesë të tij

    Të rëndë dhe akt jo normal e quan anëtari i Komisionit Hetimor Edmond Stojku, refuzimin e Presidentit Meta për tu paraqitur në seancë dëgjimore.  

    ‘Ka patur arsyetime të mos prezencës së tij në komision, arsye qe janë të rënda të thëna drejtpërdrejtë nga goja e Presidentin. Që thotë se nuk njeh komisionin dhe parlamentin, duke cilësuar rastet procedurale të mos pranisë së tij për shkak të agjendës, por në raste të tilla, çdo zyrtar është i detyruar të ndërpresë agjendën për të qenë prezent.’- tha Stojku.

    Po çfarë ndodh nëse presidenti nuk paraqitet në komisionin hetimor deri në datën 24, afat përfundimtar i caktuar nga Komisioni Hetimor?

    ‘Në aspekte juridike, në mungesë, të pandehurit të  gjithë proceset Administrative gjyqësore vazhdojnë, kështu do të ndodh edhe me komisionin hetimor, procesi nuk ndalon për asnjë lloj arsye, mbahet procesverbali dhe vazhdon punën me analizën e tyre’- tha më tej anëtari i Komisionit Hetimor.

    Edhe pse presidenti Ilir Meta e ka refuzuar kërkesën për të qenë prezent, Komisioni hetimor i ka vendosur në dispozicion  kohën nga data 19 deri në datë 24 Maji për ta dëgjuar  në  varësi të agjendës së tij.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv