Ky është mesazhi që një 8-vjeçar i dërgon të atit, pasi ai e braktisi. Prej katër vitesh babai nuk ka kontakte me dy fëmijët e mitur. Në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ gruaja 33-vjeçe rrëfen këtë histori, e cila zë fill që prej vitit 2008. Të dy me origjinë nga Puka u njohën me shkuesi dhe kështu ranë dakord të lidhnin kurorë. Ata u zhvendosën në qytetin e Durrësit duke menduar se kështu do të ndërtonin një jetë më të mirë sëbashku. Morën një shtëpi me qira, ndërsa pak vite më pas, në jetë erdhi fëmija i tyre i parë. 36-vjeçari emigroi drejt Mal të Zi për të punuar, kohë në të cilën lindën edhe konfliktet e para mes çiftit. Paratë që ai fitonte nuk ia dorëzonte bashkëshortes edhe pse tashmë ishin prindër të një vajze, por nënës së tij. Në 7 vite martesë vështirësitë ekonomike shkaktonin shpesh konflikte. Kryefamiljari ikte dhe vinte jashtë vendit për të siguruar të ardhura, të mira materiale të cilat pak i shkonin familjes së tij. Në vitin 2015 kur prisnin të bëheshin prindër të një djali, bashkëshorti emigron sërish. Për dy muaj me radhë ai humbi kontaktet me bashkëshorten shtatzënë dhe nuk u bë i gjallë. Periudhë e cila nuk u përjetua mirë nga bashkëshortja e cila madje rrezikoi të humbte fëmijën e saj. U desh kjo ngjarje në familje për ta kthyer më në fund në banesë kryefamiljarin. Situata u normalizua deri në vitin 2018, kur ai largohet sërish me pretekstin e punës. Por në fakt ndodhi e kundërta. Ai u kthye tek prindërit në Pukë duke ndërruar madje edhe numrin e telefonit. Kështu ai braktis sërish familjen e tij, duke mos e kthyer kokën pas, as për dy fëmijët e mitur 7 dhe 9-vjeçarë. Tentativës së gruas për të ditur shkakun, për të cilin burri u largua në këtë mënyre, ai iu përgjigj se nuk ishte më i intresuar për ta. Mesa duket 10 vite martesë i përkisnin të shkuarës, duke nënkuptuar se ai tashmë kishte vendosur të mohonte gjithkça, madje edhe fëmijët e tij. Këta të fundit kanë kërkuar gjithnjë të takohen me të atin, por ai gjithnjë u është shmangur. Ndaj si bashkëshorte, si nënë, si grua 33-vjecarja i drejtohet nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ me një mesazh ish-partnerit të saj...
Pas 4 vitesh bëhet i gjallë,babai mohon djalin/Nëna i kërkon live divorcin
-
TAG:
- Pa Gjurme
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vëllain e dëboi nëna, 15 vite i humbur’/Përplasja nënë-bijë:Ti ke gisht në zhdukjen e tij
7 Maj, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Djalin ma morën në ’97, por e kam ende gjallë’/Nëna: Më gënjyen për vdekjen e tij
6 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘U zhduk duke lënë telefonin dhe portofolin në makinë’/Nëna:E shkatërroi ndarja nga vajzat
5 Maj, 18:16 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Më ka humbur djali,u fut në rrugën e vjedhjes’/Ish-gruaja-burrit:E shkatërrove që fëmijë!
4 Maj, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | ‘E rraha në rrugë të moshuarin, i shkonte mbesës pas’/Gjyshja:E rrita unë,babai e braktisi
1 Maj, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |“U zhduk në agim dhe s’u pa më”/ 3 vite pa Toli Shqaun, flet vëllai: Nuk ka ikur vetë!
30 Prill, 18:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U kthye e dhunuar dhe shtatzënë me të dashurin’/Babai:E prita për fëmijët, por iku sërish
29 Prill, 19:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Ia morën foshnjën se e quajtën nënë pa burrë’/Babai i fëmijës: Jam gjallë, dua djalin tim
28 Prill, 18:38
