-
VIDEO
REP-POP/ Dashuri ‘si në filma’, pesë çifte hollywood-iane që janë njohur gjatë xhirimeve
Nuk ka rregulla për të jetuar ndjenjën më të bukur në botë, dashurinë! Madje nuk ekziston personi i duhur as vendi i duhur... gjithçka ndodh në mënyrë kaq magjike dhe të thjeshtë sa nuk është as nevoja të mundohemi.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e hënë 25 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga 45 milion USD për pensionet për kompensimin e dritave te zbulohet shkresa e "puçit" në PD e deri tek ekstra derbi.
-
VIDEO
Vrasës profesionistë nga Vlora dyshohet se ekzekutuan Demir Backën! Pistat e hetimit, rrahja e 'të fortit' të Fierit më shumë se një vit më parë dhe konflikti i pronësisë
Një konflikt i vjetër me një personazh të njohur të botës së krimit me inicialet A.I., është një nga pistat kryesore ku po heton policia, lidhur me ekzekutimin e Demir Backës mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit.
Sipas 'Ora News', sherri mes Backës dhe A.I. ka ndodhur një vit e gjysmë më parë, në një nga ambientet e kafe “Piazza” në Fier, ku Demir Backa dhe ky person së bashku me djalin e tij, kishin shkuar për t’u sqaruar pas një konflikti që i riu kishte pasur me mbesën e Backës. Djali i të fortit me inicialet A.I e përndiqte vajzën prej kohësh, dhe tentativat për sqarim jo vetëm që nuk kanë përfunduar mirë, por Demir Backa dhe A.I. janë përfshirë në një konflikt verbal e fizik, pasi Demir Backa e ka qëlluar me pëllëmbë dhe grushte personin tjetër.
-
VIDEO
Grabitja në Nikël dhe situata e rendit në vend, eksperti i kriminalistikes: Policia bën show me kontrolle blic! Nëse shteti s'na mbron dot, të lehtësohet procedura e armatosjes së qytetarëve
Teksa për shumë krime të rënda në vend 'faji' i është vënë edhe faktit se ende në qarkullim janë armët e 1997-ës, eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi jep një sugjerim krejt tjetër për të parandaluar ngjarje të rënda. Duke marrë shkas nga grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë Krujës, në studion e Report Tv, Rexhepi tha se sa kohë shteti nuk i siguron dot jetën qytetarëve, atëherë duhet të lehtësojë procedurat që ata të mund të marrin një armë në pronësi, për t'u mbrojtur vetë.
"Ngjarja është shumë e rëndë dhe nëse shteti nuk na siguron, të lehtësohet procedura e armatosjes së njerëzve, të kenë të drejtën të mbajë armë. Sa kohë nuk na siguron jetën shteti, më mirë ta mbroj jetën vetë. Sa armë gjahu ka në qarkullim? A mund të bëhet krim me armë gjahu? Po patjetër. Armët frenojnë këto krime, shteti nuk po gjen zgjidhje", tha ai.
-
VIDEO
Grabitja në Fushë Krujë/ Biznesmeni dëshmitar në çështjen 'Shullazi' dhe jepte para me fajde
Teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e grabitjes, të tjera detaje dalin në dritë ku biznesmeni njihej në zonë si një person që jepte para me fajde. Madje Nazmi Çungu ka qenë edhe dëshmitar në 2016 në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit. Nazmi Çangu pohoi e njihte Ylvi Beqjan dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të situatë të mëparshme të biznesmenit për të zbardhur dhe dinamikën e grabitjes së ndodhur sot.
-
VIDEO
Shpejtësi e rrezikshme dhe të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë dhe gjobiten 1012 të tjerë në 24 orët e fundit
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve automobolistike, përmes përdorimit të makinave inteligjente dhe radarëve të natës gjatë 24 orët e fundit janë evidentuar 244 shkelje për shpejtësi.
Nga shkeljet e konstatuara 42 prej tyre ishin me masë plotësuese, pezullimin e lejes së drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 40 deri në 80 km/h më shumë se tabela e lejuar, shpejtësi që në kushte dhe të lagështirës në rrugë janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
-
VIDEO
VIDEO/ Momenti kur grabitësit futen në banesën e biznesmenit për ta grabitur në Fushë Krujë! 10 persona të armatosur me maska dhunojnë dhe lidhin pronarin, marrin 100 mijë euro
FUSHË KRUJË-Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në Nikël të Fushë Krujës, ku familja e një biznesmeni është terrorizuar nga grabitësit e armatosur dhe me maska. 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë, ku kanë dhunuar biznesmeni Nazmi Çangu dhe i kanë vjedhur atij para kesh dhe sende me vlerë që kapin shifrën e mbi 100 mijë eurove.
Report Tv ka siguruar videon nga grabitja me armë në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu, ku dallohet një nga grabitësit i veshur me të zeza që i afrohet banesë dhe kërkon të hape portën.
-
VIDEO
Humbi nënën nga COVID-19, gazetarja Jonida Shehu jep mesazhi e fortë: Koha për të bërë vaksinën është tani! Nëse nëna ime do e merrte në kohë, sot do të ishte
Në kohët e vështira covidiane që po jetojmë, vaksina është e vetmja armë në “luftën” me COVID-19, pikërisht këtë ka theksuar edhe gazetarja Jonida Shehu e cila disa muaj më parë ka humbur mamin e saj, nga virusi i rrezikshëm për shkak të vonesës në marrjen e vaksinës.
-
VIDEO
Fushë Krujë/ I dhunuan të atin dhe i morën 100 mijë euro, flet goca e biznesmenit: Nuk e dija nëse babai ishte gjallë, e pashë pa ndjenja të mbuluar në gjak
“Është një gjë e tmerrshme, një gjë që babi im nuk e meritonte fare, familja jonë nuk e meritonte fare. Një njeri që nuk ika hyrë njeriu në hak, shumë i drejtë na rritur me djersë. Kemi parë një traumë, sepse ishin 3 policë në dhomën tonë, ishin me kapuç dhe kostume sportivë, ndërkohë që dëgjoi babin të bërtiste, Shkoi poshtë dhe njeri më doli me pistoletë. I krepova mos të prekte vëllain dhe motrën dhe i pyeta nëse mami dhe babi janë mirë. Më thanë që janë mirë, vetëm na trego se ku është çelësi i kasafortës. Kanë qenë tre orë aty me pistoletë nuk e dija nëse mami dhe babi ishin gjallë, Kur ikën kemi zbrit poshtë. Ne ishin në dhomën tonë në katin e tretë, ka ardhur xhaxhi ka hapur derën. Hapim derën, dhe çfarë të shefesh. Kam marrë të fejuarin në telefon, dhe i kam thënë më kanë vrarë babin, ishte pa ndjenja, si mos më ke, i lidhur, gjak gjithë vendin, Kishin hedhur çdo gjë në tokë. 10 veta kundër 1 personi, nuk e di se çfarë donin të gjenin në këtë shtëpi. Betoheshin për familje, por ata nuk kanë familje. Nuk e di a do të flemë më gjumë. ”, tha ajo,
-
VIDEO
Shpërthen bombola e gazit, ndizet zjarri në një punishte druri në Gjirokastër! Nuk ka të lënduar
Zjarr i madh tek një punishte e braktisur e përpunimit të drurit në Gjirokastër në afërsi të Viroit.
Një grup specialistesh të ardhur nga Tirana teksa po punonin me oksigjen për çmontimin e materialeve metalike, kanë ndeshur në një bombul gazi duke shkaktuar zjarr të madh. Fatmirësisht deri tani nuk raportohen për të lënduar
-
VIDEO
Presidenti ‘arratiset’ nga kryeqyteti, zgjedh Kanionet e Osumit për fundjavë
Presidenti Ilir Meta është “arratisur” sërish nga Tirana për të kaluar fundjavën në natyrë.
Meta ka publikuar një video nga Kanionet e Osumit në Skrapar, ku na ka treguar bukuritë e vendit, duke i uruar të gjithëve një ditë të mbarë.
-
VIDEO
Nga çarçafët e ‘lyer’ në gjak, te kasaforta e ‘shqyer’, shtëpia e biznesmenit një rrëmujë pas grabitjes nga 10 personat me maska
10 grabitësit të cilët hynë në shtëpinë e biznesmenit me qellim për të grabitur, siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv kanë shkaktuar një rrëmujë të madhe në shtëpi ndërsa kanë arritur të hapin kasafortën duke marrë të gjitha lekët kesh si dhe sendet me vlerë.
Rroba, libra dhe sende të ndryshme shihen të hedhur mbi krevat. Duket se ata kanë kërkuar në çdo cep të shtëpisë, ndërkohë që krevati në të cilën është torturuar biznesmeni është i larë në gjak.