• VIDEO

    Arrestime në radhët e policëve, eksperti Softa: Të hetohen nga krimi ekonomik, në pikat kufitare të efektivët të kalohen në filtër! Janë ndryshuar drejtorët, s’është ulur krimi

    Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv, tha se kjo është një situatë e rëndë për rolin e policisë së shtetit dhe se tregon një papërgjegjshmëri nga ana e Ministrisë së Brendshme, për t’i kontrolluar këto efektivë. Softa tha se Ministria e Brendshme duhet të kontrollojë efektivët e policisë, kryesisht në zonat me pika kufitare dhe të vendoset një filtër i fortë, pasi do të ndalohen kalimet qoftë të drogës apo klandestinëve. Për Softën efektivët e arrestuar duhet edhe të hetohen nga krimi ekonomik

  • VIDEO

    Doza e tretë dhe vaksinimi i fëmijëve mbi 16 vjeç, nesër mblidhet Komiteti Ekspertëve! Ministria e Shëndetësie: Çdo vaksinë në territorin tonë e certifikuar

    Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, vizitoi ditën e sotme Shkodrën, në kuadër të një aktiviteti kushtuar “tetorit rozë”, muajit të sensibilizimit të kancerit të gjirit, nga ku edhe foli lidhur me pandeminë edhe vaksinimin masiv kundër COVID-19.

    Ajo lajmëroi se ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët do të diskutojnë lidhur me marrjen e dozës së tretë të vaksinës nga një kategori e veçantë, vaksinimi i fëmijëve mbi 16 dhe 12 vjeç.

    Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar uljen e fashës së grupmoshës së vaksinimit për adoleshentet plus 16 vjeç. Në diskutim gjithashtu është edhe inokulimi i vaksinës tek fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe marrja e dozës së tretë nga një kategori e veçantë. Të gjitha këto do të diskutohen nesër nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët do të japin një përgjigje lidhur me këto rekomandime”, tha ajo.

    Duke theksuar se në këto kohë covidiane vaksinimi është arma jonë e vetme për të mposhtur pandemisë, Manastirliu tha se të gjitha vaksinat të cilat po qarkullojnë në territorin e Shqipërisë janë të miratuara nga EMA, FDA apo OBSH. Ndërsa ka shuar të gjtiha dyshimet se vaksinat kineze janë të skaduara. 

    “Të gjitha vaksinat që qarkullojnë në territorin e Shqipërisë, janë të aprovuara nga strukturat ndërkombëtare, siç janë EMA, FDA ose OBSH, e cila ka certifikuar koronavac. Të gjitha janë të kontrolluara të verifikuara, edhe për afatet e përdorimit të tyre, ndaj i garantoj qytetarëve që vaksinat janë të certifikuara.”, shtoi ajo.

    Lidhur me “tetorin rozë” ajo i bëri thirrje çdo gruaje mbi 45-vjeç, që përmes mamografisë së re të Shkodrës të bëjë kontrollin e saj në mënyrë që të bëhet diagnostikimi i hershëm i sëmundjes.

     “Shkodra ka mamografinë e re, ndaj jam sot këtu, për një seri investimesh që kemi bërë. Jam shumë e kënaqur që vij në një aktivitet të tillë lidhur me tetorin rozë të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, për të bërë një apel për çdo grua mbi 45 vjeç të kryejë ekzaminimin përmes mamografisë. Në të gjithë spitalet rajonale kemi investuar për të plotësuar nevojat, në mënyrë që qytetarëve t’i jepet mundësia të kryejnë diagnostikimin e hershëm, pasi shpëton jetë.”, u shpreh ministria.

  • VIDEO

    Shkrihet SHÇBA, ministri i Brendshëm prezanton projektligjin e ri për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore

    Shërbim për Çështjet e Brendshme do të shkrihet dhe do të quhet Agjenci e Mbikëqyrjes Policore e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Brendshme. Në dallim nga SHÇBA, drejtuesi i së cilës emërohet dhe shkarkohet direkt nga ministri i Brendshëm, drejtuesi i AMP bëhet direkt nga Kryeministri i vendit, dhe propozohet nga ministri

  • VIDEO

    “Integrated Energy” jep 6 bursa për studentët ekselentë në degët e mjedisit! ! Administratorja Arjola Kodra: Lajm i mirë, është rritur numri i studentëve

    Gjashtë të rinj ekselent, të cilët ndjekin shkollën në menaxhimin mjedisor urban do të kenë mundësi që të përfitojnë shkollimin falas, falë bursave Integrated Energy” ju ka dhënë.  Ky është viti i dytë radhazi që inceneratori i Tiranës ndjek këtë praktikë.

    Këtë vit të ri akademik kompania e menaxhimit të trajtimit të mbetjeve në Sharrë, “Integrated Energy” BV ka vendosur që të mbështesë me bursa studimi, 6 të rijnë ekselentë që ndjekin shkollimin për Menaxhim Mjedisor Urban. Këtë praktikë, IEBV po e ndjek për të dytin vit radhazi.

  • VIDEO

    Kishin fshehur drogën në ‘airbag’-un e makinës, arrestohen dy shqiptarët në Itali! Momenti kur policia ndërhyn për t’i kontrolluar

    Dy shqiptar janë arrestuar nga policia në Padova të Italisë, pasi janë kapur më gjysmë kilogrami drogë, të cilën e kishin fshehur në makinën e tyre

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e enjte 21 tetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga "si ndërhynë Berisha e Meta për lirimin e Koço Devoles nga burgu" te Basha thotë se Vettingu do largojë llumin nga politika e deri tek blof dhe propagandë.

  • VIDEO

    PD çon në Kuvend vettingun e politikanëve, pse po hesht PS?

    Repolitix trajtoi propozimin e PD-së që ka çuar në Kuvend amendamentet kushtetuese për vettingun e politikanëve, ndërsa deri tani PS ka heshtur dhe nuk është shprehur për këto ndryshime. Cilat janë propozimet e PD dhe roli i SPAK për vettingun e politikanëve? Kush do e kontrollojë në Kuvend punën e SPAK-ut për vettingun e politikanëve? Propozimet e PD-së për reformën e re territoriale dhe sistemin zgjedhor. Të ftuar në studio Dash Sulaj deputeti i PD dhe firmëtar i ndryshimeve Kushtetuese ,Gent Malko politikan jurist, Kristaq Kume ish kreu i KQZ dhe gazetari Arsen Rusta.

  • VIDEO

    Hetimet për klandestinët zbulojnë shkeljet e policëve! 4 efektivë në Tiranë të arrestuar, 6 të pezulluar në Korçë, mes tyre dhe shefi i Komisariatit dhe i 'rrugores'

    Hetimet e SHÇBA për klandestinët kanë zbuluar shkeljet në radhët e vetë uniformat blu, për pasojë, si rezultat i një operacioni të kryer mbrëmjen e kësaj të mërkure, janë arrestuar 4 efektivë policie në Tiranë, si edhe 6 të tjerë të pezulluar në Korçë, mes tyre edhe shefi i Komisariatit, Krenar Gjokutaj e shefi i qarkullimit, Kelmend Pikuli.

  • VIDEO

    Hetimet për vdekjen e rusëve në pikën zero! Grupi Hetimor mori gabim mostrat e ujit dhe të klorit, ISHP i kthen mbrapsht! Kthimi i trupave peng i hetimeve

    Luzati sqaroi se provat e marra nga oficerët e policisë gjyqësore nuk ishin në formën e kërkuar nga ligji. Sipas tij, tashmë mostra e ujit dhe klorit janë marrë ditën e sotme nga përfaqësues të ISHP-së.

    Këto prova të marra sot, me 5 ditë vonesë, hedhin ende dyshime se kjo vrasje e pretenduar nga Prokuroria e Kavajës është bërë në një formë perfekte duke humbur çdo gjurmë.

    Ndërkohë Prokuroria e Kavajës e kontaktuar nga Report TV tha se trupat e katër viktimave do të qëndrojë në morg deri sa të ketë një përgjigje nga mjekësia ligjore për shkakun e vdekjes.

    Kur kanë kaluar një javë nga ngjarja tragjike dhe gjetja e pajetë e pjesëtarëve të familjes Burenkov dhe dhëndrit të tyre, hetimet janë ende në pikën 0.

    Pasi provat si uji apo klori do të mund të nxjerrin nëse ka apo jo lëndë helmuese në to dhe në çfarë gjendje apo përqindje mund të ketë qenë një lëndë helmuese mbrëmjen e 15 tetorit ku familja ruse u akomodua në zonën e relaksit.

  • VIDEO

    Varre mbi varre! Në Lezhë s’ka më tokë për të vdekurit! Qytetarët: Fusim 2-3 familjarë në një varr, i gjejmë vendet me mik! Bashkia: Do të investojmë në fshat

    Lezha, njëjtë si Durrësi po përballet me ezaurimin e tokës në varrezën publike për shkak të rritjes demografike. Qytetarët tregojnë se janë detyruar të hapin varret e vjetra të familjarëve, ndërsa bashkia shprehet se ka në projekt ndërtimin e një varreze të re në Kakarriq, por që duhet së paku një vit të realizohet

  • VIDEO

    Basha: 95 % e demokratëve më duan! Nuk dal në bazë se s'dua të vë para inferioritetit Berishën

    Kreu I PD-së. Lulzim Basha kur pyet për përçarjen brenda PD, ku Berisha ka dalë me 'Foltoren' e tij dhe pse nuk jep dorëheqjen tha se ai ka 95 % mbështetjen e demokratëve dhe se nuk do të dalë në bazë para anëtarësisë pasi nuk do të vë para inferioritetit Berishën.

     
  • VIDEO

    Vendimet e qeverisë/ Krijohet drejtoria anti-korrupsion për luftimin e korrupsionit në administratën publike

    Në vendimet e sotme të qeverisë ishte edhe krijimi i një rrjeti koordinatorësh anti-Korrupsion dhe drejtori në Ministrinë e Drejtësisë që do të luftojë korrupsionin në administratën publike.

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha e kjo drejtori anti-korrupsion do të pastrojë administratën dhe do të shtrihet në 47 institucione

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv