• VIDEO

    Sali Berisha dhe familja e tij në listën e zezë të SHBA: I korruptuar dhe minoi demokracinë

    Teksa të gjithë presin SPAK dhe GJKKO të na thotë të vërtetat e mëdha të historisë tonë në këto 30 vite për këtë mendon aleati ynë më i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ish-President Republike, një ish-Kryeministër për 8 vite, kryetar dhe udhëheqës i opozitës për dekada, një prej personazheve më të rëndësishme të këtyre 30 viteve histori politike të demokracisë sonë të brishtë shpallet 'i korruptuar që ka minuar demokracinë' nga aleati ynë më i madh.

    Tashmë është zyrtare. SHBA ka futur në 'listën e zezë' Sali Berishën dhe familjen e tij. Lajmin e ka dhënë sot vetë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

    Teksa garanton se amerikanët do të jenë të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët në Shqipëri, Blinken shkruan në një postim në rrjetet sociale se akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri.

    Në njoftimin e posaçëm të bërë në faqen zyrtare të DASH thuhet se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve.

    SHBA akuzon Sali Berisha ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse. Bashkë me Sali Berishën thotë DASH u ndalohet hyrja në SHBA edhe  Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe  Argita Berisha Malltezit.

  • VIDEO

    KAS vulos: Nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Berat dhe Gjirokastër! Pelinku e PD hedh poshtë akuzat

    Zgjedhjet dhe rezultati i votimit më 25 prill për Qarkun e Gjirokastrës mbetet ai i shpallur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie dhe rivotim. Ndërkohë që janë rrëzuar edhe kërkesat e PD-LSI edhe për ripërsëritje zgjedhjesh në Qarkun Berat. Nuk ka pavlefshmëri të zgjedhjeve dhe rivotim as në këtë qark. Ndërkohë që ditën e nesërme KAS ka njoftuar se do të marrë vendimi në lidhje me kërkesën tjetër, atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për rinumërim të vvotave në këtë qark.

    Ankimimi i PD-LSI për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës ka nisur që prej 1 jave, kur partitë ankuese paraqitën argumentet dhe pretendimet e tyre. PD ankimoi rezultatin e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës, si edhe në 8 qarqe të tjera me argumentin e PS-ja ka blerë masivisht votat nga individë me rekorde kriminale, se ka dhënë leje legalizimesh , ndihma ekonomike, pagesa për tërmetin për vota në favor të socialistëve. Surprizë në kërkesën e tyre ishte se nuk kërkonin rinumërim të votave, por direkt rivotim në këto qarqe, përveç atyre ku dolën fitues.  Më herët, përfaqësues të saj, thanë se kanë grumbulluar shkeljet në procesin zgjedhor në 10 dosje, të cilat sipas tyre përbëjnë indicie të mjaftueshme për të provuar tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje nga mazhoranca, nëpërmjet shitblerjes së votës apo përdorimit të presionit administratës publike për të votuar socialistët. Nga ana tjetër, LSI  ankimoi rezultatin e 25 prillit në Gjirokastër duke e argumentuar se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që të godasë politikisht LSI-në në zgjedhje.

    Ndërkaq do të vijojë shqyrtimin e ankimeve të rezultatit të 25 prillit për qarkun Vlorë dhe Berat.

    Nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, e cila është zgjedhur pas propozimit të Partisë Demokratike duke shpjeguar në mbledhjen e sotme raportin për rastet e dyshimta për votim të dyfishtë në Qarkun e Gjirokastrës, sqaroi se një pjesë e mirë e rasteve ishin kur operatori teknik ka vendosur gishtin në pajisjen PEI për të qartësuar votuesin sesi bëhet votimi. Znj. Pelinku e cila ka menaxhuar të gjithë sistemin ka nënvizuar se për 2 rastet kur personat janë shfaqur në dy qendra të ndryshme, e ka kryer në të dyja rastet identifikimin biometrik. Pajisja ka pasur mundësinë që personat e administratës zgjedhore të kishin emrin në të gjitha qendrat e votimit. "Ne supozojmë që ka qenë pjesë e administratës zgjedhore, që ka kryer identifikimin biometrik në qendrën ku ka qenë caktuar ditën e votimit dhe më pas ka shkuar në qebdrën e vet të votimit për të votuar", ka thënë Pelinku.

    "Të dhënat që ju dhanë juve janë thjesht të dhënat për identifikimin biometrik. Kjo nuk vërteton që personi ka votuar 2 herë. Sistemi të ndalon që me të njëjtën kartë identiteti të paraqitesh 2 herë", sqaroi ajo. 

    KAS pritet që të marrë një vendim për Qarkun GJirokastër rreth orës 13:00. 

  • VIDEO

    Berisha e familja e tij në listën e zezë të SHBA: I korruptuar, minoi demokracinë, flet gazetari Doçi

    Teksa të gjithë presin SPAK dhe GJKKO të na thotë të vërtetat e mëdha të historisë tonë në këto 30 vite për këtë mendon aleati ynë më i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Një ish-President Republike, një ish-Kryeministër për 8 vite, kryetar dhe udhëheqës i opozitës për dekada, një prej personazheve më të rëndësishme të këtyre 30 viteve histori politike të demokracisë sonë të brishtë shpallet 'i korruptuar që ka minuar demokracinë' nga aleati ynë më i madh.

    SHBA ka futur në listën e zezë të DASH, Sali Berishën dhe familjen e tij. Lajmin e ka dhënë sot vetë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

    "Akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër kurrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri", ka shkruan Blinken.

    Deklarata e plotë e Blinken

    Sot, unë jam duke shpallur 'non grata' Sali Berishwn, një ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

  • VIDEO

    Debati i plotë i 31 janarit 2019, kur Rama e pyeste Saliun: E kalon dot Oqeanin? Berisha: Kur të më teket

    SHBA shpalli futi sot ish-kryeministrin dhe ish-Presidentin Sali Berisha në listën e zezë, duke e shpallur si të 'korruptuar që ka minuar demokracinë'.

    Por duket se një informacion të tillë, kryeministri Edi Rama e ka patur një lloj informacioni në lidhje më këtë që vitin 2019. Në një seancë parlamentare, nga foltorja e Kuvendit, Rama i drejtohet Berishës duke e pyetur: "Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dash?"

    Por në një përgjigje për gazetarët që e pyetën nëse SHBA i kishte refuzuar vizën, Berisha tha se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë.

    'Kurrë në jetën time, në mënyrë absolute, por unë nuk udhëtoj, udhëtime shumë shumë të rralla', tha ai asokohe.

    SHBA sot futi në listën e zezë të DASH, Sali Berishën dhe familjen e tij, ku lajmin e dha sot vetë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

    'Akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri', shkroi Blinken në një postim në Twitter.

  • VIDEO

    Ambasadori Soreca: OSBE tha se zgjedhjet e 25 prillit ishin të rregullta, në QV ka pasur përmirësime! SPAK të hetojë krimet zgjedhore

    Nga Durrësi gjatë takimeve me qytetarët ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka cituar OSBE/ODIHR të cilët në raport thanë se zgjedhjet e 25 prillit ishin të rregullta e pa probleme. Sipas Sorecës në qendrat e votimeve ka pasur përmirësime krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

    “Arsyet e turit janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të degjoj problematikat edhe për zgjedhjet, çfarë funksionoi e cfarë jo, për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira. Eshte vleresim i mirë pjesemarrja e te rinjve qe votuan për herë të parë. Kjo është teper pozitive dhe te rinjte kane mundësi t’ju dëgjohet zeri. Ne kemi projekte te vazhdueshme me te rinjtë. Ne kemi marrë pjesë ne ditën e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Objektivi ishte te monitoronim proceduren dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor. OSBE/ODIHR folën e thanë se zgjedhjet ishin të rregullta e pa probleme. Ajo qe kemi pare eshte se ne qendrat e votimit ka pasur permiresime ne krahasim me zgjedhjet e mëparshme”, tha ai.

    Megjithatë ambasadori u bëri thirrje autoriteteve që të hetojnë krimet zgjedhore dhe të shikohen të gjitha parregullsitë.

    “Eshte shumë e rëndësishme te ndiqen te gjitha parregullsitë, të hetohen e shikohen. Për ne është e rëndësishme që nga administrata zgjedhore dhe institucionet gjyqësore të shikohen parregullsitë. Edhe SPAK ka mandat me te zgjeruar për të hetuar krimet zgjedhore. Ne po i ndjekim çështjet nga afer. Ne me qeverinë qendrore dhe vendore do jemi zëri juaj”.

    Gjatë vizitës në Durrës, ambasadori Soreca së bashku me ministren Ikonomi zhvilluan një takim me pronarët e anijeve të peshkimit, ku foli për skemën e granteve për modernizimin e anijeve të peshkimit të financuar nga BE. Vlera e mbështetjes kap vlerën e 1.4 milion eurove dhe konsiston në riparimin e anijeve të peshkimit.

    Edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar shprehur se SHBA është e kënaqur me mënyrën sesi u zhvilluan zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Si Soreca, edhe Kim i është referuar ODIHR që kanë thënë se zgjedhjet ishin të rregullta, pavarësisht disa problemeve të cilat nuk cenuan procesin zgjedhor. 

     

  • VIDEO

    Basha: Banditët e Tom Doshit grabitën në sy të një ambasadoreje një të ri shkodran që tha se ai po blen vota

    Kreu i PD, Lulzim Basha vijon turin e takimeve pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe sot është ndalur në Shkodër ku ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se njerëz të Tom Doshit sipas tij kanë grabitur në sy të një ambasadoreje një të ri shkodrajn që ka thënë se blihen vota.

  • VIDEO

    Përplasen anëtarët e KAS! Braho: Po e bën si hetuesia e dikurshme, mbetet vetëm drita e kuqe të ndizet e të fiket! Rusmajli: Ç’i ke këto fantazi, komisionerët janë për burg

    Teksa po shqyrtohet ankesa e PD dhe LSI për qarkun Gjirokastër, ka pasur debate ndërmjet anëtarëve të KAS. Përplasja ka qenë mes Ledio Brahos dhe Ilir Rusmajlit. E gjitha kishte të bënte me identifikimin që ka bërë pajisja e identifikimit elektronik në Qarkun e Gjirokastrës, ku dyshohet se dy komisionerë kanë votuar në më shumë se një qendër votimi.

    Rusmaili kërkoi që të bëhet verifikimi i komisonerëve për të çmuar provat dhe vërtetuar se cilës parti politike i përkasin. Nënkomisionerja tha që kjo provë, nga ana e KQZ do të kërkohet dhe të vendoset në dispozicion. Ndërsa nga krahu tjetër, relatori Braho, i kërkoi Rusmailit që të anashkalonte këto pyetje, pasi sipas tij, këto gjëra i përkasin Prokurorisë.

  • VIDEO

    A do të garojë Arben Imami përballë Bashës për kreun e PD? Imami: Ja kur e vendosim ...

     

    Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi garën për kryetar në PD që do të mbahet në 13 qershor. A do të garojë Arben Imami përballë Lulzim Bashës për kreun e PD? - I ftuar Arben Imami përfaqësues i grupit për PD. Në pjesën e dytë aktualiteti i kronikës me zbulimin e kamionit me kokainë nga Durrësi në Kosovë dhe misteri i vrasjes në Shkodër. Të ftuar në studio gazetarët Armand Bajrami, Arsen Rusta dhe nga Shkodra gazetari Ergys Kavaja.

  • VIDEO

    Liderët e Ballkanit takime në Bruksel

    Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se ky vit duhet të jetë viti i Ballkanit Perëndimore qoftë në proceset integruese të tij, ashtu edhe në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare apo dialogun Serbi -Kosovës. Këto deklarata Varhelyi i bëri pas darkës së punës që zhvilloi së bashku me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm ishte edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

    Varhelyi tha se të gjithë vendet duhet të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe arritjen e synimeve të tyre për në BE."Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për ne që ky të jetë viti i Ballkanit Perëndimor, kemi shumë për të punuar dhe për të arritur së bashku, dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë qoftë për marrëdhëniet bilaterale, qoftë për dialogun Serbi-Kosovë dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare. Përshpejtim i procesit për ato vende që i kanë hapur tashmë negociatat dhe aplikimin e metodologjisë së re. Ne kemi në dorë të gjithë letrat e duhura dhe duhet t'i përdorim ato në formën e duhur që këtë vit ta shpallim vitin e Ballkanit Perëndimor", tha Varhelyi.

    I pranishmë në takim ishte edhe kryeministri Edi Rama, ku takimi shërbeu për të diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon, procesin e zgjerimit, çështjet gjeostrategjike dhe forcimin e bashkëpunimit në rajon si dhe raporteve mes rajonit e BE-së. Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës Kurti shkon në Bruksel, prej kur ka marrë mandatin në krye të qeverisë.

  • VIDEO

    Integrimi në BE, Rama takime në Bruksel me Borrell dhe Varhelyi

    Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme në Bruksel me komisonerin për Zgjerim  Oliver Varhelyi dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ku është diskutuar e ardhmja integrues e Shqipërisë dhe e gjithë rajonit në BE. Takimet individuale u përmbyllë në fund me një dark pune në Bruksel ku liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku me komisionerin Oliver Varhelyi dhe Joseph Borrell ishin të pranishëm, ku bisedimet u fokusuan në shpalljen e këtij viti si të Ballkanit Perëndimor për të ecur para me integrimin.

    Në një postim në twitter edhe Joseph Borrell tha se priti në një takim informal 6 liderat e Ballkanit, mes të cilëve edhe Kryeministri Edi Rama, ku u fol për rëndësinë kyçe që Ballkanit Perëndimorë ka për vetë BE-në

  • VIDEO

    Imami: Imazhi i PD është për faqe të zezë! Nëse Basha është ende drejtues, Rama mandatin e katërt do ta ketë më të lehtë

    Për Arben Imamin, imazhi i Partisë Demokratike sot është për faqe të zezë dhe kjo për faktin se është në drejtimin e Lulzim Bashës, që sipas tij fle gjumë kudo që është. Duke u përgjigjur për heshtjen e ish-kreut të PD-së Sali Berishës, Imami tha se nuk ka asnjë koment, por shtoi se kush e kupton se kjo garë është e pabarabartë duhet të flasë, në rast të kundërt kush nuk flet është për garën e pabarabartë.

    Imami sakaq tha se Edi Rama do të ketë edhe më të lehtë mandatin e katërt, nëse PD do të vijojë që të drejtohet nga Basha.

    ‘Nuk kam koment për Sali Berishën. Kjo garë është e pabarabartë, çdo kush që e kupton që gara është e pabarabartë duhet të flasë, kush nuk flet është për garën e pabarabartë. Janë shumë të rëndësishme, studiot televizive, kontaktet, komunikimi me qytetarë, nuk janë të lidhura thjeshtë më zëvendësimin e një njeriu, por me një Reformë të thellë të PD. Imazhi i PD sot është për faqe të zezë. Është Lul Basha duke flejt gjumë kudo që është.

    Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, nuk është Sali Berisha kryetar i partisë, çfarëdo gabimi bën Sali Berisha e bën për vete, nuk konkuron Berisha, konkuron ky djali që është në gjumë. Ky imazh duhet ndryshuar, duhet bërë bashkimi në mënyrë që të shkojmë drejt në fitores. Mandati i katërt i Edi Ramës është më i lehtë se i treti. Ja ka thënë një mik i Ramës, merr të tretin se i katërti e merr më lehtë. Me një kallëp druri që bën të njëjtën gjë, sigurisht që nuk mund të rritet entuziazmi.’- tha Imami.

  • VIDEO

    Varhelyi: Takimi në Bruksel me liderët e rajonit, një hap përpara që ky të jetë viti i Ballkanit

    Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se ky vit duhet të jetë viti i Ballkanit Perëndimore qoftë në proceset integruese të tij, ashtu edhe në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare apo dialogun Serbi -Kosovës. Këto deklarata Varhelyi i bëri pas darkës së punës që zhvilloi së bashku me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm ishte edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

    Varhelyi tha se të gjithë vendet duhet të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe arritjen e synimeve të tyre për në BE.

    "Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për ne që ky të jetë viti i Ballkanit Perëndimor, kemi shumë për të punuar dhe për të arritur së bashku, dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë qoftë për marrëdhëniet bilaterale, qoftë për dialogun Serbi-Kosovë dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.  Përshpejtim i procesit për ato vende që i kanë hapur tashmë negociatat dhe aplikimin e  metodologjisë së re. Ne kemi në dorë të gjithë letrat e duhura dhe duhet t'i përdorim ato në formën e duhur që këtë vit ta shpallim vitin e Ballkanit Perëndimor", tha Varhelyi.

    I pranishmë në takim ishte edhe kryeministri Edi Rama, ku takimi shërbeu për të  diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon, procesin e zgjerimit, çështjet gjeostrategjike dhe forcimin e bashkëpunimit në rajon si dhe raporteve mes rajonit e BE-së. Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës Kurti shkon në Bruksel, prej kur ka marrë mandatin në krye të qeverisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv