• VIDEO

    Kamufloheshin si turistë, zbardhet skema e trafikimit të drogës nga grupi shqiptaro-rumun

    4 rumunët e arrestuar sot nga operacioni i policisë së Vlorë punonin për llogari të trafikantëve shqiptarë. Ata hiqeshin si turistë dhe duke marrë kampera luksozë dhe kryenin trafikimin e lëndës narkotike në drejtim të Greqisë por edhe më tej.

    •  
  • VIDEO

    Policia e Vlorës sekuestron 260 kg kanabis! Arrestohen 4 rumunë, droga kishte destinacion Greqinë

    Policia e Vlorës ka njoftuar realizimin e një megaoperacioni gjatë ditës së sotme, ku janë arrestuar 4 rumunë të cilët po tentonin të transportonin 260 kg kanabis drejt Greqisë.

    •  
  • VIDEO

    Aksion anti-drogë në Vlorë, policia njofton konferencë për mediat: Kemi realizuar një megaoperacion

    Policia e Vlorës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për shtyp në orën 18:45 të mbrëmjes së sotme. Sipas burimeve, bëhet fjalë për njoftimin e disa arrestimeve të bëra pas një megaoperacioni të efektivëve të krimeve të rënda.

  • VIDEO

    I zhdukuri dërgon letër pa adresë: Gomonia u mbyt në La Mansh, unë humba…(13 mars 2023)

    Kanali i La Manshit u kthye në kryefjalën e muajve të fundit përsa u takon dyndjes së emigrantëve mes tyre mjaft shqiptarë të cilët paguanin shuma të mëdha në euro për të kaluar nga Franca drejt brigjeve të Anglisë. Ky emigrim i paligjshëm i shqiptarëve, përgjatë vitit 2022 që shkaktoi debat politik, madje edhe ndërkombëtar nuk i ndali të rinjtë shqiptarë të realizonin endrrën. Mes tyre ishte edhe i riu shqiptar nga Hasi i Kukësit, Elton Ahmataj i cili sëbashku me disa djem të tjerë u nisën drejt Francës me destinacion Anglinë më 30 gusht të vitit 2022. Për pagesën e transportit ilegal me gomone ai mori me vete 350 euro, ndërsa pjesa tjetër do të paguhej nga i vëllai i cili e priste në Angli. Dy ditë më pas, Eltoni telefonoi babain ku e njoftonte se kishte mbërritur në Francë dhe do të udhëtonte drejt Anglisë, por telefonata u shkëput…Me numrin e një shokut i biri telefonon të atin duke i thënë:“Babi nuk shkuam dot në Angli, na u ça gomonia rrugës, shpëtuam, na nxorri policia franceze në tokë të thatë…”Një tragjedi ishte shmangur nga marina franceze në ditët e para të muajit shtator 2022. Në një gomone ku ndodheshin mbi 50 shtetas të huaj dhe shqiptarë ishte edhe 24-vjeçari Elton Ahmataj. Në komunikimin me babain e tij, ai e njoftoi se gjatë momentit të shpëtimit kishte humbur në ujë të gjitha sendet personale dhe se kishte nevojë për para. I vëllai nga Anglia i nis 200 euro ndërsa pas këtij momenti, Eltoni humb gjurmët dhe çdo komunikim me të afërmit e tij nga Calais, ku ndodhej në atë kohë. Afro një muaj më pas më 2 tetor të vitit 2022, në familjen Ahmataj mbërrin një zarf nga Franca, ku shkruhej:“Babi a jeni mirë? Unë jam mirë, jam në burg në Francë, nuk e di sa do më mbajnë se thonë se kam një gjyq në datë 31. Ndoshta më mbajnë disa muaj ose më kthejnë. Këtë s’e di, telefon për të folur nuk japin. Jam mirë mos u mërzisni se të shkruaj për çdo gjë”. Sipas babait shkrimi në letrën e bardhë është i Eltonit, ndërsa z.Sahit veç denoncimit në polici, nuk ka mundur dot të bjerë në gjurmët e djalit, pasi nuk ka informacion mbi vendin ku ai mbahet i izoluar nga autoritetet franceze, ndaj sot kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”…

  • VIDEO

    Si u lirua Fatjon Murati? Manovra e drejtësisë, u shpëtua me akuzën ‘armëmbajtje në banesë’! Gjyqtarja Laska zhbllokoi edhe pasurinë 5 mln € të vëllezërve Marku

    U arrestua për arsenal armësh, por Fatjon Murati u akuzua për armëmbajtje pa leje në banesë. Ndryshimi i akuzës i dyshimtë. Murati i dënuar në Itali dhe në kërkim për trafik droge. Gjyqtarja Migena Laska disa muaj para lirimit kishte refuzuar kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e pasurisë së vëllezërve Marku të hetuar për trafik droge.

    • VIDEO

      Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Sot kufizohet qarkullimi te sheshi 'Nënë Tereza'! Ja si do të lëvizin mjetet më 14 mars

      Sikurse është bërë traditë, Tirana do të festojë Ditën e Verës më 14 mars. Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej orëve të para të mëngjesit të 13 marsit deri në orën 16:00 më 14 mars. Bashkia e Tiranës njofton se ka organizuar një sërë aktivitetesh festive për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës së 14 marsit dhe do të përfundojnë vonë pas mesnatës.

    • VIDEO

      Aksident në Vlorë, makina del nga autostrada dhe përfundon në kanal! Dërgohen në spital çifti i të moshuarve

      Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Vlorë ku një automjet ‘Hunday’ ka përfudnuar në kanal. 

    • VIDEO

      Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

      VLORË- Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët. Report Tv sjell pamje teksa shihen forcat zjarrfikëse që po shuajnë flakët.

    • VIDEO

      Atentati që tronditi Tiranën, pistat e vrasjes... (13 Mars 2023)

      Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se ngjarjet kriminale janë tregues se si krimi është zhytur brenda institucioneve shqiptare. “Krimi është futur brenda institucioneve, është futur brenda, janë shfaqje të shtetit të kriminalizuar. PS është më e inkriminuara, megjithëse janë të rinj, nuk janë shumë të vjetër, sepse janë zgjedhur për këtë punë, kanë ardhur për këtë çështje, një politikan karriere ka të tjera vizione dhe ideale dhe nuk pranon të njolloset, këtu kemi të bëjmë me marrjen e njerëzve të papërgjegjshëm për t’iu shërbyer qytetarëve, shtet i inkriminuar në të gjitha sistemet. Të rinjtë duan të pasurohen shpejt, kriminelët kthehen në simbole dhe modele për t’u ndjekur, se kjo ka bërë që të ndryshojë krimi ndaj banditëve”, tha Shehu. Nga ana tjetër, analisti Lorenc Vangjeli tha se faji është dhe i politikës që ka imponuar axhendën e saj si problem i shqiptarëve, ndërkohë që nuk është kështu. “Të gjitha problemet zhduken dhe marrin pak vëmendje se politika ka imponuar axhendën e saj, fat i jo më shumë se 4-5 personazheve që nuk kanë qenë kurrë më parë më shumë se kaq dhe axhenda e tyre është situr si hall i shqiptarëve dhe sot jemi në momentin e shndërrimit, banditët e viteve 2000 janë shndërruar në biznesmen, por jo janë banditë. Të ndalojmë se menduari që axhenda e imponuar e politikës është hall i shoqërisë shqiptare”, tha Vangjeli.

    • VIDEO

      U vra gabimisht, kush është Mimoza Paja, punonte 16 orë në ditë si banakiere dhe kamariere! Kishte 6 muaj pa paguar qiranë! Kujdesej për mbesën 10-vjeçe që u plagos në atentat

      Mimoza Paja është viktimë e pafajshme e luftës së pashtershme të grupeve kriminale për të eliminuar kundërshtarët. Moza siç të gjithë e thërrisnin, u vra gabimisht nga breshëria e plumbave që krimi lëshoi pa mëshirë dhe pa menduar se kujt do ia merrnin jetën.

      • VIDEO

        Shpërthim tritoli në banesën e funksionarit të PD në fshatin Ungrej të Lezhës, shkak konfliktet partiake

        Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në fshatin Ungrej në Lezhë. Sipas burimeve shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës së ish kryeplakut, Preng Pjetri, 57 vjeç, i cili është përfaqësues i PD në zonë.

      • VIDEO

        Humbi kontaktet me grupin e guidës turistike në Karaburun, 64-vjeçarja gjendet pas 15 orësh

        Ende nuk ka asnjë gjurmë nga 64-vjeçarja nga Tirana, e cila një ditë më parë humbi kontaktet me guidën në të cilën ishte pjesë bashkë me një grup tjetër personash.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv