-
VIDEO
Kryeministri Edi Rama në Egjipt, pritet me ceremoni shtetërore! Nënshkruhen 3 marrëveshje për bashkëpunimin kulturor! Së shpejti fluturim direkt Kajro-Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Egjipt. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me ceremoni shtetërore nga autoritetet në Egjipt. Kreu i qeverise publikoi pamjet e mbërritjes në Egjipt dhe ceremonisë së pritjes në aeroportin egjiptian nga kryeministri Moustafa Madbouly.
-
VIDEO
Sherr mes afganëve në qendrën e strehimit në Shëngjin, gruaja plagos me thikë bashkëjetuesin
LEZHË- Një ngjarje kriminale u regjistrua mesditën e sotme në Shëngjin në oborrin e resortit ku janë strehuar refugjatët afganë. Policia bën të ditur se një 26-vjeçare ka plagosur me thikë bashkëjetuesin pas një konflikti mes tyre.
Shkaku ende nuk bëhet i ditur, pasi autorja po merret në pyetje nga policia lokale. Ndërsa 33-vjeçari ka plagë në bark, të shkaktuara nga thika, por është jashtë rrezikut për jetën, konfirmuan bluzat e bardha.
-
VIDEO
VIDEO/ Banorët kundër barrierave metalike në anë të autostradës Lushnje-Fier, dalin në protestë! 'Reflektojnë' autoritetet, rikthehet situata siç ishte
DIVJAKË-Një protestë e organizuar nga banorë të fshatrave në anë të autostradës Lushnje-Fier ka krijuar radhë kilometrike automjetesh. Protesta është zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune. Pas fillimit të trafikut, Policia shkoi në vendngjarje për të bërë të mundur lirimin e rrugës.
Banorët e zonës kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike, prandaj dhe janë mbledhur në protestë duke bllokuar rrugën. Ata kanë bllokuar për rreth 20 minuta aksion nacional.
-
VIDEO
Kryeministri Edi Rama në Egjipt, pritet me ceremoni shtetërore
Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Egjipt. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me ceremoni shtetërore nga autoritetet në Egjipt.
-
VIDEO
Një pemë në Parkun “Europa” në përkujtim të Rozmari Jorganxhi, Veliaj: Tirana di t’i nderoje figurat e saj
Një pemë në qender të Tiranës per mexosopranon e njohur shqiptare, Rozmari Jorganxhi, e cila u nda nga jeta një vit më parë, në moshën 83-vjeçare. Familjarë, miq, artistë apo ish-nxënës e studentë të këngëtares me famë ndërkombëtare u mbledhen për ta përkujtuar përmes një ceremonie të organizuar nga Bashkia e Tiranës, në nder të figurës së njohur të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe jo vetëm, pasi Jorganxhi 10 vitet e fundit të karrierës së saj ia kushtoi Teatrit “Giusepe Verdi” në Trieste të Italisë.
-
VIDEO
'500 mijë USD pasuri të paligjshme', përjashtohet nga drejtësia gjyqtari i Tiranës Ardian Kalia, prokuroria i mbylli dosjen, KLD-ja e shpëtoi nga shkarkimi
Komisioni i Vetingut përjashton nga sistemi gjyqtarin e Tiranës Ardian Kalia pas dhënies së dorëheqjes, në 2014 u kallëzua nga ILDKPKI për mosjustifikim pasurie, në 2015 u kërkuar shkarkimi nga drejtësia
-
VIDEO
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano takim me kreun e SPAK, Arben Kraja
Vetëm pak ditë pasi ka marrë detyrën, drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nnao ka zhvilluar një takim prezantimi me kreun i SPAK, Arben Kraja. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kreu i policisë së Shtetit është njohur me dosjet e krimit dhe të korrupsionit
-
VIDEO
Tre vite nga vrasja e ekstremistit grek, familjarët përkujtojnë Kostandin Kacifas, i pranishëm edhe Vangjel Dule
Tre vite nga vrasja e Kostandin Kacifas në Bularat familjarë, të afërm dhe banorë të fshatit kanë përkujtuar ekstremistin grek, të cilët ishin prezenrë në meshën përkujtimore të organizuar nga kisha e fshatit. Prezent ishte edhe konsulli i ri grek në Gjirokastër Saharidis dhe kryetari i PBDNJ-së, deputeti Vangjel Dule
-
VIDEO
Protesta në autostradën Lushnjë-Fier, deputetja e PD, Dhori: Vendimi i padrejtë i ARRSH-së, banorët janë të indinjuar
Në mbështetje të banorëve në protestën e sotme në anë të autostradës Lushnjë-Fier ka qenë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori.
Ajo kërkon nga Qeveria të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.
-
VIDEO
Zjarr në një fushë mbetjesh në Laç, kryebashkiakja e Kurbinit: E qëllimshme, prej një viti e gjysmë nuk depozitohen më aty mbetjet por çohen në landfill
Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, ka reaguar për zjarrin që ka rënë në një vend grumbullim mbetjesh në qytetin e Laçit.
Cara ka thënë se zjarrvënia është e qëllimshme dhe se në këtë vend kishte një vit e gjysmë që nuk depozitohen mbetjet.
-
VIDEO
Një ditë pas kritikave të Ramës për mbetjet, i vihet flaka vend grumbullimit të mbeturinave në Laç! Tymi mbulon qytetin! Kryebashkiakia Cara: I qëllimshëm
LEZHË- Laçi është zgjuar i mbuluar nga tymi këtë të shtunë. Gjatë natës ju është vënë flaka vend grumbullimit të mbeturinave ne kodrat e qytetit. Për pasojë retë e tymit janë shpërndarë në qytet, madje dhe në disa fshatra të zonës së Malësisë së Kurbinit. Për të normalizuar situatën në vendgrumbullimin e plehrave kanë mbërritur fadroma dhe zjarrfikësit e Laçit.
Kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara tha se zjarri është i qëllimshëm dhe se në këtë vend kishte një vit e gjysmë që nuk depozitoheshin mbetje, pasi çoheshin në landfillin e Bushatit.
-
VIDEO
Në burg nga “uria” për bukë, i riu vodhi dy kalcone dhe një molto, pas tre vitesh përballë drejtësisë! Dëmi 200 lekë, kosto e procesit mbi 35.000 lekë në Gjykatën e Tiranës
Alo policia? Dikush më ka vjedhur në dyqan. Ishte kjo telefonata në sallën operativë të policisë së tiranës e cila mbrëmjen e 15 dhjetor ka alarmuar blutë e komisariatit 4.
Teksa një patrullë mbërriti në subjektin e shtetasit A.Bakollari ajo që zbuloi ishte se një i ri kishte vjedhur në furrën e tij dy kalcone dhe një molto duke u larguar me vrap.