-
VIDEO
Pas protestës, Berisha del në konferencë për shtyp: Sulmi im ishte i përgatitur nga zyra e Fugës! Gerti Shehu, agjent i policisë kriminale
Pas protestës, e cila kulmoi me një incident Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp. Edhe për sulmin e tij ai ka akuzuar qeverinë.
“Ajo që është, më flagrante është personi është agjent i polcisë kriminale. Gert Shehu është agjent i policisë kriminale, kontigjent siç futen me doza të vogla në tregun e trafikantëve. Fakti që, zyra e Fugës shpërndahu me urgjencë këtë dokument shëndetësor për këtë dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur! Fakti që zyra e tij e kishte gati shkresën, dmth që këta persona përdoren...”- tha Berisha.
-
VIDEO
Samiti i BE, liderët europianë dhe ata të Ballkanit foto familjare para nisjes së diskutimeve
Para nisjes së punimeve të samitit, liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimorë bënë një foto familjare, e kthyer tashmë në një traditë nëpër samite të tilla.
-
VIDEO
Mesazhi i Sali Berishës për liderët europianë: Edi Rama i shet samitet si mbështetje ndaj tij
Pas falenderimit për liderët europianë, Sali Berisha kishte një mesazh për ta duke i thënë se Edi Rama i shet samitet si mbështetje ndaj tij.
“Lidderët i fralenderoj. Partnerëve u them, prej një kohe të gjatë, Edi Rama i shet samitet si mbështetje ndaj tij. Sot s’ka lider që e quan veten europian dhe mbështet arkitektin e shpopullimit, që mbështet krimin dhe mafien, që mbështet kryeministrin që po kryen genocide të vërtetë në kombin e tij. Në Shqipërinë e vërtetë, në pushtet është mafie se qeveria është e lidhur me krimin dhe drogën. 3 ministrat e brendshëm të këtyre 9 viteve janë të lidhur me klanet e drogës, njëri u dërgua në Shtëpinë e Bardhë ndërsa tjetri po merret me sigurinë e samitit”, tha Berisha.
-
VIDEO
U godit me grusht nga 31 vjeçari, Berisha thirrje: Lirojeni fatkeqin! Një mjeran që ka shitur veten
Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi lirimin e Gert Shehut, 31 vjeçarit që e goditi me grusht gjatë protestës së sotme.
“Liroje fatkeqin sepse është një mjeran. Ka shitur veten. Duke qenë se sot në Tiranë janë mbledhur të gjithë liderët e krishterë, mundohen ta lidhin me pista që çojnë nga Turqia, nuk kanë asgjë të përbashkët, ka vetëm një arkitekt, është vetëm Edi Rama”- u shpreh Berisha.
-
VIDEO
Si në protestën e 12 nëntorit, 'gomonia' nuk mungon as në tubimin e sotëm të thirrur nga Berisha
Ashtu si në protestën e 12 nëntorit, edhe në protestën e sotme të thirrur nga ish kryeministri, Sali Berisha nuk ka munguar “gomonia” me flamurin britanik, atë kuqezi dhe flamur europian.
Brenda saj janë vendosur fletushka ku tregohen shifrat e emigrantëve shqiptarë që kanë ikur me gomone drejt Britanisë së Madhe. Simbolika e këtij veprimi është të tregojë atë që Berisha e ka përmendur shpesh në daljet e tij të fundit, ku deklaron se “Shqiptarët janë kthyer në popull gomonesh”.
-
VIDEO
Ilir Meta me gjuhë të ashpër ndaj Edi Ramës: T'i tregojmë vendin pjellës bastarde, kryeministrit skizofren dhe tradhtar
lir Meta ka mbajtur fjalën e tij në protestën e thirrur nga Sali Berisha duke mos kursyer gjuhën e ashpër ndaj Edi Ramës.
“Nuk do të doja të flisja gjatë se pata fatin pak javë më parë ta bëja këtë gjë para jush, por sot besoj se është shumë e qartë, koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të orgaizuara për t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e samitit europian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren dhe tradhtar, për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik në formën më të re që e ndjen çdo familje shqiptare, të shpopullimit përmes instalimit të një regjimi mafioz, ndaj të gjithë me poezinë e Avzi Nelës “Liri a vdekje” për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz. Edhe një herë mirënjohje Sali Berishës. Liri demokraci, Europa jemi ne”, tha Ilir Meta.
-
VIDEO
VIDEO brenda vendit ku do zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët përgatiten për diskutime
Ka përfunduar pritja e liderëve europianë, të cilët tashmë janë mbledhur në hotel ‘Mariot’, aty ku do të mbahen edhe punimet e samiti. Kjo është një video brenda vendit ku do të mbahet samiti, ndërsa liderët europianë po përgatiten për punimet.
-
VIDEO
Pas goditjes me grusht, Berisha i gjakosur merr fjalën para protestuesve: Askush nuk na mposht ne, do e rrëzojmë Ramën
Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e protestës së Rithemelimit. Pavarësisht se u godit me grusht nga një prej personave që ndodhej në turmën e protestuesve, Berisha doli i gjakosur para protestuesve dhe deklaroi se do të rrëzonte kryeministrin, Edi Rama.
“Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave”- u shpreh Berisha.
-
VIDEO
Borell në samitin e BE: Mbështetje rajonit për t’u përballur me pasojat e luftës! Koha për diskutime serioze mes Kosovës dhe Beogradit
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Joseph Borell ka folur në samitin e BE në Tiranë duke treguar çështjet që do të diskutohen. Borell përmendi krizën energjetike të shkaktuar nga lufta si dhe sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë. Theks të rëndësishëm i dha dialogut Kosovë-Serbi duke thënë se nuk ka më debat ndërsa është momenti për diskutime serioze.
-
VIDEO
'Kortezhi i dhimbjes shqiptare' në protestën e Sali Berishën, këngë vaji nga gratë e veshura në të zeza
Në protestën e thirrur nga Sali Berisha është shfaqur një simbolikë “Kortezhi i dhimbjes shqiptare”. Gratë e veshura në të zeza i kanë kushtuar këngë vaji kushtuar birit të humbur.
-
VIDEO
VIDEO: I zhveshur dhe i gjakosur, militantët e PD i vërsulen personit që goditi Berishën
Gentian Shehu nga Kukësi, është identifikuar si personi që goditi me grusht Sali Berishën.
Ai më pas u godit dhjetëra herë nga badigardët e Berishës, të cilët e kanë marrë pothuajse të zhveshur dhe e kanë mbajtur në ambientet e SHQUP.
-
VIDEO
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ambasadori gjerman për Report Tv: Tregon rëndësinë që ka rajoni për ne
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, z. Peter Zingraf, e cilëson këtë ditë shumë të rëndësishme për Tiranën dhe rajonin. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv Arbër Hitaj ai thotë se organizimi i një samiti të tillë në vendet e Ballkanit tregon rëndësinë dhe vëmendjen që ‘Unioni’ i jep vendeve të rajonit.