-
VIDEO
Përplasja për Cirkun e Tiranës, kreu i Sindikatës së Artistëve: Cirkun çojeni ku të doni, mjafton të punojë dhe artistët të mos mbesin rrugëve
Kryetari I Sindikatës së Artistëve, Reshat Ibrahimi, i cili është vendosur në krah të artistëve të cirkut ka vetëm një kërkesë nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës se Cirku të vendoset ku të dojë mjafton të funksionojë dhe artistët të mos mbesin rrugëve.
"Në 2017 u përballëm me përmbarimin dhe pas 4 vitesh vijon të ndodh e njëjta gjë. Ne kemi bërë disa kërkesa. Ne u them vetëm një gjë çojeni çadrën e cirkut ku të doni, mjafton që Cirku të vijojë punën dhe artistët të mos përfundojnë rrugëve. Problemi i çadrës është bërë një gangrenë prej 10 vitesh", tha Ibrahimi.
Ditën e sotme përmbaruesit kanë shkuar për të zbatuar urdhrin e boshatisjes së Cirkut dhe mbylljen e çadrës së Cirkut, në një kohë kur artistët po mbanin një shfaqje në shenjë proteste kundër çmontimit të tij. Përplasjet kanë nisur që kur Gjykata Administrative me vendim të formës së prerë i ka kaluar truallin ku ndodhet cirku pronarit.
-
VIDEO
Ndryshimet kushtetuese , PD dorëzon në Kuvend amendamentet! Basha: T'i çojmë shërbimet te qytetarët, të zhbëjmë ndryshimet e 30 korrikut dhe vetting politikanëve
Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend amendamente për ndryshimet Kushtetuese për 3 çështjet kryesore, atë për reformën zgjedhore, reformën territoriale dhe vettingun e politikanëve
-
VIDEO
Përmbarimi shkon të prishë Cirkun e Tiranës, aktorët shfaqje në shenjë proteste: Shpronësoni tokën që të mos ikim ose përgatisni një ambient të ri
Historia e prishjes së Cirkut të Tiranës, ku përmbaruesit dhe artistët e cirku përplasen mes tyre vijon prej vitesh. Përplasjet kanë nisur që kur truallit ku ndodhet Cirku i doli pronari, ndërsa artistët nuk pranojnë të çmontohet çadra pa u marrë një vendim se ku do të vendoset. Përplasjet kanë vijuar edhe ditën e sotme, ndërsa aktualisht përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe drejtues të Cirkut Kombëtar po diskutojnë në lidhje me hapat që do të merren.
-
VIDEO
Zgjatja e mandatit të vettingut, Bardhi: S'është prioritet, nuk krijon ngërç kushtetues
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, tha se zgjatja e mandatit të vettingut, nuk është prioritet. Sipas Bardhit nuk krijon asnjë ngërç, pasi kushtetuta ka parashikuar zgjidhjen.
“Për fat të keq edhe pasi kemi hyrë në virin e gjashtë ka zero rezultate në raport me të dyja objektivat madhore që kishte reforma në drejtësi. Në se vazhdojmë me të njëjtën njësi matëse edhe kur të jemi në vitin e 16 do të quajmë sukses që po plotësojmë gjykatat e apelit. Kjo ka sjell të kundërtën e asaj që prisnin qytetarët. Nuk bie dakord që të anashkalohen prioritetet e procesit të integrimit në raport me reformën në drejtësi. Siç është fjala vjen zgjatja e mandatit të vettingut, nuk është prioritet sepse nuk ka asnjë ngërç kushtetues në atë drejtim. Kushtetuta ka dëshmon zgjidhje, ishin ata që në 2018 shkurtuan gjysmë për gjysmë stafin mbështetës të organeve të vettingu-t. Asokohe opozita ngriti zërin që stafet të ishin të pajisur me burime njerëzore të mjaftueshme. Kërkesa nuk u mor në konsideratë, numri i këshilltarëve u përgjysmua.” u shpreh Bardhi.
-
VIDEO
Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë, burg për ish-kreun e Kadastrës së Vlorës
Ish-kreu i Kadastës së Vlorës, Klodian Troci është dënuar sot 'arrest me burg' nga Gjykata e Vlorës. Troçi u arrestua 2 ditë më parë pasi akuzohet si pjesë e grupit të falsifikimit të dokumenteve të pronave në Himarë dhe Dhërmi dhe njëkohësisht dyshohet si një ndër organizatorët kryesor të grabitjes së dosjeve të qarkut e inskenuar nga ky grup pak dimë më parë.
-
VIDEO
Progres raporti i KE, Zef Mazi: Negociatat do zhvillohen me metodologjinë e re, po nuk pati progres do të cilësohet si regres! Të përgatitur që kjo të mos ndodhë
Kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin, Zef Mazi tha se negociata për Shqipërinë po zhvillohen me metodologjinë e re që nëse nuk ka progres do të cilësohet regres dhe kjo mund të nis negociatat për një çështje nga fillimi. Megjithatë Mazi tha se Shqipëria është e përgatitur teknikisht dhe politikisht që kjo të mos ndodhë dhe BE të jap një datë deri në fund të vitit për konferencën ndërqeveritare.
"Është ndjekur realizmi i planit kombëtarë të integrimit. Për 2020 Shqipëria realizon 89 % të planit, për 2021 procesi është në ndjekje nga afër. Negociata do të bëhen me metodologjinë e re që do të jetë më rigoroz dhe në kohë që nuk do të ketë progres do të quhet automatikisht regres. Në këtë rast negociatat nisin nga fillimi, por ne jemi të përgatitur teknikisht dhe politikisht që kjo të mos ndodhë. Shpresoj se BE të gjet forcën e duhur tani dhe fundi i vitit të mos na gjejë duar bosh", tha Mazi
-
VIDEO
Shqipëria me 'syrin' e saj në hapësirë, Rama jep lajmin: Në mars lëshojmë satelitin 'Albania 1'
Në muajin mars Shqipëria do t'i bashkohet vendeve që kanë një 'sy' në hapësirë. Në muajin pritet të lëshohet sateliti 'Albania 1'
-
VIDEO
Makina përplas për vdekjen 56-vjeçarin në Berat, e merr disa metra zvarrë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Viktima Artur Abazaj ishte përpjekur të kalonte rrugën përgjatë vijave të bardha, kur është goditur nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Beratit dhe sipas dëshmitarëve në vendngjarje mjeti e ka tërhequr 56-vjeçarin disa metra zvarrë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Policia e Beratit ka kryer edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ka pyetur edhe dëshmitarët që sapo kishin dalë nga puna në momentet që u godit për vdekje Abazaj, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të një biznesi përgjatë rrugës, i vetmi në këtë zonë me kamera sigurie.
-
VIDEO
Raport progresi i KE, Ministria e Jashtme: Politikë të jashtme të njëjtë me BE për çështjet madhore! Duhet të kishim datë për konferencën ndërqeveritare
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka e cilësuar progres raportin e 2021 si më pozitivin ndër vite, ndërsa tha se në të janë vlerësuar arritjet konkrete që ka bërë Shqipëria. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, Xhaçka tha qeveria do të vijojë me përparimin e reformave dhe mbatjen e një politike të jashtme të njëjtë me atë të BE sa i përket çështjeve madhore.
" Është raporti më pozitiv që unë mbaj mend, arritjet janë konkrete dhe rikonfirmon se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet. Ky është lajm i mirë për të gjithë ne se në fund të ditës, pavarësisht mosdakordësive mes nesh, kur vjen puna për integrimin, shumica e shqiptarëve është pro integrimit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të kishin një datë për konferencën e parë ndërqeveritare si diçka e merituar kur dy vendet kanë bërë detyrat e tyre dhe si përmbushje e premtimeve të BE.
Negociatat do të zhvillohen me metodologjinë e re dhe do të jenë më rigoroze dhe ne do të ndjekim me përpikmëri të gjitha rekomandimet e BE duke vazhduar me qasjen tone politike konstruktive dhe gjithëpërfshirëse me rajoni dhe linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me atë të BE sa i përket çështjeve madhore", tha Xhaçka.
-
VIDEO
Raport progresi i KE, Balla: I kemi plotësuar kushtet, të mbahet konferenca ndërqeveritare! Do zgjasim afatet e vettingut, të hapur për të bashkëpunuar me opozitën
Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të integrimit, Taulant Balla tha se raporti edhe një herë konfirmoi se Shqipëria i ka plotësua kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Balla tha se ai shpreson se kjo të ndodh para Krishtlindjeve. Ai gjithashtu ripërsëriti qëndrimin e mazhorancës për të zgjatur afatin e vettingut dhe ftoi opozitën të bashkëpunojnë për këtë proces.
-
VIDEO
Grabitet me armë shtëpia e noterit të njohur në Sarandë, maskat lidhin familjarët dhe i marrin 2 mln lekë
Një grabitje me armë ka ndodhur para rreth 2 orësh në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4. Persona me kallashnikov kanë hyrë në një apartament në pronësi të noterit të njohur Thoma Kaçi, 63-vjeç në Sarandë. Maskat kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 mln lekë të vjetra. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet. Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Noteri nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
-
VIDEO
3 kërkesat për të ndryshuar kushtetutën nga PD, Soreca: Kuvendi është foltorja ku do të zhvillohet dialogu e negociatat
Ambasadori i BE-së inkurajon dialogun mes palëve politike në vend, sa i përket tre propozimeve të PD-së për ndryshime kushtetuese.
‘Kemi vijuar të përmendim dialogun dhe konsensusin politik. Kuvendi është Foltorja ku bëhen diskutimet, dialogu dhe negociatat duhet të ndodhin. Ne inkurajomë të dyja palët të ulen në tryezë e të diskutojnë temat që janë për diskutimi. Nëse do të na kërkohet për asistencë do të shohim nëse kjo gjë është e mundshme dhe do ndihmojmë në spekterin politik siç kemi bërë gjithmonë.’- tha Soreca.