-
VIDEO
Aksident i rëndë në Krujë, makina përplas për vdekje rojen e një biznesit privat, më pas trupi merret zvarrë nga disa mjete të tjera
Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë-Krujë, ku një automjet ka goditur një shtetas këmbësor, ende të pa identifikuar, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.
-
VIDEO
Në gjendje të dehur, sherr mes dy të rinjve në Durrës! Njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin, jashtë rrezikut për jetën
Një i ri ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Durrës, pasi u godit me thikë. Bëhet me dije se i riu, ende i paidentifikuar, u përfshi në një debat me një person tjetër, po ashtu i paidentifikuar, që degradoi edhe në përplasje fizike.
-
VIDEO
Aksidentet rrugore u rritën me 11,5% në vitin 2021! 142 më shumë se në vitin 2020! Rritet edhe numri i fataliteteve
Në vitin 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 197 persona nga 181 persona të vdekur në vitin 2020 dhe nga 227 persona të vdekur në vitin 2019.
-
VIDEO
Prapaskenat e vizitës së Erdogan në Tiranë! Çfarë nuk u pa?
Përveç axhendës së parashikuar, vizita e presidentit Turk Rexhep Tayip Erdogan në Shqipëri prodhoi edhe situata të tjera që shkaktuan kureshtje e befasi.
-
VIDEO
Marrëveshjet Shqipëri- Turqi, bursa për policët dhe studentët, bashkëpunim në kulturë e emergjenca civile! Report tv zbardh përmbajtjen e 7 memorandumeve të firmosura dje
Përmes marrëveshjes së nënshkruar Shqipëri - Turqi, që Report Tv ka zbardhur, përfituesit më të mëdhenj janë punonjësit që merren më çështjet e sigurisë. Oficerë të policisë, ushtrisë, por edhe studentë të Akademisë do të kenë mundësi të marrin bursa në doktoraturë dhe master nga shteti turk dhe anasjelltas.
Ata që do të shkojnë në Turqi krahas përmbushjes së kritereve të edukimit dhe përgatitjes fizike duhet të zotërojnë edhe gjuhën turke pasi të gjitha programet zhvillohen vetëm në këtë gjuhë. Studentët që e përfundojnë me sukses do të pajisen me diploma e njohur nga të dy shtetet.
-
VIDEO
Turqia 'furnitori' kryesor i Shqipërisë, 2.9 mld euro importe në 6 vite, eksportet në minimum! Shqipëria blen materiale ndërtimi e veshje dhe shet ushqime e duhan
Turqia është e dyta pas Italisë për tregtinë me Shqipërinë. Por çfarë mallrash shkëmbehen mes 2 vendeve? Turqia sjell në Shqipëri materiale ndërtimi, veshje e këpucë, ndërsa në një minimum eksportesh, vendi ynë çon në Turqi ushqime dhe veshje. Në 6 vjet Shqipëria ka bërë rreth 3 miliardë Euro blerje në Turqi, ndërsa vendi ynë ka shitur 2.7 miliardë euro më pak.
-
VIDEO
Batuta e Bashës me gruan demokrate: M'i ço dhe mua ato lule në mesazh, se më nisin vetëm grushte, flakë, zjarr
Lulzim Basha ka shkëmbyer batuta me Grida Dumën dhe gratë demokratike. Teksa Duma tregonte historinë e një gruaje, që sa herë demokratët janë në vështirësi ajo i dërgon lule dhe këngë. Basha i ktheu përgjigje me batutë.
Grida Duma: Në ditë të vështira më çon këngë ose lule, sa herë ndodh një gjë e vështirë, nuk bën asnjë koment, po më çon o një këngë të vjetër, ose diçka klasike, ose lule, kjo është që ta kalosh me sportivitet
Lulzim Basha: M’i nis dhe mua ato mesazhe se mua në ato momente zotërinjtë më çojnë grushte, flakë, zjarr, po më mirë me lule dhe këngë -
VIDEO
Shkodër/ Shisnin drogë në lokale dhe pranë shkollave, dy të arrestuar, një tjetër në kërkim! U kapën me kanabis në makinën pa targa
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
Mësohet se në pranga kanë rënë Xhezair Zeqiraj, 20 vjeç dhe Andi Rrukaj, 22 vjeç, banues në Koplik ndërsa në kërkim është shpallur L.R.
-
VIDEO
Mbështetësja e Bashës që u përplas me Kokalarin: I bëj thirrje Berishës, s'kam frikë t'ia them emrin, të kërkojë falje nga nënat demokrate që i ka gjuajtur me gurë
Violeta Geci është një prej mbështetëset e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, e cila ka pasur edhe një përplasje verbale dhe fizike në selinë e PD me Evi Kokalarin.
Gjatë takimit të kryedemokratit me gratë demokrate, Geci tregoi disa momente të vështira sipas saj gjatë ditës së protestës së dhunshme të organizuar nga Sali Berisha.
"Jam me zë të ngjirur nga gazi i asaj dite. Dua të tregoj një episod në momentin që na sulmuan me gaz, disa shoqe u përqafuam për të fundit herë, do dalim apo s'do dalim gjallë thonim. Unë thoja kam çunat me 40, Marta thoshte kam çunat në shtëpi pa ngrenë qanim të gjitha. Ka qenë dita më e vështirë e jetës sime. Na gjuanin me gaz, me shkopinj, me gurë si të dilnim tek fëmijët tanë? Nuk bashkoheshin dot në o momente. Atë ditë qanim dhe thonim, a do dalim gjallë? Si do të shkojmë në shtëpi?", u shpreh ajo.
Mbështesja e Bashës i bëri thirrje Berishës, duke mos hezituar t'i lakoi emrin, t'i kërkoi falje nënave demokrate që i qëlloi me gurë.
"Unë i bëjë thirrje patriotit tim, se kryetari im nuk është më të kërkojë falje nga të gjitha nënave të Tropojës që janë veshur me të zeza. Sali Berisha na ka prek shumë, po ja them edhe emrin pa frikë, un s'kam frikë. Ai nuk duhet të vinte të na gjuante me gurë, neve nënave. Dua t'i them tërhiqu.", shtoi ajo.
-
VIDEO
Atentati në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e Lulëzim Mashës në Polici: S’e njihja autori, ishte esmer rreth 25-vjeç! S’më tha gjë, vetëm më qëlloi
Zbardhet dëshmia e Lulëzim Mashës në Polici.
“ Nuk e njihja autorin ishte i moshës 25-vjeç, nuk me tha asgjë, qëlloi dhe u largua, ishte esmer dhe me mjekër”, ka thënë Masha.
Ai është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Lulëzim Masha. Burime bëjnë me dije se arma e përdorur është e kalibrit të vogël, jo me silenciator.
-
VIDEO
Xhamia e Plumbit do të rikonstruktohet, Myftinia e Shkodrës: Përmbytjet problem shekullor! Së shpejti do të marrë pamjen e merituar
Në një intervistë për Report Tv, Arben Halluni është shprehur se puna në fakt ka nisur që vitin e kaluar ku ekspertët turq në bashkëpunim me ato shqiptarë kanë përgatitur projektin për restaurimin e këtij monumenti me vlera jo vetëm për Shkodrën por për të gjithë Shqiperinë.
-
VIDEO
Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e Bashkisë Durrës, arrestohet i riu! Ja si u kap mat nga policia
Një 27-vjeçar me inicialet Xh.K., ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ka tentuar të hyjë në ambientet e bashkisë së qytetit për të vjedhur.
Mësohet se i riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë. Burimë bëjnë me dije se ai u kap në flagrancë nga policia.