-
VIDEO
Fushë Krujë/U dhunua nga grabitësit, flet biznesmeni: Më lanë në gjak, më prenë gishtin! Autorët të gjenden, këtu nuk jetohet më
Biznesmeni Nazmi Çangu ka rrëfyer grabitjen dhe dhunën që ka ndodhur ndaj tij nga 10 persona të armatosur dhe të maskuar. Ai ishte duke fjetur së bashku me familjen në banesën e tij në Nikël të Fushë Krujës, kur në orë 1 të natës kanë hyrë persona të armatosur, e kanë lidhur dhe më pas gjuajtur me qytën e armës dhe dhunuar, madje i kanë prerë gishtin dhe i kanë shkaktuar fraktura të shumta në trup. Ai kërkon nga policia të gjejë autorët.
"Nga 1993-2007 kam punuar në policinë e shtetit dhe pastaj në policinë e Durrësit. Më pas më hoqën për punë partie. Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, çtë mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet më", tha i dhunuari.
Ai trego edhe tmerrin e grabitjes kur tha se ishte në gjumë dhe në momentin që hapi sytë ka parë automatikun në kokë dhe më pas është dhunuar. Ai thotë se ishin 10 persona që kishin rrethuar të gjithë shtëpinë.
"Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt. Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish celsin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte te 8 mijë euro, aty mori edhe celësat, ku ishin edhe celësat e kasafortës. Kishte dhe një kacavitë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë", tha ai.
-
VIDEO
Video Ekskluzive/ Momenti kur grabitësit futen në banesën e biznesmenit për ta grabitur në Fushë Krujës!10 persona të armatosur me maska dhunojnë dhe lidhin pronarin, marrin 100 mijë euro
Një biznesmen është dhunuar dhe lidhur gjatë një grabitje të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro. Report Tv ka siguruar videon ekskluzive nga grabitja me armë në banesën e biznesmenit Nazim Çangu
-
VIDEO
Ekzekutimi në Fier/Nga hakmarrja te konfliktet me personat me pushtet, policia në 'lupë' të shkuarën e Demir Backës! U qëllua me 16 plumba, brenda mjetit të djegur dy armët e autorëve
E shkuara e Demir Backës është në qendër të hetimeve lidhur me ekzekutimin e tij të mbrëmshëm në qytetin e Fierit, pranë një qendre tregtare. Pista e hakmarrjes dhe konfliktet që mund të kenë sjellë prishje të ekuilibrave me personat me influencë në Fier. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja, ndërsa në mjetin e djegur të përdorur nga autorët janë gjetur një kallashnikov dhe një pistoletë.
-
VIDEO
Ekzekutimi i Demir Backës, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i vrarë në '97! Historia e 'Masakrës së Levanit', ku u vranë 24 persona
Demir (Dem) Backa i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Fier, ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa. "Masakra e Levanit" më 28 mars 1997 ishte nga ngjarjet më të përgjakshme e trazirave të vitit 1997 me 24 persona të vrarë, midis tyre një fëmijë 13 vjeç edhe një 17-vjeçar.
Përplasja ndodhi natën midis Bandës së Pusit të Mezinit që kishte influencë në të gjithë jugun e vendit dhe banorëve romë të fshatit Levan në Fier. E gjithë banda u eliminua.
Shumica e tyre kishin qenë të burgosur edhe gjatë regjimit komunist për krime dhe kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi.
E gjitha nisi dy ditë para masakrës, kur në lagjen e romëve në Levan u vranë dy të rinj. Lulëzim Çela dhe Lefter Tushollari u qëlluan në qendër të lagjes, pranë “lokalit të Demos”, në brendësi të një bilardoje. Autorët ishin me maska dhe sapo u futën në bilardo hapën zjarr me breshëri automatikësh mbi dy të rinjtë, duke i lënë të vdekur në vend.
Pas kësaj ngjarjeje 500 familje rome u armatosën në dy reparte ushtarake vetëm 1 kilometër larg nga kjo lagje, kurse gratë dhe fëmijët u larguan të gjithë nga fshati.
Dhe ashtu siç pritej në fshat zbarkuan me makinë disa burra. Ata hynë në lokalin e kryeplakut Demo së bashku me disa romë. Kërkuan armë Demo kishte refuzuar kërkesën, nisi përplasja e përgjakshme me armë.
Në këtë moment romët e tjerë që ishin vendosur në pozicione nisën të gjuajnë në drejtim të lokalit, nga dritaret e të cilit kundërpërgjigjeshin edhe mysafirët. Tre romët e vetëm që gjendeshin në brendësi të lokalit arritën të largoheshin së bashku me Demon e plagosur, nëpërmjet një bunkeri që ndodhej nën lokal. Dy orë shkëmbim zjarri shënoi 24 të vdekur dhe 12 të plagosur.
-
VIDEO
Gjendet e djegur një makinë në fshatin Daullas, dyshohet të jetë e autorëve, policia nis hetimet
Mbrëmjen e sotme u ekzekutua në Fier Demir (Demi) Backa. Dy autorët me një automjet tip "Benz" kanë qëlluar me kallashnikov drejt 57-vjeçarit. Burime bëjnë me dije se fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip "Benz", e cila dyshohet të jetë e autorëve. Ekspertiza policore ndodhet në vendngjarje për të zbuluar nëse makina e djegur u përket autorëve. Report Tv siguron pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes tek i cili aktualisht po vijojnë hetimet.
-
VIDEO
VIDEO/ Ekzekutohet me kallashnikov Demir Backa, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i vrarë në '97! Dy autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje, u larguan drejt Vlorës
FIER- Një atentat me breshëri kallashnikovi nga ndodhur në qytetin e Fierit. Objektiv i ekzekutimit ka qenë Demir (Demi) Backa pronar i lokal 'Piazza' në qendër të qytetit. 57-vjeçari mbeti i plagosur nga atentati dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës tregtare në Fier, një zonë mjaft e populluar.
-
VIDEO
VIDEO/ Ekzekutohet me kallashnikov Demir Backa, pronari i lokal Piazza në Fier! 2 autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje
Atentat me breshëri kallashnikovi ndaj Demir (Demi) Backa në qytetin e Fieri, pronar i lokal 'Piazza' në qendër të qytetit. 57-vjeçari është ekzekutuar brenda mjetit të tij. Fillimisht ai u plagos dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur dot t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrws tregtare, një zonë mjaft e populluar.
Ngjarja ka ndodhur në orën 20:40, në vendin e quajtur "Rrethrrotullim i QTU-së", ku 2 autorët me një automjet tip "Benz" kanë qëlluar me kallashnikov ndaj Demir Backës, 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip "Audi" dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Më pas 2 autorët që kanë qenë brenda makinës janë larguar në drejtim të Vlorës.
-
VIDEO
VIDEO/ Fier, atentat me kallashnikov biznesmenit Agim Backa, pronari i lokal Piazza! Autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje dhe u larguan në drejtim të Vlorës
Atentat me breshëri kallashnikovi ndaj biznesmenit Agim Backa në qytetin e Fieri. 50-vjeçari është ekzekutuar brenda mjetit të tij. Fillimisht ai u plagos dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur dot t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare, një zonë mjaft e populluar.
-
VIDEO
Lefter Maliqi 'boks' me gazetarin: Tentuan të më vrasin 3 herë! Rrëfimet nga rinia ushtarake te politikani i të gjitha partive
Nga ushtarak, në postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe më pas në politikë, ku ka eksperimentuar thuajse me çdo parti politike, ish deputeti Lefter Maliqi vjen me një intervistë origjinale, jashtë kornizave të zyrtarit dhe me rrëfime personale për veten dhe familje. Nga 3 tentativat për vrasje dhe si u shpëtoi atyre deri tek marrëdhëniet me gruan dhe fëmijët, kush mban ekonominë e shtëpisë dhe dëshirat e tij për sportin dhe veçanërisht boksin, lexoni intervistën e plotë të Lefter Maliqit dhënë për gazetarin e Report Tv Ermal Qori.
-
VIDEO
Të shtëna me armë në një lokal pranë një qendre tregtare në Fier, një i plagosur
Të shtëna me armë janë raportuar në qytetin e Fierit, ku raportohet për një të plagosur. Një ambulancë dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal pranë një qendre tregtare dhe sipas raportimeve të para kanë qenë të shtëna me kallashnikov dhe me pistoletë, por ende nuk dihen detaje te tjera.
-
VIDEO
Harta e re e gjyqësorit, avokati për Report Tv: Katastrofë për drejtësinë! Sjell kosto për qytetarët dhe shtetin! Zgjidhja? Të fusin avokatët dhe magjistratët e rinj në sistem
Boshllëqet e krijuara nga vettingu në gjykatat e vendit ka lindur nevojën e zvogëlimit të numrit të gjykatave në vend dhe konfigurimin e një harte të re të gjyqësorit me 12 gjykata të shkallës së parë për 12 qarqet e vendit dhe vetëm një gjykatë Apeli në Tiranë. Ndërsa KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë kanë arritur dakordësinë që kjo të bëhet dhe janë ende në fazën e konsultave dhe plotësimit të detajeve për këtë hartë të re të gjyqësorit, avokatët në vend kanë dalë kundër kësaj hartë. Avokati Kujtim Cakrani në një intervistë për Report Tv, e cilëson këtë hartë të re të gjyqësorit si një eksperiment që është i destinuar që të dështojë.
-
VIDEO
VIDEO/ Digjet qëllimisht godina e ish firmës piramidale Gjallica në Vlorë, zjarrfikësit shkojnë të shuajnë flakët pa masat mbrojtëse
VLORË- Një zjarr i qëllimshëm ka shkrumbuar godinën e ish firmës piramidale në Vlorë, Gjallica. Zjarri i rënë mbrëmjen e sotme ka shkrumbuar gjithçka. Aktualisht godina e ish Gjallicës është e sekuestruar nga banka dhe sot përdorej si magazinë për të mbledhur jonxhin e bagëtive.