• VIDEO

    Vjosa Osmani në samitin e BE: Uroj të marrim përgjigje përfundimtare për vizat më 15 dhjetor! Duhet hedhur poshtë mendësia e Vuçiç që sjell luftë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbërriti në samitin e BE në Tiranë. Në një dalje për mediat pas takimit me Ramën, u shpreh se uron që Kosova të marrë përgjigje përfundimtare për liberalizimin e vizave më 15 dhjetor. 

    “Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij takimi. Të gjejmë një zgjidhje për krizat dhe të shohim këto vende që janë pro Europës dhe çështjeve që ka shtruar komisioni për vendime lidhur me sigurinë. Po ashtu dhe influencën e Rusisë në këto kohë kur zhvillohet lufta në Ukrainë. Një çështje do të jetë edh liberalizimi i vizave për Kosovën. Shpresojmë që do i pranohet kërkesa për këtë vit s ai përket çështjeve të vizave.

    Maqedonia dhe Shqipëria kanë ecur para me çeljen e bisedimeve të anëtarësim por ne kemi ende për të bërë përpara për liberalizimin e vizave. Shpresojmë ta marrim me 15 dhjetor në takimin e Këshillit. Jemi në një luftë me Putin. Më duhet të pranoj që ka ndonjëherë mesazhe të paqarta se ka vende të harmonizuara me BE dhe nga ana tjetër ka vende të harmonizuara me Putin.

    Ose je krah Ukrainës ose Rusisë. Marrja e sanksioneve ndaj Rusisë është gjëja e duhur që duhet të dërgojë BE. Të qëndrosh krah historisë është më e pakta që mund të pritet prej nesh. Për fat të keq, Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 në Serbi dhe është kjo që çoi në luftë e shkatërrim. Kjo mendësi duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Le të presim që siguria të kryejë punën e saj”, tha Osmani.

  • VIDEO

    VIDEOLAJM/ Liderët e BE në këmbë në rrugët e Tiranës, zhvendosen nga Pallati i Kongreseve në vendin e Samitit

    Këto janë pamjet që tregojnë liderët e Bashkimit Evropian teksa ecin në rrugët e Tiranës për të shkuar në vendin ku do të zhvillohet Samiti, në Hotel Marriot në stadiumin ‘Air Albania’.

    •  
  • VIDEO

    Patrullim me helikopter në vendin ku bëhet pritja e liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor

    Për mbarëvajtjen e samtitit, ka edhe patrullime me helikopter në sheshin ‘Itali’ ku po bëhet pritja e liderëve të Bashkimit Europian nga kryeministri Edi Rama. Siç duket niveli i sigurisë është ndër më të lartët, duke qenë se ky është takimi më i rëndësishëm i mbajtur ndonjëherë në Tiranë, duke e shndërruar në kryeqytetin europian gjatë ditës së sotme. 

    •  
  • VIDEO

    Samiti i BE/ Tirana e ‘blinduar’, ja rrugët e bllokuara deri në orën 18:00! Pezullohet qarkullimi i urbanëve (HARTA)

    Ditën e sotme Tirana do të jetë e ‘blinduar’ nga masat e rrepta të sigurisë të marra për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Duke nisur nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 do të jenë të bllokuar akset "Rinas Qafë- Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, sheshi ‘Shqiponja’, unaza e Astirit, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotullimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, rruga e Elbasanit deri në urën e ‘Elbasanit’.

    • VIDEO

      Samiti i BE në Tiranë, mbërrin kryeministri Edi Rama, në pritje të liderëve europianë

      Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sheshin ‘Italia’ dhe është në pritje të liderëve europianë që vijnë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

      •  
    • VIDEO

      Nga Meloni tek Macron, ja liderët e BE-së që vizitojnë sot Tiranën për samitin e përbashkët me Ballkanin Perëndimor

      26 liderë të Bashkimit Europian do të marrin pjesë ditën e sotme në samitin e përbashkët që do të mbahet në Tiranë me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

      Ka qenë vetëm kryeministri i Spanjës Pedro Sanches ai i cili ka bërë me dije se nuk do të jetë i pranishëm në samit, për shkak të ditës së Kushtetutës. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili tha se Sanchez i kishte dërguar edhe një letër ku shprehte mbështetjen e tij.

    • VIDEO

      Lëvizin vetëm efektivët, ‘blindohet’ bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’! Forca të shumta sigurie për mbarëvajtjen e samitit

      Masat e sigurisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ janë ndër më striktet. Një numër i madh i forcave të policisë ka blinduar të gjithë sheshin për të bërë të mundur mbarëvajtjen e samitit të përbashkët që do të mbahet në Tiranë mes liderve të Bashkimit Europian dhe liderve të Ballkanit Perëndimor.

      Përqendrimi më i lartë i forcave të sigurisë është në hyrje të bulevardit. Në këto kushte, duket pothuajse e pamundur që të zhvillohet protesta e njoftuar nga kreu i ‘Rithemelimit’, Sali Berisha i cili ka njoftuar një tubim paqësor gjatë kohës që zhvillohet samiti.

    • VIDEO

      Aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Shkodër, foristrada përfundon e përmbysur në kanal! Një i plagosur

      Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër pranë fshatit Balldre. Një automjet foristradë është përplasur me një kamion dhe ka përfunduar e përmbysur jashtë rruge.

    • VIDEO

      Nxënësit e shkollave para Pallatit të Kongreseve, në pritje për të përshëndetur liderët e BE-së

      Një grup prej nxënësve të shkollave në Tiranë, po qëndrojnë para pallatit të Kongreseve aty ku do të nisë samiti i përbashkët i liderve të Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

      Fëmijët do të mirëpresin liderët e Bashkimit Europian të cilët zhvillojnë një vizitë historike në Tiranë, duke e kthyer kryeqytetin shqiptar në ‘kryeqytetin e Europës’ gjatë ditës së sotme. Ndërkohë përreth nuk mungojnë masat e shumta të sigurisë.

      •  
    • VIDEO

      Sot mbahet samiti i BE në Tiranë/ Temat që do të diskutohen, nga lufta në Ukrainë, mbrojtja nga sulmet kibernetike, te emigracioni

      Dita e sotme është historike për vendin tonë, pasi për herë të parë në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Një samit i përmasave të tilla nuk është organizuar asnjëherë në vendin tonë, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët europainë.

      • VIDEO

        Sot Samiti i BE, Tirana nën masa të rrepta sigurie! Berisha thërret protestë në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'

        Në këtë ditë historike për Tiranën kur do të mblidhen liderët europianë, Sali Berisha do të mbajë protestë kryeqyteti do të jetë nën masa të rrepta sigurie. Ish kryeministri nuk është tërhequr nga masat e marra në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe ka shpërfillur faktin që autoritetet i kanë refuzuar lejen për të protestuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para kryeministrisë.

      • VIDEO

        Debate ‘5 pyetjet’, Klosi: PS do ju mundë, jeni pjesëza! Bumçi: PD është e Berishës!

        Në vetëm pak orë që na ndajnë nga samiti i BE-së në Tiranë por edhe nga protesta e Berishës, sërish mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës diskutimet nuk puqen në asnjë argument.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv