-
VIDEO
Abazoviç: Rama, mjeshtër i eventeve! Jam optimist për samitin në Tiranë, BE duhet të mbajë derën hapur për vendet e Ballkanit
Në sesionin e diskutimit për samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e quan Ramën si “mjeshtër të eventeve”.
Në fjalën e tij jep një mesazh për BE që të kuptojë se duhet të jetë tërheqëse për vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Ai u shpreh se kanë pritur gjatë ndaj vendimmarrja duhet të jetë efektive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
-
VIDEO
Rama në Bruksel: I dhamë Europës buzëqeshje dje! Liderët ishin më mirë se kur mblidhen në kryeqytetet depresive
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku ka bërë një koment rreth samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
-
VIDEO
Tifozët e Marokut imitojnë ata japonezë dhe pastrojnë tribunat pas ndeshjes kundër Spanjës
Disa tifozë të Marokut, skuadrës që mundi Spanjën, kanë pastruar shkallës e stadiumit mbrëmë pas ndeshje.
-
VIDEO
Zbulohet arsyeja e vërtetë, ja përse Rama iu ul në gjunjë kryeministrit të Luksemburgut
Një foto e kryeministrit Edi Rama teksa iu ul në gjunjë kryeministrit të Luksemburgut Xavier Bettel tërhoqi vëmendjen e samitit që u mbajt një ditë më parë.
-
VIDEO
Fshehën financimet në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ gjobit partitë politike! Mes tyre dhe PD e PS (Shifrat)
KQZ ka vendosur sanksione financiare ndaj 14 partive politike pasi fshehën financimet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bën me dije se i është propozuar Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për të gjobitur disa parti politike.
-
VIDEO
Goditi Berishën në protestë, arrestohet Gert Shehu! Ish-kryeministri thirret për të dëshmuar por nuk pranon, zëdhënësi i tij: Nuk e denjon këtë polici politike
Sot ish kryeministri, Sali Berisha është thirrur që të dëshmojë në polici për sulmin e djeshëm ndaj tij. Sipas zëdhënësit të tij, Alfred Lela dhuna u pa live dhe Berisha reagoi me deklaratat për shtyp duke shtuar se nuk mund të harxhojë asnjë minutë për policinë që e cilëson politike.
-
VIDEO
Goditi me grusht Berishën, dëshmia e 31-vjeçarit: Mu kujtua Gërdeci dhe ’97-ta
31-vjeçari Gert Shehu ka dhënë dëshminë e tij në polici, por burime për Report Tv bëjnë me dije se ajo nuk ka qenë e plotë. Shehu ka dhënë vetëm disa deklarime të shkurtra dhe ka thënë se dëshminë e plotë do ta japë në një moment të dytë.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se Shehu ka deklaruar se në momentin që ka goditur me grusht Sali Berishën ka pasur një kakofoni mendimesh në kokë, ku për një moment i janë kujtuar edhe ngjarja e Gërdecit dhe ajo e vitit 1997.
Por, dëshmia e tij për momentin nuk do të merret parasysh nga policia, pasi sipas tyre është kontradiktore. Për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, policia dhe prokuroria do t’i bazohen dëshmisë që 31-vjeçari pritet të japë në një moment të dytë.
-
VIDEO
Dëmtoi traun teksa tentoi të parkonte makinën në oborrin e Kuvendit, policia shoqëron të riun që kurohej me ilaçe depresioni (EMRI)
Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariatin numër 1, Mariglen Berishën, 32 vjeçarin i cili tentoi të parkonte makinën brenda në oborrin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
-
VIDEO
Goditi me grusht Sali Berishën, del FOTO e Gert Shehut me pranga në spital! Nuk ka pranuar të japë dëshmi
Pas orësh pamundësie për ta marr në pyetje për shkak të efektit të qetësuesve, 31-vjeçari Gert Shehu që goditi me grusht Sali Berishën është shprehur se do të flasë në një moment të dytë për sulmin.
Nga fotografia ku shfaqet me pranga në duar, duket se fytyra e tij është enjtur pasi u rrah nga bodigardët dhe mbështetësit e ish-kryeministrit pasi hyri në mes të protestuesve për ta goditur.
-
VIDEO
‘Konsumonte lëndë narkotike, ishte edhe besimtar’, flasin fqinjët e agresorit të Berishës: Mund të jetë ngarkuar nga situata politike
Fqinjët e Gert Shehut kanë dhënë një intervistë për mediat ku kanë treguar mbi sjelljen e 31 vjeçarit në përditshmëri. Një prej moshatarëve të tij ka deklaruar se Shehu konsumonte lëndë të ndryshme narkotike. Ndërsa shtoi se agresori i Berishës ishte edhe praktikant i besimit islam, duke zbuluar se gjithmonë i përshëndeste me shprehje fetare.
“Nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor. Pinte drogë, hashash po si duket pinte edhe nga ato të tjerat. Po me shumë mundësi konsumonte edhe shumë të tjera. Punonte në disa piceri. Ishte besimtar, sa herë kalonte na përshëndeste me fjalë të besimit islam. Nuk ka qenë person problematik në lagje”-u shpreh një prej fqinjëve.
Një tjetër prej fqinjëve, tha se veprimi që kishte bërë i riu ishte si pasojë e një ngarkese psikologjike që mund t’i kishte ndodhur nga gjuha e ashpër mes politikanëve dhe situata në vend.
“Më kishte thënë që është i sëmurë ai djali. Këta njerëz ngarkohen vetë, karikohen nga këto llafet. Ndac të djathtët e të majtët kanë gjuhë sherri në parlament dhe këta njerëz ngarkohen psikologjikisht. Është si puna e tifozëve. Një herë e kam parë atë djalin, ka qenë i sëmurë. Mbesa ime më ka thënë që është nga Tepelena, ka familje shumë të mirë. Ai ka vepruar gabimisht”-tha një tjetër prej fqinjëve.
-
VIDEO
Nëna e 31 vjeçarit që goditi me grusht Berishën flet për Report Tv: Hera e parë që djali im përfshihet në situatë agresive
Nëna e Gert Shehut, 31 vjeçarit që sulmoi me grusht ish kryeministrin Berisha, deklaroi ditën e sotme se ishte hera e parë që djali i saj ishte përfshirë në një situatë agresive të tillë. Sipas saj pavarësisht momenteve stresuese apo problemeve familjare, djali i saj nuk kishte shfaqur kurrë sjellje agresive.
-
VIDEO
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama falënderon stafin që është marrë me organizimin
Kryeministri Edi Rama falënderoi stafin e prapavijës së Bashkimit Evropian që ka ndihmuar për organizimin e Samitit BE-Ballkani Evropian.
“Faleminderit stafit të prapavijës së BE, i pranishëm prej ditësh në Shqipëri për të asistuar organizimin e ngjarjes historike të 6 dhjetorit. Dhe patjetër, shumë krenar që Shqipëria, stafi ynë, atmosfera e Tiranës, u kanë lënë një mbresë të pashlyeshme ndërsa për Samitin dëgjojini vetë”, shkruan Rama.