• VIDEO

    Kriza energjetike, ministrja e Energjetikës përplaset me demokratët në Komision: Roja t’i thotë shifrat për nivelin e kaskadës! Bozo: S’ka keqmeanxhim, po thatësirë

    Është miratuar në Komisionin e veprimtarisë Prodhuese projektligji që i hap rrugën marrjes së eurobondit 500-700 milionë euro në fillim të muajit nëntor. Komisioni ka pasur debate në lidhje ne kredinë osheeprej 70 mln Euro që OSHEEE do të marrë nga BERZH. Administratori i OSHEE, Ardian Çela dhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë prezantuar projektligjin, por edhe situatën që ndodhen kaskadën e Drinit, ku është në nivele kritike, Por kjo ka sjellë debate me deputetët e PD, pasi ata nuk besojnë se niveli është aq kritik dhe se e gjithë kjo krizë energjetike vjen si pasojë e keqmenaxhimit.

  • VIDEO

    Plas 'sherri' te 'Ekonomia', Shehi-Shalsit: Mos më jep mua leksione edukate, legen

    Teksa po diskutohej për Eurobondin, mbledhja e Komisionit të Ekonomisë u mbyll me debate të ashpra mes kryetarit të këtij komisioni, Eduart Shalsi, dhe deputetit të opozitës Dashamir Shehi.

    Ishte kryetari Shalsi që i kërkoi në fund të mbledhjes deputetit Shehi të mos qeshte kur flisnin kolegët e mazhorancës, duke iu referuar një ironie të bërë prej Shehit në momentin që po fliste ish-ministrja e Financave, Anila Denaj.

    Kjo bëri që kreu deputeti i opozitës të dilte nga vetja dhe ta quante Shalsin legen, dhe kërkoi prej tij që mos t’i bënte më kurrë moral, pasi ka qenë shembull i edukatës në parlamentin shqiptar këto 30-vjet.

    Pjesë nga debati:
    Eduard Shalsi: 
    Unë nuk besoj se as zoti Shehi, as ndonjë deputet tjetër nuk ka nevojë për avokati në këtë komision. Për mua është e rëndësishme që edhe kur nuk biem dakord mos të biem në mënyrë të papëlqyeshme. Konstatova dy fakte dhe shpreha dy shqetësime, sikundër që çdonjëri prej jush është i bindur t’i thotë. Unë kam përgjegjësinë të moderoj këtu por nuk kam asnjë të drejtë mbi ju.

    Shpreh bindjen se Komisioni do të vijojë me profesionalizëm duke kundërshtuar njëri-tjetrin, por duke qenë të papëlqyeshëm për njëri-tjetër. Nëse dikush do të ndërtojë një objeksion, do të bëjë ironi, do qeshi do të marrë një fjaë apo kundërshti nga personi tjetër, atëherë natyrisht, por mua nuk më shqetësojnë debatet konstruktive, as shpotitë dhe as të qeshurat ndonjëherë për sa kohë nuk janë dashakeqe, sikundër nuk ishte dhe rasti konkret.

    Dashamir Shehi: Shiko po ja kursej këtyre kolegëve këtë muhabetin sepse është i kotë ky moralizmi. Këtu nuk je pronari i fronit këtu. Për gjestet e pahijshme që bëjmë ne mbajmë përgjegjësi personale. Zonjën e njoh që fëmijë dhe nuk pas qëllim as të qesh dhe as ta poshtëroj. Ky është një budallallëk i kotë. Pse qeshe ti? Unë mund të qesh dhe kur thua ti ndonjë fjalë. Jam 64-vjeç, kam 30-vjet në këtë parlament, mos e bëj më dhe kaq. Mos e bëj më dhe kaq, legen!

    Eduart Shalsi: Çfarë mos të bëj më?

    Dashamir Shehi: Po më jep mua leksion ti për edukatën këtu në parlament. Kam qenë shembulli i edukatës këto 30-vjet.

  • VIDEO

    Digjet prej 3 ditësh ish-fusha e mbetjeve në Laç, në kurorën e gjelbër! Ndotje toksike në të gjithë zonën e Kurbinit

    Prej 3 ditësh ndotja toksike në zonën e Kurbinit vijon, teksa mbetjet në ish-landfillinën Laç vijojnë të digjen, duke çliruar shtëllunga të mëdha tymi. Pavarësisht reshjeve të shiut dhe punës së zjarrfikësve dhe punës me mjete të rënda, nuk është bërë ende e mundur shuarja e flakëve. Kjo situate ka sjellë ndotje të madhe në të gjithë zonën e Kurbinit.

  • VIDEO

    Tregtari nga Elbasani denoncon dhunën nga efektivët në Lushnje: Më goditën se po filmoja me telefon! Policia: Refuzoi të japë mjetin e identifikimit, i kanosi me jetë

    Amarildo Hoxha, një tregtar i fruta perimeve nga Elbasani pretendon se është dhunuar fizikisht nga efektivë të policisë se Lushnjes në rreth-rrotullimin e Savër dy dite me pare.

    Sipas dëshmisë së tij ai teksa ishte duke udhëtuar më makinë e tij në nga Fieri në Elbasan, është ndaluar nga një postbllok policie i Lushnjës, ku dy efektivë e kanë dhunuar fizikisht. Këtë dhunë fizike, tregtari Hoxha e lidh me faktin se ai ishte duke filmuar me telefonin e tij. . Sot ai kërkon drejtësi për ngjarjen dhe zbardhjen e plotë të saj.

  • VIDEO

    PS mbledh Kryesinë e Grupit Parlamentar, porosia: Diskutime me tone të qeta me opozitën në komisione! Nesër në Konferencën e Kryetarëve paraqesim projekt-buxhetin

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje me Kryesinë e Grupit Parlamentar. Mësohet se një ndër porositë e dhëna në mbledhje ka qenë që të diskutimet me opozitën në komisionet parlamentare të zhvillohen me tone të qeta. Po ashtu në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së u bë me dije se ditën e nesërme, në Konferencën e Kryetarëve, do të paraqitet projekt-buxheti.

  • VIDEO

    OSHEE kredi 70 mln € nga BERZH, Ardian Çela: Deri më 1 janar 2022 tarifa e energjisë nuk preket! Çollaku: Çmimet rriten, cilësia bie! Kodheli: E pavërtetë, kemi të gjithë dritë në shtëpi

    Gjatë prezantimit të projektligjit për marrjen e 70 mln euro kredi nga administratori i OSHEE, Ardian Çela tha se deri më 1 janar 2022 nuk do të ketë rritje të tarifës së energjisë elektrike, ehde pse vendi po kalon një mergjencë të tillë. Me ardhjene  viti të ardhshëm do të propozime nga enti rregullator lidhur me çështjen.

  • VIDEO

    Në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të zgjidhesh nëse ke mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike 10 vitet e fundit, KED miraton formularin

    Nga kandidimi për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese përjashtohen të gjithë ata persona të cilët kanë mbajtur një pozicion si drejtues në një parti politike në 10 vitet e fundit, nga data e kandidimit.

  • VIDEO

    Ekzekutimi i 57 vjecarit Demir Backa në Fier, hetimet zbulojnë se janë 3 të përfshirë, dyshohet për vrasës me pagesë! Lihen të lirë 23 të shoqëruar, shpallen në kërkim 2 persona

    Ende asnjë i dyshuar për ekzekutimin e 57 vjecarit Demir Backa. Aktualisht mësohet se janë lënë të lirë 23 personat e shoqëruar për deklarime. Policia ende asnjë prove drejt identifikimit te autoreve te dyshuar.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre plumba ne zonën e qafës dhe kokës dhe rreth 15 të tjerë në kraharor i kanë marrë jetën 57 vjeçarit.

    •  
  • VIDEO

    U shemb nga tërmeti, puna për ndërtimin e shkollës së re në fshatin Vadardhë në Sukth nis pas 2 vitesh! Nxënësit mësim me turne në shkollën 4 kilometra larg

    Shkolla 9-vjeçare e fshatit Vadardhë në Sukth është dëmtuar nga tërmeti, por shembja e saj dhe hapja e truallit për godinën e re është kryer vetëm pak ditë më parë.

    864 nxënësve të shkollës “Njazi Mastori” në Sukth, i janë bashkuar edhe 488 nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Vadardhë” të cilët jo vetëm duhet të mësojnë me turne, por hasin vështirësi dhe me transportin urban pasi të dyja shkollat kanë një distancë prej 4km nga njëra tjetra.

  • VIDEO

    Jorida Tabaku: Borxhi barrë për shqiptarët, po merret për PPP-të

    Deputetja demokrate Jorida Tabaku e konsideron marrjen e eurobondit 500-700 milionë euro shumë të rrezikshëm, pasi sipas saj nuk dihet se për çfarë do të përdoren nga qeveria ky borxh. Tabaku tha se borxhi është i mirë kur përdoret mirë kur përdoret për investime të rëndësishme. Ajo argumentoi se ekonomia shqiptare nuk ka pasur ndonjë përfitim nga rritja e borxhit dhe se ky aktual po merret për PPP-të

    “Borxhi publik është në rreth 80%, jemi në listën gri për pastrimin e parave. Ministria nuk i ka marrë parasysh këto problematika dhe janë shqetësim për mua. Ne po marrim borxh por pa e ditur se për çfarë po e marrim, borxhi i marrë nuk është përdorur vetëm për investime por është përdorur edhe për shpenzime operative dhe është përdorur edhe për paga. Në 2013 borxhi ishte 6.3 miliardë euro ndërsa tani është mbi 10.2 miliardë euro dhe nuk e dimë sesi është përdorur dhe a ka pasur efektivtivitet. Borxhi na bën mirë kur përdoret për investime të rëndësishme. Nuk e dimë si do përdoret ky borxh dhe për mua është shumë i rrezikshëm. Shqetësimi i dytë është për deklaratën e FMN që pati kritikë kryesore sesi është menaxhuar borxhi publik. FMN kërkoi rishikim të prioriteteve, nuk mund të marrim borxh për PPP", tha Tabaku.

    •  
  • VIDEO

    Çështja 'Becchetti', PD padi në Gjykatën Kushtetuese për mosngritjen e Komisionit Hetimor, Duma: Rama ka frikë të hetojë, nuk ndalemi

    PD ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi për vendimin e Kuvendit për mosngritjen e komisionit hetimor për çështjen 'Becchetti". Në një deklaratë për mediat, Grida Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka frikë të hetojë këtë çështje, duke theksuar se PD do t'i shkojë deri në fund.

  • VIDEO

    Komisioni i Ekonomisë diskutime për eurobondin 500 mln €! Ministria e Financave: Do shërbejë për mbështetje për investimet publike

    Komisioni i Ekonomisë diskuton marrjen e eurobondit 500-700 milionë euro. Eurobondi që pritet të emetohet në vitin e ardhshëm do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për nevojat që ka shkaktuar pandemia.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv