-
VIDEO
Ankimoi vendimin e KLGJ që e shkarkoi nga detyra, KPA shtyn në 21 shkurt seancën për 'fatin' e gjyqtares Enkelejda Hoxha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shtyrë për në datën 21 shkurt vendimin për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha, pasi kjo e fundit nuk ishte dakord me KLGJ, që e shkarkoi pas arrestimit të saj nga SPAK gjatë superoperacionit në Gjykatën e Krujës. Shkak për shtyrjen e seancën është bërë kërkesa e vetë ish- gjyqtares për t'u njohur me dokumentet që KLGj i ka vënë në dispozicion KPA-së, lidhur me argumentet që ka dhënë për shkarkimin e saj.
-
VIDEO
Nis puna për modernizimit e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Gjenerali: Dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon
I pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj u shpreh se kjo është një bazë ajrore që dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon për NATO-n dhe vendet aleate.
‘Jam i lumtur të mbaj fjalën hapëse në këtë ceremoni ku fillojnë punimet në aeroportin e Kuçovës. Kjo dëshmon rëndësinë strategjikë të vendit tonë në rajon. Do të përmirësojë pistën, rrugët lidhëse dhe ambientet e tjera ndihmuese. Baza ajrore taktike e Kuçovës do të shndërrohet në një gjurmë të rëndësishme të NATO-s. Do të ofroj për NATO-n dhe vendet aleate mundësinë e uljes së të gjitha avionëve në çdo kohë. Puna që nis sot ecën paralel me ambicien për zhvillimin e forcave tona ajrore. Ne tregojmë se godasim më fort se çkemi peshën.’-u shpreh Begaj.
-
VIDEO
Baza e NATO-s në Kuçovë, ministri i mbrojtjes: Mesazh për aktorë me qëllime rivale në Ballkanin Perëndimor! Forcon qëndrimin tonë drejt SHBA-BE
Baza e NATO-s në Kuçovë, për ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi është një tregues i forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera aleate, por edhe një mesazh për aktorë me qëllime rivale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
"Dëshmi e qartë për aftësitë e konsoliduara për të marrë më shumë përgjegjësi, mesazh për aktorë me qëllime rivale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Forcon qëndrimin tonë drejt SHBA-BE. Ngjarje e rëndësishme e Shqipërisë, konfirmon prezencën e NATO në vendin tonë, do të ketë një impakt të rëndësishëm dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë të vendeve tona dhe aleatëve", tha Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
-
VIDEO
Blegtorë nga Gjirokastra, Fieri dhe Vlora protestë në Jorgucat për mungesë të subvencioneve: Çmimi i qumështit që shesim më i lirë se uji! Kërkojmë negociata me ministren e Bujqësisë
GJIROKASTËR- Blegtorët e tre qarqeve të jugut Gjirokastër, Fier e Vlorë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm në fshatin Jorgucat Bashkia Dropull, pasi ankohen për mungesën e subvencionimeve nga ana e qeverisë shqiptare.
Ata kanë kërkuar një zgjidhje emergjente për mbijetesën e të imtave dhe produkteve të tyre pasi në kushtet aktuale, sipas tyre është shumë e vështirë. Blegtorët i kanë dërguar një peticion ministres së bujqësisë Frida Krifca për të zgjidhur cështjen e subvencionimeve pasi shprehen se çmimi i qumështit që ata shesin tek të tretët, është më i lirë se i ujit. Në kushtet kur janë rritur apo dyfishuar çmimet e jonxhës, apo dhe preparative të tjera bujqësore e ushqimore tek të imtat, kjo duhet të reflektojë edhe tek rritja e çmimit të qumështit te prodhuesit e nënprodukteve të tij, por nga sa mësohet deri më tani kjo ka munguar pasi çmimi është fiksuar tek 100 lekë për litër.
-
VIDEO
Nis puna për modernizimit e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Begaj: Dëshmon rëndësinë strategjike të vendit tonë në rajon
Nis puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. I pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj u shpreh se kjo është një bazë ajrore që dëshmon rëndësinë strategjikë të vendit tonë në rajon.
-
VIDEO
Aksident në Dimal, 4 të plagosur rëndë! Makina e autoshkollës përplaset me një Fuoristradë, njëra përfundon në kanal
Një aksident i rëndë është regjistruar spt në hyrje të Dimalit. Dy mjete, njëra Autoshkollë dhe tjetra Fuotistradë Benz ML, janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, duke u rrokullisur disa here në asfaltin e rrugës, ndërkohë që mjeti tip ML ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë instruktori dhe kursanti që ndodheshin në mjetin Autoshkollë dhe shoferi e pasagjerja që ndodheshin në mjetin tip fuoristradë ML.Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve,me plagë të shumta. Mjekët e Spitalit Rajonal Berat pohojnë se gjendja e dy prej tyre është e rëndë dhe mendohet ti nisin drejt Spitalit të Traumës, për një mjekim më të specializuar.
-
VIDEO
Viroza dhe Omicron ‘bëhen bashkë’, pediatri në Lezhë: Çdo ditë vijnë 70-80 fëmijë, numri i vizitave pritet të rritet në shkurt
Muaji janar po shoqërohet me fluks fëmijësh që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencën pediatrike në Spitalin Rajonal të Lezhës. 70 deri në 80 është numri i pacienteve që paraqiten çdo ditë në urgjence, ndërsa virozat e stinës dhe varianti i ri i virusit omicrom kanë ndikuar në këtë situatë.
-
VIDEO
Bie zjarr në katin e katërt të një pallati në Tiranë, raportohet vetëm për dëme materiale
Një zjarr ka rënë nga rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, në katin e katërt të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 20 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, Nga pro dhe kundër legalizimit të kanabisit te Yuri Kim masakron Berishën e deri tek si u zhdukën 2.1 milionë dollarë të FIFA-s për klubet shqiptare.
-
VIDEO
Nxjerrja e banorëve nga shtëpiat në lagjen ‘5 Maj’, reagon Gledis Nano: Nuk ka pasur asnjë ankesë për dhunë, do të kryhen verifikime në rast shkelje
Nga Korça, ku ishte i pranishëm për të bërë një analizë të punës 1-vjeçare të policisë në këtë qark, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me nxjerrjen e banorëve nga banesat nga Policia e Shtetit, një ditë më parë në lagjen e ‘5 Majit’ në Tiranë
-
VIDEO
Nxjerrja e banorëve nga shtëpiat në lagjen ‘5 Maj’, reagon Gledis Nano: Nuk ka pasur asnjë ankesë për dhunë, do të kryhen verifikime në rast shkelje
Nga Korça, ku ishte i pranishëm për të bërë një analizë të punës 1-vjeçare të policisë në këtë qark, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me nxjerrjen e banorëve nga banesat nga Policia e Shtetit, një ditë më parë në lagjen e ‘5 Majit’ në Tiranë
-
VIDEO
Zgjedhjet në 6 bashki, Braho: Nën logon e partisë garojnë ata që zgjedh kryetari, i cili rezulton nga vërtetimi i gjykatës!
Anëtari i KAS, Ledio Braho teksa komentoi përplasen brenda PD dhe se si do të garojnë në zgjedhje demokratët e Bashës dhe ato të Berishës, ai tha se ligji njeh partinë e regjistruar në gjykatë dhe ajo është PD që ka kryetar Lulzim Bashën.