-
VIDEO
Në nëntor skadon marrëveshja me qeverinë, naftëtarët në Ballsh mblidhen pranë uzinës së naftës: Duam zgjidhje, rafineria të vihet në punë
Për 12 muaj, naftëtarët e Ballshit kanë marrë rrogën në bazë të një marrëveshje me qeverinë, por në nëntor kjo marrëveshje skadon, duke risjellë në vëmendje problemin e tyre që ende nuk ka gjetur një zgjidhje. Naftëtarët u mblodhën sot pranë uzinës së naftës, duke kërkuar që rafineria të rikthehet në punë.
Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve, u shpreh se ata do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të gjetur zgjidhje duke kërkuar ndihmë nga qeveria.
-
VIDEO
Po transportin emigrantë të paligjshëm, 6 të arrestuar në Kukës, njëri prej tyre ishte në kërkim! Vihet në hetim një tjetër, sekuestrohen 7 mjete
KUKËS- Gjashtë persona janë arrestuar në Kukës pasi janë konstatuar duke transportuar emigrantë të paligjshëm, ku një prej tyre rezultoi person i shpallur në kërkim. Burime bëjnë me dije se ata po transportonin emigrantët në makina të ndryshme në drejtim të Kosovës kundrejt parave.
-
VIDEO
Ndalohen 2 zyrtarët e burgut të Peqinit, falsifikonin kartelat e punës që t'i ulnin dënimi për të dënuarit! Kush është i burgosuri që do përfitonte (EMRI)
ELBASAN- Një i dënuar në burgun e Peqinit, po bënte përpjekjet për t’u liruar nga burgu, me anë të një skeme duke u hequr i punëtor i devotshëm. Për këtë skemë, i kishin “ardhur në ndihmë” Gani Shehu, ish Përgjegjës i Sektorit Ligjor dhe Lulzim Kaziu me detyrë kartelist në sektorin ligjor, të cilët u ndaluan sot nga Policia.
Ndaj tyre rëndon akuza për “Shpërdorim i Detyrës” e kryer në bashkëpunim, kjo sepse po falsifikonin kartelën e punës për të dënuarin e identifikuar si Lorenc Hajro.
-
VIDEO
'Pendohet' SPAK, heq dorë nga ankimimi, GJKKO pushon dosjen për konfiskimin e 'Golden resort' në pronësi të Altin Hajrit
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen për konfiskimin e 'Golden resort', në pronësi të Altin Hajrit. SPAK ankimoi në Apelin e GJKKO vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë që rrëzoi kërkesën për konfiskimin e pasurisë së Hajrit, por për arsye që nuk dihen hoqi dorë nga ankimimi, duke bërë që pasuria t'i kalojë sërish pronarëve.
"Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm, përkundrejt vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit të aktit normativ A. H., sot më datë 01.10.2021, kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi:
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore me më pak gjykata? Ulsi Manja: Shërbimet do të qëndrojnë aty ku janë! KLGJ insiston: Do të ketë reduktim, vetëm një gjykatë apeli
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka premtuar shumë shpejt një hartë të re gjyqësore në vend. Ai tha se shërbimet për qytetarët do të jenë aty ku janë, duke vendosur në pikëpyetje projektin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për reduktimit të gjykatave.
"Procesi i miratimit të hartës së gjyqësorit është një proces jo i lehtë, pasi merren parasysh shumë faktorë. Thelbi i hartës është përqendrimi i trupës gjyqësore. Unë e thashë që ne do të shkojmë drejt variantit që do t'i çojmë shërbimet gjyqësore atje ku janë sot", tha Manja për mediat.
-
VIDEO
Soreca: Një drejtësi e pavarur, kusht për integrimin e Shqipërisë në BE! Duhet të zgjaten afatet e vetingut, do kem takime me mazhorancën dhe opozitën
BE do të vijojë të ndihmojë Shqipërinë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi. Kështu bëri me dije Ambasadori i Be, Luigi Soreca në një deklaratë gjatë një aktiviteti të Këshillit të Larte Gjyqësor.
Soreca tha se konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë për politikën në vendin tonë dhe se një drejtësi e pavarur është kusht thelbësor për integrimin në BE. Po ashtu Soreca theksoi se duhet të zgjaten afatet për organet e vetingut dhe se Kuvendi duhet të nisë konsultimet me të gjithë aktorët
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 1 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga skemë e re për kompensimin e pronave te maskarai Vulin dhe "budallai" Albin e deri tek Dinamo-Partizani 9 vite për të ringjallur derbin.
-
VIDEO
3 anëtar të komisionit 'fundosin' hetimin 1 vjeçar të Autoritetit të Konkurrencës për tregun e miellit, drejtori kabinetit: Kompanitë vazhdojnë të përcaktojnë çmimet, hetimi është mbyll!
Hetimi për 4 ndërmarrjet nisi nga një ankesë nga një ndërmarrje që operonte në këtë treg. Me përfundimin e hetimit paraprak dhe të thelluar, në 2020 u mor vendimi 700 që detyronte ndërmarrjet që të kishin një sjellje të caktuar në treg. Në vijim të hetimi është lënë edhe monitorimi 1 vjeçar që është bërë nga Sekretariati i autoritetit mbi zbatimin e këtij vendimi. Gjatë monitorimit janë konstatuar shkelje.
-
VIDEO
Covid-19,rriten ndjeshëm rastet e vdekjeve
Emisioni Repolitix trajtoi temën: “ Rriten ndjeshëm rastet e vdekjeve me covid-19”/ Pandemia, 69 të vdekur vetëm në 5 ditët e fundit. Çfarë po ndodh me Covid-19, bien rastet por rriten vdekjet ? A do të hapen auditorët e Universiteteve apo mësimi do të kryhet online ? Të ftuar në studio Eugena Tomini zv/ministre e Shëndetësisë, Dritan Ulqinaku nëndrejtor i ISHP , Ilir Alimehmeti zv/dekan i Fakultetit të Mjekësisë UT, Engjëll Bejtaj kirurg, ish-ministër.
-
VIDEO
‘Fokus Award’ e fiton iraniani me foton ‘Përkulja
Fokus Awrd' e fitoi Majid Hojati iraniani me foton Përkulja. Për fotografin e njohur italian Massimo Scacca pavarësisht vështirësive në përzgjedhje përshtypjet janë më të mirat.
‘Po sigurisht përzgjedhja ishte e vështirë pasi sepse ishin shumë propozime dhe të gjitha ishin komplet të ndryshme. Ishte e vështirë të gjenim imazhin që prezantonte në forman më të mirë edhe konceptin e konkursit.’- tha Massimo Scacca
-
VIDEO
Atentati në derë të shtëpisë ndaj Edison Begajt, arrestohet 36-vjeçari Mitri Prifti! Sherri nisi në një lokal në Lungomare për një shpullë, u maskua si polic për ta vrarë
36-vjeçari Mitri Prifti, i shpallur në kërkim, për tentativën e vrasjes së Edison Begajt në maj të këtij viti në fshatin Kaninë, është arrestuar sot nga policia e Vlorës. Mitri Prifti, me profesion jurist, banues në Tiranë, i maskuar dhe i veshur si polic, qëlloi me armë në drejtim të 41-vjeçarit në sy të fëmijëve
-
VIDEO
Hetimet për vrasjen e nënkomisarit Hoxha, në makinë nuk u gjet hashash, bie pretendimi i shokëve të Aldi Ramës! SHÇBA po heton sjelljen e policëve
Për vrasjen e nënkomisar Saimir Hoxhës janë në qeli dy të rinj, shokë të autorit Aldi Rama, të cilët pretendojnë se vrasja ka ndodhur nën efektin e hashashit. Por kjo pistë ende nuk është provuar pasi në automjetin e tyre nuk janë gjetur lëndë narkotike. Kronika në vijim na njeh me detajet e dosjes hetimore, ndërsa Marku e Sherri pritet të dalin të premten në gjykatën e Lezhës për masën e sigurisë.