Gruaja me të dashurin përballet me burrin/’Të futa në shtëpi më more gruan’(

9 Maj 2022, 18:41

Edhe pse jeton në të njejtin fshat vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre, Floria prej 6 muajsh nuk i takon 3 fëmijët e saj, të cilët erdhën në jetë nga martesa me 38-vjeçarin Flogert Selami. Ajo u largua nga banesa dhe shkoi tek i dashuri i ri, atje ku ndodhet tashmë prej më shumë se 1 viti. Pavarësisht ndërmjetësimeve apo seancave gjyqësore, bashkimi I tyre është I pamundur, ndërkohë që edhe Flogerti ka vendosur të lërë pas të shkuarën. Prej 1 muaji ai ka nisur bashkëjetesën me partneren e tij të re, Zabina Shulin. Kjo e fundit prej dhunës së ushtruar nga bashkëshorti I saj, vendosi të largohej nga banesa dhe u bashkua me 36-vjeçarin nga Berati, me të cilin njihej prej qershorit të vitit 2021. Në studion e emisionit Pa Gjurmë, 28-vjeçarja deklaroi se kishte planifikuar gjithçka lidhur me largimin e saj nga banesa. E detyruar të ndërmerrte këtë akt si pasojë e një jete me vuajtje ku nuk mungonte dhuna e bashkëshorit, ndaj saj e ndaj fëmijëve. Menjëherë sapo mësoi që bashkëshortja e tij e kishte tradhëtuar duke u hedhur në krahët e dikujt tjetër, një konflikt nisi në banesën e Flogertit, ndërkohë që Zabinën sot nuk e mbështesin as familjarët e saj. Bashkëjetesa e çiftit tashmë nuk është e lehtë. Zabina mori në shtëpinë e Flogertit 4 fëmijët e saj nga martesa me Altin Shulin, ndërkohë që edhe 38-vjeçari nga Berati është baba i 3 fëmijëve. Sot në një çati jetojnë këta prindër të dashuruar me njeri-tjetrin dhe 7 fëmijët e tyre. Të dy aktualisht janë të martuar me persona të ndryshëm, ndërkohë që kanë hapur procese gjyqësore për t’u divorcuar e për të nisur jetën me partnerët e rinj.