-
VIDEO
Shqipëria përkohësisht pa Polici Shkencore, institucioni zhvendoset me godinë, pezullohet ekspertiza e provave nga krimet në vend
Shumë prova e materiale të përfshira në ngjarje të ndryshme penale në vend, nuk do të mund t’i nënshtrohen ekspertizës, pasi Policia Shkencore është në një fazë të transferimit të zyrave, me një afat të pacaktuar.
-
VIDEO
Shqipëria 'trampolina' e sirianëve drejt ‘tokës së premtuar’! Drejtori i Migracionit për Report Tv: 19 mijë emigrantë u kapën në 2021
Fluksi i emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, mbetet ende në nivele të larta. Drejtori i Migracionit dhe Kufirit Eduard Merkaj, thotë në Report Tv se vitin e kaluar janë kapur 19 mijë emigrantë, ndërsa pak prej tyre mbërrijnë në destinacionin e synuar. Në shumë raste ata ndihmohen nga shqiptarët kundrejt një pagese qindra euroshe.
-
VIDEO
Dështon protesta e mbështetësve të Berishës, Basha takim me demokratët në Kurbin: Ata që duan të përçajnë PD, u themi ndal ose jashtë
I prerë u tregua kryedemokrati Lulzim Basha nga Kurbini me mbështetësit e Sali Berishës, teksa tha se ata që duan të përçajnë PD ka dy rrugë, ose të ndalojnë ose do të nxirren jashtë.
Protesta e paralajmëruar nga mbështetësit e Sali Berishës për të penguar takimin e Bashës me demokratët dështoi, ndërsa Basha tha se ata janë vetëm një grusht njerëzish që iu kanë bërë llogaritë për xhepat e tyre. Edhe njëherë ai i bëri ftesë mbështetësve të Berishës, 'atyre që i kanë thirrur arsyes' që t'i bashkohen PD-së.
-
VIDEO
Iu bë atentat para 2 ditësh, ndërron dëshminë biznesmeni Lulëzim Masha: Dikush më vëzhgonte prej ditësh! Vrasja e kryer nga i vëllai në fokus të hetimeve
Biznesmeni Lulëzim Masha nuk i ka qëndruar deklarimeve të fillimit pasi makina e tij ML u qëllua me pistoletë në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë ditën e martë. I rimarrë sërish në pyetje nga hetuesit, 63-vjeçari është shprehur se prej disa kohësh kishte vërejtur një të ri që e vëzhgonte që në ambientet e shkollës “Wilson” ku ai vetë administron
-
VIDEO
‘Duka ka bërë masakër, e ka mjel futbollin si lopë!’ Rudi Vata: Shakohoxha ‘zogu’ i presidentit aktual
Manipulimet që po bëhen me zgjedhjet e shoqatave të futbollit, me qëllim kryesor fitimin e mandatit të gjashtë të Armand Dukës në krye të FSHF-së, sipas Rudi Vatës janë bërë të zakonshme. Ish-kapiteni i Kombëtares thotë se Duka ia ka pa hajrin postit të presidentit në aspektin personal dhe për këtë arsye po kujdeset për të manipuluar.
“Unë e kuptoj që në Shqipëri janë fenomene nomrale, që nuk shfaqen vetëm në futboll. Armand Duka është shumë i interesuar me rujt pozicionion që ka sepse ia ka pa hajrin në aspektin personal. Është luftë klanesh për të zotëruar një teritor të rëndësishëm që ka përfitime të mëdha. Por me të futbolli ka humb shumë në integritet, në besueshmeri dhe në aspektin për të nxjerrë futbollistë,”-u shpreh ai.
-
VIDEO
‘Omicron, pandemia e fëmijëve’, pediatrja: Kemi arritur numër rekord vizitash, nga 80 në ditë! Vogëlushët infektohen të parët dhe ia transmetojnë prindërve
E ftuar në “Sot Live me Shqipërinë” Brati tha se kjo ka qenë java në të cilën janë arritur një rekord vizitash, deri në 80 në ditë, duke shtuar se
“Kanë qenë ditë të ngarkuara, kemi pasur një numër të lartë të vizitave nga 50-60, mbase edhe më tepër. Kjo situatë është e njëjtë prej fillimit të këtij viti, kjo për shkak të festave si dhe kthimi në normalitet i shkollave. Kjo javë ka pasur rekord vizitash, kemi arritur deri 80 në ditë.”, u shpreh Brati.
Pediatrja tregoi se kapaciteti në Qendrat Shëndetësore është i mjaftueshëm në këto momente pavarësisht vështirësive, ndërsa shtoi se të gjithë mjekët punojnë edhe pas orarit zyrtar me kosulta online.
“Këto ditë kanë qenë të vështira, ngaqë edhe ne vetë nuk i shpejtojmë dot virusit. Kemi pasur mjekë dhe infermierë të prekur, pavarësisht se jemi me kapacitet të plotë për momentit. Ne bëjmë edhe konsulta online me pacientët, punojmë me orë të zgjatura. Më vjen mirë që ministria ka mbyllur shkolla edhe për të bërë një ulje dhe minimizimin e infeksioneve.”, tha ajo.
E pyetur lidhur me shenjat e COVID-19 që shfaqen tek fëmijët, mjekja tha se ato janë të njëjtat. Dicka që ka vënë re është janë fëmijët ata që infektohen të parët dhe më pas e tranmetojnë tek prindërit, apo pjesëtarë të tjerë të familjes.
“Ka viroza të stinës, por edhe COVID-19 nuk mungon tek fëmijët. Omicron është thuajse dominues në krahasim me deltën. Ne i bëjmë rapid test fëmijëve për të zbuluar fillimisht nëse kanë COVID-19. Simptomat janë të njëjtat edhe tek fëmijët njësoj si tek të rriturit. Temperaturat e larta, dhembja e kokës, kolla, rrufa, dhimbja e trupit, këputja. Nëse fëmija ka temperaturë, prindërit preken menjëherë. Fëmijët infektojnë prindërit. Në rastin më të madh të rasteve kanë qenë fëmijët që kanë shfaqur fillimisht simptomat. Unë prindërve ia kam përçuar gjithmonë këtë mesazh, se fëmijët janë përçues të infeksionit edhe pse në shumë rast mund të jenë asimptomatik, fëmijët janë transmetues dhe burim infeksioni. ”, u shpreh Brati.
-
VIDEO
Probleme me ngrohjen, mbyllen shkollat në të gjithë vendin nga 24 deri 26 janar! Ministria e Arsimit: Temperaturat do të shkojnë deri në -17 gradë, orët do të zëvendësohen
Për shkak të problemeve me sistemin ngrohës dhe parashikimit për temperatura të ulëta deri që -17 gradë celsius, Ministria e Arsimit ka bërë me dije se do të mbyllen shkollat në të gjithë vendin për 3 ditë. bëhet fjalë nga data 24-26 janar.
-
VIDEO
Gjikondi për Report Tv: Meta karagjoz, pas shkarkimit shpallet ‘Non Grata’! Berisha s'ka shanse të futet në garë për zgjedhjet e pjesshme vendore! Basha i brishtë politikisht
Juristja Brisida Gjikondi tha për Report Tv se vendimi i presidentit Ilir Meta për të shpallur datën zyrtare të zgjedhjeve të pjesshme vendore përmes një media privat dhe jo direkt me një dekret, ishte skandaloz dhe se ai është shndërruar në një karagjoz.
-
VIDEO
Tabaku: Mazhoranca, dhunë kartonësh! Vijojmë denoncimet
Palët në Komisioni Hetimor për Inceneratorët debatuan ashpër dje për afatin kohor se deri kur duhet të zgjasë puna në këtë komision me Partinë Demokratike që pretendon mbledhjen e fundit 24 shkurtin ndërkohë që PS thotë se janë edhe 8 ditë.
-
VIDEO
Aleatët e PD mes Bashës dhe Berishës, edhe PD zyrtare i fton në koalicion për zgjedhjet e 6 marsit
TIRANË- Aleatët e Partisë Demokratike në këto zgjedhje të 6 marsit, në bashkitë që nuk kanë një kryetar, do duhet të zgjedhin mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Ndonëse nuk ka një ftesë zyrtare nga ana e kryedemokratit, sinjalet e para sot i dha nënkryetarja e partisë Jorida Tabaku.
"Ka kaluar një proces shumë të gjerë konsultimi para 25 prillit, dhe përzgjedhja e kandidatëve është bërë si për nivel qendror edhe lokal, janë prezantuar kandidatura që përbënin një grup njerëzish për t'u përzgjedhur në zgjedhjet e ardhshme qendrore e lokale, iu nënshtruan një vetting nga një komision që i certifikoi ato, PD në këto zgjedhje do prezantohet me kandidatët më mirë të mundshëm me integritetin më të lartë, kandidatët do të shpallen shumë shpejt, brenda afatit të përcaktuar nga KQZ dhe PD është e angazhuar që të krijojmë një aleancë me të gjitha partitë e aleatëve të koalicionit opozitar dhe një aleancë me qytetarët, bazuar ndryshimet në statut për të përfshirë shoqërinë civile, individët pa parti për të bërë një ballë opozitar, PD do përfaqësojë vullnetin e atyre që na votuan", tha Jorida Tabaku.
-
VIDEO
Baza ajrore në Kuçovë, Rama: Po diskutojmë me ambasdoren Yuri Kim për krijimin e një qendre ekselence për mbrojtjen kibernetike
Kryeministri Edi Rama tha nga Kuçova, ku sot nis modernizimi i bazës ajrore, u shpreh se po diskuton me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në lidhje me një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtje kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë e shtuar për të gjithë NATO-n.
‘Është bërë një lloj zakoni që përmendet ambasadorja e SHBA vend e pa vend... por kjo është e vërteta, falë angazhimit të saj, jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtje kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë e shtuar për të gjithë NATO-n. Gjera të pabesueshme, siç dukej edhe ndërtimi i kësaj baze. Po falë partnerëve të duhur, por edhe falë teknologjisë dhe informacionit mund ta bëjmë realitet edhe këtë që sapo thash. Shefi i Shtabit nënvizoi një element që në këndvështrimin tim është fillesa e një filli që i lidh të gjitha bashkë. Jemi në një pozicion të favorshëm që Defender, të rikthejmë sërish në 2023. Besoj që ky element flet shumë, pasi kemi shumë për të marrë akoma në kuptimin e zhvillimit, pasjes së një peshe specifike në kuadrin e NATO-s dhe nga ana tjetër na jep mundësi që të mësojmë.’- tha Rama.
-
VIDEO
Baza ajrore e Kuçovës, Rama: Ky investim tregon që vendi ynë është vlerë e shtuar në NATO! Rrit rolin tonë politik dhe ushtarak
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nisjes së punimeve për bazën e re ajrore të Kuçovës, tha se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë aleancë dhe që beson në disa parime e vlera që ia vlen të luftohet.