-
VIDEO
Drama e fëmijëve që emigrojnë të pashoqëruar! Në Itali dhjetëra minorenë shqiptarë të zhdukur, mund të jenë rrëmbyer
Në përpjekje për t’u siguruar një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre, shumë prindër zgjedhin t’i dërgojnë ata të pashoqëruar në vende të ndryshme evropiane dhe një ndër destinacionet më të preferuara mbetet Italia, por ditët e fundit janë bërë të ditura ankesat e disa prindërve fëmijët e të cilëve janë zhdukur.
-
VIDEO
Pasojat afatgjata pas kalimit të COVID, 15 pacientë të shtuar te 'Shefqet Ndroqi'! Mjekja: Te pacientët po shfaqet kryesisht astma bronkiale
Ka shumë njerëz që pasi kanë kaluar virusin vuajnë nga pasojat afatgjate të sëmundjes Covid -19. Spitali “Shefqet Ndroqi” në të cilin aktualisht ka rreth 15 pacientë po shërben për të gjithë ata që vuajnë me post dhe long COVID. Report Tv bisedoi me shefen e klinikës së pneumologjisë, Silvana Bala e cila tregon për situatën e pacientëve që preken kryesisht nga astma bronkiale
-
VIDEO
U largua në moshën 4-vjeçare, Kristina Preka nga Lezha rikthehet nga SHBA për të mësuar traditën dhe kulturën shqiptare: E kisha ëndërr
Kristina Preka është larguar 4 vjeçe nga Shqipëria, pasi familja e saj emigroi fillimisht në Greqi e mandej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e sipërmarrjes së njohur të Agroturzmit "Mrizi i Zanave" në Fishtë të Lezhës, por duket se është ambientuar shpejt.
"Këtu te Mrizi i Zanave më nxiti të vij bukuria. Dua të mësoj se si bëhen gjërat. Është vend shumë i mirë dhe tani po shikoj edhe si lidhet me historinë që ka Shqipëria. Dua të mësoj që kur të më pyesin sesi bëhet kjo gjë në Shqipëri, të thonë pyesim Kristinën, hajde shkojmë te "Mrizi i Zanave". Kam shumë fat që jam këtu dhe Altini më lejon të shoh si bëhet puna këtu", tregon Kristina.
-
VIDEO
Rriten me 6.7% çmimet e apartamenteve në vend, Banka e Shqipërisë: Në qendër të Tiranës banesat 16% më shtrenjtë
Edhe pse Shqipëria po përballet me një bum ndërtimesh të reja, që pritej që të stabilizonte çmimet e banesave, në treg po ndodh krejt e kundërta. Edhe në 6 mujorin e parë të këtij viti çmimet e apartamenteve janë rritur krahasuar me vitin 2020.
Sipas vrojtimit të kryer nga Banka e Shqipërisë për tregun imobiliar është dalë në konkluzionin që çmimet e banesave janë rritur me 6.7% në rang vendi krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit që shkoi. Ky anketim është plotësuar nga 187 shoqëri ndërtimi. Ndërkohë rritja me e madhe e çmimeve ndodh ne kryeqytet ku ka shtrenjtim me 5.8% në terma vjetorë.
-
VIDEO
Debate në mbledhjen e socialistëve në Shkodër: 50% të drejtorëve dhe të administratës janë të punësuarit e Tom Doshit
Mbledhja e socialistëve në Shkodër, gjatë prezantimit të drejtueses politike, Edona Bilali është shoqëruar me debate. Kjo jo për emërimin e saj, por akuzat të cilat vijnë nga kryetarët e Bashkive të Pukës dhe të Fusha Arrëzit kanë hedhur akuza se aleati i PS-së, Tom Doshi ka rreth 50% të punësimeve të drejtorëve dhe të administratës.
-
VIDEO
Ndihmoi 'bosin e kriptomonedhave' që u strehua në Shqipëri me 2 mld dollarë, arrestohet nipi Armando Dukës, Edevaldo Haxhiu
Edevaldo Haxhiu ka përfunduar në pranga të policisë shqiptare, pasi ka ndihmuar në arritjes e bosit turk të kriptomonedhës Faruk Fatih Ozer. Lajmi i bërë fillimisht publik në mediat turke është konfirmuar më pas edhe me burime nga Policia e Shtetit. Në një deklaratë për median Policia e Shtetit ka deklaruar se në finalizim të operacionit'Gjurma' është vënë në pranga shtetasi Edevaldo Haxhiu i akuzuar për veprat penalesi “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.
Mediat turke theksonin se Edevaldo Haxhiu, nipi i Armando Dukës, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kishte ndihmuar Özer të strehohej në Shqipëri. Haxhiu gjithashtu dyshohet të ketë zhvilluar aktivitete të tjera të jashtëligjshme,
-
VIDEO
Legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci: Kam takuar Pecorellin, erdhi për të bërë stërvitje me ekipin! S'e njihja
Legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci, ka qenë një nga personat që e ka parë nga afër biznesmenin italian Davide Pecorellin. Në një deklaratë për mediat ai bën me dije se Pecorelli kishte dëshirë që të luante futboll.
“Nuk e njihja. Ka kaq shumë italian sa ka filluar dhe kanë marrë tesera partie, e pashë një ditë që bëri stërvitje kaq, kishte qejf që të udhëtonte ekipin, e sollën të tjerët, më tha që kishte qejf që të luante futboll dhe donte të vinte me në Gumenicë, këta italianët që kanë ardhur dhe janë bërë anëtarë partie”, tha Ruci.
-
VIDEO
Është bërë pjesë e 'revolucionit' të Berishës, Flamur Noka: Basha ilegjitim, ne jemi shumica absolute! Kuvendi do të mblidhet, ata që janë me kryetarin janë detyruar
TIRANË-Për Flamur Nokën, një prej deputetëve të Partisë Demokratike që i është bashkuar lëvizjes së Ish-liderit Sali Berisha kundër kryetarit të partisë, Lulzim Basha është ilegjitim.
"Kryetari duhet të kontrollojë artikulimin e tij sepse nuk mundet që lideri i opozitës të kapet pas të ashtuquajturit proamerikanizëm të kryetarit dhe të shpallë anëtarësinë antiamerikane. I bëra me dije se Kongresi i PD do të mblidhet dhe Kuvendi Kombëtar do të mblidhet dhe nuk mblidhet për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA por ky Kuvend do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, kryetarit të PD i cili tashmë është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së anëtarëve të PD. I bëra me dije se ky nuk do të jetë Kuvend kundër SHBA-së por kundër tij. Gjithçka është një proces dhe askush nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD për tu shprehur. Zëri i çdo demokrati do të dëgjohet, vota e çdo demokrati duhet të lexohet", tha Noka.
-
VIDEO
Flakët shkrumbuan 4803 hektarë tokë në Vlorë, Prefekti Mamaj: Mungojnë mjetet për zjarrfikësit! Çako: Jemi të papërgatitur për të përballuar zjarret
4803 hektarë të shkrumbuara, ëdshtë ky bilanci i zjarreve që 'pushtuan' Vlorën këtë verë. Kjo u bë me dije nga Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili vuri theksin te mungesa e mjeteve për të përballuar zjarret. Sipas Mamaj zjarrfikësit nuk kanë veshje të përshtatshme për të 'luftuar' me flakët, mungojnë pajisje kundra gazit etj.. Po ashtu Mamaj u shpreh se mungon edhe sistemi i monitorimit dhe njoftimit të hershëm për vatrat e zjarrit, duke çuar në përhapjen e flakëve.
-
VIDEO
Zjarrvënie e qëllimshme në Derven në Fushë-Krujë, në distancë dëgjohen shpërthime! Digjen 20 hektarë tokë, era favorizon flakët, rrezikohen 10 banesa
FUSHË-KRUJË- Një nga problematikat më të mëdha me të cilat është përballur vendi ynë këtë verë të nxehtë, janë flakët.
Një tjetër zjarr i përmasave të mëdha, ka kapluar një sipërfaqe me shkurre, ferra, dushk dhe pemë frutore, në një kodër në fshatin Derven të Fushë-Krujës, duke djegur deri më tani 20 hektarë toke. Zjarri i favorizuar edhe nga era e fortë, po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar 10 prej banesave në afërsi të tij.
-
VIDEO
SKANDALI/U kap në 2014 me 15 kg heroinë në Itali dhe i dënuar në Gjykatën e Apelit, në Shqipëri punonte si doganier në Durrës! Kush është 42-vjeçari i arrestuar
Arrestimi i Julian Mandijas, një person i shpallur në kërkim për trafik droge, ka nxjerrë në pah një skandal. Ndonëse ishte arrestuar në Itali si pjesë e një grupi kriminal, për të cilin Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 7 vite dhe 4 muaj burg, 42-vjeçari jo vijonte jetën e tij krejtësisht i qetë në Durrës, por madje ishte i punësuar dhe si doganier në Portin e Durrësit.
-
VIDEO
Maxhoranca dhe opozita dakord, Komisionet e Përhershme Parlamentare nga 8 mund të bëhen 12
Jashtë Kuvendit, Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla bëri me dije se është rënë dakord me opozitën për rritjen e numrit të Komisioneve të Përhershme Parlamentare nga 8 që janë aktualisht në 12. Balla theksoi se kjo do të bënte më efektive punën e anëtarëve të komisioneve dhe se është një propozim që do të diskutohet.
"Ne sot kemi rënë dakord me Rrushaj të fillojmë punën për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Propozimi im është që 8 komisione janë shumë pak për të kryer një punë efektive, mund të shkojmë në 12 komisione të përhershme parlamentare, do bënte më efektive punën e anëtarëve të komisioneve. Ky është propozim. Komisioni për veprimtarinë Prodhuese psh ka fushë veprimi shumë të madhe dhe mund të ndahej. Kam marrë dakordësinë edhe të opozitës dhe mendoj që Kuvendi ka hyrë në atë normalitetin e vet dhe opozitës dua t'i them që edhe mënyra e zhvillimit të mbledhjes së komisioneve është një diskutim që do e zhvillojmë në vijim", tha Balla.
I pyetur në lidhje me kërkesën për zgjatje e afateve të Vetingut, Balla tha se ky është një rekomandim edhe nga partnerët ndërkombëtar që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Balla shtoi se është e nevojshme që sikurse janë vetuar deri më tani mbi 400 prokurorë e gjyqtarë, t'i nënshtrohen të njëjtit proces të gjithë magjistratët.
"Ky është një diskutim që ka vijuar në Kuvend prej më shumë se një viti dhe ka qenë një rekomandim edhe ia tyre që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, pra partnerëve të Shqipërisë. Ka patur edhe një vlerësim nga Komisioni i Venecias për nevojën e ruajtjes së barazisë në një proces të gjithë magjistratëve që kalojën në këtë. Është rekomandua që ashtu siç janë vetuar rreth 400 e ca prokurorë e gjyqtarë edhe pjesa e mbetur të kalojë përmes të njëjtit proces vlerësimi. Besoj se do të duhen jo më shumë se 2 vite në vlerësimin tim, por këtë e caktojnë ekspertët. Duke qenë që ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë rreth 2 muaj kohë, ne të marrim kohën e nevojshme për t'i draftuar dhe ekspertët ligjorë na kanë rekomanduar që këto ndryshime janë vetëm Kushtetuese nuk ka hapësirë tjetër për të bërë ndryshime. Reforma në Drejtësi duhet të shkojë përpara dhe PD duhet të japi votën në mbështetje të këtyre ndryshimeve kushtetuese. Ajo që Ram atha në seancën e fundit para se të votonim programin dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave është që dora jonë do të vijojë të jetë e shtrirë, le të ulemi", u shpreh ai.