-
VIDEO
'Më kujtohet hera e parë kur hyra në bashkinë e Tiranës': Nuk dukej fundi i korridorit nga tymi i duhanit! Do jem sërish në shërbim të kryeqytetit
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet. Rama duke folur edhe për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj, tha se tani e tutje do jetë i përkushtuar edhe për punët e bashkisë krah 5 nënkryetarëve.
Më tej kujtoi dhe historinë me një gazetare italiane kur ka qenë ministër kulture e cila i tha se në Tiranë nuk ke ku të shkrepësh një foto, një situatë krejt ndryshe me atë që është sot.
-
VIDEO
Dy ekstremet e llumit, Rama: Njëra kërkon dënimin e çdo personi publik, tjetra sulmojnë prokurorët e SPAK! PS, e vetmja forcë që thotë godisni majtas e djathtas
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Rama foli gjatë mbi arrestimin e Erion Veliajt. Ai tha se PS është e vetmja forcë në Ballkan dhe BE e cila nuk ka komentuar lëvizjet e drejtësisë së re. Dhe për këtë nuk shfaq pendesë.
Më tej nxori në pah atë që e quan llumi, dy ekstremet që kërkojnë që SPAK të dënojë këdo vetëm pse është person publik dhe nga ana tjetër ata që shajnë prokurorët.
-
VIDEO
Edi Rama: Jemi në një paradoks, kontrata e kryebashkiakut është ndërprerë nga dikush që s’e njohim
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë. Rama tha se ceremonia u zhvillua në kushte paradoksi, pasi kryetari i bashkisë mungon.
Lidhur me arrestimin e Veliajt, Rama tha se kontrata e kryetarit të zgjedhur nga qytetarët është ndërprerë nga dikush që ai vetë nuk e njeh as me fytyrë.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Rama: Jemi në situatë delikate! Njësoj me para regjimit kur më mori Sigurimi i Shtetit dhe më thanë se po tradhtoja babain
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninën e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Rama u ndal gjatë tek arrestimi i Veliajt, teksa vuri në pikëpyetje metodat e prokurorit Ols Dado.
Sakaq, Rama kujtoi dhe një episod para rënies së regjimit komunist, ku u mor nga sigurimi i shtetit dhe i thanë se ka turpëruar babain. Njësoj sipas tij është dhe intimidimi që SPAK ka bërë me dëshmitarët e Veliaj si dhe me njoftimin se Veliaj nuk ka shfaqur pendesë.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama merr në dorë fushatën elektorale në kryeqytet: Duhet të jem në Tiranë bashkë me gjithë skuadrën
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të marrë në dorë fushatën elektorale të 11 majit, por dhe punët e bashkisë së Tiranës.
“Më 11 maj, falë edhe blerjes së fundit të skuadrës, marrjes së Braçes në Tiranë, kutitë e votimit do jenë një mavi flakëritëse cep më cep në çdo njësi, në çdo lagje, në çdo qendër. Patjetër vetvetiu falë edhe asaj që ndodhi dje edhe për mua është e qartë se duhet të jem në Tiranë bashkë me gjithë skuadrën. Edhe nuk diskutohet më 11 maj Tirana do i japi Shqipërisë numrin më të madh që i ka dhënë ndonjëherë të deputetëve”
-
VIDEO
Ceremonia e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Arrestimi i Veliajt, Anuela Ristani: E vërteta do dali! Detyra jonë, ta bëjmë kryeqytetin më të fortë
Anuela Ristani, së cilës iu delegua firma e kryebashkiakut Veliaj, pas arrestit të këtij të fundit, mbajti fjalën e saj në cermeoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës, kryeqytet. Ristani duke folur për arrestimin e Veliajt shprehet se asgjë nuk do e mbush boshllëkun e kësaj ngjarjeje. Më tej shtoi se e vërteta do dalë, sepse Tirana është më e madhe se ne.
'Nuk do e kishim mbushur boshllëkun që ndjejmë. Pas një dekade pune intensive dhe çnjerëzore. ajo që kemi bërë nuk përputhet si është pikturuar 24 orët e fundit. Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe dhe na duket sikur do zgjohemi në atë sallë ku ndanim detyra ditën djeshme. Tirana është më e madhe se ne. Është puna që ngelet pas. Në fund del dhe diçka tjetër, e vërteta. Detyra jonë, është të vazhdojmë të bëjmë Tiranën edhe më fort. Falënderojmë kryeministrin dhe me ndihmën e qytetarëve të Tiranës. Do marrim në dorë sfidën. Më lejoni të lexoj atë që kryetari do kishte ndarë me ju.'
-
VIDEO
SPAK heton Klotilda Bushkën/ Rama: Kjo nuk është republikë prokurorësh, sepse do të ishte autogoli më i madh
Kryeministri Edi Rama foli për Klotilda Bushkën, kryetaren e Komisionit të Ligjeve e cila është në hetim nga SPAK në dosjen e Erion Velisë.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve më ka kërkuar, ose ka kërkuar të dëgjohet nga grupi parlamentar. Pse? Sepse e ka dëgjuar nga Tv, jo nga prokurorët, por Tv, gazetarë special që disponojnë dokumente që nuk I kanë as të akuzuarit se është person I dyshuar. Kryetari I komisioni të ligjeve.
Jo se mund të mos jetë i dyshuar por të jetë person I dyshuar dhe e merr vesh nga tv se emri I figuron në akt akuzë e të mos jetë pyetur asnjëherë. Ej.. Cfarë është kjo? Të mos i jetë dhën asnjëherë e drejta e fjalës.
Këto nuk janë shenjas aspak të mira. Unë dua të shpresoj që nuk janë shenja që lidhen me simtomat e një sëmundjeje vetëbesimi. E dua të besoj tek ajo që kam thënë. E i qëndroj se kjo nuk është republikë prokurorësh që është në materializimin e saj përfundimtar sepse do të ishte autogoli më i madh që në vullnet të mirë dhe me sy mbyllur do të bënim duke transformuar drejtësinë.
-
VIDEO
Arrestimi i kryebashkiakut/ Rama: Nëse Erion Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustanë e bizhuteri s'kemi çfarë diskutojmë, por kërkojmë prova
Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranes me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha
Unë sfidoj të bëjnë një kërkim e të gjejnë një forcë politike në Europën ish lindore që në 5 vite rrjesht ka qepur gojën e vetëm ka thënë ecni përpara, godisni majtas e godisni djathtas. Ka marrë kosto shumë të mëdha nga drejtësia. Nuk ka.
Nëse Erjon Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustanë e bizhuteri nuk kemi çfarë diskutojmë. Por kemi të drejtë të kërkojmë provat. Kemi të drejtë të themi që ndërkohë hedhja e kësaj shifre në mexhelis është e qëllimshme për të ekzaltuar masën që kërkon gjak.
-
VIDEO
'Tirana s'do tym e molotov', Arta Dade: Uroj që Veliaj të bëjë luftën ligjore deri në fund
sh-deputetja e PS-së Arta Dade mbajti fjalën e saj në ceremonine e organizuar nga Bashkia e Tiranes me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë.
Dade vlerësoi figurën e Erion Veliajt në drejtimin e bashkisë Tiranë, i cili sot ndodhet në burg për shkak të hetimeve të SPAK.
'Tirana s'do tym e molotov. Do paqe. Tirana refuzon intrigat hedhjen e baltës. Erion përfaqëson brezin e ri të politikës. Nuk ka lidhje me politikën e 35 vjet. Uroj që kryetari ynë i dashur të bëjë luftë ligjore deri në fund dhe për të vërteta e tij. Jam e bindur se në shembullin e tij bashkia e Tiranës do jetë në avanguard të zhvillimeve si gjithë kryeqytetet e BE. Veliaj mund të ishte fare mirë edhe kryetari i bashkisë Romës. Me vizionin e tij, maturinë e tij, patjetër është kryetari i një bashkisë europiane. E kam votuar reformën në drejtësi, që kjo drejtësi të ketë më së pari mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i barabartë për ata që rasti e sjell të kenë punë me drejtësinë. Ta bëjmë gjithë Shqipërinë ashtu si Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë Tiranën', tha Dade.
-
VIDEO
Deklaratat/ Akuzonte prokurorin që arrestoi Veliajn si kriminel, por si Berisha i kërkoi falje Olsi Dados! Edhe sot i 'penduar'
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ndal asnjëherë sulmet ndaj SPAK, të cilën tashmë e quan një organizatë kriminale. Por, në konferencën e sotme, Berisha tërhoqi vëmendjen me qëndrimin e tij për SPAK, pas arrestimit të Erion Veliajt.
-
VIDEO
Berisha: Rama u hoq sikur s’ka dorë në arrestimin e Veliajt! Balluku e frikësuar, i ka thënë stafit vetëm komunikime me letra
Sali Berisha tha se deklaratat e Ramës lidhen me përpjekjen e tij për të treguar se është jashtë skenarit të arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Berisha tha se Rama tashmë është i frikësuar ndërsa akuzoi se zv.kryeministrja Balluku, për shkak të frikës së drejtësisë ka ndaluar komunikimet me celular dhe se ka urdhëruar stafin të komunikojnë vetëm me letra.
-
VIDEO
Ligjet pezullojnë projektligjin e ‘Paketës së Maleve’! Opozita: Shkel Kodin Zgjedhor, Gjiknuri: Kërkojmë opinion nga KQZ
Komisioni i Ligjeve ka pezulluar shqyrtimin e projektligjit të Paketës së Maleve pas debateve se drafti nuk është i sqaruar dhe se bie në kundërshtim me rregullat e Kodit Zgjedhor.