-
VIDEO
Qëlloi me armë drejt autorëve të cilët i vranë shokun, arrestohet pas 2 viteve arrati 32-vjeçari në Vlorë
VLORË- Pas dy vitesh në arrati, policia e Vlorës ka arrestuar Sali Zenelin, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje’ si dhe ‘vrasje të mbetur në tentativë’.
-
VIDEO
Publikohet ekspertimi ekonomik i SPAK për inceneratorin Elbasanit: Paratë që u janë kaluar shoqërive të tjera janë arkëtuar sërish nga Albtek
Materialet e gjetura në 3 komjutera dhe telefonin e Klodian Zotos, bashkë me dy ekpertiza të SPAK të kryera nga Ismail Lleshi dhe Luiza Bala hedhin poshtë akuzat për korrupsion me inceneratorin e Elbasanit, paratë janë xhiruar mes kompanive dhe janë rikthyer tek Klodian Zoto, ka evazion fiskal që u hetua dhe ndëshkua që në 2018
-
VIDEO
Ish-presidenti kroat pas takimit me Berishën: S’kam informacion por ky është atentat
Ish-Presidenti kroat, Stipe Mesiç, pas takimit me Sali Berishën në zyrën e këtij të fundit ka dhënë një prononcim për mediat. Ai ka thënë se është shumë i shqetësuar për këtë që ka ndodhur. Mesiç thotë se ky është një atentat dhe se Berisha i duhet demokracisë.
-
VIDEO
Nesër masa e sigurisë për Gert Shehun, sekuestrohen kartelat mjekësore të agresorit që goditi Berishën! I gjobitur për dhunë e i arrestuar për kanabis
Gjatë marrjes në pyetje 31-vjeçari i ka qëndruar deklarimeve që ka dhënë që në fillim në lidhje me incidentin, ndërsa prokuroria ka sekuestruar të gjitha kartelat mjekësore të tij
-
VIDEO
Ishte ndërtuar pa leje, IKMT aksion për shembjen e ndërtesës 4 katëshe në Vlorë
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtes së Territorit, prej dy ditësh ka nisur një aksion në Dhërmi të Vlorës për të kryer shembjen e një objekti me katër kate.
-
VIDEO
Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin, mbërrin në gjykatën e Vlorës 27-vjeçari! Pritet të njihet me masën e sigurisë
Ka mbërritur në Gjykatën e shkallës së parë të Vlorë për tu njohur me masën e sigurisë 27-vjeçari Rildi Koçja.
-
VIDEO
'Agjenti i infiltruar' i Berishës me kanal në You tube: O mis të bëj pis! Po u zure ngushtë, bëhu grusht
Përveçse agjenti i infiltruar i Berishës, Gert Shehu është edhe ‘reper’ me kanal në You Tube. Në disa video të gjetura në kanalin e tij personal në You Tube, 31-vjeçari që dhunoi Berishën shihet teksa “reciton”, ndoshta edhe si një hobby i tij disa vargje të cilat duket se i krijon vetë.
-
VIDEO
Goditja e Berishës, truprojat e ish-kryeministrit lihen të lirë
Truprojat e Sali Berishës u shoqëruan gjatë mesnatës në polici, ndërsa gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se ata janë lënë tashmë të lirë. Në dëshminë e tyre, truprojat kanë deklaruar se vetëm kanë parë një person që është futur dhe ka qëlluar ish-kryeministrin dhe për këtë arsye kanë ndërhyrë për ta neutralizuar duke bërë detyrën. Ndaj tyre nuk është ngritur asnjë procedim penal dhe tani janë të lirë.
-
VIDEO
IKMT vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike! Përgatitet për tu prishur një objekt pa leje në Himarë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit po vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike
-
VIDEO
Rama u sjell të rinjve shembullin e Melonit: E nisi kur ishte e re dhe sot është kryeministre e Italisë, merreni politikën në duart tuaja dhe ndryshoni gjërat
Në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka folur për mundësitë që Shqipëria ofron për të rinjtë. Por, Rama kishte një mesazh për të rinjtë, ku iu bëri atyre thirrje që t’i marrin vetë gjërat përsipër dhe mos të presin nga prindërit apo politika.
Rama u solli si shembull kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ku tha se ajo e ka nisur politikën që kur ishte e re duke luftuar në çdo asamble studentore, por sot drejton Italinë. Rama tha se të rinjtë nuk duhet ta shohin problemin tek politika, por duhet ta marrin vetë politikën në dorë dhe të ndryshojnë gjërat.
Kreu i qeverisë u ndal edhe në marrëveshjen e nënshkruar mes vendeve të BE dhe Ballkanit, ku iu jep mundësi çdo të riu, edhe atyre shqiptar që të studiojnë online në çdo universitet të BE-së pa qenë e nevojshme të emigrojnë.
-
VIDEO
Rama: Rajoni duhet të jetë i bashkuar me BE! Ndikimi rus është real, gjërat mund të bëhen problematike
Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u shpreh se rajoni duhet të rrijë bashkë me BE pasi ka shtresa të ndikimit rus që mund të sjellin problematika të mëdha. Edhe për Serbinë thotë se është e përfshirë, pavarësisht sanksioneve.
“Në vendet e tyre, ndikimi rus është real. Në Shqipëri, askush nuk do t’ja dijë për Rusinë kështu që e hoqën qafe Stalinin më parë dhe tani po u hyn nga dera e pasme. Rajoni duhet të rrijë bashkë dhe BE bashkë me të. Ekzistojnë këto shtresa të ndikimit rus. Në një qasje jo shumë aktive nga BE, gjërat mund të përfundojnë në një telash e të bëhen problematike. Prandaj duhet të jemi bashkë. Edhe Serbia është e përfshirë deri më tani. Jo tërësisht kur vjen fjala për sanksionet por për dënimin e agresionit”, tha Rama.
-
VIDEO
Samiti në Tiranë, Rama në Bruksel: Mesazh që BE ka nevojë për ne, po aq sa Ballkani për unionin
ryeministri Edi Rama në Bruksel ka folur për samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt ditën e djeshme në Tiranë. Rama tha se ky samit ishte i jashtëzakonshëm për historinë e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai theksoi se mbajtja e samitit në Tiranë tregoi BE ka nevojë për Ballkanin, njëjtë sa ky i fundit për unionin.
"Ne kemi ardhur nga ferri por jo nga ai francez, kemi qenë tërësisht të izoluar. Për në Jugosllavia ku jetonin këta djem këtu ishte një lloj planet i lirisë, më mirë se BE në ca mënyra. Përveç vëllezërve e motrave tona kosovare. Por, faktikisht ne natyrshëm u bëmë kaq të përkushtuar ndaj BE saqë askush dhe asgjë nuk mund të na ndryshojë.
Ne do të jemi këtu të mbrojmë BE nga BE deri në fund, nëse duan të largohen ne do t’iu themi s’do të ikin. Ata nuk po e hapin derën për ne të hymë, por ne duke qenë të dora nuk i lëmë të dalim. Për të qenë seriozë samiti i djeshëm ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, më e rëndësishme në marrëdhëniet me jashtë të Shqipërisë. Në kanun, ka një pjesë të rëndësishme, shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut. Nënkupton që çdo mik është vullneti i zotit. Dje kishim perëndi e miq, se perënditë e BE erdhën në Shqipëri, ishte e jashtëzakonshme. Por më shumë se çdo gjë tjetër për rajonin për mua ishte një sinjal i qartë që është kuptuar tanimë që BE ka nevojë për Ballkanin perëndimor po aq sa Ballkani perëndimor", tha Rama.