-
VIDEO
Zhduket para 6 ditësh, i vëllai denoncon në polici se ia kanë marrë peng motrën: Më telefoni dhe më tha më morën 4 burra
Aureta Çauli gruaja që është larguar nga banesa 6 ditë më parë dhe familjarët dyshojnë se është rrëmbyer. Vëllai i saj Ilirjan Çauli ka denoncuar në polici të mërkurën zhdukjen e motrës dhe sërish këtë të shtunë ka qenë në komisariatin e policisë ku është takuar me inspektorët kriminalë me qëllim hedhjen dritë mbi atë çfarë ka ndodhur.
Pas takimit në polici Ilirjani thotë se e motra ishte në proces divorci dhe së fundmi jetonte në lagjen 13 ku edhe punonte në një hotel
-
VIDEO
Humbën kontaktet me familjarët dy ditë më parë, çifti në Golem gjenden të asfiksuar nga gazi në banesë! Viktimat u zbuluan pas denoncimit të fëmijëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem të Kavajës një ditë më parë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazi i gatimit në banesë. Trupat e pajetë të dy personave janë gjetur sot nga policia, pas denoncimeve të familjarëve se kishin humbur kontaktet me të afërmit e tyre.
Report Tv mëson se viktimat janë Mihal Jani dhe Anila Llulla, përkatësisht 60 dhe 50 vjeç. Dy personat në fjalë, mësohet se ishin banues në Tiranë, ndërsa 60-vjeçari Jani kishte në pronësi dhe një apartament në Golem.
-
VIDEO
Erë e fortë në Durrës, trageti me 173 pasagjerë përplasi anijen, ishte nisur drejt Barit dhe u kthye mbrapsht! Ministria e Infrastrukturës: Ngjarje të tilla të mos përsëriten (FOTO)
Durrës- Moti i keq në portin e Durrësit ka shkaktuar një përplasje mes tragetit ‘Ventouris’ me anijen cargo 'Professor B'. Trageti i cili ishte nisur drejt Barit të Italisë mbante me vete 173 pasagjerë, 34 makina dhe 20 kamionë. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës te bankina tregtare në Portin e Durrësit. Nga ngjarja nuk rezultojnë të lënduar ndërkohë për të drejtuar tragetin u deshën 2 rimorkiatorë në mënyrë që të kthehej në drejtimin normal. Pas rënies së rrezikut dhe kthimit në gjendje normale të tragetit, 2 rimorkatorët e kanë shoqëruar tragetin 'Ventouris' drejt bankinës tregtare. Udhëtimin me destinacion Barin u nis me disa ora vonese.
-
VIDEO
Speciale/ Dy vjet pas tërmetit! Humbi familjen në rrënojat e Thumanës, i mbijetuari planifikon të krijojë familje të re
Sot dy vjet pas tërmetit shkatërrues në 26 nëntorit, ka ende familje që kanë mbetur pa shtëpi ashtu siç ka edhe shumë të tjerë që kanë hyrë në banesën e re. Në specialen në vazhdim ne do të ndjekim se si ka vazhduar historia e Albert Carës, i mbijetuari i vetëm i familjes së tij që dolën pa jetë nga rrënojat e banesës në Thumanë. Ai sot është martuar dhe planifikon të ketë edhe fëmijë. Alberti mbijetoi ndërsa bashkëshortja, vajza, dy djemtë dhe e fejuara e djalit të madh bashkë me foshnjën brenda vetes, dolën pa jetë nga rrënojat.
-
VIDEO
Rruga e Arbrit dhe ura më të lartë në Ballkan hapet në 29 nëntor! Ministrja: Mjetet të ecin me kujdes
Ditën e hënë do të hapet provizorisht Rruga e Arbrit, ndërsa punimet vazhdojnë dhe parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër.
Dy ditë përpara hapjes së rrugës së Arbrit, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i ARRSH-së, dhe drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato ju bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të ecin me kujdes pasi rruga ende është një kantier ku po ndërtohet.
-
VIDEO
I shoqëruar nga Zaho dhe bashkëshortja, kryeministri Rama pritet në Vatikan nga Papa Françesku
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga dajli i tij i vogël, Zaho, dhe bashkëshortja Linda Rama është pritur në Vatikan nga Papa Françesku. Kujtojmë se Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Vatikan me rastin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë.
-
VIDEO
Edhe gazetari i mirënjohur Arbër Hitaj bashkohet me Report Tv, gati për sfida të reja
Gazetari i mirënjohur Arbër Hitaj do të bashkohet me televizionin Report Tv. Protagonisti i emisioneve televizive dhe debateve politike në pozicionin e analistit, me një eskperiencë profesionale shumë të gjatë, Arbër Hitaj do të bashkohet me stafin e Report Tv për të drejtuar bashkë me Migena Sotirin emisionin e pasdites ''Studio Live''.
-
VIDEO
110 vjet nga lindja e Migjenit, ekspozitë në Shkodër! 'Mollë e ndalueme', e hapur deri në fund të dhjetorit
“Mollë e ndalueme” është ekspozita historike që u çel në kujtim të 110-vjetorit të lindjes së kolosit të letrave Shqipe, Millosh Gjergj Nikolla në Muzeun Historik në Shkodër.
Në kuadër të ditëve të Pavarësisë në qendër të ekspozitës ishin veprat artitstike të poetit, objekte artefakte dhe grafika të fondit arkivor të Muzeut të Shkodrës.
-
VIDEO
Rrëshqitje gurësh në 'Rrugën e Arbrit', segmenti rrugor Bulqizë-Shupenzë kthehet në burim aksidentesh
Rrëshqitja e gurëve në 'Rrugën e Arbrit' në segmentin Bulqizë-Shupenzë është kthyer në burim aksidenti për përdoruesit e rrugës.
Siç shihet në pamjet e siguruara, në fshatin Krajkë gurën e rënë kanë bllokuar njërën korsi qarkullimi duke rrezikuar jetën e shoferëve.
-
VIDEO
Lehtësim lëvizjeje në kufirin Shqipëri-Kosovë, kontrolle rastësore 1 ditë para ditës së Pavarësisë! Marrëveshja u firmos dje
Në mbledhjen e ditës së djeshme të 2 qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, u vendos që në kufirin mes dy vendeve do të ketë lehtësim qarkullimi sidomos pikën kryesore të kalimit të dy vendeve tona, në Morinë.
Dy ministritë e Brendshme kanë rënë dakord për një sistem monitorimi të pikave doganore me kamera pa kontrolle fizike duke e bërë kufirin krejtësisht fluid. Një sistem kamerash do të vendoset në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim.
-
VIDEO
Krimet mjedisore, zbulohen 90 raste abuzimi! Pesë të arrestuar dhe një në kërkim
Policia e Shtetit njofton se ka goditur 90 raste të krimeve mjedisore, ndërsa janë njofton se janë angazhuar gjatë ditëve të fundit 1125 forca policore. Forcat e policisë janë fokusuar në prerjen e paligjshme të pyjeve, ndërtimet pa leje, ndotja e mjedisit, gërryerjes së lumenjve dhe shkatërrimit të strukturës së tokës. Në kuadër të operacionit janë arrestuar 5 autorë, 100 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 person është shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Dega e PD në Elbasan publikon emrat pro Berishës: 272 delegatë nga 409 në Kuvendin e 11 dhjetorit! Report Tv telefonon delegaten: Më duket kam firmosur, s'e di tamam
Bledi Himçi, Sekretar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, ka dalë nga Selia blu në Tiranë dhe ka lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të cilët sipas tij kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor të kërkuar nga Sali Berisha
"Prej dy javësh hidhet baltë mbi procesin e hedhjes së firmave në Elbasan. ka qenë një prej proceve më demokratike. Të gjitha kanë firmosur me bindje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e Partisë Demokratike 272 nga 409, 67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e PD-së në datën 11 dhjetor", tha Himçi.