• VIDEO

    ‘Po tentoni të na mbyllini gojën’ debate në Kuvend për kohën e deputetëve, Nikolla është vendimmarrje në Konferencën e Kryetarëve

    Ka nisur me debate seanca e sotme plenare midis opozitës dhe mazhorancës për kohën e deputetëve për të folur në Sallë. Deputeti i PD-së Gazment Bardhi tha se mazhoranca po tenton që t’u mbyllë gojën. Nga ana tjetër kryetarja e Kuvendit u shpreh se është marrë me vendimmarrje të përbashkët në Konferencën e Kryetarëve.

    “Mos na mohoni të drejtën e fjalës. Kjo s’ka ndodhur kurrë që deputetëve të opozitës, 63 deputetë, që të flasin 100 minuta. Ndërkohë rregullorja na ka dhënë të drejtën që të flasim 600 minuta. Ju tani duhet të ndërprisni seancën?! Opozitës nuk mund t’i mbyllet goja në një parlament që ekziston në një vend minimumi normal. Ju keni detyrimin që të thoni se kush është arsyeja që keni marrë këtë vendim. Doni t’i hiqni të drejtën e fjalës opozitës? Jeni aty jo thjesht për t’u bërë transmetuese e vendimeve. Jua ka kërkuar Edi Rama? Nuk është argument!’- tha Bardhi.

    Nikolla: Është marrë me vendimmarrje të përbashkët në Konferencën e Kryetarëve.
     

  • VIDEO

    Bie dëborë edhe në Kukës, zbardhet Shishtaveci e mali i Gjallicës

    Qyteti i Kukësit ka pritur reshjet e para të dëborës. Temperaturat janë ulur ndjeshëm që prej mesnatës së djeshme, duke bërë që flokët e para të borës të bien në Shishtavec. Dëbora ka zbardhur edhe malin e Gjallicës. Njëjtë si në Korçë, edhe në Kukës reshjet e borës janë të lehta, duke mos shkaktuar kështu probleme. Autoritetet lokale thonë se kanë marrë masa për të pritur dimrin e sivjetshëm veçanërisht në zonat malore.

    •  
  • VIDEO

    Bien reshjet e para të dëborës në Korçë, bardhësia 'pushton' zonën e Panaritit

    KORÇË- Flokët e para të dëborës kanë trokitur në xhamat e shtëpive në Korçë. Zona malore e Panaritit është zgjuar këtë mëngjes nën madhështinë e bardhësisë. Temperaturat janë ulur ndjeshëm në Korçë, ku tashmë termometri ka shënuar 3 gradë celsius.

    Dëborën e parë për këtë vit nuk e ka pritur vetëm Korça, por reshje bore ka pasur edhe në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit. Deri më tani situata paraqitet e normalizuar, pasi reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e enjte 14 tetor 2021

    #reportTV #lajmeshqip #lajmeTitujt e gazetave për sot, nga mesazhet e ambasadores së SHBA për Ramën e Bashën te dështakët e Sali Berishës e deri tek ditari sekret i Enverit.

  • VIDEO

    Forumin Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit, Rama nga Suedia: Strehuam 3750 hebrenj, nxënësit do mësojnë në shkolla për mbrojtjen e tyre nga shqiptarët

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar mbi Përkujtimin e Holokaustit dhe Luftën kundër Antisemitizmit, në Malmo të Suedisë, ku tha se Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore

  • VIDEO

    Harta e re Gjyqësore, Report Tv siguron dokumentin: Shkrihen 10 gjykata, propozohet një Apeli vetëm në Tiranë

    Harta e re gjyqësore do të jetë me 12 gjykata. Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mësohet se do të shkrihen 10 gjykata, Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini.

    Gjykata do të ketë në Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier, Vlore, Gjirokastër, Korçë, Lezhë.

    Ndërkohë nga 6 gjykata Apelit, që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.

    Drafti është përfunduar nga një tryezë ekspertësh në KLGJ me një grup pune ku janë edhe aktorët të tjerë.

    Ky draft pritet që të ketë një diskutim mes Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të KLGJ-së dhe KLP-së. Shkrirja e 10 gjykatave do të sjell shkrirjen automatikisht edhe të 10 prokurorive në shkallë vendi.

  • VIDEO

    Berisha-Basha luftë apo lojë? Ja ç’mendon Bamir Topi për konfliktin në PD

     

    Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi aktualiterin politik me zhvillimet brenda PD. Berisha-Basha luftë apo lojë? Cfarë mendon Bamir Topi për atë që po ndodh në PD? Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi reformën e gjykatave. Shkrihen 10 Gjykata Fakti dhe propozohet vetëm një Gjykatë Apeli në gjithë vendin. Të ftuar konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari dhe gazetari Arsen Rusta.

  • VIDEO

    Aksident në Fier, 25-vjeçari përplas drejtuesin e motorit, një i plagosur! Shoqërohet në polici shoferi i makinës

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur "Mbrostar Ura", në Fier. 25-vjeçari E.S, duke drejtues automjetin automjetin tip "Benz" ka përplasur një motomjet.

    Për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sakaq është shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

  • VIDEO

    Të shtënat me armë te ish-Parku i Autobusëve, zbardhen emrat e të plagosurve

    Report Tv ka zbardhur emrat e dy personave të plagosur sot te ish-Parku i Autobusëve. Të plagosur janë Aleksandër Nikolli  dhe Xhulio Vela. 

  • VIDEO

    Të shtëna me armë zjarri te ish- Parku i Autobusëve në Tiranë, plagosen 2 persona

    TIRANË- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, ku një person dyshohet dy të plagosur.  

    Policia njofton se njëri prej tyre është plagosur në këmbë, ndërsa për personin tjetër ende nuk ka të dhëna. Rrethanat si ka ndodhur ngjarja është ende e paqartë. Policia sakaq ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

  • VIDEO

    Shpejtësi ‘skëterrë’, shoferë ‘tap’ dhe pa patentë, policia arreston 15 drejtues dhe ndëshkon me 2134 gjoba në 72 orët e fundit

    Në kuadër të parandalimit të aksidenteve, policia rrugore ka vijuar me kontrollet intensive në rrugët e vendit, duke ndëshkuar shkelësit dhe shoferët e “pabindur”. Në 72 orët e fundit, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe drejtues nën efektin e alkoolit, policia ka vendosur 2134 gjoba.

    Janë arrestuat 15 drejtues mjetesh, prej të cilëve 9 nuk posedonin leje drejtimi dhe 6 ishin të dehur.

  • VIDEO

    Afati 100 ditë i Ramës, në Ministrinë e Brendshme po bëhet gati një raport! Rritje pagash për policët? Po diskutohen mekanizmat

    Kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit 100-ditor që Kryeministri Rama i vendosi Policisë së Shtetit për tu futur 'në shina' në Ministrinë e Brendshme është duke u përgatitur një raport.

    Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh sot se drejtori i ri Gledis Nano do të ketë një tur në të gjithë vendin për të parë situatën dhe më pas do të bëjë raportin mbi gjendjen.

    “Drejtori i ri e ka filluar punën edhe me këtë analizë. Ai do të jetë në të gjithë Shqipërinë dhe pa diskutim ky raport do të shërbejë edhe si një dokument për vlerësimin e gjithsekujt për të vazhduar, është një punë e vazhdueshme dhe jo një veprim i shkëputur në mënyrë që të kemi një trupë profesionale që policia e shtetit të jetë në lartësinë e duhur. Edhe ministri do të jetë një raport përmbledhës për këtë gjë” përfundoi ai.

    I pyetur për rritje të pagave për policët Çuçi tha se "jemi duke menduar edhe për këtë gjë. Ne kemi një projekt që do të krijojë mundësi për policinë për të marrë të ardhura nga shërbimet, për të shpërblyer vetë trupën e saj, po i shikojmë këto mekanizma pa e cenuar buxhetin e shtetit. Po i shkojmë këto mekanizma”. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv