-
VIDEO
Kreu i PD-së Fier ironizon Berishën: Plaku i padëshiruar ‘non grata’ merr 10 njerëz në telefon dhe i detyron të bëjnë anti-mitingje
Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj ka ironizuar Sali Berishën, pas anti-mitingjeve që ky i fundit ka thirrur kundrejt Lulzim Bashës, teksa zhvillon takime me strukturat
-
VIDEO
Protesta te '5 Maji', Balliu: Të shkarkohet kreu i IKMT, ka fyer nënat shqiptare! Një shtëpi në proces legalizimi s'mund të shembet
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është shprehur se qeveria ka shkelur ligjin pasi sipas tij asnjë shtëpi që është në proces legalizimi nuk mund të shembet. Ai ka hedhur akuza në drejtim të kreut të KIMT-së, Mariglen Qato, pasi sipas tij ka ofenduar nënat shqiptare.
"Me ligjin aktual në Shqipëri, asnjë shtëpi që është në proces legalizimi nuk mund të shembet, nëse i kanë marrë në kontroll gjithçka me gjykata dhe e dinë që shtëpia nuk do të legalizohet, atëherë pse disa janë legalizuar dhe disa të tjera jo. Drejtori i IKMT e ka kërcënuar me fjalë fyese, fjalë të ndyra një zonje në moshë dhe Mariglen Qato duhet shkarkuar, nuk mund të sillet si halabak duke fyer nëna e shqiptarëve, banorët kanë çuar kërkesën për dialog, nuk i ka kthyer përgjigje, policët të mos ndërhyjnë për sa kohë është kjo çështje në hetim, ju e dini shumë mirë që për afera tjera e kanë ngrënë shokë tuaj që të mbrohet drejtori, një shtëpi që është në proces legalizimi nuk preket, ka një çështje që po hetohet, e keni në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës, nuk kemi asnjë deklaratë", tha Balliu.
-
VIDEO
Protesta e banorëve të '5 majit' bashkon në terren PD-në
Protesta e banorëve "5 Maji" për shembjen e banesave ka bashkuar në terren Partinë Demokratike. Në mbështetje të banorëve, kanë shkuar deputeti Klevis Balliu, i cili ka qenë edhe në protestat e banorëve të Astirit, Ervin Minarolli, të dy nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, e ndërsa nga PD-ja zyrtare është parë të jetë deputetja Dhurata Çupi.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 19 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga deklarata e Erdogan trazon Komunitetin Mysliman te Ilir Meta drejt shpalljes non grata e deri tek kanabisi drejt legalizimit?
-
VIDEO
Policia aksion për arrestimin e personave me precedent penal në Vlorë, 5 të ndaluar! Nën akuzë për grup të strukturuar kriminal dhe trafikut të klandestinëve
Policia ka zhvilluar një aksion në orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku ka çuar në pranga 5 persona. Të ndaluar nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të klandestinëve. Aksioni është zhvilluar për llogari të Krimeve të Rënda
-
VIDEO
Policia rrethon zonën e ‘5 majit’ në Tiranë, IKMT pritet të shembë disa banesa në kuadër të rindërtimit! Shoqërohen në policia disa banorë
Forca të shumta të policisë kanë rrethuar mëngjesin e sotëm zonën e 5 Majit në Tiranë, ku pritet që IKMT të zhvillojë një aksion për shembjen e disa banesave, në kuadër të procesit të rindërtimit. Policia ka shoqëruar disa prej banorëve të cilët po kundërshtojnë shëmbjen e banesave.
-
VIDEO
Zgjedhjet në 6 bashki, anëtari i Këshillit Kombëtar: Me krizën në PD, Basha do mund të fitonte vetëm dy! Malko: Pas Berishës, kryedemokrati do ketë makthe të tjera
Përparim Çaça e konsideroi situatë absurde sulmin e mbështetësve të Berishës ndaj Bashës, në kushtet kur ai po zhvillon takime me demokratët. Mbështetësit e Berishës ai i krahasoi me 'vullnetarët e Enverit'. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Gent Malko u shpreh se Berisha nuk do të jetë 'makthi' i fundit i Bashës dhe se të tjerë e presin atë. Nga ana tjetër, për Aulon Kalanë, anëtar i Këshillit Kombëtar, shqetësim mbetet fakti se Bsha lëviz i shoqëruar me polici.
-
VIDEO
Polemikat për vizitën e Erdogan/ Kriza në PD,Basha goditet me vezë
Emisioni Repolitix trajtoi dy tema, :-Polemikat që pasuan vizitën e presidentit turk Erdogan në Tiranë dhe “ Kriza në PD, Basha goditet me vezë nga mbështetësit e Berishës”. Të ftuar Gent Malko, Përparim Çaça, Fatos Klosi dhe Aulon Kalaja.
-
VIDEO
'Surpriza' në Gjykatën e Durrësit, lirohet nga burgu Erjon Peti, pronari i firmës së bananeve në kontejnerin e së cilës u gjetën 143 kg kokainë vitin e kaluar
Ka zgjatur më pak se një vit qëndrimi në burg i Erjon Petit, i arrestuar në prill të vitit të kaluar, pasi në kontejnerin e kompanisë 'Masabi Fruits' ku ai ishte ortak u kapën 143 kilogramë kokainë.
-
VIDEO
Analiza vjetore/ Berati, qarku pa asnjë vrasje gjatë vitit 2021! Gledis Nano vlerëson Drejtorinë dhe jep porositë për 2022
Përgjatë një viti Berati është qarku pa asnjë vrasje dhe pa asnjë ngjarje kriminale me humbje jete. Por pas analizës së bërë Gledis Nano kërkon nga policia të mos humbasin vigjilencën, kryesisht tek krimi ekonomik dhe trafiku i narkotikëve
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore, avokatët debat në Report Tv, Duraj: Shkurton shpenzimet nga buxheti i shtetit, të shmanget rekurset e padobishme! Qafa: Sjell rritje të kostove për qytetarët
Harta e re gjyqësore do të reduktojë ndjeshëm numrin e gjykatave në vend, por kjo nuk është përkrahur nga pjesa më e madhe e avokatëve. Por përveç zërave kundër, ka edhe pro saj, ku në një intervistë për Report Tv, dy avokatët Ilir Qafa dhe Alban Duraj kanë treguar përfitimet por edhe problematikat e hartës së re gjyqësore.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, 'Benz'-i përplas motorin, plagoset rëndë 47-vjeçari! Dërgohet me urgjencë te Trauma
Një 47-vjeçar, i identifikuar si Mikel Marashi, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Lezhë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur kryqëzimi Gocaj, ku një 'Benz' ka përplasur një motor.