• VIDEO

    Ambasadori japonez takim me kryebashkiakun e Fierit: Shqipëria duhet të integrohet në BE

    FIER- Ambasadori Japonez në Tiranë, Takada Mitsuyuki ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi në kuadër edhe të ditës së çlirimit të Fierit. Në një deklaratë për mediat, Mitsuyuki shprehu mbështetjen e Shqipërisë për perspektivën evropiane, teksa thekson se integrimi në BE është shumë i rëndësishëm.

    “Qeveria japoneze mendon se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe i gjithë rajonit në Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye edhe qeveria japoneze ka investuar për përmirësimin e cilësisë së jetesës së shqiptarëve sepse mendon që do të jetë një hap më tepër që do të ndihmojë në integrimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë”, tha Mitsuyuki

  • VIDEO

    Zgjatja e afateve të vettingut, PS depoziton propozimin për ndryshimin e Kushtetutës: Të shtyhet 2 vite e gjysmë mandati i KPK

    "Dje grupi parlamentar i PS ka marrë vendimin për të depozituar në kuvendin e shqiperise nismen e nje grupi prej me shume se 1/5 e anëtarë te kuvendit te shqiperise per te filluar nje procedure te ndryshimit te kushtetutës me qellim qe ti hapim rruge zgjatjes se mandatit te komisionit te pavarur te kualifikimit dhe te komisionarëve publik si niveli i pare i procesit te vetingut duke e shtyre procesin e vetingut pra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri me 31.12.2024, duke shtuar edhe 30 muaj te tjere te cilet besoj se janë te mjaftueshme për ta përmbyllur procesin e vetingut. Ashtu sikurse tha edhe kr i Ps sot pas mbledhjes se kryesisë se PS, kjo është je vijueshmëri e reformës në drejtësi, një çështje sa teknike aq edhe shume e rëndësishme sepse ruajtje e te njëjtit standard në procesin e vetingut per te vazhduar pastrimin e sistemit te drejtesise nga ata gjyqtar apo prokurore te vilet nuk justifikojnë dot pasurine e tyre dhe nuk kane pergatitjen e duhur profesionale ose për pastërtinë e figurës se tyre, dhe zbulimi i cdo lloj lidhje kriminale. Vijimi i procesit te vetingut me te njëjtin standard qe eshte vijuar deri me tani eshte domosdoshmeri tek e cila në partitë politike duhet te qëndrojnë larg sepse themeli i reformes në drejtesi ka qene pikerisht heqja e cdo lloj ndokimi qe vinte nga partite politik", ka thënë Balla nga Fieri.

  • VIDEO

    Vrau bashkëshortin me sqepar në Kurbin, merret e pandehur 59-vjeçarja! Krimi në familje ndodhi në nëntor të 2020

    Gjykata e Kurbinit ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe kaluar për gjykim çështjen penale në ngarkim të një 59-vjeçare, e cila goditi për vdekje me sqepar bashkëshortin e saj, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2020 në Sanxhak të Kurbinit.

    Drane Deda e cila vijon të jetë me masën e sigurisë "Arrest në burg" akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”. Mëngjesin e 6-nëntorit të vitit 2020, 59-vjeçarja nënë e 10 fëmijëve goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç.

  • VIDEO

    PS cakton delegatët në kryeqytet, Veliaj do të drejtojë përkohësisht socialistët e qarkut të Tiranës

    Partia Socialiste ka caktuar delegatët në qarkun e Tiranës.

    Në Kryesi u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës Erion Veliaj do drejtojë përkohësisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës.

    Lindita Nikolla është caktuar e deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, ku ka zëvendësuar Elisa Spiropalin. Ndërkohë Mimi Kodheli është deleguar në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe ka zëvendësuar Ervin Bushatin, i cili nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.

    Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, në Tiranë, Paulin Stërkaj, është caktuar në Njësinë Nr. 11, dhe vjen nga qarku i Shkodrës. Ndërkohë është rikthyer sërish në Tiranë Blerina Gjylameti, e cila në zgjedhjet e 25 prillit u delegua në Pogradec.

    E deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë është Frida Krifca, e cila ka zëvendësuar deputetin Xhemal Qefalia, për këto zon. Ndërsa deputeti më i ri i zgjedhur në PS, Orlando Rakipi, është caktuar delegat në bashkinë e Vorës.

  • VIDEO

    Mblidhet Kryesia/ Rama i vë vijën e kuqe socialistëve: Administrata nuk është pronë e Partisë Socialiste, harrojini punësimet në shtet

    Kryeministri Rama ishte i qartë në mesazhin që kishte për të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste sot pas mbledhjes së Kryesisë në Selinë rozë kur ia preu gjithkujt rrugën drejt administratës publike përmes zyrave të partisë. Ai ripërsëriti vijën e kuqe të vendosur nga Kongresi socialist që askush të mos punësohet më në institucionet shtetërore me 'ndërmjetësimin' e zyrave të Partisë Socialiste.

  • VIDEO

    Pronat në Dhërmi/ Zbuluan se ishin në hetim për falsifikim dhe inskenuan vjedhjen e dokumenteve në zyrat e Këshillit të Qarkut Vlorë! Në pranga drejtori i administrimit të tokës e 2 të tjerë

    Grabitja e ndodhur 4 ditë më parë në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë, ku një person me maskë dhe i armatosur hyri në zyrat e pronave, duke marrë dy dosje për pronat në Dhërmi, rezulton është inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni. 3 të arrestuarit e kishin mësuar se ishin nën hetim prej muajsh për falsifikim.

  • VIDEO

    Të hënën nis viti i ri akademik, rektori i UT, Artan Hoxha: Studentët e pavaksinuar do të lejohen nëse paraqesin test PCR, mbi 50% janë vaksinuar! S'ka mësim online

    TIRANË- Kur duhen vetëm tre ditë nga nisja e vitit të ri akademik, pra me 18 tetor, mbi 50% e tyre janë vaksinuar, e ndërsa studentët e pavaksinuar, do të duhet të paraqesë një test PCR, ku vërtetojnë se nuk janë të infektuar. Kështu deklaroi në një prononcim për gazetarët rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, i cili tha se pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk e kanë të mundur që të vaksinohen. Rektori pohoi se studentët që vijnë për herë të parë ne Universitet janë më të vaksinuarit. ‘Unë besoj se i gjithë dokumentacioni është i nevojshme dhe i pranueshëm në Unversitetin e Tiranës, pasi thelbi është të dihet nëse janë të infektuar apo bartës të virusit. Mjafton të paraqesin një dokument PCR, apo edhe ato që nuk duan ta bëjnë vaksinën do të lejohen në auditore me test PCR. Me këtë rritje që UT ka me vaksinimin, me ndërgjegjësimin që ata kanë, dhe me mundësinë që u kemi dhënë besojmë se procesi i vaksinimit do ecë normalisht dhe paralel. Besojmë se studentët do te vaksinohen. Mbi 50% e studentëve janë të vaksinuar. Por studentët nuk kanë ardhur akoma, dhe ato që vijnë nga rrethet besojmë do të vaksinohen.’- tha Hoxha.Teksa u pyet për zhvillimin e mësimit online, rektori Hoxha tha ka qenë një dëshirë e vetë studentëve për t’u kthyer në auditore, ndërkohë që situata do të shihet më tej. ‘Ka 2 vite e ca që studentët tanë nuk frekuentojnë auditoret. Mësimi online, edhe pse është përmirësuar në mënyrë cilësore dhe komunikimi student-pedagog ka qenë i mirë, gjithsesi ky lloj komunikimi, nuk është ai normali, kështu që ajo që kemi konstatuar është dhe një dëshirë, padurim që studentët t’i kthehen auditorit. Kemi mundësinë duke iu rikthyer normalitetit. Do të shikojmë se si do të jetë situata më tej. Ne nuk jemi organe kompetente për të parashikuar shpërndarjen, por duke parë dhe eksperiencën e vendeve të tjera, afër dhe larg nesh, auditoret janë të hapura dhe programet mësimore po zhvillohen normalisht.’- tha Hoxha. Sakaq rektori Hoxha tha se më datën 10 nëntor do të fillojë cikli i dytë i studimeve master.

  • VIDEO

    Shqipëria satelitë në orbitë, Rama: Shumë shpejt! Jo për ofensiva ushtarake apo kërkime në Mars, por për të monitoruar në kohë reale territorin e vendit

    Kryeministri Edi Rama habiti jo pak një ditë më parë kur deklaroi ambicien që Shqipëria të ketë dy satelitë në orbitë, ndërsa ditën e sotme ka theksuar edhe njëherë se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt. Për mediat, pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë e PS, Rama theksoi se satelitët dhe dronët inteligjentë do të ndihmojnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit.

    Ai theksoi se Shqipëria nuk do të dërgojë satelitë në orbitë për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, teksa shtoi se do të shpërbejnë për çështje civile të vendit, duke përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar.

  • VIDEO

    Zgjatja e vettingut, Rama: Reforma në Drejtësi nuk është për t’u negociuar, është për t’u kryer! Kush i bie ndesh, i bie ndesh interesave të SHBA e BE

    Zgjatja e mandatit për organet vettingun është një domosdoshmëri dhe Reforma në Drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar me opozitën, por është diçka për t’u kryer dhe se nuk ka kthim pas.

    Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për gazetarët, teksa u pyet nëse ka një pazar mes tij dhe kreut të PD-së Lulzim Basha në lidhje me votimin për të zgjatur afatin e vettingut. Kreu i qeverisë tha se kjo Reformë është në partneritet me ndërkombëtarët, BE dhe SHBA-në dhe kush i del kundër u del kundër partnerëve ndërkombëtar.

    ‘Zgjatja e mandateve të organeve të vettingut është një domosdoshmëri, e cila vjen si rezultat i një procesi që e ka treguar sesa i vyer që është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe për të nxjerrë në pah njerëzit me integritet dhe ky proces nuk mund të ndërpritet. Reforma në Drejtësi është një Reformë në partneritet me partnerët tanë ndërkombëtar dhe besoj se vija është shumë e ndarë. Reforma në Drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar është diçka për t'u kryer. S’ka kthim mbrapa as qëndrim në vend numëro. Kush i bie ndesh interesave të Reformës në Drejtësi i bie ndesh vendit dhe aleatëve ndërkombëtar.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Pas mbledhjes së Kryesisë së PS/ Rama vë vijën e kuqe për socialistët: Administrata nuk është pronë e Partisë Socialiste, harrojini punësimet në shtet

     

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe një herë anëtarët e Partisë Socialiste se askush të mos pretendojë punë në shtet.

    "Proces transformimi dhe hapjeje., Në bazë të disa vendimeve puna në territori do të zhvillohet paralelisht për analizat e rezultateve qendër për qendër për të verifikuar cilësinë e përfshirjes së të gjithë anëtarëve të PS në zgjedhje në raport me rezultatet dhe njëkohësisht për ta hapur partinë për prurje të reja nga shoqëria pavarësisht moshës, për të krijuar një bazë të te për të ecur më tutje.

    Ajo që do të nënvizoja si shumë të rëndësishme edhe nga kjo mbledhje dhe do ta ndaja me të gjithë publikun dhe të gjithë familjen tonë politike është një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në Kongresin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi është se punësimet dhe drj4eorirtë nuk janë pronë e PS por e popullit shqiptar dhe funksion i qeverisë dhe i të gjitha institucioneve bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Kjo nuk është propagandë por vija ndarëse.

    Nëse në shërbimin civil tanimë kemi garantuar se proceset e rekrutimit tashmë janë procese ligjore, procese me integritet dhe si rezultat i këtyre proceseve shumë njerëz kanë mundur të marrin atë që i takon në pjesën tjetër të administratës ka një problematikë serioze që duhet qasje me seriozitet.  Për këtë jemi të prerë dhe duhet të angazhohemi të gjithë", tha Rama.

  • VIDEO

    Sot është arrestuar si falsifikues, por si e denonconte Drejtori vjedhjen në Këshillin e Qarkut Vlorë 3 ditë më parë

    Drejtori i administrimit të mbrojtjes së tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë, Bardhyl Gjika, u prangos sot për shkak se ka falsifikuar një dokument pronësie dhe më pak ka inskenuar një vjedhje  në institucion.

    Por 3 ditë më parë ai denonconte vjedhjen e inskenuar për mediat. Ai shprehet se "janë vjedhur zyrat më me rëndësi të qarkut, ndërsa thekson se nuk dihet ende se cilat dokumente janë vjedhur dhe se pritet të bëhet një inventar"

    "Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat e pronave. Po merret policia dhe po bëjmë dhe një inventar për të saktësuar se çfarë mungon. Janë vjedhur zyrat e drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës. Janë zyra të një rëndësie më të madhe në raport me zyrat e tjera të qarkut. Nëse humb një dokument origjinal ka rrezik, nuk është njësoj si një dokument fotokopje. Sipas të dhënave ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe më pas ka dalë nga dera kryesore", tha ai.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 15 tetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga përplasja e plotë Rama-Basha në Kuvend me langoj e satelitë te a po distancohet Meta nga aleati i tij Berisha e deri tek kryeqyteti bëhet gati për 16 derbe.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv