• VIDEO

    Malësi e Madhe/ Kultivuan 90 bimë kanabis në magazinë, arrestohet pronarja! Në kërkim 2 vëllezërit bashkëpunëtorë

    Dy vëllezër dhe bashkëshortet e tyre kishin kultivuar 90 bimë kanabis në vazo në një magazinë në fshatin Jeran, Malësi e Madhe. Pronarja e magazinës, File Vuksani, 54 vjeçe është arrestuar nga policia ndërsa një tjetër, e identifikuar si M.V., 43 vjeçe do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të gjendjes shëndetësore.

  • VIDEO

    Del i qetë nga xhamia, momenti para se 31-vjeçari të godiste me grusht në fytyrë Sali Berishës në mes të protestuesve

    Gert Shehu, 31 vjeç është shfaqur i qetë para se të qëllonte me grusht në fytyrë Sali Berishën. Në pamjet e siguruara disa orë para ngjarjes duket që del nga Xhamia Tabakëve.

  • VIDEO

    31-vjeçari që goditi Berishën i sëmurë mendor, nëna e tij i jep dokumentin Report Tv! Mjeku konfirmon: Pacient që nga 2018! Ish-kryeministri: Agjent i infiltruar! Policia: Gënjen

    Agresori që sulmoi me grusht Sali Berishën, është një i sëmurë dhe që mjekohej nga mjeku psikiatër Sadil Lala. Për Report Tv, Lala tha Gert Shehu ishte pacienti i tij prej 2018 dhe se dokumentin që nëna paraqiti për birin, ishte autentik dhe e kishte lëshuar ai vetë. Sali Berisha kauzoi Edi Ramën duke thënë se është agjent i infiltruar, por Policia e mohoi. 

    • VIDEO

      U hodh mes protestuesve, kush është personi që goditi me grusht Sali Berishën, arrestohet nga policia

      Gentian Shehu është personi i cili goditi me grusht ish kryeministrin, Sali Berisha. Pas sulmit të bërë ndaj Berishës, Shehu është arrestuar nga policia.

      •  
      • VIDEO

        Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas triçiklin! Dy të plagosur, njëri prej tyre i mitur

        Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit. Një automjet ka përplasur një triçikël në të cilën po udhëtonte një person bashkë me një fëmijë.

      • VIDEO

        ‘Më fol për atë vajzën’, miqtë i nxjerrin video në Tik-Tok sulmuesit të Berishës: Iku me elefantin rus ajo

        Gerti Shehu, 31 vjeçari që goditi me grusht Sali Berishën, në protestën e ditës së sotme, për të cilin doktori Sadik Lala, tha se vuan nga sëmundje mendore, është shfaqur edhe në një video në rrjetit social Tik-Tok, ku shihet se është vënë në lojë. Siç shihet në pamje, personi që e filmon, e pyet për një vajzë, dhe përgjigja e Shehut është se ajo u largua me një elefant rus.

      • VIDEO

        Djali i saj i sëmurë mendor grusht Sali Berishës, ky është momenti kur nëna e tij jep dëshminë në Polici

        Ky është momenti kur nëna e 31-vjeçarit Gerti Shehu, po jep deklarimet e saj në Polici. Ka qenë vetë nëna e cila i ka vënë në dispozicion Report Tv kartelën mjekësore të 31-vjeçar ku vërteton se ka probleme të shëndetit mendor.

        •  
      • VIDEO

        Samiti/ Presidenti i Këshillit Europian: Ngjarje historike! Pati progres konkret

        Mes falënderimeve për kryeministrin Edi Rama, si organizator, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel  e cilësoi këtë si një mbledhje historike për faktin se për herë të parë është mbajtur në një vend të Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij në konferencë, Charles Michel tha se pasur progres konkret në bashkëpunimin mbi pasojat e luftës apo edhe fusha të tjera.

        “Kjo është një mbledhje historike që shkruam historinë se u organizua për herë të parë në rajonin e Ballkanin Perëndimor. Kjo mbledhje është deklarata që shoqëron punimet tuaja sepse përmban, kam pak emocion që jam në këtë tribunë, ka pritshmëri që reforma në drejtë, lufta nga korrupsioni të avancojë, BE duhet të përforcojë kapacitetin për të përforcuar tregun e përbashkët, Roaming është një hap përpara dhe do bëj të mundur që vitin e ardhshëm të zvogëlojmë shpenzimet e roaming që është vërtetim i angazhim konkret dhe zhvillim turistik, ka pasur progres konkrete për të përballuar pasojat e luftës, ka pasur pasoja të rënda në energji, ekonomi. Dua të them dhe disa fjalë për emigracionin, është një temë sfiduese, rritja e shifrave dhe ky bashkëpunim është konkret, dua të shpreh mirënjohjen se patën progres në politikën e vizave, duhet të merren vendime shtesë dhe të bëjmë progres të mëtejshëm. Është një mbledhje e rëndësishme, dua të falënderoj Ramën dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor, se pati respekt e besim. Kriza e COVID nga tronditi të gjithëve. A duam që parimet demokratike të jenë baza është zgjedhja jonë, duhet të punojmë që të punojmë për një BE të qëndrueshme”, tha Charles Michel.

      • VIDEO

        SHBA kërkoi hetim për dhunën, Berisha: Nuk kam koment, po Soros po ndihmon Ramën të gëlltisë opozitën

        Sali Berisha në një konferencë për mediat pas protestës dhe sulmit ndaj tij është pyetur edhe nëse ka ndonjë koment për reagimin e SHBA për dhunën ndaj tij. Berisha tha se nuk ka një koment, por ama ka një koment për betejën sipas tij kundër opozitës.

        ‘Edi Rama është organizatori i këtyre sulmeve. Për sa i përket komentit të SHBA nuk kam asnjë koment. Unë koment mund të bëj këtë që në betejën kundër opozitës kam ato fjalë që thash aty dhe do ti them dhe më fuqishëm pasi përdorimi i korrupsionit të Edi Ramës dhe George Soros për të ndihmuar Edi Ramën për të gëlltitur opozitën është një akt i rëndë. Ky është qëllimi ynë i palëkundur.’- tha Berisha.

        •  
      • VIDEO

        Berisha: Nëse do ishte i sëmurë mendor në 2022 nuk do të kishte rinovuar patentën

        Sali Berisha thotë se në sulmin pas tij fshihet Edi Rama dhe se ishte ai që nxitoi që të nxirrte një dokument se Gerti Shehu (agresori) është i sëmurë mendor. Berisha tha se nëse do të ishte i sëmurë nuk do të kishte rinovuar patentën në vitin 2020.

        ‘Tani mund të ju them një gjë tjetër ju, shumë interesante. Ky i sëmuri kriminal i Edi Ramës, në vitin 2022. Si i sëmurë psikik nuk mund të merrte kurrë patentën. Ky është një akt i përgatitur personalisht nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe natyrisht Ardi Veliu.’- tha Berisha.

      • VIDEO

        Me shenja në fytyrë, Berisha akuza Ramës për sulmin: E përdorI 31-vjeçarin për të më qëlluar mua

        Me shenjën në fytyrë, Sali Berisha hodhi akuza kundrejt Edi Ramës duke e bërë përgjegjës për sulmin ndaj tij sot në protestë. Gerti Shehu, sipas Sali Berishës është përdorur nga Edi Rama për ta sulmuar dhe se qeveria kishte bërë gati dokumentin për të mashtruar dhe për ta justifikuar. Sipas Berishës ai u paraqit duke thënë se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman.

        ‘Fakti që zyra e tij e kishte gati shkresën për tua dhënë gazetarëve ju e dini që në raste të tilla këta persona përdoren se një njeri normal nuk pranon të keqpërdoret. Edi Rama tregoi se është 100% duar brenda. Këtu thuhet, vërtetim mjekësor për tu përdorur kudo. Ky vërtetim mjekësor nuk ka asnjë datë. Ai që lexon këtë thotë se ky mund të jetë i vitit 2028, pasi u paraqit në klinikën tonë më janar 2018. Shumë i çuditshëm vërtetimi. Thatë se e episodi i fundit i 10 gushtit u rekomanduar të dërgohet me urgjencë psikiatrike e pasi mori ndihmën e parë u relaksua. Kjo dëshmon faktin se qeveria e kishte bërë gati për të mashtruar për të justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes me porosi të Edi Ramës. Ky i sëmuri kriminal ka marrë rinovim patentën në vitin 1922, një sekont 2022. Ky është një akt i përgatitur nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. Është me orgjinë nga Tepelena jetion në Tiranë dhe i ka shërbyer policisë kriminale në besimtarët e xhamisë. U paraqit se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman, është i regjistruar kur thotë se zbatova porosinë e një vëllai musliman, por porosia është e Edi Ramës. I përdorur mes besimtarëve myslimanë.’- tha Berisha.

      • VIDEO

        VIDEO/ Të gjithë me sytë nga Berisha, por çfarë bëri Ilir Meta në momentin e incidentit

        Sali Berisha u godit me grusht fytyrës në momentin që po shkonte nga selia e PD-së për në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku do të zhvillohej protesta e opozitës.

        Në videon e siguruar nga incidenti i sulmit, Ilir Meta shihet se ka ngritur duart në vetëmbrojtje, në momentin që Berisha është goditur nga Gert Shehu.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv