• VIDEO

    Basha-Ramës: Më ke frikë se të kam mundur! Meta dhe Berisha e kanë fajin që ti je aty, shko bashkohu me ta bëni bashkë 'trekëndëshin e Bermudeve

    Ilaritet ka krijuar në Kuvend debati mes Ramës dhe Bashës. Kryetari i PD-së duke iu drejtuar Kryeministrit i tha ai kërkon të ketë përballë Metën dhe Berishën se e ka frikë atë pasi e ka mundur në 2011.

    Sipas Bashës, janë Sali Berisha dhe Ilir Meta ata që e kanë fajin më të madh që Rama është në pushtet, ndërsa ai ka fajin më të vogël.

    "Ke hall ti historinë e PD-së. Thuaje më ka marrë malli për Sali berishën dhe Ilir Metën. Shko dhe ti në foltore dhe bëj foltoren tëndë. Qani hall të tre, bëni trekëndëshin e Bermundës. Unë s'jua qaj dot hallin. Të paktën dil hapur dhe mos u fshi. Unë sta plotësoj dot, mua do më kesh përballë që të munda në vitin 2011.  Disa miq i ke ti por disa miq i kam edhe unë. Nëse unë të dukem i fortë nuk është faji im, por i dobët s'kam qenë asnjë herë. Kam dhe unë pjesën time të fajit që ti je këtu, por kam pjesën më të vogël, pjesën më të madhe të fajit e kanë dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës ", Basha.

  • VIDEO

    Rama-Bashës: Ne i kemi ndërtuar shkollat me më pak lekë se BE, s'na flet dot ti për vjedhje

    Akuzave të kryetarit të PD-së për vjedhje me fondet e rindërtimit, kryetari i qeverisë Rama iu përgjigj ashpër.

    "Po sikur fondet e vëna në dispozicion për ndërtimin e  shkollave nga BE në raport me atë të vëna na dispozicion nga qeveria të rezultojnë më të larta, çfarë duhet të bëjmë me të gjithë këtë çarçaf që sapo u var këtu në sallën e Kuvendit. Mua fondet e BE më pëlqejnë shumë dhe i jam shumë mirënjohës partnerëve tanë që na ndihmojnë, që nga Brukseli deri në Abu Dabu, e deri në Ankara. Por po të them se në aspektin e nikoqirllëkut për fondet i jam shumë mirënjohës atyre që kanë punuar me këtë projekt sepse kanë bërë të mundur që ne të bëjmë më shumë me më pak. Po kështu edhe për apartamentet. Matu mirë kur flet për hajdutëri. Mate mirë gjuhën kur flet për hajdut, apo leje ndërtimi që jepen në zyrat e bashkisë. Matu mirë dhe bëhu burrë", tha Rama.

  • VIDEO

    Interpelanca për rindërtimin në Durrës, Ministri -Xhaferrajt: Procedurat për rrugët që kishe shqetësim, mbyllen në fund të vitit! Ja kur fillon shpërndarja me short e apartamenteve

    Deputeti i PD-së së qarkut të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj ka thirrur në interpelancë ministrin e Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj, ku i kërkoi llogari se përse në fund të korrikut u anulua vendimi për rikonstruksionin e dy rrugëve ‘Miqësia’ dhe Azem Hajdari-gjelbërimi’, në Durrës.

    "Tërmeti ekspozoi vetëm një gjë,  që ju jeni të gatshëm të përfitoni edhe nga ngjarje të tilla! Babëzia ju bën të përfitoni edhe nga fatkeqësia", tha Xhaferraj.

    Ahmetaj sqaroi se vendimi nuk është anuluar, por të dyja rrugët janë futur brenda një plani të detyruar vendor më të gjerë dhe nuk është hequr financimi. Sipas Ahmetaj, procedurat për kontratën e punimeve pritet të përfundojnë në fund të këtij viti.

    Nga ana tjetër ai bëri me dije në datat 10-12 nëntor do të bëhet hedhja e shortit për shpërndarjen e apartamenteve në Krujë dhe me datë 15 do të bëhet në Durrës dhe Lezhë.

    "Arsyeja e ndryshimit është për të futur të dyja rrugët brenda një plani të detyruar vendor më të gjerë, në mënyrë që rrugët të funksionojnë më mirë për qytetarët që janë kyçe për të lidhur zonën e Spitallës me qytetin. Rrugët "Miqësia" dhe "Azem Hajdari" do të ndërtohen dhe rikonstruktohen nga njësia zbatues e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, me financimin, ku është alokuar nga buxheti i shtetit. Për pak ditë do të lidhet kontratat e punimeve për rrugën Miqësia dhe deri në fund të nëntorit për rrugën Azem Hajdari. Fondi i alokuar është 1.2 mld të dyja. Të dyja rrugët janë brenda fondit ët rindërtimit të financuara, do të bëhen. Njëra ka përfunduar si procedurë, tjera përfundon në fund të dhjetorit. Ju jeni ngatërruar pasi ne kemi përfshirë dhe rrugët në planin e detyruar vendor dhe nuk kemi hequr financimin. Sot janë 15 mijë familje që trajtohen me bonus qiraje, janë dhënë rreth 5 mld lekë për bonusin e qirave. Përfituesit nga programi i rindërtimit janë rreth 49 mijë. Shpërndarja do bëhet me short për të shmangur keqkuptimet, për transparencë. Hedhja e shortit në Krujë, nga data 10-12, në Durrës me datë 15, në Lezhë me datë 15', tha Ahmetaj.

  • VIDEO

    Rama i përgjigjet Xhaferajt për rindërtimin: Keni qenë i zënë duke përmirësuar cilësinë e diellit, në kohën tuaj zije hundën me gojë! Kantierët u bllokuan nga pandemia

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur, deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferajt, në lidhje me procesin e rindërtimit në Durrës. Kreu i qeverisë i ka kujtuar një gafë Xhaferajt, duke e ironizuar se ai ai me siguri ka qenë i zënë duke përmirësuar cilësinë e diellit, dhe se pas tërmetit ndodhi edhe një pandemi e cila gjunjëzoi botën. Kjo edhe shtyu afatet për rindërtimin.

    'U ndjeva i detyruar të ndërhyj sepse realisht çdo njeri ka të drejtë të gabojë, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore. E ngritët me furi një uturi shpifjesh dhe akuzash dhe bëtë edhe një gjest digjital këtu, me siguri keni qenë i zënë për të përmirësuar cilësinë e diellit dhe se keni vënë re që mes angazhimeve për të pasojat e tërmetit dhe afateve të tërmetit ka ndodhur diçka që ka tronditur gjithë botën, zoti Xhaferri, pandemia. Ju kujtoj se kanë qenë muaj të tërë në të cilën kantierët janë bllokuar edhe afatet do të shtyheshin. Ajo që më shqetëson më shumë nuk është ky aspekt, mbi çfarë baze i ngrini këta akuza dhe flisni për babëzi. Keni ndonjë shifër. Shkollat kanë standarde , kanë kritere, shkollat kanë preventiva, janë të zhvilluara si proces ndërtimi me gara.

    Garat kanë dosje dhe mbi gjithë këto fakte mund të bëhen edhe hulumtime dhe pastaj mund të nxirren konkluzione profesionale jo si mjek popullor, apo si akrobat popullor cirku. Siç ju tha dhe zv.kryeministri shkollat janë aty krah për krah me shkollat që keni ndërtuar ju, dhe kontrasti është si e sotmja me mesjetën kur vjen fjala tek infrastruktura e tyre. Duhen fakte dhe argumente. Po na thua që qenka fshehur sheshe për të fshehur gjurmët. Të gjitha godinat kanë historikun e tyre dhe provat i ka prokuroria. Sytë u janë imunizuar prej shumë vitesh nga plehrat e shëmtia. Ndryshe nuk do të ishit krenare pa kthim për të gjithë masakrën urbane që kemi promovuar si mrekulli të botës. Kur ju qeverisnit duhet me dalë me duart në hundën që mos të marrësh erë. Këtu nuk kemi se çfarë diskutojmë s ekemi një konflikt estetik. Numri i familjeve që sot gëzojnë shtëpinë është i madh dhe do të rritet në javën e fundit të këtij muaji. Ju ftoj të bashkoheni në hapjen e dyerve të shtëpive për mijëra familje deri në datën 26 nëntor që bëhen dy vite nga tërmeti. Asnjë familje që do të kthehet në shtëpi, nuk është sot dhe nuk do të jetë nesër në shtëpinë e re më keq, do jetë më mirë seç ishte. Gjithë ajo krizë është kthyer në një mundësi më të mirë.'- tha Rama.

  • VIDEO

    Pak ditë para skadimit të marrëveshjes me qeverinë, naftëtarët në Ballsh, sërish para uzinës: Ende s'ka vendim çfarë do bëhet me ne

    Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga skadimi i marrëveshjes 1 vjeçare me qeverinë, naftëtarët në Ballsh janë mbledhur sërish sot para uzinës. Marrëveshja skadon nënë nëntor, ndërsa naftëtarët deklarojnë se nuk kanë ende një përgjigje për fatin e uzinës dhe se pasi kanë marrë edhe pagën e 12, mbetet e paqartë se çfarë do të bëhet me ta.

  • VIDEO

    Helmimi masiv i qytetarëve në Krujë, PD kërkon të ndryshohet rendi i ditës në Kuvend, PS: Çështjet që diskutohen këtu nuk janë debate kafenesh! Mos e politizoni

    Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Alfred Rushaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës dhe si pikë e parë e diskutimit të flitet për helmimin e qytetarëve nga uji në Krujës. Mirëpo, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nuk mund të ndryshohet rendi i ditës.

    Rushaj: Kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri për helimimin e qytetarëve. Kërkojmë që të ndryshohet rendi i ditës dhe të vendoset si pikë e parë diskutimi për situatën emergjentë të krijuar nga ndotja e ujit të pijshëm në bashkinë e Krujës. Kuvendi e ka detyrim që të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë që ka çuar në dëmtimet masive të shëndetit të qytetarëve në këtë bashki

    Balla:Dua t’u uroj shërim të shpejtë. Rezulton të jenë të kontaminuar nga uji i pijshëm prokuroria po bën hetimet. Nuk e di që kuvendi ka atribute të bëjë qoftë e hetime penale qoftë të karakterit mjekësor. Këto duhet ti bëjnë autoritet shëndetësore. Javën e ardhshme Ministrja e Shëndetësisë dhe Ministra i Brendshëm të diskutohet. Hyn si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e ardhshme. Është një çështje që nuk mund të hyjë në rend të dite pasi nuk ka një kërkesë për interpelancë për këtë çështje. Çështjet që diskuton Kuvendi nuk janë debate kafenesh. Nuk duhet politizuar ajo çështje.

    Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se duhet të pritet përgjigja zyrtare dhe rendi i ditës u votua që të vijojë ai që ishte parashikuar.

    Nikolla: Mirë është që të presim përgjigjen e organeve kompetente. Bashkohemi me shqetësimin e njerëzve që kanë probleme shëndetësore në Krujë. Është dhe në ndertin tuaj që mos të bëjmë politikë me këto situata. Të presim kohën e duhur. Nuk është koha që të vijojmë me ndryshim të rendit të ditës. Të vijojmë me rendin e ditës.

  • VIDEO

    Rama prezanton projektin ‘Lungomare 3’: Fillimvitin e ardhshëm ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetin social Facebook projektin ‘Lungomare 3’.

    Kreu i qeverisë njofton se në fillim të vitit të ardhshëm do të ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e enjte 28 tetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Braçe akuza të forta qeverisë për administratën te kë ka rreth vetes Sali Berisha e deri tek kavajasi i Elbasanit.

  • VIDEO

    Kush i helmoi qytetarët e Krujës dhe si reaguan institucionet?

    Emisioni Repolitix trajtoi ngjarjen e rëndë në Krujë me helmimin e mbi 600 qytetarëve nga ndotja e ujit të pijshëm. Kush i helmoi qytetarët e Krujës dhe si kanë reaguar institucionet përgjegjëse ndaj këtij skandali? Të ftuar në studio Arben Meçaj, Lavdosh Feruni, Arsen Rusta dhe Aulon Kalaja.

  • VIDEO

    Në darkë mbi 80 raste të reja helmimi në Krujë, Ferruni në Report Tv: Mund të ketë rikontaminim! Meçe: As kafshëve s'u jepet ujë nga boti i zjarrfikësve! Privati jep koli me ujë falas, prefekti gënjeu

    TIRANË- Në orët e mbrëmjes, ka pasur një shtim të rasteve të qytetarëve të helmuar nga uji në Krujë dhe kjo është parë me shqetësim ambientalisti, Lavdosh Ferruni, i cili ngriti alarmin se mund të bëhet fjalë për rikontaminim.  Gazetari Aulon Kalaja tha se nga ora 14:00 deri në mbrëmje ka pasur mbi 80 raste të reja në spitale, e ndërsa opinionisti Arben Meçe është shprehur se ky rast në Krujë duhet të ngrinte pushtetin lokal në këmbë, por një gjë e tillë nuk kanë ndodhur. Ai tha se shpërndarja e ujit me autobotet e zjarrfikësve, siç është parë mesditën e sotme, janë çnjerëzore.

  • VIDEO

    Qeveria vendos: Marrim 700 mln euro eurobond! Në nëntor banesat e rindërtuara kalojnë në pronësi të qytetarëve! Të para i marrin familjet në nevojë, të tjerët me short publik

    Qeveria ka vendosur që nga 20-26 nëntori të shpërndajë 1050 apartamente dhe shtëpi individuale të rindërtuara dhe t’u kalojnë në pronësi qytetarëve. Familjet në nevojë do të jenë të parat që marrin banesat, ndërsa shpërndarja e të tjerave do të bëhet me short publik.

    “Sapo filloi procesi i kalimit të shkollave në pronësive të bashkive pas përfundimit të një numri të madh të shkollave të rindërtuarave që i kalojnë bashkive për mirëmbajtje dhe administrim në vazhdim. Ky muaj do të jetë muaji i rëndësishëm për rindërtimin. Në vigjilje të dyvjetorit të tërmeti ne kemi procesuar për të kaluar në pronësi të plotë të qytetarëve shtëpitë e rindërtuara, njësitë individuale dhe apartamente. Do ndiqen dy korsi për shpërndarjen e tyre. Një është lista prioritare ku trajtohen familje në nevojë. Për këto familje shpërndaja bëhet menjëherë, ndërsa për pjesën tjetër shpërndarja do të bëhet me short publik. Vetëm me 20-26 nëntor do të shpërndahen 1050 apartamente dhe njësi individuale. Deri tani janë shpërndarë vetëm nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit 1100 njësi individuale dhe mbi 800 grante për familjet e dëmtuara nga tërmeti”, tha Arben Ahmetaj.

  • VIDEO

    Kuvendi i ndërpreu sinjalin, PD transmeton në Facebook mbledhjen e Komisionit Hetimor për 25 prillin

    Ndërprerja e sinjalit nga Kuvendi nuk ka penguar PD të vijoj me mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Mbledhja po transmetohet live në faqen zyrtare të PD në facebook, ku deputetët e PD po bëjnë raportim mbi provat e mbledhura për shkeljet e pretenduara gjatë zgjedhjeve parlamentare.

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv