• VIDEO

    Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinjtë në Gjirokastër! Policia sekuestron 'Audi'-n dhe dy celularë

    Dy të rinjt kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për veprën penale penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

    Report Tv mëson se Emin Isha dhe Nuri Cila, përkatësisht 18 dhe 19 vjeç, janë kapur në vendin e quajtur 'Ura e Lumit' në Gjirokastër, duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

  • VIDEO

    Skandal në Berat/ Mësuesi i dënuar më parë për pedofili dhe ngacmim seksual rikthehet në detyrë! Nxënësit: Kemi frikë! Shkarkohet urgjent! Zyra Arsimore për Report Tv: S'kishim dijeni

    Një skandal i vërtetë është evidentuar në një nga shkollat më të mira 9-vjeçare të qytetit të Beratit,në shkollën "22 Tetori". Prej disa ditësh në këtë shkollë është emëruar mësues për lëndët e "fizikës" dhe "informatikës" 62-vjeçari Ëngjëll Bregu,që rezulton të jetë dënuar për "pedolifi" dhe "ngacmim seksual" të fëmijëve në vitin 2003.Kanë qënë pikërisht prindërit e fëmijëve ata që e kanë shpehur këtë shqetësim për mediat,duke kërkuar largimin e mësuesit nga shkolla,largim që i është kërkuar prej tyre edhe drejtorisë së shkollës,e cila u ka dalë me justifikimin se ai është emëruar nga DAR. Vetë nxënësit e shkollës shprehen se,janë në dijeni të asaj çfarë ka bërë mësuesi në të shkuarën dhe kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit,pasi-siç shprehet një vajzë-mësuesi i shikon në një mënyrë ndryshe që i bezdis. Nxënësit deklarojnë se, ai u jep fizikë dhe informatikë dhe se ka mbërritur në shkollë prej disa ditësh.

  • VIDEO

    Lezhë/ Rrëshqitja e gurëve rrezikon jetën e banorëve në Torovicë, autoritet asnjë masë parandaluese

    Rrëshqitjet e gurëve po vënë në rrezik jetën e banorëve në Torovicë të Lezhës. Dy masiv të mëdhenj përfunduan në oborrin e një familjeje duke rrezikuar jetën e tyre, por jo vetëm. Edhe udhëtarët ndihen të kërcënuar nga situatë pasi rruga lidh Lezhën me Velipojën dhe një pjesë të Shkodrës.

  • VIDEO

    Kryeministri Rama me familjen lule në varrin e Papës shqiptar Klementi XI, i quajtur Papa Albani

    Vatikan - Lule në varrin e Papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Albani si dhe në varrin e Gjon Palit II, mik i çmuar i Shqipërisë

  • VIDEO

    Përplasja e tragetit me 173 persona me një anije, Ministria e Transportit: Ishte incident nga moti i keq! Ngjarja të tilla të mos ndodhi më

    Rreth mesnatës së mbrëmjes së kaluar për shkak të motit të keq në Portin e Durrësit, ka ndodhur një incident mes tragetit ‘Ventouris’ dhe anijes cargo 'Professor B'.

    Trageti i cili ishte nisur drejt Barit të Italisë mbante me vete 173 pasagjerë, u rikthye në port dhe u anulua udhëtimi.  Lajmi u transmetua ekskluzivisht nga Report Tv dhe shqiptarja.com.

    Pasditen e sotme ka qenë zv. ministri i Instrastrukturës dhe Energjetikës, Ardi Veliu i cili ka konfirmuar incidentin. Ai tha se është bërë një analizë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

    "Mbrëmë gjatë natës ka ndodhur një incident në akuariumin e Portit të Durrësit. Me porosi të veçantë të zonjës ministre sot së bashku me drejtorin e portit dhe me drejtorin e përgjithshëm të detarisë kemi zhvilluar një analizë në lidhje me këtë incident.  Ka pasur një avari të vogël gjatë daljes nga akuariumi të 2 trageteve. Ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Bëmë një analizë për të evidentuar se çfarë nuk ka funksionuar mirë apo për të identifikuar problematika të cilat mund të kenë ndodhur gjatë kësaj manovra me qëllim eliminimin për ta bërë Portin e Durrësit sa më të sigurt.

    Gjatë manovrës që ka bërë trageti për të dalë nga akuariumi, duke parë edhe kushtet atmosferike që kanë qenë shumë të këqija, forca e detit ka qenë mbi 6 ballë brenda në akuarium dhe më shumë se 7 ballë jashtë. Kjo ka qenë faktor që e ka bërë të vështirë veprimin e duhur të kapitenit për të shmangur incidentin", tha Veliu. 

  • VIDEO

    Skandal në Berat/ Mësuesi i dënuar më parë për ngacmim seksual rikthehet në detyrë në disa shkolla dhe bën të njëjtën gjë! Nxënësit: Kemi frikë

    Skandal në Berat,mësuesi i dënuar për "pedofili" dhe "ngacmim seksual" rikthehet në mësimdhënie,jep matematikë dhe informatikë në shkollën 9-vjeçare "22 Tetori". Pas mbërritjes së mediave në shkollë,mësohet se drejtoresha e ka larguar mësuesin dhe ka kërkuar transferimin e tij në një shkollë tjetër.

  • VIDEO

    Lek i vjetër apo i ri? Deputetët nuk 'dinë' të lexojnë vlerën e lekut, ja si krijojnë kakofoni me dashje për qytetarët sipas interesit politik të momentit

    Deputetët krijojnë kakofoni dhe përdorin terminologji të gabuar në leximin e vlerës së lekëve teksa diskutojnë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Deputetët flasin me termat herë lekë i vjetër dhe herë lekë i ri, si mënyrë për të influencuar më shumë mbi qytetarët, për mesazhin që po përçojnë.

  • VIDEO

    Zjarri në COVID 3 në QSUT, ministrja: Incident në zonën e gjelbër, asnjë pacient apo pjesë e stafit nuk ishte në rrezik

    anë mbi 70 pacientë në spitalin COVID 3 por sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk është prekur nga incidenti asnjë  prej 3 pavionëve dhe askush nuk është rrezikuar.

    "Ka ndodhur jo në zonat e pavionëve, por një incident në zonën e gjelbër ku ndodhen shërbimet mbështetëse. Nuk ka lidhje me spitalet COVID dhe kësaj strukture spitalore. Sapo është konstatuar menjëherë është reaguar përmes bombolave fikëse dhe u njoftuan autoritetet për të hetuar. Stafi dhe pacientët janë shumë mirë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Situata është nën kontroll. Nuk mund të flas për shkaqet, është ende në hetim", ka thënë Manastirliu.

  • VIDEO

    I gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Vijon ndikimi i motit të vranët edhe gjatë ditës së shtunë shoqëruar herë pas herë me reshje shiu edhe pse nuk do ketë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Mbetet po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta shiu ku në skajin verior dhe verilindor do ketë shfaqe të reshjeve të dëborës. Kushtet atmosferike të paqëndrueshme mbeten deri mëngjesin pasardhës.

    Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten lehtë në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C ndërsa mesdita deri në 19°C.

  • VIDEO

    Nis sot aksioni i ARRSH për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në akset rrugore të vendit, nga 1300 prej tyre, vetëm 60 të licensuara

    Autoriteti Shqiptar Rrugor (ARRSH) ka nisur ditën e sotme aksionin në të gjithë rrugët e vendit për të mbyllur hyrjet dhe daljet e rrezikshme të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve e duke u kthyer në burim aksidentesh. Ky aksion do të nisë nga qafa e Kasharit dhe do të shtrihet në drejtim të Durrësit.

  • VIDEO

    COVID 3 i mbuluar nga tymi, mjekët dhe pacientët në panik

    Këto pamje tregojnë momentin kur spitali COVID 3 ishte i përfshirë nga flakët dhe ende zjarrfikësja nuk kishte fikur zjarrin.

    Mjekë dhe pacientë kishin dalë jashtë dhe janë në panik.

  • VIDEO

    Zjarr në QSUT, në një zyrat e administratës së spitalit COVID 3! Situata vihet nën kontroll

    Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në katin e parë të spitalit COVID 3 në QSUT. Bëhet fjalë për një rezistencë ngrohjeje në zyrat e administratës së këtij spitali.

    Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll situatën. Nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv