-
VIDEO
Nga shtëpia e Pavarësisë në Vlorë ambasadorja Kim uron në shqip me mesazhin e fortë
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zgjedhur shtëpinë e pavarësisë në Vlorë për të uruar 28 Nëntorin në gjuhën shqipe. Kim shkruan se 100 vjet më parë asgjë nuk mundi t’i ndalonte SHBA-të të mbronin pavarësinë e Shqipërisë, dhe asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot.
“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar!”, thekson ambasadorja amerikane.
-
VIDEO
Lezhjanët rrinë natën zgjuar nga frika e hajdutëve, gra e burra bëjnë roje me armë te koka e krevatit: Kjo s'është polici shteti por pushteti! Kemi frikë në shtëpitë tona
Nikoll Pashuku në Shënkoll të Lezhës në çdo moment, ditën dhe natën mban një armë në dorë. Ti afrohesh shtëpisë së tij është pak frikë. Thotë se hajdutët në zonë po bëjnë kërdinë dhe si të vetmen zgjidhje për tu mbrojtur, ishte arma me leje.
"Kemi mbetur tashmë të presim radhën se kur do të vijnë të na vjedhin. Me leje e kam armën, dhe duhet ta mbajmë te koka e krevatit", thotë ai për Report Tv.
-
VIDEO
Ceremonia e ngritjes së flamurit Kuq e Zi në Tiranë, Veliaj: Një ditë e rëndësishme kur shqiptarët bëhen bashkë! Kjo është forca jonë
Përmes një ceremonie të veçantë Tirana ngriti sot flamurin Kuq e Zi për të përkujtuar 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në 28 Nëntor 1912 në Vlorë.
Ceremonia u zhvillua te Monumenti i Pavarësisë në Tiranë si dhe në sheshin Skënderbej, ku u vendosën kurora me lule.
Kryebashkiaku Veliaj shkruan në Tëitter se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për shqiptarët.
-
VIDEO
Aeroporti i ri i Vlorës, Rama: Aleanca me aeroportin e Mynihut garanton cilësinë dhe të ardhmen
Në fjalën e tij në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, Rama tha se lajmi i madh është marrëveshja me aeroportin e Mynihut.
"Mbi këtë gjurmë të aerodromit të vjetër në sot fillojmë një histori të re së bashku me një mik të mirë, një më të shquarit e sipërmarrjes sonë kombëtare, Behgjet Pacolli.
Ne nuk reshtëm së bëri përpjekjet deri sa gjërat erdhën aty ku duhet. Dhe më në fund u gjet forca e duhur përt ta ccuar përpara këtë projekt. Sot ne jemi këtu jo vetëm me konsorciumin por edhe më një aleancë të aeroportit të Mynihut, që është një nga më të fuqishmit të transportit ajror në botë. Kanë nisur ta monitorojnë projektin që në fillim dhe janë të gatshëm ta marrin aeroportin e Vlorës që në momentin e parë kur do të jetë gati për fluturimet. Kjo aleanca me aeroportin e Mynihut garanton menaxhim të nivelit më të lartë por edhe sinergjinë me aeroporte të tjera", tha Rama.
-
VIDEO
Ndërtimi i aeroportit/ Rama: U përballa me kampionët e padurimit që janë vlonjatët por ia dolëm
Kryeministri Rama dha disa detaje 'prapaskena' për punën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës.
"Vlora ka historinë e saj për transportin ajror, këtu ku ndodhemi është ndërtuar dhe aerodromi që në 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Në këto gjurmë ne sot fillojmë një histori të re, me një mik të mirë, me një njeri më të shquar të sipërmarrjes sonë. Personalitet që me veprat e tij e ka cuar emrin në shumë vende të botës, çmohet prej shumë njerëzve për veprat që ka bërë. Kam nderin ta konsideroj mikun tim, bacën Bexhet, për përshirjen në këtë aventurë të përbashkët. Për të ardhur deri këtu ka qënë më e vështira, për dreq duhej bërë në Vlorë, mu desh të përballoja të gjithë padurimin e Vlonjatëve që dihet se janë kampionët e padurimit në të gjithë universin shqiptar", tha Kryeministri.
-
VIDEO
Ngritën flamuri kuqezi dhe vendosën kurora me lule pranë obeliskut te Besëlidhjes, kështu u festua dita e Pavarësisë në Lezhë
Si në të gjithë Shqipërinë, ashtu edhe në Lezhë u kremtua këtë të diele 109-vjetori i shpalljes së pavarësisë. Ceremonia u zhvillua pranë obeliskut të Besëlidhjes në qendër të qytetit, ku u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritete lokale në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishëm për kombin shqiptar. Gjok JAKU Prefekt i Qarkut Lezhe
-
VIDEO
Me urgjencë drejt spitalit por e çoi pacienten drejt vdekjes, ambulanca përplaset në Rrugën e Rinasit me një mjet! Në gjendje të rëndë infermieri, shoqëruesja dhe pasagjeri i makinës tjetër
Një aksident ka ndodhur pranë zonës së Qafë- Kasharit ku autoambulanca e qendrës shëndëtësore të Fushë- Krujës është përplasur me mjetin tip ‘Golf’. Nga përplasja ka humbur jetën pacientja dhe shoqëruesja e saj ndërkohë që shoferi i identifikuar si Ilir Shullazi është shoqëruar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
-
VIDEO
Nisin sot në Ditën e Flamurit punimet për Aeroportin e ri Ndërkombëtar të Vlorës, i pranishëm edhe Kryeministri Rama
Në Vlorë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli.
-
VIDEO
Luftuan për këtë ditë por janë në qelitë e Hagës, nderohet Thaçit dhe Veseli! Një flamur i madh me portretet e tyre në hyrje të Prishtinës
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, janë 2 prej 4 ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në burg në Hagë. Por shqiptarët nuk e harrojnë kontributin e tyre për kombin.
-
VIDEO
Shembet masivi shkëmbor në Shkopet, bllokohet qarkullimi dhe krijohet varg automjetesh
Qarkullimi në rrugën nacionale Burrel - Skuraj është bërë me vështirësi që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm.
Një masiv shkëmbor është shembur në afërsi të vendit të quajtur "Sektori C", duke bllokuar fillimisht totalisht qarkullimin e automjeteve.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në ajër tek 'Fusha e Aviacionit'! Gjendet një gëzhojë, policia në kërkim të autorit
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Tiranë. Mësohet se një person ka qëlluar me pistoletë manovër në ajër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave. Sakaq, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë
-
VIDEO
Aksident në Elbasan, makina përplaset me pemët, plagoset shoferi
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan. Mësohet se aksidenti ka ndodhur saktësisht tek kryqëzimi i 1 majit.
Burime bëjnë me dije se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit duke hipur në trotuar dhe më pas është përplasur me pemët.