• VIDEO

    Iu kap 5 herë kokainë në konteinerët me banane, SPAK sekuestron kompaninë 'Alba Exotic Fruit' dhe nis hetimet pasurore! Pronari ende në arrati

    TIRANË- Pas 5 ngarkesave me banane ku u kap edhe kokainë, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar kompaninë Alba Exotic Fruit. Report Tv mëson se veç sekuestros, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror ndaj kompanisë e cila ka aksioner kryesorë Eduart Dauti dhe vëllanë e tij, Barjon Gumeni tashmë të arrestuar.

  • VIDEO

    Pas denoncimit në media për zhvillimin e mësimit në lokal, ministria e hap me urgjencë shkollën

    Report Tv ka shkuar në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës, aty ku deri para një jave nxënësit bënin mësim në lokal dasmash. Pas denoncimit në media, nxënësit janë rikthyer në shkollë, ende pa përfunduar rikonstruksioni. Prindërit edhe njëherë tjetër rrëzojnë pretendimet e ministres së Arsimit Evis Kushi, e cila u përpoq të fshehë skandalin duke thënë se ishte video-montazh.

  • VIDEO

    Propozimi për hartën e re gjyqësore, KLGJ pritet të nisë në fillim të nëntorit konsultimin publik! Objektiv, miratimi brenda janarit të 2022

    Pas propozimit të një harte të re gjyqësore, ku kërkohet që të shkrihen 10 gjykata në vend dhe të krijohet një gjykatë e vetme Apeli në Tiranë, duket se puna vijon në këtë drejtim. Pas konsultimit me Ministrinë e Drejtësisë, pritet që në fillim të muajit nëntor, KLGJ të nisë konsultimin publik. Harta e prezantuar do të jetë fillimisht një draft dhe më pas finalja do të miratohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë që ka 11 anëtarë. 

    Objektivi i KLGJ është që brenda janarit të 2022, të miratojë hartë e re gjyqësore dhe të nisë funksionimi me 12 gjykata të shkallës së parë, të njohura si gjykata fakti dhe një gjykatë apeli.

  • VIDEO

    Sot 100 ditë nga 'ultimatumi' i Ramës, 'ethe' në Policinë e Shtetit, pritet raporti i Gledis Nanos! Eksperti Rexhepi në Report Tv: Asnjë reflektim, puna para është e vështirë

    Një javë para 100 ditëshit të Ramës, Gledis Nano mori detyrën Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në vend të Ardi Veliut. Sot në afatin e fundit, Nano ende nuk ka një raport për gjendjen në polici, mbi të cilin do të mbështesë atë që mund të cilësohet një fazë e re për uniformat blu.

    Nga 12 qarqet, kryepolici i ri, ka takuar vetëm vartësit e tij në Tiranë, pavarësisht se përgjatë 100 ditëve, policia ka qenë nën ethet e vëzhgimit dhe rezultateve. Por, si i shohin ekspertët afate të tilla? Artan Rexhepi, kriminalist, liston disa ngjarje përmes së cilave sipas tij tregohet se objektivat nuk u arritën

  • VIDEO

    Aksion si në filma! 45-vjeçari në Shkodër denoncon se një makinë po e ndiqte, momenti kur një ‘ushtri’ policësh bllokojnë autorët! Iu gjetën dy armë zjarri, fishekë, benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli

    45-vjeçari në Shkodër denoncon se një makinë po e ndiqte, momenti kur një ‘ushtri’ policësh bllokojnë autorët! Iu gjetën dy armë zjarri, fishekë, benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli 

  • VIDEO

    6 herë kokainë në konteinerët, avokati i kompanisë ‘Alba Exotic’ thirrje ambasadës së SHBA: Të shohin kush shkon të marrë drogën! Pse kaq e marrë qenka kjo shoqëri?

    Avokati mbrojtës i kompanisë ‘Alba Exotic’, në të cilën është kapur 6 herë kokainë, Baftjar Rusi tha se përgjegjësinë për transportin detar nga nisja në mbërritje e ka shoqëria e transportit dhe nuk janë pronë e Alba Ekzotic.

    Rusi tha se i janë drejtuar ambasadës së SHBA-së, që kryeson Reformën në Drejtësi, duke i kërkuar ndihmë të drejtpërdrejtë. Ai tha se duhet të që të kapin dhe të shohin kush kërkon që ta marrë drogën, krimi i organizuar ka kapur strukturat.

  • VIDEO

    Supermeni biseksual dhe ndikimi te fëmijët, debati në Report Tv, psikologia Denada Toçe: Përballje me realitetin, s'ndikon në orientimin seksual! Aktivisti: Film progresiv

    Supermeni shpëton botën dhe në fund fiton zemrën e vajzës që dashuron! Me këtë imazh të superheroit janë rritur breza të tëra, por seria e re e filmit vizatimorë do ta sjellë atë ndryshe. Heroi i ri Joe Kent, djali i Kal-El, Supermeni i mëparshëm, do të jetë biseksual. Kjo ka shkaktuar jo pak debat, me qëndrime pro dhe kundër. Pikërisht ky debat u soll edhe sot edhe ne studion e Report Tv, ku iu dha përgjigje një prej pyetjeve që ndoshta ka munduar më së shumti prindërit pas lançimit të filmit: A mund të ndikojë superheroi i ri në orientimin seksual të fëmijëve? E prerë, psikologia e njohur Denada Toçe tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Ajo sqaroi se orientimi seksual është i lindur dhe jo i fituar, siç mund të jetë sjellja. Për psikologen, filmi i animuar është një përballje me realitetin që të trondit sa kohë nuk arrimë të pranojmë atë që është mes nesh. Ajo vë theksin te nevoja për informacion te fëmijët, teksa shton se mungesa e informacionit e përball fëmijën me kriza identitare. Nuk besoj se jemi në një katastrofë, por përballje të realitetit që të trondit sa kohë nuk arrimë të kemi një qetësi dhe paqe të pranimit të asaj që është mes nesh. Askush nga ne, as hetero as homo, nuk mund t'i imponohet dikujt është i pavend. Por që të kem frikë se këta 'njerëz me brirë' po çedukojnë fëmijët tanë, është irracionale. Influencat e orientimit seksual nuk vijnë nga një edukim i induktuar. Unë mund të jetoj mes homoseksualëve dhe t'i kem miqë e shokë dhe të mos bëhem kurrë homoseksuale. Fëmija është i rrezikuar të ketë kriza identitare për mosinformacion se sa nga informacioni i tepërt. Është e rëndësishme të marrim informacione në institucionet arsimore për llojet e diversiteteve. Ndryshe ka krizë mospranimi. Kriza e identitetit seksual nuk ekziston, një heteroseksual e di shumë mirë që është heteroseksual. Orientimi seksual është i lindur, jo i orientuar, orientohet sjellja", u shpreh Toçe. Në të njëjtën linjë mendimi me psikologen ishte edhe Altin Hazizaj, themelues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, i cili filmin e konsideroi progresiv. Sikurse Toçe, edhe Hazizaj u shpreh se filmi nuk mundet kurrsesi të ndikojë orientimin seksual të fëmijëve. Për Hazizaj, filmi vjen në një shoqëri që përfundimisht kërkon të largohet nga urrejtja. "Është e drejtë që arti, filmat e animuar të sillen në një kohë moderne ku njerëzit janë thjeshtë janë të lirë por bëjnë zgjedhjet e duhur anë momentin e duhur. Është progresive sepse i sjellë në një shoqëri që përfundimisht kërkon të largohet nga urrejtja, paragjykimet. S'ka lidhje të ndikojë në orientim. Nuk e ka provuar asnjë që nëse ti shikon karaktere gay e lesbike, kanë ndikim në orientimin seksual. Orientimi seksual nuk është i fituar gjatë jetës. Unë nuk çohem sot gay dhe nesër hetero dhe bota qenka kaq e lehtë për të zgjedhur orientimin seksual. E gjithë shoqëria ka nevojë të lëvizë, të ecë përpara. Nuk është vetëm arsimi ai që edukatën fëmijët, familja duhet t'i transmetojë fëmijës vlerat më të mira. Një shoqëri që nuk është e respektueshme për këdo, është e padenjtë", tha Hazizaj. Por mendim ndryshe kishte Elson Jaçaj, pjesë e shoqatës së infermierëve, për të cilin filmi është gjëja më absurde për fëmijët. Ai tha se superhero i ri do të ndikojë keq nga ana psikologjike e fëmijëve. "Elson Jaçaj nga shoqata e infermierëve: Është gjëja më absurde që po ndodh sot për fëmijët tanë. Do jetë një shkatërrim për fëmijët tanë, si nga ana psikologjike ashtu edhe në jetë. Nëse e tolerojmë këtë sot, nesër fëmija jonë do të jetë i shkatërruar psikologjikisht, do të kemi në një të nesërme sëmundje që vijnë për shkak të këtyre marrëdhënieve që nuk janë të duhura. Fëmijët ndikohen nga çdo gjë që ne i flasim", u shpreh ai.

  • VIDEO

    Tentuan të kalonin lumin me makinë dhe i mori rryma, rrezikuan të mbyten 3 turistë në Maliq! Shpëtohen nga zjarrfikësit

    Korçë- Tentuan të kalonin lumin në afërsi të fshatit Plovisht, në Maliq, mbeten mes tij 3 turistë hungarezë. Vetëm pak minuta më parë, zjarrfikësit e Maliqit kanë mundur të nxjerrin nga lumi të katër turistët, fatmirësisht pa lëndime. Sipas informacioneve paraprake ata kërkonin të kalonin lumin me makinë, por për shkak të thellësisë kanë mbetur brenda.

    Janë 4 makina makina gjithsej, rreth 10 turistë. Të parët që janë futur në lumin Devoll ka qenë makina e 4 turistëve të cilët i ka marrë rryma për 10-15 metra dhe rrezikuan jetën. Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, ku bashkë me zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe me kavo kanë bërë të mundur sigurimin e makinës që të mos e merrte rryma e lumit. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shpëtimin e tyre.

  • VIDEO

    Avokati Maks Haxhia: Shkrirja e gjykatave do të rrisë koston e qytetarëve! KLGJ nuk na mori mendim

    Avokati Maks Haxhia tha se në një prononcim për Report Tv tha se shkrirja e gjykatave do të rrisë koston e qytetarëve në rrethe. Sipas avokatit mund të ulet numri i gjyqtarëve, por jo të mbyllet gjykata në rrethe.

    Duke ju referuar një komunikimi me kryetaren e KLGJ-së, Haxhia tha se ajo i ka bërë me dije se gjykatat e Apelit do të mbyllen përkohësisht, dhe pasi të shtohet numri i gjyqtarëve do të shkojë përsëri sistemi në këto gjykata. Avokati nënvizoi KLGJ nuk i ka ftuar për të diskutuar në lidhje më ndryshimet në hartën e re gjyqësore.

  • VIDEO

    Ministrja Ekonomi: Deri në fund të vitit nuk ka rritje të çmimit të energjisë, edhe për bizneset e mëdha! Investimi në sistem ka ulur humbjet në rrjet

    Për konsumatorët, bizneset e vogla dhe të mëdha deri në fund të vitit 2021 nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Kështu deklaroi në ‘Sot live në Shqipëri’, në Report Tv, ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, e cila tha se duhet të kemi besim tek menaxhimin i krizës nga qeveria, pasi do të garantohen konsumatorët fundorë.

    Duke u ndalur tek investimet në sistem, ministrja Ekonomi u shpreh se janë ulur humbjet në rrjet, nga 25% që ishin më parë janë ulur në 20%. Ministrja tha se kjo krizë do të jetë e përkohshme dhe do të jetë deri në 6 mujorin e parë të vitit që vjen, ndërkohë që shtoi se edhe vetë konsumtorët duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre për shpenzimet energjetike.

  • VIDEO

    Aksioni për vaksinimin anti-COVID në të gjitha bashkitë, Veliaj thirrje qytetarëve: Vaksinohuni! Gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilluan sot një takim me administratorët e njësive të çdo njësie në kryeqytet, me të cilët folën për nisjen e fushatës që në fokus ka ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Veliaj tha se gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën.

  • VIDEO

    Merr flakë kabina elektrike te spitali Shefqet Ndroqi, zjarri nuk prek godinën, situata nën kontroll

    Kabina elektrike te spitali Shefqet Ndroqi u përfshi nga flakët mesditën e sotme, por fatmirësisht zjarri nuk preku godinën. Flakët u vunë nën kontroll shpejt, ndërsa në vendngjarje shkuan dy zjarrfikës duke bërë të mundur normalizimin e situatës.

    Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në kabinën elektrike, ndërsa Policia ka nisur hetimet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv