Prej muajsh dergjet në shtrat, ’Pa Gjurme’ ndihmon 31-vjeçarin e paralizuar

25 Maj 2022, 18:30

Rasti i djalit nga Podgoria preku zemrat e shumë qytetarëve, të cilët dhanë ndihmesën e tyre për 31-vjeçarin. Pas apelit për ndihmë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, një lajm i mirë mbërriti në redaksi. Deri pak ditë më parë i riu nga Korça kishte hasur vështirësi për të marr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, ndaj kjo ishte një nga arsyet pse ai kërkoi ndihmë në program. Sot për Anin u ofrua një mundësi, ai i kurimit të tij në Tiranë. Ka udhëtuar nga Korca për të mbërritur herët në mëngjes, ndërsa stafi i programit e shoqëron për në destinacionin final. Nuk i fsheh dot emocionet, sikundër dhe gëzimin që shihet në sy, për mundësinë që i ëshhtë dhënë, drejt një rikuperimi të shëndetit të tij, mundësi që erdhi fal spitalit Hygea në Tiranë. Bashkë me të dhe nëna që e shoqëron kudo ndjehet dyshif e gazuar.Në pak minuta komunikuam me stafin e spitalit, ndërsa mësuam se 31-vjeçari do të shtrohej në sallën e mikrokirurgjisë, pasi duhej t’i nënshtrohej një ekzaminimi të plotë dhe të imtësishëm i plagëve që I janë hapur në trup, nga qëndrimi shtrirë për një kohë të gjatë. Të gjithë ishim në pritje, mirëpo në sytë e nënë Safetes, shihej sa gëzim dhe ankth në të njejtën kohë. Mjekja kirurge Erjona Sinani nisi ekzaminimin e plagëve në trupin e pacientit, duke marrë dhe kampione për të gjitha analizat që nevojiteshin.Pas përgjigjeve të kulturave që u morën në plagët e 31-vjeçarit nga Korça, mjekja Erjona Sinani nis mjekimin. Duke qenë se gjendja e shëndetësore e 31-vjeccarit nuk kishte agravuar, doktoresha konkludoi se mjekimi i tij në avancë do të bëhej në kushte shtëpie nga nëna e tij dhe çdo muaj do të paraqitej pranë spitalit Hygea për trajtim më të specializuar, në mënyrë që të bëhej një rikuperimi plotë i të gjitha plagëveNdërsa prisnim që të dilnin përgjigjet e disa analizave që do të shërbenin për të kqyrur edhe më imtësisht gjendjen shëndetësore të Ani Gurit, 31-vjeçarin e vizitoi mjeku urolog pranë spitalit Hygea, i cili këshilloi që pacientit t’i bëhej një eco abdominale, për të parë nivelin e infeksionit në traktin urinar, si dhe gjendjen e abdominalit si pasojë e këtij infeksioni. Mjekja specialiste konstatoi një infeksion në fshikëz, por fatmirësisht infeksioni nuk kishte përparuar në organet e tjera të trupit. Pasi përfunduan të gjitha analizat e nevojshme, mjekët e spitalit Hygea i dhanë 31-vjeçarit nga Korça mjekimin e duhur me të cilin do të operonte në kushte shtëpie, deri në vizitën e radhës.