-
VIDEO
Rrjeti i trafikut të klandestinëve, koka e grupit një egjiptian! Dy turq u kapën në Sarandë
Report Tv mëson se kreu i organizatës së trafikut të klandestinëve është egjiptiani Muhamet Sherif, ndërsa një turk i identifikuar si Mehdi Mamishli është kapur tek veliera në Sarandë. Ky i fundit raportohet se ishte drejtuesi i gomones. Gjithashtu edhe një shtetas turk i identifikuar si Mustafa Kosekoglu është kapur në qytetin bregdetar të Sarandës.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Ilir Meta nis konsultimet me partitë politike!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka nisur procedurat për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme teksa 6 bashki janë në pritje të kryetarit të ri të zgjedhur! Në këtë takim këshillues dhe diskutues, palët duhet të vendosin së bashku mbi datën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.
-
VIDEO
Zbulohet skenari i Berishës për të goditur Bashën në zgjedhjet e pjesshme lokale, Duka: Na ka bërë ftesë për bashkëpunim, do krijojë një koalicion
Kreu i PAA-së, Agron Duka në studion e Report Tv ka bërë me dije se kanë marrë një ftesë nga Sali Berisha për të bashkëpunuar për zgjedhjet në bashkitë që nuk kanë një kryetar. Ai tha se ky është një nga mundësitë që do të diskutojnë sot mes aleatëve të vegjël të PD-së, që tani më janë ndarë nga Lulzim Basha.
-
VIDEO
Goditja e grupit që trafikonte klandestinë, dalin pamjet e arrestimeve në Shqipëri
Dalin pamjet e arrestimit në Shqipëri të disa anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal për trafikun e klandestinëve. Mësohet se janë lëshuar 25 urdhër arreste ndërsa bëhet fjalë për 18 shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj. Pjestarët e 4 grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5,000 deri në 10,000 Euro, i kalonin ato në rrugë tokësore dhe detare.
-
VIDEO
Rama prezanton Këshillimin Kombëtar dhe ironizon situatën në PD: Qëndroni larg llogoreve partiake! Kuvendim popullor me të gjithë shqiptarët
Teksa prezantoi këtë nismë, kryeministri Edi Rama ironizoi situatën në Partinë Demokratike. Ai theksoi se duhet të flasim me njëri-tjetrin si qytetarë, si njerëz dhe të mos i lejojmë llogoret partiake apo kacafytjet për interesa persona të na marrin peng të ardhmen.
-
VIDEO
Shiste drogë në dyqan, arrestohet 26-vjeçari në Fier! I gjenden 88 doza kokainë dhe 40 grirëse kanabisi
Policia e Fierit ka arrestuar një 26-vjeçar pasi akuzohet për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Arrestimi i të riut Arsen Mete është bërë në kuadër të operacionit të koduar ‘Tabacino’.
Mësohet se në dyqanin e tij tabakino, 26-vjeçari shiste edhe kokainë. Sakaq, gjatë kontrollit të dyqanit dhe banesës së të riut janë sekuestruar 88 doza me lëndë narkotike kokainë.
-
VIDEO
I preket shtëpia nga rindërtimi, banori te '5 Maji' refuzon shembjen, hipën mbi çati: E kam shtëpinë me letra, s'kam bërë asnjë marrëveshje
Një banor ka refuzuar që shtëpia e tij të shembet, në kuadër të rindërtimit. Siç raporton gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj, ai ka hipur në ballkon dhe refuzon të lërë shtëpinë.
"Bashkia e Tiranës po bën shembjen e një shtëpie të ligjshme, i ka nxjerrë banorët me dhunë jashtë, në kundërshtim me ligjin,jemi në proces gjyqësor të hapur, nuk kemi firmosur marrëveshjen, këtu është kopshti ku kam mbesën time, e cila po e sheh nga dritarja të gjithë ngjarjen. Pa dhe prindërit e vet që po ia merrte policia me forcë. Shikoni sa policë ka vënë në dispozicion Policia e Shtetit Erion Velisë një banesë të ligjshme, se nëse do kishte marrëveshje me Bashkinë, për 4 familjarë kanë sjellë një ushtri të tërë", thotë banori.
-
VIDEO
Protesta te '5 Maji'/ Banori refuzon që të lërë shtëpinë, ndërhyrn FNSH, e largon nga çatia
Disa banorë të familjes Mziu kanë refuzuar që të lënë shtëpinë, e ndërsa siç shihet në pamjet që Report Tv kanë ndërhyrë FNSH dhe Policia. Ato pritet që të bëjnë largimin e personave që kanë bërë rezistencë, e për disa momente fadroma ka ndalur punën.
-
VIDEO
Shkoi me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, ndërron jetë fëmija 3 vjeç në Elbasan! Babai i vajzës: Mjekët na thanë se është virozë, na dhanë një qesë ilaçe me vete
Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet. Foshnja A.I është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga bronkopneumonia
-
VIDEO
Shkatërrimi i 4 grupeve kriminale për kontrabandimin e emigrantëve, policia italiane: Trafikantët përdornin emra false, gjetëm kanalet financiare të përdorura
Policia italiane ka dhënë të tjera detaje lidhur me operacionin e përbashkët për shkatërrimin e 5 grupeve kriminale që kontrabandonin emigrantë nga Lindja e Mesme. Në konferencën e përbashkët, me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, përfaqësues të policisë italiane, tha se trafikantët përdornin emra false e ndërsa shtoi se kanalet financiare të përdorura prej tyre.
"Operacioni "Astrolabi", i cili u finalizua ditën e sotme. Ai filloi në muajin mars të 2020, kur ishin në mbyllje të plotë, në bregdetin e Salermos, nga ky nisi hetimi operativ nga Lecce. Më pas nisi hetimi që janë zhvilluar nga Lecce dhe më pas me kolegët e bashkëpunimit ndërkombëtar. Karakteri i strukturuar të kësaj organizate e bëri të nevojshëm krijimi e një grupi pune dhe më pas u përfshi agjencia shtetërore e informacionit që bashkëpunoi dhe me zyrat e drejtorisë sonë. Hetimet e kryera sot, 22 vendimeve penale, janë kryer edhe kontrolle, 30 flukse migratore, pika e takimit ishte në Turqi, pastaj ndiqej rruga detare ose tokësore përmes Sirisë dhe prej andej nga bregdeti italian. Përdorin emra false, kemi gjetur kanalet financiare të përdorura, që nga pagesat që kryheshin nga njerëzit deri në 10 mijë", tha përfaqësuesi nga policia italiane, një nga palët bashkëpunëtore në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale.
-
VIDEO
Fëmija humbi jetën në spitalin e Elbasanit, flet babai: Doktori na tha është virozë, kishte 9 ditë e sëmurë
Babai i vajzës 3 vjeçe, Agim Ismaili, që humbi jetën në spitalin e Elbasanit pasi u dërgua në gjendje të rëndë tha se vajza kishte disa ditë e sëmurë. Ai ka treguar se e ka çuar vajzën para dy ditësh në spital dhe mjekët i kanë thënë se ka virozë dhe ka marrë disa mjekime, por gjendja e fëmijës është përkeqësuar.
‘Nuk ka qenë sëmurë asnjëherë. E solla para dy ditësh në spital doktori më tha është virozë më dha dhe nja dy tre ilaçe. Virozë më thanë mjekët. Ka gati 8-9 ditë e sëmurë. Kur u bë keq e solla për vizitë, doktori me tha virozë dhe më dha ilaçe. Se di se si më iku kjo gocë! ‘- tha ai.
-
VIDEO
Greqi-Shqipëri-Itali shkatërrojnë 4 grupe kriminale që trafikuan 1120 klandestinë me jaht! Merrnin deri në 10 mijë euro për person! SPAK kërkon prangosjen e 25 personave, mes tyre 7 të huaj! Itinerari
SPAK ka urdhëruar arrestimin e 25 personave si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte klandestinë kundrejt pagesës. Bëhet fjalë për 18 shqiptarë dhe 7 të huaj, palestinezë, irakianë, iranianë, egjiptianë dhe turq. Hetimet kanë zbuluar 30 episode kontrabandimi të 1120 emigrantëve.