-
VIDEO
A mund ta bëjë politika vettingun e politikanëve?
Emisioni Repolitix trajtoi temën e vettingut të politikanëve. A mund ta bëjë politika vettingun e politikanëve? Të ftuar në studio Shkëlqim Hajdari konstitucionalist , Myslim Murrizi kryetar i PLD, Brizida Gjikondi avokate dhe Azgan Haklaj ish-deputet.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, kamioni përplas për vdekje këmbësorin
LUSHNJË- Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë mbrëmje në aksin Lushnjë–Rrogozhinë. Mësohet se një kamion “Volvo”, ka përplasur një këmbësore, por si pasojë e aksidentit 70-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, ndërsa burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se viktima ende nuk është identifikuar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është identifikuar si G. G., 55 vjeç.
-
VIDEO
Aksident në aksin Tapizë-Thumanë, makina përplas 21-vjeçarin, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Durrës, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua aksin rrugorë Tapizë-Thumanë, ku një automjet me drejtues 28-vjeçarin me inicialet A. K., përplasi 21-vjeçarin me inicialet Xh. K., i cili po kalonte rrugën në këmbë.
-
VIDEO
Pas tensioneve të djeshme, nis shembja e Cirkut të Tiranës, artistët shfaqje në shenjë proteste te Ministria e Kulturës
Një ditë pasi përmbarimi zbarkoi në një nga skenat më historike të Tiranës, ku artistët kanë dhënë shfaqje për 62 vite, këtë të enjte është ekzekutuar vendimi për shembjen e Cirkut Kombëtar.
Të gjendur përballë këtij fakti, në shenjë proteste dhe në kërkim të një përgjigje se ku do të punojnë e tyre, artistët janë nisur në këmbë nga Cirku deri tek Ministria e Kulturës, ku edhe kanë performuar numra të ndryshëm.
-
VIDEO
DOSJA/ ‘Kam parë një vajzë të bukur ma gjeni kush është', Report Tv zbardh përgjimet që çuan në pranga efektivët e Korçës dhe Tiranës
‘Kam parë një vajzë të bukur dhe jam fiksuar keq. Më gjeni kush është ajo’. Këto janë disa nga përgjimet e SHÇBA ku ka nxjerrë zbuluar një serë shkeljesh nga efektivët e policisë në Tiranë dhe në Korçë.
Report Tv ka siguruar dosjen e plotë ku mësohet se efektivi i arrestuar i Tiranës, Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine tip “Toyota” që kishte parë në një lavazh.
-
VIDEO
Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës, arrestohet biznesmeni, u konfliktuan për linjat e transportit të udhëtarëve në Vlorë
VLORË-Konflikti për dhënien e licencës së një linje të transportit të udhëtarëve në Vlorë është bërë burim i një debati të ashpër mes një biznesmeni dhe kryetarit të Bashkisë Selenicë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku biznesmeni i linjës së udhëtarëve Vlorë-Sevaster, Pellat Bonaj, 57 vjeç, ka vajtur për t'i kërkuar llogari kryebashkiakut Binaj se pse linjën që ai e kishte në administrim i ishte dhënë pa të drejtë një subjekti tjetër.
-
VIDEO
Selenicë, u dhunua sot në mëngjes nga biznesmeni, flet kryebashkiaku Binaj: Bonaj më qëlloi dhe kërcënoi, ishte i dehur! Nuk i jap unë licencat
Kryetari i Bashkisë Selenicë, i cili u dhunua sot nga një biznesmen, ka folur për mediat dhe është shprehur se personi i cili e dhunoi, pronari i linjës së udhëtarëve Vlorë-Sevaster, Pellat Bonaj, ishte i dehur.
Sipas kryebashkiakut personat që i kërkuan takim nuk kishin lidhje me incidentin por më pas ka ardhur pronari i tyre dhe e ka dhunuar.
"Pellat Bonaj më qëlloi dhe kërcënoi, nuk pranoi të flisnim për shqetësimin! E konsideroj të dehur Licencat nuk jepen me firmën time, Pellati e ka marrë nga bashkia e Vlorës. I kam kërkuar Pellatit që të lejonte 1 nga oraret për një djalë nga Selenica", ka thënë ndër të tjera kryebashkiaku.
-
VIDEO
Kontrabandë ilaçesh, 4 të arrestuar në Durrës, në pranga edhe dy doganierë të Portit
Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “POROSIA” nga blutë e qytetit të Durrësit, duke shoqëruar kështu 4 persona, 2 prej të cilëve doganier. Artan Topuzi, 58 vjeç dhe Enkel Shehi, 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë
-
VIDEO
Lejuan kultivimin e 4000 rrënjë kanabis dhe dekonspironin operacionet, SPAK arreston 9 persona! Në detyrim paraqitje 4 efektivë, në kërkim nënkomisari i Pukës
PUKË-Pas një hetimi 1 vjeçar SPAK ka goditur një grup kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit në zonat malore të Pukës e Mirditës duke vënë në pranga 9 persona dhe 4 të tjerë në kërkim, mes tyre dhe nënkomisari i policisë së Pukës Kastriot Bicukaj, ndërsa 4 efektivë të tjerë në masën detyrim paraqitje. Trafikantët kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin për të siguruar shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa kanë pasur edhe mbështetje e policisë për kryerjen pa problem të aktivitete të tyre kriminal. Policët dekonspironin operacionet ku informonin trafikantët për kontrollet që do ushtroheshin në zonë.
20 masa sigurie janë dhënë nga SPAK në lidhje me këtë operacion për goditjen e kultivimit të kanabis, ku 13 janë për "arrest me burg", mes tyre edhe nënkomisari i Pukës, Kastriot Bicukaj, 3 janë "arrest shtëpie" dhe 4 "detyrim paraqitje".
-
VIDEO
Balla pret delegacionin e Bundestagut gjerman, të kënaqur me arritjet e Shqipërisë: Jemi të gëzuar që shohim një parlament të ri me pozitë dhe opozitë
Teksa në Gjermani pritet që shumë shpejt të ketë një qeveri të re me socialdemokratët që fituan zgjedhjet e kaluara parlamentare, PSD atje premton më shumë mbështetje për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Kanë qenë deputetët e PSD gjermane që e kanë shprehur një angazhim të tillë në një takim që kanë pasur me kryetarin e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ditën e sotme në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
-
VIDEO
Propozimet e PD-së për ndryshimet kushtetuese, Soreca: Kjo është demokracia, opozita është rikthyer në kuvend tashmë të diskutohen
Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca nga Korça, teksa u pyet për 3 amandamentet e propozuara nga PD për ndryshimet kushtetuese tha se kjo është demokracia. Soreca u shpreh tha se nuk i ka parë ende amandamentet, por theksoi se kjo është demokracia, ku palët dorëzojnë në Kuvend dhe diskutojnë midis tyre për nisma të ndryshme ligjore.
‘Ne se kemi patur mundësinë ta shohim propozimit, e dimë që është dorëzuar nga PD. Kjo është demokracia, opozita është kthyer në parlament ku dhe sjell iniciativat e veta të cilat do të diskutohen.
-
VIDEO
Vetingu i politikanëve, Alfred Rrushaj i PD gazetarëve: Kemi zgjedhur të njëjtin standard si atë të magjistratëve, nëse ju shqetësojnë 'të drejtat e njeriut' flisnit që atëherë
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj në një komunikim për mediat nga selia blu, i pyetur nga gazetarët nëse i shkel të drejtat e njeriut drafti për vettingun e politikanëve tha se është përdoru i njëjti standard si në vettingun e magjistratëve, prokurorë dhe gjyqtarë, dhe nuk ka asnjë arsye politikanët të përdorim një standard tjetër.