• VIDEO

    VIDEO-ja ku e shajnë dhe e godasin disa të rinj, policia gjen 'mbretin' e Instagramit, u denoncua se është rrëmbyer! Shoqërohen autorët e dyshuar

  • VIDEO

    Zjarr i qëllimshëm në fshatin Trevllazër në Vlorë, forcat zjarrfikëse tentojnë të shuajnë me shkurre flakët masive

    Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Trevllazër të Vlorës dhe dyshohet se është i qëllimshëm. Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po tentojnë të shuajnë flakët.

    Siç shihet nga pamja, punonjësit e zjarrfikëses rrezikojnë jetën ndërkohë që tentojnë të shuajnë flakët masive me një shkurre në dorë! Bimësia e dendur dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve.

  • VIDEO

    Policia e kap mat duke vaditur kanabisin afër shtëpisë, i moshuari në Fushë Krujë shtanget dhe flak tutje tubën e ujit

    Mëngjesi i këtij të moshuari në Fushë-Krujë ka nisur si çdo ditë duke vaditur kanabisin që kishte mbjellur në një cep are afër shtëpisë së tij, derisa u kap mat nga policia më 4 shtator

  • VIDEO

    Jo më noterë me provim, një vit shkollë e dy praktikë! Sadushi për Report tv: Vetting rekrutimeve të reja! Nga janari 2022, identifikim biometrik te noteri

    Duke nisur nga Janari i vitit 2022 tek noteri identifikimi do të jetë biometrik dhe nënshkrimi elektronik. Në një intervistë për ReportTv kryetarja e dhomës së noterive Mimoza Sadushi thotë se aplikimi teknologjisë do të përmirësoj shërbimet.

    'Kjo procedurë do të jetë e lidhur nëpërmjet sistemit që ne kemi krijuar dhe çdo zyrë noteriale do të ketë këtë aparaturën e gishtit. Mendojmë që ndoshta nga janari të gjitha zyrat noteriale do të jenë të pajisura me aparaturën.'- tha Sadushi

  • VIDEO

    Bie numri i fluturimeve në aeroportin e Kukësit, drejtori Altin Progonati: Nuk ka mbyllje, po përgatitemi për dimër

    KUKËS- Aeroporti i Kukësit “’Flatrat e Veriut “ka pasur një sezon të suksesshëm veror me gjashtë fluturime në javë, por tashmë fluksi i udhëtarëve ka rënë dhe operon vetëm "Air Albania" me një fluturim në javë.

    'Për momentin kemi vetëm një fluturim, tani që do të bëhet ditën e dielën dhe kthehemi ditët e enjte. Kemi një sërë kërkesash nga avionë sportivë të vegjël të cilët do të fillojnë të frekuentojnë aeroportin e Kukësit në ditët në vijim. Aeroporti nuk do të mbyllet, do të vazhdojë funksionimin sepse është bërë për të kryer fluturime.'- tha Altin Progonati Drejtor i Aeroportit të Kukësit.

  • VIDEO

    Rrëzohet trajleri në aksin Kavajë-Durrës, bllokohet lëvizja e makinave, krijohet trafik! Policia: Të shmanget kalimi në këtë rrugë

    Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, është rrëzuar një trajler, pa shkaktuar probleme në njerëz, por vetëm me dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve

  • VIDEO

    Investimet në zonën e mbrojtur, historiket të Gjirokastrës

  • VIDEO

    Pa Gjurme-I gjendet familja zonjës pakujtesë/E kishin braktisur,vetëm i biri e kërkonte

    E pazakontë, por e vërtetë historia që u prezantua këtë të enjte në programin investigativ ‘Pa Gjurmë’. Familja e dinte të vdekur, shokohen kur shikojnë motrën e tyre gjallë në Report Tv. Ifete Sherifi u gjet pa ndjenja në një rrugicë të Tiranës, në mars të vitit 2014, ku me pas përfundoi në Shtëpinë e të Moshuarve Poliçan. Plagët në kokë i shkaktuan humbjen e kujtesës dhe e moshuara prej 7 vitesh ishte një zonjë e paidentifikuar. ‘Pa Gjurmë’ i gjen familjen.

  • VIDEO

    Pa Gjurme-E dinin të vdekur prej 7-vitesh,gjendet gjallë Ifete Sherifi.Shokohet i vëllai( 23-9-2021)

    Dy vëllezërit dhe dy motrat e dinin të vdekur, ndërsa ’Pa Gjurmë’ komunikon lajmin se Ifete Sherifi, e moshuara që ka humbur kujtesën është gjallë dhe ndodhet prej 7 vitesh në Shtëpinë e të Moshuarve në Poliçan. Kjo histori thuajse e pabesueshme përcolli në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ këtë të enjte, emocione të papërshkrueshme. Pasi mundi të zbulonte identitetin e vërtetë të zonjës nga Tirana. Stafi udhëtoi drejt azilit në Poliçan për të takuar të moshuarën, e cila nuk ka asnjë informacion për jetën e saj. 63- vjecarja u gjet marsin e vitit 2014 e gjakosur në një rrugicë të kryeqytetit me dëmtime të rënda në kokë. Uniformat blu e dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, ku zonja pa identitet qëndroi e shtruar për 3 muaj nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në epikrizën e daljes shkruhej se kishte humbur kujtesën. Pasi u rehabilitua, Shërbimi Social Shtetëror e dërgoi në qendrën e të moshuarve në Polican. I vetmi emër që ajo ka përsëritur vazhdimisht është Ifete Sherifi, emri i vërtetë i saj. Rasti u denoncua nga Mirela Përroj një nga punonjëset sociale të azilit, e cila iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ me qëllim identifikimin e gruas, për të cilën askush nuk ishte interesuar. Kur rasti u bë publik në puntatën e 7 shtatorit në Report Tv, një bum telefonatash mbërritën në redaksinë e programit, ku një nga dëshmitë e rëndësishme ishte edhe ajo një ish-fqinje. Ndërsa u shpreh e bindur se zonja që ajo kishte parë në ekran, ishte Ifete Sherifi dha detaje të vlefshme mbi të shkuarën e 63-vjecares. Unë e njoh shumë mirë Ifete Sherifen se e kam patur komshije. Pas konfilkteve që pati me ish-burrin ata u divorcuan. Familja e saj nuk e qaji më dhe burri e dëboi. Ifetja ka jetuar rrugëve duke bërë për shumë kohë jetën e një endacakeje dhe flinte në shkallët e një pallati. Shumë vonë nëna I hapi derën, por ajo qëndroi shumë pak me prindërit dhe u largua. Që prej asaj kohe nu u mor vesh çfarë ndodhi me Ifeten. Edhe prindërit I vdiqën më vonë. Para 4 viteve i vëllai i saj Spartaku shiti shtëpinë dhe unë e pieta: Ore ku është Ifetja?-ai m’u përgjigj: Na ka vdekur. Unë u habita kur pashë emisionin ’Pa Gjurmë’ dhe shfaqi videon ku fliste Ifetja. Ifete Sherifi ishte identiteti i vërtetë i saj, emri që zonja pa kujtesë ka thënë në mënyrë të përsëritur për 7 vite me radhazi. Ishte ky emeri, pas të cilit ‘Pa Gjurmë’ nisi investigimet, për të zbuluar identitetin e zonjës, të cilin as policia nuk kishte mundur ta identifikonte. Pas gjetjes së trungut të familjes dhe mbërritjes në gjurmët e familjarëve stafi udhëtoi sërish drejt Poliçanit për të përcjellë të tjera emocione. Zonjës me flokë të thinjura dhe me sy të përhumbur iu tha emri i të birit. Fatkeqësisht, ajo nuk mundi ta kujtonte dot se kishte edhe një djalë me emrin Arian Ciko, të cilin e la që kur prej moshës 2-vjecare, kur u divorcua nga bashkëshorti në vitin 1983 dhe ai e dëboi nga banesa. Ifetes në program iu treguan edhe fotot e siguruara të dy vëllëzerve, Arbenit dhe Spartakut, por ajo serisht nuk mundi dot të kujtojë asgje. Prekëse ishin fjalët që ndoshta ajo i lidhi me rrethanat e së shkuarës. Na e bëri me dorë dhe na tha: Shikoni punën tuaj. Djemtë janë sekret i madh. Pse unë kam djalë? Nuk e kam gjetur më aty. Po e pres Arjanin... Gjetja e familjarëve të Ifetes zbuloi në të njëjtën kohë dhe jetën e vështirë, që kishte bërë e moshuara, e cila për shumë kohë kishte jetuar e vetme, duke kaluar netët në shkallët e pallatit. Shokues ishte momenti, kur vëllai mësoi se e motra ishte gjallë. Arben Sherifi u shpreh për gazetarët se prej 7-vitesh motrën e dinte të vdekur. Por një tjetër e papritur, ndodhi në emisonin ’Pa Gjurmë’, kur në minutat e fundit të programit reagoi live edhe ish-kunata e Irfetes Jolanda Ciko, e cila na çoi në gjurmët e djalit të 63-vjeçares. Aty mësuam se Irfetja është bërë edhe gjyshe. ’Unë e kam rritur Arian Cikon. Ai është sot 39 për 40 vjec dhe ka një djalë 15 vjec. Arjani e ka kërkuar Ifeten, ne të gjithë e dinim të vdekur. Vetëm me tezen në Amerikë ai ka kontakte dhe ajo ia ka konfirmuar vdekjen e nënës. Unë e kujtoj shumë mirë që ajo ishte 23 vjece kur u divorcua, ndërsa djali ishte 2 vjec dhe familja nuk e përkrahu. Deri në moshën 8-vjecare djalin ia rrita unë. Ish-burri i Ifetes u martua sërish dhe ai u rrit nga njerka. Sot ai jeton në Tiranë. Ifetja ka qenë shumë e bukur dhe më vjen keq që e shoh në këtë gjendje. ’Pa Gjurmë’ nuk ndalet këtu me këtë histori, pasi misionin vazhdon, me shpresën që të mund të realozjmë takimin e nënës me të birin...

  • VIDEO

    Gjatë 2021 u hapën 10 shkolla të reja në Tiranë, Veliaj: Të vendoset administrator për menaxhimin e shkollave

    27 Shtatori do ta gjejë Tiranën me 10 shkolla të reja, të rindërtuara nga e para. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, zhvilluan një takim me drejtuesit e shkollave në kryeqytet, ka deklaruar se ky vit i ri për arsimin parauniversitar do të hyjë në histori sa i përket investimit në infrastrukturën shkollore në Tiranë.

  • VIDEO

    Tiranë/ Rruga 'Misto Mame' 'njollë' aksidentesh! Segmenti që lidh Kombinatin me Yzberishtin si në Kabul, eksperti: Faji i këmbësorëve e shoferëve, jo i sinjalistikës

    Zona e “Misto Mames” në Tiranë është kthyer në një nga zonat më të rrezikshme për qarkullimin. Aksidentet me pasoja të lehta janë të përditshme, por janë shënuar edhe viktima. Eksperti Arben Luzi thotë për Report Tv se problemi është tek edukimi i paktë i kalimtarëve dhe shoferëve, kurse sinjalistika është e rregullt.

  • VIDEO

    Fier/ Përfshihen nga zjarri disa kodra me ullinj në fshatin Cipllak! Në fshatin Topojë flakët rrezikojnë djegien e dy godinave të pabanuara

    Një zjarr ka përfshirë disa kodra me ullishte në fshatin Cipllak të Libofshës në Fier. Siç shihet nga pamjet zjarri ka përfshirë dhe po djeg disa rrënjë ullinj ndërkohë që era favorizon përhapjen e flakëve

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv