-
VIDEO
Rama: Kush nuk pastron ambientin do t'i merret në administrim bashkia dhe do të çohet në prokurori
Kryeministri Rama tha se kushdo prej kryebashkiakëve që nuk bën pastrimin e territorit do të pësojë sanskione.
"Sanksione deri në marrjen në administrim të bashkisë, sigurisht me ccuarjen e kreut të Bashkisë në Prokurori. Do ta bëjmë këtë nëse nuk do ta gjejmë partnerin e duhur në territori dhe që do të bëjnë që Shqipëria të jetë sezonin e ardhshëm shembull i pastërtisë. Ne i kemi pikat fundore, të gjitha qarqet i kanë", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Janë investuar 800 mln euro për sektorin e ujit, e keni kthyer në sektor punësimi ku njerëzit marrin rroga kot
Kryeministri Edi Rama tha se janë investuar 800 mln euro në rrjet për trajtimin e sektorit të ujit, por ky sektor është kthyer në një sektor punësimi me njerëz që marrin rroga kot.
‘Për interesa personash që vijnë vërdallë nga një anë janë bërë investimet më të mëdha. 800 mln euro ka investuar kjo qeveria, së bashku me donatorët. Por janë fonde të këtij populli dhe humbjet në rrjet e trajtimi i sektorit të ujit si një sektor punësimi nëpër ndërmarrje të mbingarkuara me njerëz që marrin rroga kot dhe çdo vit që rritet borxhi bashkive është bërë rutinë. Sot asnjë buxhet bashkiak nuk do ta kalojë filtrin e prefekt nëse nuk kalon filtrin e këshillit bashkiak.’- tha Rama.
-
VIDEO
'Nuk gjen një copë letër', Rama i kërkon kryebashkiakve të ndjekin shembullin e Lezhës: Ka buxhetin më të madh të vendosur nga vetja për pastrimin
Teksa nuk i kurseu kritikat për krerët e bashkive në mënyrën si kanë menaxhuar pastrimin e zonave që kanë nën administrim, Rama përmedi Lezhën si shembulli që ata duhet të ndjekin. Rama u shpreh se në Lezhë nuk gjen asnjë letër të hedhur në tokë, teksa theksoi se ka buxhetin më të lartë të vendosur nga vetë bashkia për pastrimin.
"Ne do vendosim një duhet të veçantë për bregdetin, në bashkëpunim me bashkitë dhe krerët e bashkive, do të ndajmë barrën, një pjesë do e mbajë bashkia, një pjesë do e mbështesë qeveria, por edhe nëse bëjmë këtë, nëse krerët e bashkive nuk bëjnë të gjithë atë që bën kryetari i bashkisë së Lezhës, problemi nuk do zgjidhet. Shkoni në Lezhë dhe bëni një xhiro dhe gjeni një copë letër. Nuk është rastësi që bashkia e Lezhës ka buxhetin më të madh të vendosur nga vetja që do të thotë se ka respektin që fillon nga pastërtia", tha Rama.
-
VIDEO
Rama-kryebashkiakëve: Asnjë buxhet nuk e kalon filtrin pa pastrimin, ta bëni edhe sikur të duhet i gjithë buxheti
Asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi. 'Ultimatumi' është dhënë nga Kryeministri Rama për të gjithë krerët e bashkive në takimin sot në godinën e Këshillit të Ministrave.
"Llogaritë do t'i bëjë qeveria. Edhe sikur i gjithë buxheti të duhet për pastrimin, do të shkojë për pastrimin,l asgjë nuk është më e rëndësishme se kjo. Shtëpitë e shqiptarëve kanë qenë gjithmonë model pastërtie pavarësisht situatës ekonomike. Askush nga do të tolerohet. Të mos tolerojmë pirgje që bëhen stok me javë të tëra nëpër territor. Kjo kërkon vullnet dhe mirëadministrim. Kemi shembullin e Lezhës që ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Shkoni në Lezhë dhe bëni një xhiro dhe gjeni një copë letër. Nuk është rastësi që bashkia e Lezhës ka buxhetin më të madh të vendosur nga vetja që do të thotë se ka respektin që fillon nga pastërtia. Shkoni në Qarkun e Korçës dhe nuk do të shikoni asnjë bashki që nuk pastron ambientet, siç ndodh me bashkitë e Durrësit apo me Kamzën", tha Rama.
-
VIDEO
Rama ‘dush të ftohtë’ kryebashkiakut të Himarës: Modeli të fjeturit gjumë, përballë plehrave
Kryeminsitri Edi Rama ka kritikuar drejtpërdrejt kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Gora, për sa i përket pastrimit të mbetjeve në këtë bashki. Rama tha se ai është modeli i të fjeturit gjumë, përballë plehrave.
‘Kemi bregdetin, që është bërë problem i madh dhe do të jetë problem gjithmonë e më i madh sepse rriten numri i turistëve. Por përtej sezonit, kemi pamje të ndotjes që janë e përditshme, e dhimbshme, e turpshme të bashkisë Himarë, që është simboli të fjeturit gjumë përballë plehut.’- tha Rama.
-
VIDEO
Shembja e karburantit dje në Lushnje, Rama: Kush firmosi për lejen e ndërtimit në bashki, të gjithë në prokurori! Kryebashiakët boll me leje të paligjshme
I ashpër është treguar kryeministri Edi Rama me kryebashiakët e mbledhur sot në kryeministri, ku i akuzoi se japin leje të paligjshme për ndërtimin e karburanteve në rrugët kombëtare, e ndërsa për pastrimin e këtyre rrugëve nuk kujdeset askush. Rama u tregua i prerë kur tha se asnjë kryebashkiak nuk ka të drejtë të japë asgjë në rrugët kombëtare, teksa shtoi se në bashkinë e Lushnjes do të shkojnë në prokurori të gjithë ata që firmosën lejen e ndërtimit të një karburanti që u shemb nga IKMT një ditë më parë.
-
VIDEO
Ministrja e Mjedisit: S’duhet të na zërë gjumi, kemi trashëguar më shumë 100 vend depozitime të paligjshme mbetjesh në terren
Sot kemi 6 impiante pastrimi për mbetjet të cilat mbulojnë 74% të popullsisë. Kështu bëri me dije ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mireal Kumabro gjatë një takimi me kryebashkiakët. Nga ana tjetër ministrja Kumbaro, tha se trashëguar më shumë se 100 venddepozitime mbetjesh të paligjshme, të cilat duhet të pastrohen.
‘Në fakt dy pika fundore ka pasur në 2013, Bushati dhe Sharra, ishin një masakër ambientale. Sot kemi 6 impiante pastrimi, të cilat mbulojnë 74% të popullsisë. Më parë nuk ishte prioritet menaxhimi i mbetjeve. Kemi mbetje që i trashëgojmë që nga para ’90. Reforma territoriale na tregoi se çfarë masakre ishte bërë me mospastrimin e mbetjeve nga komunat. Nuk ka pasur një metodologji sesi do të menaxhoheshin mbetjet në një kohë më afatagjatë.
Kjo lihet në mënyrë individuale të bashkive. Kësaj i shtohet edhe mos mbledhja e tarifave të pastrimit. Kufizohej shërbimi tek koshat dhe vetëm në zona urbane. Sot kemi hyrë në një stad të ri zhvillimi ku ka evoluar menaxhimi integruar i mbetjeve por edhe ndërgjegjia e shoqërisë. Për të shkuar tek zbatimi i parimit se ndotësi paguan, ne do të kemi edhe disa pika se kush do të paguaje dhe si do të paguajë. Tani që flasim po ndërtohet landifili i Vlorës, inceretaori i Elbasanit, planifikimi i investimeve që do të ndërtohet inceneratori i Fierit si dhe i Tiranës që do të mbulojë Durrësin dhe Tiranën.
Administrimi i mbetjeve detyre e bashkisë, por pasojat e mira dhe të këqija janë të qytetarëve. Territorin e bashkisë duhet ta mbushim me eko-parqe dhe jo me landfille. Nuk duhet të na zërë gjumi, sa kohë që kemi trashëguar më shumë se 100 vend-depozitime të paligjshme, të cilat vetëm ne do t’i pastrojmë. Jemi të gjithë në terren duke punuar.’- tha Kumbaro.
-
VIDEO
8 nxënës Infektohen me COVID, mbyllet klasa e 5-të në shkollën 9-vjeçare në Libohovë! I vihet dryni edhe 2 zyrave të Kadastrës së Gjirokastrës
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vene drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare 'Avni Rustemi' në Bashkinë e Libohovës. Shkak është bërë prekja e 8 nxënësve me COVID-19, që përbëjnë afro gjysmën e klasës.
Izolimi i nxënësve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret në kushtet e ndërprerjes së zinxhirit të infektimit për te nxënësit e tjerë të klasës. Nxënësit nuk do të zhvillojë mësim për 2 javë.
Ndërkohë janë mbyllur edhe dy zyra te Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë te Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA), pasi janë konstatuar punonjës të prekur me COVID.
-
VIDEO
Komisioni për zgjedhjet e 25 prillit, deputetët socialistë largohen nga mbledhja
Deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Për pasojë nuk është miratuar rregullorja e komisionit.
Data e mbledhje së ardhshme do të bëhet ditën e mërkurë datë 27 tetor, ora 11 paradite.
-
VIDEO
Në korrik i paralajmëroi se nuk do i mbronte nëse shkelnin ligjin, Rama mbledh sot në kryeministri kryetarët e Bashkive
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një takim me kryetarët e Bashkive. Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet rreth orës 12:00, në kryeministri. Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet në këtë takim
-
VIDEO
Kapet në brigjet e Orikumit breshka e rrallë e llojit Kareta kareta! Do të niset drejt Turqisë për arsye studimore
Breshka e llojit Kareta kareta rikthehet në brigjet e Orikumit. Stina e vjeshtës ka bërë që ajo të migrojë në ujërat e detit të Vlorës. Breshka ka rënë në rrjetat e peshkatarëve ditën e djeshme dhe ka një peshë prej 23 kg.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 22 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga kush ishte Aranit Çela gjyqtari që ndërroi jetë e firmosi dënimet më ekstreme te a do ta zgjedhë Rama me Bashën presidentin e ri e deri tek të kuqtë rrëmbejnë "armët"