-
VIDEO
Rindërtimi te ‘5 maji’, Rushaj: Qeveria po prish shtëpitë për hakmarrje politike, nesër i bëj kërkesë KLSH! Banori: Mos u gënjeni, reagoni po ju ardhur litari në fyt
Nënkryetari i PD Alfred Rushaj u takua me banorë tek “5 Maji”, shtëpitë e të cilëve kanë nisur të shemben për t’u rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Por për PD këto shembje janë pa asnjë garanci dhe në shkelje të ligjit. Rushaj tha se do i drejtohet KLSH që të gjejë shkelje në procesin e rindërtimit në këtë zonë dhe t’i denoncojë ato në organet e drejtësisë.
“Shumë gjëra falen, por prishja e shtëpisë, nxjerrja në rrugë të madhe me fëmijët, është shumë e rëndë. Pas familjes, shtëpia është gjëja më e shtrenjtë për njeriun. Do t’i bëj kërkesë menjëherë kryetarit të KLSH që shkeljet e gjetura t’ia verë sa më shpejt në dispozicion organeve të drejtësisë”, tha Rushaj.
-
VIDEO
Gjykata e Gjirokastrës dënon vrasësit e Alket Muhos, prindërit kundër: SPAK të hetojë gjyqtaren
Prindërit e Alket Muhos kanë akuzuar gjyqtaren se ka zbutur dënimin e vrasësve të djalit të tyre. Sipas tyre Gjykata i nxori si të pafajshëm për armëmbajtje dhe ulën dënimin. Ata akuzuan gjyqtaren Blerta Çibuku është e korruptuar, të ndërhyjë SPAK.
"Gjykata dënoi kriminelët e vrasjes së djalit tim. Ata e kanë zbutur dënimin me ligj pasi e kanë nxjerrë të pafajshëm për armëmbajtje. Me çfarë e vranë ato djalin tim? Me shkop? Gjyqtarja Blerta Çibuku është e korruptuar. Dhe Gjykata e Gjirokastrës është e korruptuar komplet. Një korruptim galopant", ka thënë i ati.
"Për mbajtjen e armëve znj. Blerta Çibuku i ka nxjerrë të pafajshëm. Mua si nënë po bëhen 4 vite nuk më ka pyetur asnjë herë. Por na thoshte pusho mos fol. Ka vrarë zemrën e një nëne ashtu siç më vranë djalin e vetëm. Të vijë SPAK dhe ta pyesë gjyqtaren se me çfarë u vra", tha nëna.
-
VIDEO
REP-POP/ Kanë performuar me barkun e rrumbullakosur ne skenë, gra në Hollywood që i kanë falur vetes një kujtim të paharruar
Thonë se për një grua periudha më e bukur në jetën e saj është ajo e shtatzënisë. Por të jesh grua, do të thotë jesh shumë gjëra!
Një mami, një bashkëshorte dhe një profesioniste e mirë. Shumë nga gratë e Hollywoodit, kanë rastisur gjatë një pune të rëndësishme të jenë shtatzëna. Shumë prej këngëtareve kanë performuar me barkun e rrumbullakosur, ndërsa disa prej aktoreve kanë qenë protagoniste të filmave dhe i është dashur ta fshehin atë.
-
VIDEO
Berisha sfidon SHBA-në, po tani çdo të ndodhë me PD-në?
Emisioni Repolitix trajtoi situatën në PD pas foltores së Sali Berishës nga Kavaja ku ish-lideri demokrat sfidoi SHBA. Berisha deklaroi se padia e tij ndaj Blinken është pranuar nga gjykata e Parisit ndërsa sfidoi sekretarin e Shtetit të sillte prova në gjykatë. Çdo të ndodhë me PD ndërsa Berisha paralajmëroi rikthimin në krye të partisë? Të ftuar në studio Arben Meçaj, Keltis Kruja, Arben Skënderi dhe Plator Nesturi.
-
VIDEO
Makina përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi
LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Milot, përkatësisht në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Rrilës". Mësohet se këmbësori i identifikuar me inicialet P.V., është përplasur nga një mjet dhe për pasojë nuk ka mundur tu mbijetojë palgëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, ndërsa burime zyrtare bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit A.I., është shoqëruar nga policia.
-
VIDEO
Aksident në Elbasan, motori përplas biçikletën, një i lënduar
ELBASAN- Një aksident është shënuar këtë mbrëmje në hyrje të qytetit të Elbasanit. Mësohet se një motor ka përplasur një biçikletë.
Për rrjedhojë, burime për Report Tv bëjnë me dije se një person është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.
-
VIDEO
10 persona të përfshirë në grabitjen e biznesmenit në Nikël, eksperti për Report: E dinin që s'ka patrulla policie në lëvizje! Kanë studiuar vendin për muaj të tërë
Eksperti i Kriminalistikës, Fatjon Softa, për Report Tv ka bërë një analizë të grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës. 10 persona të përfshirë në një grabitje, për Softën nuk janë aspak rastësi dhe për këtë sjellë disa motive që mund të kenë çuar që ky grup të përbëhet nga një numër shumë kaq i madh personash. Gjithashtu, eksperti tha se biznesmeni, mund të jetë vëzhguar me muaj të tërë dhe se grabitësit e kanë ditur me detajet lëvizjet që ndodhin në atë shtëpi, por edhe përreth saj.
-
VIDEO
Disa të burgosur në burgun e Peqinit 'ngujohen' në qeli, refuzojnë ushqimin dhe ajrosjen
PEQIN- Disa të burgosur në burgun e Peqinit, janë mbyllur në qeli dhe kanë refuzuar marrjen e ushqimeve.
Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin e Report TV, Arsen Rusta.
-
VIDEO
Prefekti tha se do të shpërndahej falas, pas më shumë se 5 orësh asnjë koli me ujë të pijshëm falas nuk u është dhënë banorëve
Pas më shumë se 5 orësh nga deklarata e prefektit të Durrësit, Roland Nasto i cili tha se në Krujë do të shpërndahej ujë falas, pas ndërprerjes së furnizimit për shkak të helmimeve masive, ende banorët nuk kanë parë asnjë autobot me ujë.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i cili po ndjek nga afër situatën e krijuar në qytetin e Krujës, tha se deri tani asnjë koli me ujë të pijshëm falas nuk shpërndarë në qytet për banorët. E madje asnjë bot që të furnizojë institucionet publike, siç u tha nga prefekti.
-
VIDEO
Ekzekutimi i Demir Backës në Fier, policia i shkon disa herë në shtëpi 'Ben Qimes' për ta marrë në pyetje, por nuk e gjen, familjarët: Është me punë në Tiranë
Teksa kanë kaluar 3 ditë nga ekzekutimi i Demir Backës në Fier, ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen. Ndërkohë mediat shkruajnë se Policia i ka shkuar në shtëpi Arben Isufit, i njohur si 'Ben Qimja', me të cilin Backa ka patur një konflikt rreth 1 vit e gjysmë më parë. Pavarësisht se e kanë kërkuar disa herë në shtëpi, për ta marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, policia nuk e ka gjetur atë, ndërsa familjarët kanë deklaruar se Isufi ka shkuar me punë në Tiranë.
-
VIDEO
10 persona të armatosur me maska dhunuan biznesmenin dhe i morën 100 mijë euro, provat biologjike në vendngjarje mund të çojnë te autorët
Provat biologjike të gjetura në ambientet e brendshme të vilës së biznesmenit Nazmi Çangu, i cili u grabit nën kërcënimin e armës dy ditë më parë pritet të çojnë hetuesit deri tek identiteti i grabitësve.
Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se janë gjetur objekte me të dhëna biologjike, gjurmë gishtat, në mesin e tyre edhe një kapuç që dyshohet se i përket njërit prej grabitësve. Provat janë dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Policisë Shkencore.
-
VIDEO
Vetingu i politikanëve, debati në Report Tv! Ristani: Organet janë, por mungon vullneti! Propozimi i PD s’ndryshon asgjë! Lisandër Hoxha: Basha preket i pari
Propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese për vetingun e politikanëve nuk janë përkrahur nga ish deputeti i PD, Arben Ristani dhe ish nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, të cilët i cilësojnë atë si paçavure, që shkatërron ndarjen e pushteteve.
Të ftuar në Report Tv, Arben Ristani th se duhet veting i politikanëve, por jo nga SPAK dhe jo si e propozon PD, por të gjendjen mekanizmat e duhur. Sipas Ristanit duhet që të krijohet një trup brenda parlamentit për të bërë veting. Sipas tij nuk ka nevojë për ndryshime për të bërë këtë pasi ligji anti-mafia, ligji i dekriminalizimit dhe SPAK nuk i pengon akuzash që të hetojnë politikanët e korruptuar por nuk ka vullnet. Dhe sipas tij fakti se Basha shton një tjetër organ, nuk ka për të shtuar vullnetin.