-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e shtunë 23 tetor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga zbulohet bashkejetesa e Beniada Nishanit ne Itali me modelen e "Playboy" te PD e kerkon hetimin e 25 prillit si nje spektakel teatral e deri tek "vargjet" e Migjenit ,Basha me Ramen nuk bashkepunojne.
-
VIDEO
Zjarr në një godine të vjetër me Jonxhë në Vlorë, pamjet nga lufta e ashpër e zjarrfikësve me flakët
VLORË- Një godine te vjetër me jonxhë në fshatin Cerkovinë në Vlorë i është vënë flaka mbrëmjen e kësaj të premte.
Dyshimet paraprake është se zjarri ka qenë i qëllimshëm, e ndërsa siç shihet në pamjet që sjellë Report Tv, flakët kanë qenë të përmasave të mëdha.
-
VIDEO
Arrestohet avokati, i kërkoi 12 mijë euro familjes së 1 të dënuari për vrasje në Itali me premtimin se do e ekstradonte duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë
Një avokat në Tiranë i kishte marrë 5000 euro familjes së një dënuari në Itali, dhe kërkonte edhe 7000 të tjera pasi premtonte se përmes korruptimit të zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë do të bënte të mundur ekstradimin nga vendi fqinj.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka raportuar se bëhet fjalë për të dënuarin Fatos Hyseni, i cili është në burg për vrasje të bërë në vitin 1998.
-
VIDEO
Drejtoresha e ISHP-së jep shifrat: Mbi 868 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka dhënë edhe shifrat në lidhje me ecurinë e pandemisë COVID në vend, ku bëri thirrje që studentët të vaksinohen. Fico tha se mbi 868 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID.
-
VIDEO
Vjedhja e energjisë ‘nxjerr hapur’ laboratorin e kriptomonedhave në Krujë! OSHEE në ‘aksion’! Nën hetim 5 persona
Pesë persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke vjedhur energji, ndërsa është zbuluar edhe një laborator i prodhimit të kriptomonedhave (bitcoin), gjatë një “aksioni” të ndërmarrë nga OSHE në bashkëpunim me policinë në Krujë dhe në Fushë Krujë.
-
VIDEO
U gjetën të vdekur në hotelin në Qerret, tërhiqen nga i biri i familjes trupat e 4 turistëve rusë në morgun e Tiranës! Ambasada ruse: Do kryejmë ekspertizë mjeko-ligjore në Rusi
Një javë nga gjetja e tyre të vdekur në hotel ‘Gloria’ në Kavajë, trupat e 4 turistëve rus që u gjetën të janë tërhequr ditën e sotme nga morgu i Tiranës. Ka qenë djali i familje, Aleksandër Burenkov, i cili ka tërhequr trupat e prindërve të tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkova, 60 vjeç, si dhe të motrës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partnerit të saj Nikita Belousov, 37 vjeç.
Në një reagim në mediat sociale, ambada Ruse thotë se sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.
-
VIDEO
Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ndryshojnë masat! Mbi 60-vjeçarët të bëjnë dozën e tretë, fëmijët mbi 16 vjeç dhe mbi 12 vjeçarët me sëmundje kronike ftohen për vaksinim
Sot është mbledhur Komitetit Teknik i Ekspertëve, dhe ka dalë në një konferëencë për mediat.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka pranuar propozimet për të lejuar vaksinimin me dozë të tretë të personave mbi 60-vjeç. Po ashtu do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 16-vjeç, me konsensusin e prindërve dhe atyre 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje me ulje të imunitetit.
-
VIDEO
Shpejtësi ‘skëterrë’ dhe shoferë të dehur në timon, arrestohet 6 persona dhe pezullohen 94 patenta në 24 orët e fundit
Ndërsa kontrollet për parandalimin e aksidenteve automobilistike vijojnë, në 24 orët e fundit policia rrugore ka pezulluar 94 leje drejtimi dhe janë arrestuar 6 shoferë.
70 prej patentave të pezulluara janë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, 20 për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, ndërsa 4 për qarkullimin në sens të kundërt.
-
VIDEO
Jorgo Goro pranon me përulësi kritikat e Ramës për menaxhimin e mbetjeve: Do përmirësohemi
Kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u cilësua sot nga kryeministri Edi Rama si 'shembulli i keq' për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve urbane. Në mbledhjen me kryebashkiakët, Rama nuk kurseu kritikat për Goron, kritika që ky i fundit duket se i pranon me përulësi. Pas mbledhjes në kryeministri, i pyetur nga gazetarët, ai reagon shkurt teksa thotë vetëm : "Ja vlen, do përmirësohemi"
-
VIDEO
Rama e ‘ngriti ne qiell’ për pastrimin e plehrave, Ndreu modest: Nuk jam shumë i kënaqur, kam ende shumë punë për të bërë
Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu i cili u komplimentua nga kryeministri Edi Rama për menaxhimin e plehrave në këtë qytet, tha se ka akoma punë për të bërë dhe se janë disa problematika të pazgjidhura edhe në zonat rurale. Ndreu tha se në zona turistike u vendosën orare ku detyroheshin bizneset që të dilnin me qese, e të grumbulloheshin plehrat.
'Në zona turistike të jetë një pastërti shembullore, duke vendos orare ku detyrohen bizneset që të dalin me qese. Ne dolëm bashkia më e mirë vitin e kaluar, por sivjet dolëm akoma dhe më mirë. Mendoj se ka akoma punë për të bërë, nuk jam i kënaqur besoj se duhet akoma më mirë.
Më vjen mirë për komplimentet e kryeministrit, pasi jemi bashki ekselente. Nuk është një situatë perfektë. por mendoj se do të jemi akoma më mirë, pasi do të ndërtojmë një sistem shumë të fortë për të menaxhuar mbetjet. Kjo ka të bëjë edhe me edukatën qytetare, por ne kemi marrë edhe nxënësit e qytetit të Lezhës për të bërë pastrime. Mendoj se qytetarët e Lezhës janë model. Jemi zonë turistike, ku janë ndërthurur, turizmi detar, religjioz, dhe historik.
Problemi që ne kemi janë akset nacionale të rrugëve. Nuk na takojnë ne por kompanitë koncensionare që merren me atë punë duhet të bëjnë diçka. Tani ose duhet të shtojmë punonjësit ose nuk vazhdojmë dot kështu. Sepse është e pafalshme që ne të kemi të gjithë territorin e pastër ndërsa kur vjen puna tek akset nacionale gjendja të mos jetë aq e mirë.'- tha Ndreu.
-
VIDEO
Rama-kryebashkiakëve: Në mars çojmë satelitin në orbitë dhe situatën me venddepozitime kriminale të plehrave do jua sjellë në tavolinë! Por ambientet nuk ua pastron dot
Në mars Shqipëria do të ketë satelitin e saj në orbitë dhe këtë detaj Rama ua tha edhe kryebashkiakëve në takimin e sotëm. Sipas tij një tjetër funksion i satelitit do të jetë edhe paraqitja e situatës me pastrimin në vend.
"Sateliti do të na tregojë në kohë reale situatën. Do të jetë pjesë e punës së satelitit informimi. Nuk do të ketë më nevojë për inspektorë. Të mos kemi më ndërmjetës. Pamjet do t'i keni në tavolinë. Por ama as sateliti nuk na e pastron dot territorin", tha Rama.
-
VIDEO
Rama si ndahet Jorgo Gorës: Të çohet në 4 të mëngjesit e t’i mbledhë me një trastë plehrat, i mbledh më shpejt se më atë dumdum-in e vjetër
Kryeministri Edi Rama ka bërë kritika të ashpra në drejtim të kryetarit të bashkisë së Himarës Jorgo Goro, sa i përket pastrimin të qytetit. Rama tha se sikur edhe Jorgo vetë të zgjohet në mëngjes e të mbledhë plehrat në Pedonale, i mbaron më shpejt se ai dumdum i vjetër që bën mbledhjen e mbejteve.
‘Ministrja do të vijë në gjithë territorin dhe do të shihen problemtatikat në terren sepse janë specifike. Nuk e konceptoj dot që një pedonale që përshkohet në këmbë, sikur Jorgua e Gjergji të çohet në 4 mëngjesit dhe me një trastë në dorë të mblidhte mbetjet. Çohem unë para atij dhe pastaj vjen një dumdum dhe nuk e di ça viti është e mbledh plehrat. Duke qenë se jeni të zgjedhur nuk mund të bëja dot transferimin e Pjerinit në Himarë dhe Jorgos në Lezhë. Puna është që të kemi dy Pjerinë dhe jo dy Jorgo.’- tha Rama.