• VIDEO

    Rama: Ballkani ka energji tjetër nga Brukseli, ne si ‘Rock and Roll’ ata si simfoni klasike

    Kryeministri Rama në fjalën për mediat pasi priti liderët e Bashkimit Evropian nuk i kurseu edhe batutat.

    “Ka një ndryshim shumë të madh dinamika në Shqipëri dhe Kosovë. Këetu është si ‘Rock and Roll’ ndërsa në Bruksel simfoni klasike. Ka një energji tjetër Ballkani”, tha Rama.

  • VIDEO

    VIDEO/ Ja momenti kur Sali Berisha qëllohet me grusht në fytyrë

    Ky është momenti kur Sali Berisha është qëlluar me grusht në fytyrë nga një person teksa po shkonte drejt protestës.

    •  
  • VIDEO

    Një burrë qëllon me grusht në fytyrë Berishën, gjakoset ish-Kryeministri! Protestuesit e rrahin rëndë dhunuesin, në sherr edhe bodyguardi

    Protesta e Sali Berishës ka dalë nga kontrolli. Një person ka hyrë në radhët e protestuesve dhe ka goditur ish-kryeministrin në fytyrë. Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardi i Sali Berishës dhe ish shefi i policisë Erzen Breçani që kanë rrahur rëndë personin duke e gjakosur.

    • VIDEO

      Sherr mes protestuesve, ndërhyn bodigardi i Sali Berishës

      Protestuesit janë përfshirë në një konflikt në protestën e thirrur nga Sali Berisha. Edhe bodigardi i Sali Berishës ka ndërhyrë për t’i ndarë.

      •  
    • VIDEO

      'Mos e pini të gjithë verën që ju tha se mund t’ju zërë', batuta e Ramës me gazetarët

      Kryeministri Rama e kishte edhe një batutë me mbi 300 gazetarët e pranishëm sot në Tiranë për të ndjekur samitin.

      “Ju lutem mos e pini të gjithë verën që ju dhamë në mëngjes se mund t’ju zërë”, tha ai.

    • VIDEO

      Samiti i Tiranës/ Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, dielli i Tiranës i ndryshëm nga 'zymtësia' e Brukselit

      Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat e huaja lidhur me samitin e BE-Ballkani perëndimor që po zhvillohet në Tiranë. Rama tha se BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa ka nevojë Ballkanin për vendet e unionit.

    • VIDEO

      Jo më shumë se 300 persona, dalin protestuesit e parë nga selia blu! Pamje me DRON

      Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e Sali Berishës. Aty duket se një numër i vogël protestuesish dalin nga selia blu për të marshuar drejt ish-hotel Dajtit.

      •  
    • VIDEO

      VIDEOLAJM/ Një grup protestuesish të opozitës lëvizin nga Sheshi Skënderbej në drejtim të Perimetrit të Sigurisë

      Një grup protestuesish janë mbledhur në protestën e thirrur nga Sali Berisha. Siç shihet edhe në video, ata kanë lëvizur nga sheshi ‘Skëndërbej’ në drejtim të perimetrit të sigurisë i vendosur te Piramida.

      •  
    • VIDEO

      Protesta e Berishës, forcat speciale zbarkojnë në Bulevard

      Efektivët e forcave speciale kanë zbarkuar në Bulevard për protestën e Sali Berishës. Ata janë pajisur me jelekë dhe skafandra. Policia ka marrë masat ndonëse Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të ketë episode dhune.

      •  
    • VIDEO

      Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Marrëveshja Roaming, çështje që ndikon në jetën e përditshme të njerëzve

      Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin mbërriti në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Në fjalën e saj para mediave u shpreh se do të diskutohen për shumë çështje ndërsa e cilëson të rëndësishme për jetën e qytetarëve marrëveshjen Roaming.

      “Do të diskutojmë shumë çështje të sigurisë ambientale dhe të informacionit që është në kërcënim nga Rusia por do të diskutojmë dhe shumë çështje të tjera si energjetika dhe të tjera që kanë të bëjnë me qytetarët e thjeshtë si marrëveshja Roaming. Këto janë çështje të thjeshta por që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Jam shumë entuziaste dhe e lumtur për marrëveshjen Roaming që ul tarifat”, tha Marin.

    • VIDEO

      Macron në Tiranë: Jini krenarë që prisni BE-në në një vend me kaq diell! Kemi solidaritet me Ballkanin Perëndimor për energjinë dhe integrimin

      Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në samitin e BE në Tiranë duke thënë se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri. Para mediave u shpreh se do të kenë solidaritet për energjinë dhe do të punojnë për procesin e integrimit në BE.

      Sa i përket energjisë elektrike, Macron u shpreh se ka krizë për shkak të luftës në Ukrainë, por theksoi se skenari i luftës nuk është për të.

      “Kam thënë gjithmonë të njëjtën gjë, lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Dua të falenderoj Ramën për këtë samit, në një moment mjaft të rëndësishëm për ne në kuadër të presidencës ceke kemi projekte konkrete për të diskutuar.

      Është e rëndësishme që të kemi solidaritet për energjinë. Gjithashtu edhe për procesin e integrimit në BE. Është e rëndësishme që të punohet drejt solidaritetit. Do të kemi mundësi bashkë me kancelarin Scholz të përgatisim konkluzionet për energjinë që janë diskutuar edhe javën e kaluar.

      Ky debat është absurd. Roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisen prej frikës. Roli i ministrave është të bëjnë punën në raport me energjinë. Kjo nuk është për të frikësuar njerëzit me skenaret absurd. Jemi vend i madh. Kemi energjinë për shkak të luftës, por secilin bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua. Në një vend kaq me diell, duhet të jeni krenar që prisni BE”, tha Macron.

    • VIDEO

      Kryeministrja italiane në Tiranë: Duhet përshpejtuar integrimi i Ballkanit, kini besim te Italia

       

      Është e rëndësishme që të kemi solidaritet për energjinë. Gjithashtu edhe për procesin e integrimit në BE. Është e rëndësishme që të punohet drejt solidaritetit. Do të kemi mundësi bashkë me kancelarin Scholz të përgatisim konkluzionet për energjinë që janë diskutuar edhe javën e kaluar.

      Ky debat është absurd. Roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisen prej frikës. Roli i ministrave është të bëjnë punën në raport me energjinë. Kjo nuk është për të frikësuar njerëzit me skenaret absurd. Jemi vend i madh. Kemi energjinë për shkak të luftës, por secilin bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua. Në një vend kaq me diell, duhet të jeni krenar që prisni BE”, tha Macron.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv