• VIDEO

    Debati për komisionet online? PS: Mbledhjet më të rëndësishme do të bëhen në sallat e Kuvendit, opozita të gjejë shqetësim tjetër

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përsëriti edhe një herë vendosmërinë e mazhorancës për të respektuar sipas tij të gjitha masat anti COVID në Kuvend në këtë periudhë pandemie.

    Ai tha se një pjesë e mbledhjeve të komisioneve parlamentare do të zhvillohen online, ndërsa ato më të rëndësishme do të bëhen në sallat e mëdha të zyrave të Kuvendit.

    "Ju do të njiheni me procesverbalin e mbledhjes së kryetareve ku është qartësisht e shpjeguar vijueshmëria e punës së komisioneve. Natyrisht do të ketë komisione online por edhe mbledhje të rëndësishme që do të zhvillohen në 2 sallat e mëdha që plotësojnë kushte për mbledhje në distanca. Opozita të gjejë arsye të tjera për tu shqetësuar por jo kjo.  P.sh. nëse do të bëhet fjalë për një mbledhje normale ajo do të bëhet online, nëse do të jetë e rëndësishme ajo do të bëhet në sallat e mëdha të Kuvendit. Po bëhet e njëjta gjë si në shumë parlamente të Evropës.

    Unë jam krenar për vendimin që u mor pas propozimit për vaksinim të detyrueshëm. Unë do t'i bëja thirrje çdo qytetari shqiptar që të vaksinohet, në veçanti studentëve në kushtet kur i afrohemi vitit të ri universitar. Nuk e di se ku e ka dëgjuar opozita që ne nuk jemi në situatë të jashtëzakonshme prej pandemisë COVID. Kuvendi i Shqipërisë duhet të japë shembullin e tij, e përsëris", tha Balla në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit. 

  • VIDEO

    Komisionet online/ Bardhi: Do mblidhemi me 3 grupet parlamentare opozitare dhe do vendosim se çfarë do bëjmë, nuk flas për bojkot

    Sekretar i Përgjithshëm, Gazment Bardhi është shprehur se 3 krerët e grupeve parlamentare opozita do të mblidhen për të marrë një vendim se cili do të jetë aksioni i opozitës, në një kohë kur janë shprehur kundër mbledhjeve online të Komisioneve Parlamentare. Kjo sipas Bardhit, po bëhet me qëllim që t’i mbyllet goja opozitës.

    “Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës, dua të informojë publikun, mbi një akt të paprecedentë, për t’i mbyllur gojën opozitës, mbledhje online mund të zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme, gjatë 8 viteve kemi parë që Kuvendi është një noter i akteve korruptive të qeverisë. Duan t’i ikin përgjegjësisë për debatin, e papranueshme për opozitën, jemi mbledhur 140 deputetë, më parë është mbledhur këshilli i Ministrave, pse Komisionet të mos mblidhen sipas kushteve të përcaktuara nga Kuvendi i Shqipërisë dhe jo në mbledhje qesharake, gjatë ditës së sotme do të zhvillojmë një mbledhje të përbashkët, vendimi ka si qëllim që t’i fshihet publikut mbi akte korruptive të qeverisë, opozitës po tentohet që t’i mbyllet goja dhe në këtë prizëm nuk besoj se është një parlament që funksionon dhe që secili prej nesh mund të kryejë reforma që i shërbejnë qytetarëve. Nuk fola për bojkot, jam konsultuar me të tre grupet parlamentare, brenda ditës së nesërme do të mblidhemi për të marrë një vendim mbi këtë akt të paprecedentë”, tha Bardhi.

  • VIDEO

    Komisionet parlamentare online? Tabaku: Nuk mund t'i mbyllni gojën opozitës me forcën e kartonëve, t'i bëjmë me 3 turne

     

    Deputetja e opozitës, Jorida Tabaku, e quajti një tentativë për t'i mbyllur gojën opozitës vendimin për të bërë online mbledhjet e komisioneve parlamentare. Ajo tha që mazhoranca nuk mund ta përdorë më forcën  e kartonit për të shkelur sipas saj Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

    "Ne sot u njohëm me një shkresë sugjerues të znj. Rakacolli, një militante e PS. Ju mund të vendosni me forcën e kartonit, por kur shoh opera, koncerte, minimumin e transparencës ne ia kemi detyrë publikut. U tha këtu se kjo bëhet edhe në parlamentet e Evropës, kjo nuk është e vërtetë. Mos vendosni me forcën e kartonëve për të shkelur Rregulloren e Parlamenti dhe Kushtetutën. Ne nuk mund të bëjmë gjoja.  Ne kemi bërë edhe propozime shumë konstruktive, që të bëhet me turne mbledhja e komisioneve parlamentare, në salla më të mëdha. Është e patolerueshme që me dhunën e kartonëve të shkelni Kushtetutën. Nuk mund të vazhdohet më kështu", tha Tabaku.

  • VIDEO

    Sot Kuvend/ Brenda një afati s'do hyjë në parlament asnjë deputet i pavaksinuar! Opozita kundër komisioneve online: Po zhduket parlamentarizmi!

    TIRANË–Në mënyrë unanime, sot Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që brenda një afati të caktuar nuk do të lejohet asnjë deputet i pavaksinuar.

    "Kemi rënë dakord në mënyrë unanime që Kuvendi të vendosë një afat brenda të cilit nuk do të vijë më në Kuvend asnjë deputet i pavaksinuar. Ky do të jetë një mesazh i fortë i dhënë publikut. Kjo ka qenë dakordësi e të gjithëve", tha ndër të tjera Balla. 

  • VIDEO

    Komisionet parlamentare online, opozita kundër: Po zhduket parlamentarizmi! Le të vaksinohemi ose të paraqesim tampon! Po koncerte pse bëhen

    Kuvendi ka vendosur që Komisionet parlamentare të jenë online, por opozita është shprehur kundër. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se po zhduket parlamentarizmi.

    “Njëri në kafe, tjetri në plazh, tjetri në makinë dhe askush nuk merrej vesh se çfarë po votohej, po ka pasur një situatë të gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria ka thënë e kemi kaluar me sukses nuk ndodh gjë lidhur me pandeminë, sot baret i ke plot, fëmijët në shkolla shkojnë, pse komisionet parlamentare dhe aty ku diskutohet në mënyrë të detajuar, u dashka bërë online, pse u dashka, të japim një sinjal, që fëmijët në shkolla, në koncerte madje, nuk paska problem dhe vetëm ne u dashkemi mbrojtur në komisione parlamentare, është sinjali më i gabuar, për vete mbrohemi për ato jo. Nuk duam që jeta e askujt, por a nuk jemi në fazë vaksinimi, të vendoset rregulli që të vaksinohemi apo të paraqesim test, kështu mbrojmë edhe deputetët, por i garantojmë publikut për t’u informuar. Mjafton të shihni dokumentet parlamentare, gjysma tyre thuhej “nuk dëgjohej”, po asgjësohet parlamentarizmi”, tha Alibeaj.

    •  
  • VIDEO

    Propozim i deputetes së PD, parlamenti një minutë heshtje për minatorin që humbi jetën në nëntokë

    Seanca e radhës plenare në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar disa ditë më parë në një nga galeritë e minierës së Bulqizës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

  • VIDEO

    Pasi improvizoi vdekjen e tij në Pukë, Pecorelli u 'transferua' me pushime në Vlorë, jeta që bënte në bregdet! Vlonjatët: E njihnim me emrin Kristjano, e futëm në shtëpitë tona

    VLORË-Ky është restoranti dhe plazhi, ku çdo ditë pushonte dhe konsumonte vaktin Davide Pecorelli. Restoranti ndodhet në zonën e ujit të ftohtë sa kalon tunelin. Të pyetur jashtë kamerës personat që e njihnin Pecorellin tregojnë disa nga detajet e jetës së tij. Në Vlorë ata pohojnë se e kanë njohur rreth muajit Mars pikërisht në këtë restorant. Ai kishte një rutinë ditore që rrallë e prhstie. Vinte në plazh rreth orës 9 të mëngjesit dhe pushonte aty deri në orën 14:00.

    Deri në atë orë pushonte pranë plazhit ndërsa me rregull rreth orës 14 konsumonte drekën mes miqsh. Rreth muajt mars u njoh me një grup vlonjatësh që e mikprisnin në tavolinat e tyre qëndronin aty dhe konsumonin vaktin bashkë. Të gjithë e njihnin me emrin Kristjano për shkak edhe të dëshirës që kishte për futbollin. Miqtë e tij dhe ai shpesh herë uleshin edhe me familjet e tyre ku diskutonin gjerë e gjatë duke e pranuar Pecorellin edhe në familjet e tyre. Ata e përshkruajnë si njeri inteligjentë, mik të mirë, njeri të komunikueshëm, të gjallë dhe me presion.

  • VIDEO

    Ndryshimet Kushtetuese, Gjiknuri- Bashës: Të gatshëm të dialogojmë me PD-në, por në institucione jo me megafon në studio

    SHKODËR- Sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri prezantoi në Shkodër drejtuesen politike të PS për këtë qark Edona Bilali në një mbledhje të zhvilluar me deputetët e PS, kryetarët e bashkive të PS dhe struktura të tjera të kësaj force politike në qarkun Shkodër. I pyetur nëse PS është e gatshme që t’i ofrojë PD ndryshimet e reformës territoriale që kërkon Basha në këmbim të dakordësisë së PD për ndryshimet kushtetuese në organet e Vettingut, tha se PS siç ka deklaruar edhe kryeministri Rama është e gatshme që të dialogojë me PD, por në institucione dhe jo jashtë tyre për reforma dhe çështje të ndryshme.

  • VIDEO

    Manovra të rrezikshme dhe drift në mes të qytetit, në rrezik kalimtarët! Nis hetimi për 2 të rinj në Lezhë

    LEZHË- Dy të rinj në Lezhë, kanë rrezikuar jetën e kalimtarëve në rrugë duke bërë manovra të rrezikshme dhe drif në mes të qytetit me makina. Identifikimi i tyre u bë nga policia e Lezhës, pasi këto momente, i kishin regjistruar dhe i kishin publikuar në rrjetet sociale.

    Menjëherë  policia ka bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve ka vendosur masën administrative prej 40.000 lekësh. Gjithashtu ndaj tyre ka nisur hetimi për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

  • VIDEO

    Vlorë, 23-vjeçarja ndërron jetë në spital pas operacionit, kaloi në gjendje shoku pas ndërhyrjes

    Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës, pas një operacioni. Bëhet me dije se  ajo iu nënshtrua një ndërhyrje për shkak të një infeksioni në zorrë, por pas ndërhyrjes kaloi në gjendje shoku, e për pasojë më pas humbi jetën.

    E reja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, është paraqitur në urgjencë mëngjesin e djeshëm, ndërsa ndërroi jetë rreth orës 21:00.

  • VIDEO

    Drejtësia e re dënon Adriatik Llallën

    Emisioni Repolitix trajtoi vendimin e Gjykatës Speciale të Apelit për dënimin me dy vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llallës. Si po lëviz drejtësia e re dhe kush e ka radhën pas Adriatik Llallës? Të ftuar në studio Dorian Matlija, Andi Përmeti, Idajet Beqiri dhe Arsen Rusta.

  • VIDEO

    Juristi Përmeti: Rradhën për të shkuar në SPAK e kanë ministrat, do jenë zyrtarë të vjetër

    Juristi Andi Përmeti në emisionin “Repolitix” ka deklaruar se do të ketë ndëshkime të tjera në rradhët e zyrtarëve të lartë. Sipas tij do të ndëshkohen ministrat, madje dhe zyrtarë të vjetër.

    “Unë besoj që e kanë niveli më i lartë që janë ministrat. Të PS PD dhe LSI. Besoj se do ketë zyrtarë të lartë që do shkojnë në SPAK. Do jenë dhe zyrtarë të vjetër, për të dhënë atë mesazhin që mund të bësh çtë duash por do  ndëshkohesh. Njerëzit duhet të fillojnë të ketë frikë dhe të thonë se nuk mund të vazhdohet gjithmonë kështu, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria”, tha Përmeti.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv