-
VIDEO
Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar/ 'Odisea' 3-vjeçare e një të moshuari dyerve të gjykatave për pensionin e tij përfundon në Kushtetuese: 'Boshatisja' e gjykatave i shkeli të drejtat
Historia e një pensionisti shqiptar që prej tre vitesh priste në dyert e Gjykatës së Lartë për të marrë drejtësi, ka detyruar Gjykatën Kushtetuese të kërkoj që çështja të mbyllet brenda qershorit 2022.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ngarkesa e gjyqtarëve, boshatisja e gjykatave dhe vonesat në gjykatën administrative dhe atë të Apelit nuk janë përgjegjësi e qytetarëve por e institucioneve.
-
VIDEO
U shkarkua nga detyra pasi u mor i pandehur nga SPAK dhe GJKKO! Fatos Tushe çon në Kushtetuese vendimin e Qeverisë për shkarkimin si kryebashkiak
Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimi e tij nga detyra.
Tushe u shkarkua si kryebashkiak i Lushnjes me vendim të qeverisë pasi u vu nën hetim nga GJKKO për abuzim me tenderin për kanalin ujitës, ndërsa më 21 dhjetor do të mbahet seanca plenare në Gjykatën Kushtetuese.
-
VIDEO
Lushnjë/ Protestë kundër ARRSH për kalimin tek 'Pushimi i shoferit'
Banorët dhe tregtarët tek Pushimi i Shoferit në rrugën Lushnjë Fier i kanë paraprirë aksionit të ARRSH që po mbyll hyrje daljet e rrezikshme Protestës së tyre u janë bashkuar edhe deputetë të Partisë demokratike Luan Baci dhe Saijmir Koreshi.
-
VIDEO
Lezhë/ Dhëndurët shndërruan lokalin e vjehrrit në bazë vrasësish me pagesë! Policia i 'prish' atentatin me mina me telekomandë ndaj një personi në Tiranë! Shkak, pazaret e drogës në Belgjikë
Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje mafioze, pasi 2 persona do të ekzekutonin një tjetër për prishje pazaresh droge. Një grup nga Lezha po përgatisnin atentatin që do ta kryenin në Tiranë, me armë zjarri dhe me mina, të cilat dyshohen se prodhoheshin në një vend fqinj. Prangosen 3 persona, por shpëtojnë 'ekzekutuesit' (EMRAT).
-
VIDEO
Sot një vit nga vrasja e Klodian Rashës nga polici Hajdaraj, homazhe në Tiranë për 'Dëshmorin e Atdheut'! Babai për mediat: Tentuan ta bënin kriminel
Një vit më parë, në një ngjarje shumë rëndë që tronditi vendin dhe shkaktoi protesta të mëdha, një i ri 25-vjeçar humbi jetën nga një plumb i dalë nga arma e punonjësit të policisë, Nevaldo Hajdaraj.
-
VIDEO
Akulli në rrugë për pak shkakton tragjedi në Bulqizë! 4 makina 'ski' njëra pas tjetrës mbrëmjen e djeshme, njëra përmbyset! S'merren masa, rruga e ngrirë edhe sot
Ky aks është mjaft problematik për shkak të pranisë së akullit gjatë gjithë periudhës së dimrit, kjo për shkak të kanaleve kullues të bllokuar. Pavarësisht rrezikut që i kanoset shoferëve që kalojnë në këtë rrugë, sërish nuk janë marrë masa, teksa rruga vijon të jetë e ngrirë edhe sot.
-
VIDEO
Me mbi 20 kg kanabis në 'Audi' drejt Tiranës për ta shitur, arrestohet 24-vjeçari
Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi u kap me 20 kilogramë e 600 kanabis. I riu Vlash Shahini banues në fshatin Merqi, Lezhë ishte nisur drejt Tiranës me qëllim shitjen e drogës.
Ai u ndalua nga Policia, ndërsa në automjetin e tij tip "Audi' u gjet sasia e kanabis.
-
VIDEO
Lezhë/ Policia parandalon vrasjen, 2 persona do të ekzekutonin një tjetër për prishje pazaresh droge
Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje mafioze, pasi 2 persona do të ekzekutonin një tjetër për prishje pazaresh droge.
Policia njofton se ka sekuestruar 2 mina me telekomandë, 88 mijë € të përfituara nga droga, 2 sniper, 1 automatik dhe 1 pistoletë
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 8 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot , nga zbardhet i pacensuruar debati i Ramiz Alisë me studentët në dhjetor 1990 te si i internoi Sali Berisha çiftin e mjekëve e deri tek Hilari Clinton i jep çmim Edi Ramës.
-
VIDEO
Rezervuarët dhe përrenjtë kërcënojnë me përmbytje Gramshin dhe Peqinin dhe Cërrikun, drejtuesit lokal: Ministria e Bujqësisë nuk na ofron ndihmë!
Si pasojë e intensitetit të reshjeve të shiut ka pasur rritje të nivelit të lumenjve dhe përrenjve. Bashkitë më të prekura janë Gramshi dhe Peqini, ku nevojitet zbrazja e rezervuarëve, të cilat janë në nivele kritike dhe mund të rrezikojnë të përmbysin fshatrat.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët banesa pranë burgut të grave në Tiranë! Banorët dalin jashtë! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët
Burime për Report Tv bëjnë me dije se banorët kanë dalë të gjithë jashtë ndërsa deri tani nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale. Sakaq, raportohet se zjarri ka rënë në një banesë ku jetonte me qira 39-vjeçarja me inicialet E.K.
-
VIDEO
Avokat Idajet Beqiri ngre dyshime: Arsyet pse është e vështirë të besohet se Adem Rusi është vetëvrarë! Shteti shqiptar indiferent! 2 shkaqet kryesore pse po vriten shqiptarët në Greqi
TIRANË- Avokat, Idajet Beqiri ka ngritur alarmin se shqiptarët po vriten në burgjet e Greqisë. Ndalur te rasti konkret, te rasti i Adem Rusit, që sipas mediave greke është vetëvrarë, avokati ngre dyshime që ngjarja nuk është ashtu siç raportohet e për këtë jep argumente.
"Në furgon është toga e shoqërimit, është ndër më të përgatitura të nga pikëpamja profesionale, dhe janë aty që të mos i ndodhë kurrë atij dhe as vetes së tyre, janë të gatishmëri të përhershme, por këtu nuk ka dhe nuk mund të kenë motiv, që dikush mund ta vrasë veten, dhe mund ta gjejë momentin, por ata që kanë qenë grupi i shoqërimit, kanë shpërdoruar detyrën dhe të gjithë duhet të përfundojnë në burg se kanë përgjegjësi ligjore. ka të tjerë që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe mund ta bëjnë, por ato që dalin për 2 muaj, jo", tha ai.