-
VIDEO
Rihapja e dosjes “Gërdeci”, flet avokati i familjarëve: Tashmë nuk ka asnjë pengesë për gjykimin, lëvizja e radhës e SPAK
Avokati i familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, Dorian Matlija, thotë se tashmë nuk ka më asnjë pengesë që SPAK të kërkojë gjykimin e çështjes në GJKKO. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Matlija thotë se familjet do të përdorin çdo mjet juridik për drejtësi.
Sipas tij është hequr pengesa për tu hapur gjykimi dhe më në fund jemi në kushtet që seanca do të nisë.
"SPAK duhet tashmë të paraqesë kërkesën për gjykim, pra të vazhdojë punën aty ku ka mbetur në vitin 2009. Ndërsa ne do të përdorim të gjitha mjetet tona juridike. SPAK duhet ta çojë në GJKKO-në e shkallës së parë, asgjë nuk e pengon më", tha avokati Matlija për Report Tv.
-
VIDEO
Iu vra vëllai 7-vjeçar në Gërdec, Gerardo Durdaj: Në gjyq nuk duhet vetëm Fatmir Mediu, mund të thirret edhe ‘sypeshkaqeni’
Gerardo Durdaj, vëllai i 7 vjeçarit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit, thotë se në gjyq nuk duhet të jetë vetëm Fatmir Mediu, por të thirren edhe të tjerë. Në një prononcim për gazetarin Arsen Rusta, ai tha se mund të dalin prova të reja dhe mund të thërriten dëshmitare.
‘Nuk kemi pasur shpresa se ky vendim do të vinte, por ja ku jemi sot përpara këtij fakti, presim drejtësi për ata njerëz të pafajshëm në atë tragjedi kanë qenë të lidhura tre gjera, politika, populli dhe korrupsioni. Shpresojmë që populli të dënojë politikën dhe korrupsionin. Kemi bërë apelim ndaj vendimit të shkallës së parë, kemi qenë në çdo proces gjyqësor. Vetëm familja Durda ka bërë 760 procese gjyqësor për procesin e Gërdecit.
Për Fatmir Mediun është vetëm familja Durda. Shpresojmë që ky të jetë fillimi për drejtësinë. Duhet të kemi parasysh që mund të dalin prova të reja, mund të thërriten dëshmitare, mund të thirren edhe sypeshkaqenë në gjykatë. Dihet kush është sy peshkaqeni. Nëse familja Durda fillon proceset gjyqësore ne Shqipëri është një person që vazhdon proceset gjyqësore në një shtet tjetër kundër një shteti tjetër.’- tha Durdaj
-
VIDEO
Hapet hetimi për 'Gërdecin', nëna e Edisonit 7-vjeçar, Zamira Durdaj: E vetmja gjë që dua është drejtësi, të më thonë pse ma vranë fëmijën
Për familjen Durdaj vendimi për rihapjen e hetimeve të dosjes Gërdeci është një hap i rëndësishëm për të vendosur drejtësi për atë tragjedi të marsit 2008.
"Ky është një hap i rëndësishëm. Ne kërkojmë drejtësi, gjykata të ma thotë se cilat ishin arsyet që ccuan në vdekjen e fëmijës tim", ka thënë në një lidhje telefonike për Report Tv, Zamira Durdaj, e cila në Gërdec humbi djalin e saj 7-vjeçar.
-
VIDEO
Masakra e Peshkëpisë, edhe SPAK mbyll përfundimisht hetimet për ngjarjen ku u vranë 2 ushtarë shqiptarë nga një sulm i terroristëve grekë! Mungojnë provat
Edhe pse kishte marrë në dorëzim çështjen, edhe Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e ka mbyllur përfundimisht hetimet mbi Masakrën e Peshkëpisë, e ndodhur më 10 prill 1994, ku u vranë dy ushtarët shqiptarë, Arsen Gjini dhe Fatmir Shehu, nga një sulm terrorist i paramilitarëve grekë. Kjo ngjarje do të mbetet pa autor.
-
VIDEO
Rihapet 'Gërdeci', Fatmir Mediu tashmë në 'duart' e SPAK! Apeli i GJKKO pranon kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda
Kur kanë kaluar më shumë 13 vite, familja e Edisonit të vogël që humbi jetën në moshën 7-vjeçare nga shpërthimi i tmerrshëm në Gërdec në 15 marsin e 2008-s, tashmë kanë një dritë shprese për të gjetur drejtësinë e munguar. GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit
-
VIDEO
Zbardhet plagosja në Lushnjë, policia: Vëllai qëlloi vëllain për motive pronësie! Autori u kap në një banesë të braktisur, i gjendet arma, tritol dhe fishekë
Kanë dalë pamjet e arrestimit të Sami Veliut, i cili plagosi mëngjesin e sotëm vëllain e tij me kallashnikov. Policia thotë se plagosja ka ndodhur për motive pronësie.
Sipas policisë shtetasi Faik Veliu, rreth orës 05:00, ka dalë jashtë banesës për t’u kujdesur për bagëtitë e tij dhe është qëlluar me armë zjarri automatik nga largësia nga një person të cilin ai nuk arriti ta shikonte.
Autori Sami Veliu, u largua nga vendngjarja dhe u fsheh në një banesë të braktisur në fshatin Ngurrëz e Vogël, ndërkohë që u prangos nga efektivët dhe iu sekuestrua arma e zjarrit si dhe një kallëp tritoli bashkë me ndezësin dhe fishekë luftarak.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Sami Veliu ka qëlluar me armë zjarri kundrejt vëllait të tij për motive pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në përfundim të veprimeve hetimore arrestuan për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" shtetasin Sami Veliu.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Elbasan/ Mbyllet tuneli në unazë për shkak të aksidenteve të shumta, banorët e lagjes në anën tjetër të rrugës në protestë: I bie të bëjmë 2 orë rrugë për të shkuar në qytet
Bllokimi i tunelit u bë për arsye sigurie, për shkak të numrit të lartë të aksidenteve të regjistruara, ndërsa banorët shprehen se rruga alternative për të shkuar në Elbasan, për ta është shumë larg. Ata kërkojnë një zgjidhje alternative pasi për të arritur në qytetin e Elbasanit duhet të përshkojnë 4 kilometra.
-
VIDEO
SPAK 'mësyn' në Hipotekën e Vlorës, po kërkon informacion për një çështje në hetim, ende nuk dihen detaje
një operacion i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet paraditen e sotme në Hipotekën e Vlorë.
Report Tv ka mësuar se SPAK po kërkon informacion për një çështje në hetim.
-
VIDEO
Akuzat e PD-së për punësime elektorale në bashkinë e Vaut të Dejës gjatë fushatës, gjykata e Apelit në Shkodër detyron prokurorinë të nisë hetimet
Në vendimin e Gjykatës së Apelit kjo e fundit detyron Prokurorinë që të nisë hetime dhe të thërrasë në organin e akuzës personat përgjegjës dhe Kryetarin e Bashkisë Vau Dejës si autorë të punësimeve elektorale. Ka qenë përfaqësuesi ligjore i PD Marash Logu i cili në një prononcim për mediat ka zbardhur vendin e Gjykatës së Apelit.
-
VIDEO
65-vjeçari qëllohet me kallashnikov në derën e shtëpisë nga i vëllai, dërgohet në gjendje të rëndë te trauma! Arrestohet pas disa orë kërkimesh autori
Një 65-vjeçar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnjë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 05:00, ku i plagosur mbeti Faik Veliu, i cili dyshohet se u qëllua me armë nga vëllai i tij, Sami Veliu, i cili pas ngjarjes u largua.
-
VIDEO
Vihet nën kontroll zjarri në fshatit Trevllazër në Vlorë
Është vënë nën kontroll zjarri në fshatit Trevllazër të Vlorës. Rreth mesnatës flakët u shuan, ndërkohë që nga zjarri u dogjën shkurre dhe disa ullishte. Tashmë probleme për forcat zjarrfikëse mbesin tentativat për të djegur plehrat e qytetit.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës, ish kreu i FRPD, Hoxha në Repolitix: Janë mbledhur më shumë se 1500 firmat e nevojshme për mbledhjen e Kuvendit të PD! Basha është i mbaruar politikisht, do shkarkohet
Ish kreu i FRPD, Lisandër Hoxha tha në emisionin Repolitix në Report Tv se janë mbledhur më shumë se 1500 firmat e nevojshme për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD, në të cilën do të kërkohet shkarkimi Bashës dhe referendumim për vendimin e përjashtimit të Berishës.