Zhduket 37-vjeçari pogradecar Bujar Hyko, flet shoku/ Një vit fshihej, kam frikë…

14 Janar 2022, 06:36

 

Stafi ’Pa Gjurmë’ udhëtoi drejt fshatit Pretush të Pogradecit ku jeton familja Hyka. E veshur me të zeza pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit katër vite më parë, një nënë e brengosur është në kërkim të djalit. Bujar Hyko humbi gjurmët nga Greqia në moshën 23-vjecare. Plagët e emigracionit kanë lënë gjurmë të thella në këtë familje e cila prej vitesh Zhaneta Hyko pret një lajm për fatin e një prej 7 fëmijëve të saj. Ishte hera e tretë për të riun nga Pogradeci që kalonte kufirin grek me shpresën se do të gjente një jetë më të mirë. Një i ri me ëndrra të mëdha, i cili në prill të vitit 2007 mbërriti në qytetin Follorinë, nga ku gjysma e popullsisë është me origjinë shqiptare. Në Shqipëri merrej me punët në blegtori ndërsa në Greqi nisi të punojë me motorshrarë për prerjen e drruve. Për afro 6 muaj Bujari nuk pati asnjë kontakt me familjen deri kur në fillim të shtatorit të po atij viti ai bëhet i gjallë. Kjo do të ishte telefonata e parë dhe e fundit që ai bëri me nënën e tij.