-
VIDEO
Braçe kritikon qeverinë: Ministrat nuk i kemi gjetur në punë, të hapin krahun
Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar qeverinë në Komisionin e Ekonomisë ku tha se i ka rastisur disa herë që të shkojë në ministri dhe nuk i ka gjetur ministrat në punës. Ai tha se kush nuk do të punojë le të hap krahun, ndërsa tha se gjysma e administratës publike në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka votuar fare Partinë Socialiste.
“Do ta them troç: Nga analiza që unë bëj po ju them unë që më shumë se gjysma e administratës publike nuk ka votuar fare për Partinë Socialiste. Fare, zero. Në nivel qendror dhe vendor po të doni. Aty është zonja (i drejtohet Spiropalit), sa herë kemi vajtur ne nëpër Ministri, tani se nuk nxjerr ndonjë sekret të madh, dhe nuk kemi gjet ministrat në punë. Është kështu? Ore kemi vajtur për të kontrolluar marrjen e përgjigjes. Institucion me institucion. U detyruan të vendosin tabela për të kontrolluar fluksin e ankesave dhe përgjigjet që jepeshin. Tabela, ku gjithsecili vihej para tabelës dhe i thuhej pse s’ka marrë përgjigje”, tha Braçe.
Në lidhje me krijimin e agjencisë për Bashkëqeverisje, Braçe tha se nuk kanë pse krijohen agjenci kot dhe të shpenzohen para kot sepse nuk funksionojnë institucionet. Kush nuk bën punë le të hap krahur, por mungon vullneti për të larguara ata që nuk i shërbejnë qytetarëve.
“Që ne të kemi vështirësi në funksionimin e institucioneve dhe për këtë të ndërtojmë instrumente të vënë në lëvizje institucionet, kjo më duket para e shpenzuar kot. Të jemi të qartë. Nëse nuk bëjmë dot institucionet të funksionojnë, të hapin krahun të gjithë, nga i pari te i fundit.Nëse ka agjenci që nuk i përgjigjen qytetarit për 1001 arsye dhe një nga këto është korrupsioni, në hipoteka, në tatime, në inspektime, të hapin krahun të largohen. Ligji i përcakton rastet, por mungon vullneti për të larguar nga detyra atë që nuk shërben”, tha Braçe.
-
VIDEO
Ambasada e SHBA poston videon, momenti kur një nga anijet më të shpejta të Marinës amerikane ndalon në Portin e Durrësit
Me një postim në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se kjo anije është një ndër më të shpejtat e Marinës së SHBA dhe një nga më të rejat, e ndërtuar në vitin 2014.
-
VIDEO
Agjencia për ‘Bashkëqeverisjen’ Shalsi: Ka zgjuar interes tek vendet e tjera! Dashamir Shehi: Qenkemi model për Europën
Diskutimi i projektligjit për ngritjen e agjencisë për “Bashkëqeverisje’ ka sjellë një debat me kryetarit të komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi dhe Dashamir Shehit.
Shalsi tha se disa shtete perëndimore kanë shfaqur interes për agjencinë që do të monitorojë administratën duke theksuar se njëri prej tyre ka sjellë edhe një ekip për ta shqyrtuar.
“Janë disa shtete perëndimore, njëri ka sjellë një ekip për ta shqyrtuar. Ka zgjuar interes ky sistem. Mund të vijnë dhe mund të përmirësohen”, tha Shalsi.
Por Dashamir Shehi ka reaguar me ironi tha se tashmë po kthehemi në model edhe për Europën Perëndimore.
“ E shikon ne jemi model për Europën Perëndimore”, tha ai.
-
VIDEO
Kuvendi i ndërpreu sinjalin, PD transmeton në Facebook mbledhjen e Komisionit Hetimor për 25 prillin
Ndërprerja e sinjalit nga Kuvendi nuk ka penguar PD të vijoj me mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Mbledhja po transmetohet live në faqen zyrtare të PD në facebook, ku deputetët e PD po bëjnë raportim mbi provat e mbledhura për shkeljet e pretenduara gjatë zgjedhjeve parlamentare.
-
VIDEO
Vranë Alket Muhon pas sherrit për pronat, dënohen me 37 vite burg gjithsej at e bir! 20 vite burg për Et'hem Muhon dhe 17 për Dino Muhon
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, dënon me 37 vjet burg gjithsej, Et’hem dhe Dino Muhaj të akuzuar për vrasjen e Alket Muho më 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj.
Vendimi është dhënë nga kryesuesja e seancës gjyqësore Blerta Cibuku e cila i dha fund maratonës tre vjeçare gjyqësore në ngarkim të personave të mësipërm. Seanca e fundit gjyqësore është mbajtur nën masa të rrepta sigurie duke parë se prezentë në dhënien e vendimit kanë qenë familjarë të dhe afërm nga të dy familjet.
-
VIDEO
Komisioni për 25 prillin, Bardhi bie dakord me propozimin e maxhorancës: Të votojmë për Klevis Xhoxhin si sekretar
Gazment Bardhi ka rënë dakord me kërkesën e maxhorancës në Komisionin Hetimor për 25 prillin, duke kërkuar që të zgjidhet Sekretari edhe pse nuk është miratuar ende rregullorja e brendshme. Ai ka kërkuar që të nisë votimi për emrin e Klevis Xhoxhit të propozuar nga PS dhe miratimi për rregulloren e Komisionit të lihet pikë e fundit, duke qenë që ka debat.
"Jemi marrë peng dhe nuk po vazhdojmë dot përpara. Të hedhim në votim sekretarin dhe më pas rezervoj të drejtën për të marrë fjalën. Ju kërkuat në zgjedhjen e kaluar, zonja Bushka që zoti Klevis Xhoxhi të jetë sekretari i komisionit, unë propozoj ta hedhim në votim dhe ta votojmë. Më pas rregulloren ta lemë si pikë të fundit duke qenë që ka debat. Të vendosim normat dhe rregullat. Qytetarët nuk janë të interesuar fare për shkeljet e nenit. Hajde të miratojmë planin e hetimit", tha Bardhi.
-
VIDEO
Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë, Bashkia tha se kishte amoniak mbi normë, pritet përgjigjja e ISHP! Shkon në 500 numri i të prekurve, 130 të tjerë gjatë natës! Prokuroria nis hetimet
130 qytetarë të tjerë në Krujë i janë drejtuar spitalit mbrëmjen e djeshme, duke e çuar në 500 numrin e personave të helmuar nga uji i pijshëm, ndërsa Prokuroria ka nisur sot hetimet. Prokuroria e Krujës bën me dije se vepra penale është regjistrua “ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, teksa është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko – ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve.
Megjithë rritjen e numrit të pacientëve, sipas mjekëve ka një përmirësim të situatës në krahasim me 3 ditë më parë. Mjeku i urgjencës, Ilir Rrapollari, u shpreh se të shtruar në spital janë 3 të rritur dhe 7 fëmijë.
-
VIDEO
Komisioni për 25 prillin, Gogu-Alibeajt: Mblidhni veten dhe filloni drejtoni! Sot të zgjidhet Sekretari dhe të miratojmë rregulloren e brendshme
Me akuza, por të artikuluara me tone të qeta, ka nisur Komisioni Hetimor për zgjedhjet e25 prillit ditën e sotme, ku nënkryetari Toni Gogu iu drejtua kryetarit Enkelejd Alibeaj duke i kërkuar të 'mbledhë veten' dhe të drejtojë Komisionin. Ai ka kërkuar që rendi i ditës të hidhet në votim dhe pjesë e të jenë edhe zgjedhja e Sekretarit të Komisionit dhe miratimi i rregullores së brendshme.
"Mblidhni veten, vini rregull në këtë komision pasi nuk na ndaloni të përcaktojmë rregulloren e brendshme të këtij komisioni, Ky komision ka nevojë të miratojë rregullat e nevojshme për funksionimin e tij. E keni futur në udhëkryq veprimtarinë e këtij komisioni. Mblidhni veten dhe filloni të drejtoni. Nëse duam që hetimi për 25 prillin të bëhet realitet dhe jo show politik, nevojitet drejtim. Synimi juaj i vetëm duhet të jetë shterimi i rendit të ditësh dhe mbarëvajtja e mbledhjes, vetëm kështu do të largoni çdo njëanshmëri. Objektivi i këtij komisioni është hetimi dhe jo debati me ne. Hetimi që kërkohet nga ne është tërësi veprimesh pa marër të pandehur dh epa marrë të pandehur, vetëm duke hetuar mbështetur mbi prova do mund të verifikojmë veprimet tuaja. Nuk duhet të hyjmë në kompetencat e organeve të tjera. Duhet t'i japim drejtim situatës ku ndodhemi duke respektuar njëri-tjetrin, por mbi të gjitha ligjin. Hidhni në votim rendin e ditës, aty të jetë zgjedhja e sekretarit dhe të hartojmë e miratojmë rregulloren e brendshme të komisionit", tha ai.
-
VIDEO
Basha nxjerr në terren Bardhin për Reformën Territoriale, kryetarët e degëve me tone të ashpra: Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve
TIRANË- ‘Dil në bazë e shih krizën e demokratëve’. Kjo është kërkesa me tone të ashpra e kryetarëve të degëve të PD që për 3 orë rresht kanë diskutuar mes debatesh lidhur me situatën në parti, ku 'Foltorja' e Berishës ka shkaktuar përçarje më shumë se kurrë.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar ky irritim i krerëve të degëve erdhi pasi Lulzim Basha në mbledhjen e sotme tha se do të nxirrte në terren Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të marrë propozime për Reformën Territoriale, një nga betejat më të forta të opozitës në Kuvend. Fakti që kryedemokrati nuk zbret në terren personalisht, nuk është pranuar nga krerët e degëve, të cilët njëzëri kanë thënë se "nuk mund të vazhdohet më kështu", dhe se duhet gjetur një zgjidhje emergjente në një kohë kur demokratët janë të ndarë në "të Berishës" dhe të Bashës".
-
VIDEO
Debate në Komisionin Hetimor për 25 prillin, PS del 2 herë nga mbledhja por PD vijon pa mazhorancën! Kuvendi i heq sinjalin: Nuk keni kuorum
Edhe këtë herë e treta nuk ishte e vërteta! Edhe pse e nisën me diskutime me tona të qeta apo me premtime të ndërsjellta për respektim etike dhe morali sërish ndarja e madhe për një rend dite e prishi edhe mbledhjen e tretë të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.
-
VIDEO
Agjencia për ‘Bashkëqeverisje’, Qeveria: Rrit transparencën, jo më mik në administratë! Opozita: E panevojshme, rrit zinxhirin e korrupsionit
Projektligji “Për bashkëqeverisjen” është diskutuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Kjo agjenci do të hetojë shkelje që bëhen në administratën publike, ku në të do të merren parasysh edhe denoncimet që bëjnë qytetarët.
Prezantimi i këtij projektligji në komision u bë nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Kjo agjenci, tha Spiropali, ka si qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe zbulimin e abuzimeve që bëhen në administratën publike. Kjo asgjësi ka si qëllim transparencën dhe nuk ka më zgjidhje të problemeve me mik.
-
VIDEO
Mungesa e ujit, qytetari në Krujë i revoltuar: Për të pirë po e blejmë, për t'u larë hiç! Do zëmë morra e pleshta
Banorët në Krujë po përjetojnë ditë jo të lehta, ku duhet të përballen jo vetëm me shqetësimet shëndetësore nga helmimi për shkak të ujit të pijshëm, por edhe me mungesën e ujit në rrjet. I revoltuar, një qytetar, pasi del nga spitali ku mori mjekimin e duhur, u shpreh se nuk kanë ujë për t'u larë.
"Erdha në spital sepse kisha dhimbje barku, dhimbje koke. Mungesa e ujit shumë problem. Qeveria duhej të na kishte sjellë ujë me bote që të hënën. Për të pirë po e blemë ujin, për t'u larë hiç. Do zëmë morra e pleshta. Pleshta mirë se nuk të bëjnë gjë, por morrat".
Bashkia e Krujës, pas shumë orësh, nisi pasditen e djeshme shpërndarjen e ujit me bote për qytetarët. Megjithatë nuk dihet nëse ky furnizim me ujë vijon edhe ditën e sotme.